AHMET OSJA – MIK I GJITHË SHQIPTARËVE

0
30

Ndoc Selimi

Ahmet Osja është njeriu me histori për së gjalli, njeriu që bëri ndryshim në shkencën shqiptare, që i dha vendit vet gjithë energjinë rinore, burrërore e tash së fundi edhe atë të një teprice energjie që quhet shpesh mosha e dytë dhe e tretë.

Është shkruar shumë për këtë përsonalitet të jashtëzakonshëm, për karakterin e tij prej një shqiptari të vertetë, ku për të njeriu, toka dhe bimësia janë trinia e shenjtë mbi të ciliën jeta nën qiell ka lidhë përjetësisht besën.

Në këtë shkrim nuk do të përseris atë që është thënë, por do te mundohem te hy ne nje linje krejt te veçante e te panjohur deri sot nga te gjithe; Ahmet Osja guxon te thyej tabutin komunist mbi pronen private balle per balle me R.Aline. Eshte e zorëshme ti nxjerresh edhe nje fjale te vetme per jeten e tij personale, per arritjet, per gjithe ate qe quhet lavdi dhe ngritje profesionale. Ai te flet me koopetence te plote per historine, artin, letersine, agronomine, shkencat ekzakte. Mbi shpinen e profesorit tashma pak te krrusun nga pleqeria peshon nje jete plot aktivitet, plot te paprituna e plot ndershmeni e plot dashuri per njerezit e per atdheun e tij.

Kur i kerkon te tregoje diçka per kohen nen diktature, Ahmet Osja mbetet ne dilemen idealiste se ndoshta ishte fat i nje populli, apo nje denim kolektiv qe me merite apo pa merite u detyruam te mbajme nje kryq qe nuk na takonte dhe ne bisede e siper i kthehemi asaj dite qe do te linte ma shume vrazhge ne jeten e tij.

Ishte viti 1988. Ekonomia shqiptare kishte arrite shkalle te tejskajshme te varferise absolute. Mungonte çdo gje; buka me racion, qumeshti e nenproduktet e tij, mungonte mishi, frutat, zarzavatet, mungonte industria e veshjes, e perpunimit, mungonte identiteti si njeri. Fshatari ishte kthyer ne bujkrob ne pronen e vet. Ishte paradoks, kur pozicioni gjeografik i vendit tone hynte ne ate meridionale qe toka dhe natyra e saj prodhonte te gjitha, por… mbetet kjo “por” per te treguar e akuzuar gjithçka çfare ndodhi dhe çfare mendonte udheheqja absurde antipopull e anti atdhe.

Ramiz Alia, ne dore te cilit kishte mbete drejtimi i Shqiparise, i prekupuar nga ngjarjet qe po ndodhnin ne rajon e Europe, kerkon te luaj kartat e fundit per te dale me vone si Ponsi Pilat me duar te lara. Ai provokon nje mbledhje te hapur me te gjithe specialiste (qe nuk mungonin, por nuk guxonin) te te gjitha fushave dhe para tyre shtron pyetjen: – C’te bejme?. Si duhet te dalim nga kjo situate – vazhdoi ai duke iu drejtuar te gjithe intelektualve me te mire te vendit qe ishin mbledhur ne komitetin qe ai drejtonte.

Salla heshti. Kush te mirrte guximin te jipte nje mendim, te thoshte ate qe ishte e verteta, te shkallmonte ate nen te kushtetutes qe kishte kthyer vendin ne skllavopronari, ate nen te mbeshtetur te teoria e Marksit qe “prona private sjell çdo çast kapitalizmin”. U ngrit ndonjeri duke perserite frazat e zakoneshme ku “populli yne i udhehequr nga partia po vazhdon jeten e lumtur…” Pat edhe nga ata qe sulmuan ngjarjet ne Europe si shembja e murit Berlinit, daljen nga rruga marksiste – leniniste e disa shteteve etj e tj.

Ne rreshtin e fundit te karrigave ne salle ne mes te miqeve te tije, kerkon fjalen Ahmet Osja. I ndodhur para pergjisise njerezore, para ndergjegjes prej njeriut te ndershem, para shpirtit te tij teper te ndjeshem per ate qe ndodhte ne ekonomine shqiptare dhe ne brezin e paushqyer te te ardhmes kerkon fjalen per te thene ate qe i ndjente zemra e koshienca e tij. Te gjithe kthyen koken. Njeriu i rreshtit fundit i veshur me pardesyne e tij qe dikur kishte pase ngjyre bezhe, por sot nuk i kuptohej me, u ngrit ngadale e me hap te kontrolluar mire iu afrua vend fjalimit.

Nuk kishte as leter, as pergatitje per te bere oratori, por diku thelle ne zemran e tij, ne kujtesen e syte e tij shifte femijet barkjashte te Shkodres e rrethinave, anemiket e shekullit, grate shtatzana te zverdhura, shifte oren e qytetit antik te mbetur shume mbrapa ne kohe .
Profesori i nderuar Ahmet Osja gjithe vendosmeri tha: “Unë nuk e kuptoj se si nje organizate partie ne Theth merret gjithe naten me nje familje te varfer qe kishte nje dhi ne shtepi e nuk merret me ekonomine, me mbjellje korrjet, me pemtarine. As pese km larg nuk asht Gucia dhe mollet e frutat e tyne shtegtojne neper Europe.

Ajo qe ne duhet te bejme nuk asht shume e veshtire…”. Foli me pasionin e tij per resurset natyrore e fizike qe ka Shqiperia, per shtimin e gjese se gjalle, per token e produktet qe kishte aftesi te prodhonte duke lane te kuptonte se i vetmi shpetim asht lejimi i prones private. Kaq – tha dhe u ul te vendi ne fund . Heshtja e nje funerali pllakosi ne salle. Te pranishmit nuk rrotullonin as koken. Ramizi xhironte nje stilolaps here me koke e here me maje neper duar.

Secili ne trurin e vet mendonte bomben qe ra , shkeljen e nje tabuje te paprekeshme, ligjin me te shejte te komunizmit, ate qe do te sillte kapitalizmin, por nga ana tjeter ate ligj qe kishte lidh gjithe shqiptaret dhe i kercnonte me uri qe sundimi te behej me i lehte e i realizueshem. Ai kishte guxuar te kthehej e pamundura; prona private, pra kishte guxuar te shkonte me kembet e veta drejte privimit lirise, drejte burgut e shkaterrimit perfundimtar te familjes e karrieres. Ramizi i ndodhur ne nje situate te tille kerkoi pushim. Karriget zhurmuan si me pertese dhe intelektualet dy nga dy e here tre iu drejtuan barit per kafe dhe shkenctari i vetem e nen vrojtimin e te gjitheve i cilesuar qysh tani i diferencuar dhe armik i popullit nga te pranishmit hodhi hapat vetem drejte kafenese.

Dikujt i erdhi keq per kete njeri te dashur nga te gjithe, per ekspertin qe beri evolim ne shkencen e drithit, per euroditin e madh dhe ne nje çast te volitshem iu afrua e i tha: – Po ç’deshe Ahmet, more ne qafe veten e familjen – dhe pastaj sikur kishte vjedhur diçka u largua me hapa te shpejte. Ishte kjo keshille e kolegut qe Ahmet Osja te permendej dhe ne nje te imte te kohes kaloi nepermend kalvarin qe do te vinte; hetuesine, burgun, armik i popullit, internimin e familjes. – Nje kafe – i tha biondes ne banakun e barit dhe ndjeu qe filluan ti dridheshin duart, bile edhe filxhani i kafese ne buze. I braktisur nga te gjithe dhe i shikuar me nje sy si armiku i neserm i pushtetit u mbeshtet pak me brryla mbi tavolinen bosh e ne vetmi ndjente shikimet e fshehta te shokeve qe as nuk guxonin ti afroheshin.

Ne mendje kaloi thenjen e nje personaliteti te letrave: “Duhet te kishit qene me mua qe t’kuptoni çka ka ndodhur me ata qe iken, me ata qe u burgosen dhe me ata qe pranuan shtypjen, diktaturen e tiranine”. Me nje sy nga dera kontrollonte hyresit duke dashte te dinte se cili ishte ai qe kishte hekurat dhe pse po vononin kaq shume. Ne keto çaste duket ne dere vete Ramizi . E veshtire te kuptohej pamja e tij. Ndodhte qe buzeqeshte e pastaj te godiste e ndonje here te kujtonte personazhin historik te romanit te Carls Dikensit Uriah Hipin e kush mund ti binte n’tè – si i thone. U ngrine filxhanet ne duarte e klienteve, ndersa bufetjeria u mundua ti jipte nje buzeqeshje shefit te pare te partise.

Po Ahmeti? “Nuk di ç’bana, thote ai, ndoshta me shume i ngjaja nje stalaktide statike, nje stalaktide shpelle qe po me zbulonin per here te pare spelologet”.
Ramizi qendroi pak ne kembe sikur edhe ai vete po kuptonte se tani ky bar ishte ndare ne dy kampe; komuniste dhe antikomuniste.

– Do te pi nje kafe me Ahmet Osjen – tha pas pak Ramizi.
Manikinet e shtangur me kafe nder duar sikur filluan te levizin dhe maskat tip boceta dylli moren pamje njeriu. Akulli u shkri dhe te pranishmit me filxhane ne duar filluan te grumbulloheshin rreth shefit te partise, por edhe rreth Ahmetit njekohesish te quajtur deri para pak çastesh armik.
Ahmeti me vone thote: “Me mire te me kishin arrestuar, me mire armik i popullit , me mire ne burg e pa asnje koleg, se sa i rrethuar prej atyre qe pak me pare me kishin treguar me gisht e tani me buzeqeshnin.”

Po ku ta dinte Ahmet Osja Kotovicen dhe vendimet e saj famkeqe?
Ahmet Osja, njeriu i parimeve te larta njerezore, ka nje jete plot gjalleri e aktivitet. Ai mbaron Institutin e Larte Bujqesor me nota shkelqyshem dhe fillon pune per here te pare ne Dukagjin per te qene gjithmone mik dhe vella mes vellezerve dukagjinas. Ne intervistat e mevoneshme do ta kujtoje me mall e dashuri ate vend e ata njerez: ” Edhe sot e kesaj dite – thote A.Osja shume vite me vone – Dukagjini mbetet universiteti im i vlerave profesionale e njerezore e qe do te mbetet, sa te kem fryme, ne nje xhep te veçante te shpirtit tim”.

Mandej plot 32 vjet ne Institutin e Misrit e Orizit, perkushtimi ndaj punes e detyron te studioje shume literature e libra te kohes per t’iu pershatur pastaj kushteve konkrete te tokes shqiptare. Me qindra udhetime e takime nga nje cep ne tjetrin te Shqiperise prej Konispoli ne Vermosh, nder male e fusha, udhetime keta qe i dhane mundesine shkenctarit te hidhte ne praktike dijet e eksperimentet laboratorike, por edhe per te ndenjur e punuar me kategori te ndryshme njerezish si punetore, fermere, specialiste, mesues e mjeke.

Njeriu i madh dhe i thjeshte, shkenctari Ahmet Osja ka nje bote te tere me dije, sa edhe sot e kesaj dite ne vitet e pensionit, orari ditor i tij eshte i programuar me takime, studime, biseda, qe mblidhin nje univers dijesh brenda tij. Edhe duke qene enciklopedik ne perqindjen me te madhe te fushave jetesore, Osja sillet e sillet dhe vjen te konkretja qe quhet toke. “Vendi yne eshte antena e Europes, shprehet ai, pasi Shqiperia ka nivelin mesatar me te lartin ne rajon me 708 m mbi nivelin e detit, paraleli 42 kalon fiks mbi vendin tone dhe na jep 2.2 here me shume drite, uji qe derdhet ne det i kalon 30 miliard m2 ne vit. Kjo eshte pasuri qe na ka falur Zoti dhe as nuk shitet as nuk blihet. Te vetmen gje qe duhet te beje njeriu, eshte te njohe privilegjin qe na ka dhane mema natyre. Fatekeqesisht kete nuk e dime, ose e nenvleftesojme ne menyre idioteske. Mire nuk na vjen, por ky eshte fakt.”

Ahmet Osja eshte autor i shume shkrimeve me temen e specialitetit vet dhe ne kuadrin e 100 vjetorit te pavarsise na dhuroj nje veper te pasur “Njeqind foto, njeqind lule”.
Keshtu kalojne ditet muajte e vitet e Ahmret Osja si nje shenjt, te cilin ne shumicen e rasteve e gjene ne bashkebiseda me miq e shoke ne nje stol ne lulishte dhe kur bene ftofte ne nje nga baret e Shkodres, veç me nje gote uji perpara, duke predikikua miresi, specialitet, pune e mbi te gjitha dashurin per token. Te urojme shendet e jete te gjate miku i gjithe shqiptareve Ahmet Osja!

Ndoc Selimi, 2015.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa