Agostino Giordano: KOMUNIKATË BASHKËPUNËTORËVET SHQIPTARË TË “JETËS ARBËRESHE”

0
71

Të dashur Bashkëpunëtorë,

– nr.73 i “Jetës Arbëreshe” del ndë qershor 2012. Me 64 faqe. Ju, si zakoni, mund të shkruani artikuj/studime drejtpërdrejt mbi Çështje Arbëreshe (gjuhësore, letrare, historike, folklorike…), ose artikuj/studime mbi Çështje Shqipe çë gërshetohen ngushtë me ato Arbëreshe. (Për shembull: mund të krahasoni të folme shqipe me ato arbëreshe, ose letrarë shqiptarë me letrarë arbëreshë të periudhës së Rilindjes, etj…)

Sivjet, pra, festohet Njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë: kjo mund të jetë një ndër temat e artikujvet/studimevet tuaj. Po bien edhe këta Përvjetore Arbëreshë: Crispi Glaviano Francesco (1852-1933), Dara Andrea (1796-1872), De Rada Giuseppe (1852-1883). Ndë fund të fundit, mund edhe të shkruani diçka mbi Dhjetëvjetorin e “Jetës Arbëreshe”.

– Artikujt tuaj duhet të jenë gjithmonë të shkurtër dhe origjinalë, të thjeshtë dhe shkencorë. Dhe të pabotuar.

– Nëse jeni të interesuar të botoni diçka mbi nr.73 të “Jetës”, dëshiroja të më njoftojit tëmën e artikullit/studimit tuaj mbrënda ditës 15 të marsit. Shkrimi juaj, pra, duhet të arrijë ne redaksì mbrënda ditës 15 të majit.

– Paremëparë marr parasysh ato tema/propozime artikujsh/studimesh çë arrijnë mbrënda ditës 15 mars; pëstaj, konkretisht, botoj ata artikuj/studime çë arrijnë në redaksì, më parë se të tjerët, mbrënda ditës 15 maj. Llogaritë e fundit do t’i bëj me sasinë e materialevet çë më dërgojën Korrispondentët/Bashkëpunëtorët Arbëreshët. Po, veç artikujvet çë merren me aktualitet, studimet nuk kanë afat e mund të botohen edhe tek numrat e pastajmë.

– Me te vërtetë – edhe sepse do të botohen gjithë Aktet e Kuvendit të Frasnitës – tek nr.73 s’ka vend për shumë studime. Atëherë ju këshilloj, edhe për numrin 73, të mbaheni mbrënda këtyre kufinjve: jo më se 80 rreshta (70 tekst e shënime + 10 permbajtje), karakter Times New Roman 12.

– Çë prej nr.74 të dhjetorit 2012, pra, artikujt/studimet tuaj mund të zgjaten deri 180 rreshta (160 tekst e shënime + 20 përmbledhje), karakter Times New Roman 12.

– “Jeta Arbëreshe” bën sa mundën për të mbronjë Gjuhën Arbëreshe të Katundevet Arbëreshëfolës. E, për këtë qëllim, kësaj revistje i duhet aq ndërlikimi i drejtpërdrejtë i Arbëreshëvet (i domosdoshëm), sa ndihma (e pazëvendësueshme) e Shqiptarëvet; i lypset aq “shkrimi” i Arbëreshëvet sa “studimi” i Shqiptarëvet.
Tue pritur përgjigje nga ana juaj, ju tëfalënj e ju përqafonj të gjithë.

Agostino Giordano, drejtor i J.A. jetarbreshe@libero.it