Nga Saim Tahiraj
Cdo gjë që niset e flliqtë, detyrimisht flliqtë do përfundon,sepse vetë Zoti e ka krijuar botën të tillë.Nese shikojmë historikun e tri partive PDK, AAK, VV që nga themellim i tyre e deri me sot kanë një emrues të përbashkët, e ai është SHIK-u. Pas lufte duke parë autoritetin absolut të presidentit Rugova dhe LDK-së, SHIK-u ndërtoi një strategji. Themeloi disa parti politike, me programe të ndryshme dhe në krye të tyre vendosi agjentët e vetë më besnikë. Qëllimi kryesorë i tyre ishte që me tërë arsenalin e tyre propagandistik nga tri qendra sulmuese, të sulmohej presidenti Rugova dhe LDK-ja. Pasë shumë përpjekjeve të tyre titanike, rezulltati ishte shumë i dobët, sepse autoriteti i presidentit Rugova në popull, ishte shumë madh.
Duke parë këtë fortifikatë të pa kapërcyeshme që quhej Rugovë ata ndërruan strategjin e tyre dhe filluan me vrasjët politike, ku si qëllim i tyre ishte eliminimi i kokave të mëdha, që përbanin rrethin e parë të presidentit Rugova, në mënyrë që të dobësohej veprimi i tij. Pa varësisht likuidimt të shumë bashkëpuntorëve më të afërt të presidentit Rugova, prap se prap autoriteti i tij në popull mbeti i madh, bile vetëm sa u shtue. Po, ti shikoni veprimet e këtyre tri partive politike ndaj presidentit Rugova dhe LDK-së dhe ti analizoni mirë e vertetojnë këtë. Fatkeqësisht edhe LDK-e nuk mbati e pa prekur nga kjo organizatë famkeqe e quajtur SHIK.
Ata infiltruan agjentë të vetë edhe në LDK, por efekti i tyre ishte minor falë autoritetit të presidentit Rugova që amortizonte çdo gjë të tyre. Pasë vdekjës së presidentit Rugova ,e që ishte fatkeqësi kombëtare, gjërat filluan të marrin tatpjetën. Agjentet e SHIK-ut në LDK intesifikuan veprimet e tyre rrënuese nga mbrenda duke gjetur edhe element të dobët mbrenda LDK-së.Gjithashtu propaganda shkatrruese nga tri qendrat PDK, AAK, VV, godiste pamëshirshëm në të gjitha drejtimet. Një pjesë e qëllimit të tyre u arritë në kuvendin e LDK-së ku u nda në dy pjesë, në LDK dhe LDD.Tani LDK-ja po kalonte fazën më të dhimbëshme në historinë e saj.
Autoriteti që mbante LDK-në unike dhe shumë të fortë ma nuk ishte. Figurat autoritative që ishin në krye të LDK-së nuk paten fuqi që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ta ruajtur unitetin e LDK-së, sepse fuqia e agjenturës shkatrruese të SHIKU-t dhe shërbëtorëve të tyre mbrenda LDK-së ishte më e madhe. Nga kjo kohë LDK vazhdoj me batica dhe zbatica të dukshme. Kjo vazhdoj deri me ardhjen e Isa Mustafës në krye. Ai gjeti qelësin për të hapur derën dhe për të u ngritur në krye të partisë.Ai çelës ishte sllogani i tij se kurrë ma koalicion me PDK-në.
Mustafa e dinte mirë, apo së paku dikush ia tregoj se në elektoratin e LDK-së do të futesh dhe ta përfitosh atë vetëm me këtë çelës. Pasi që erdhë në krye të LDK-së dal ngadalë filloi ta harrojë këtë premtim. Me veprimet e tija me Hashim Thaçin treguan se ai këtë qelës e përdori vetëm për tu futur në LDK si një kalë i Trojës dhe për ta pushtuar nga mbrenda. Marrveshja për presidentin që e trumbetoj si një sukses për të ia shkurtuar jetën qeverisjes Thaçi në dy vjetët ishte veprim i parë që shpëtoi Qeverinë Thaqi nga rënja.
Pati edhe disa veprime tjera që LDK-në e shëndrroi në patericë të Hashimit.Rasti më fyes për tërë antarësin e LDK-së ishte ai i shpërndarjes së Parlamentit, ku dual dhe me një mburrje, pa fije turpi, e na deklaron së e rrëzuam Qeverinë e Thaçit. Qeverinë Thaqi e rrëzoj vetë PDK-ja, e cila mblodhi nënshkrimet e deputetëve në sallën e parlamentit dhe fatkeqësisht edhe deputetët e LDK-së u bënë sherbëtorë të PDK-së me diktatin e Isa Mustafës. Këtë shpërndarje të Parlamentit e bëri PDK pasi ishte e bindur se do i fitonte votat prapë, sepse analizat nga terreni ishin te tilla. Slloganët e Isa Mustafës në fushatën elektorale filluan, se kurrë koalicion me PDK-në,do i zbulojmë të gjitha vrasjët politike të veprimtarëve të LDK-së etj, por këto të dyja ishin më kryesoret.
Gjithashtu jashtë listës për deputetë la shumë përsonalitete autoritative dhe krijojë një listë me futjen e figurave të reja që as lagjeja e tyre nuk i njefë, por ishin servilët e tij që më vonë do ti shërbenin më besnikëri. Fushata përfundoi dhe lajmi për humbjen e LDK-së u pritë me një zhgënjm dhe dhëmbje nga elektorati i LDK-së. Trumbetimet e Isa Mustafës për fitore të sigurt ranë në heshtje. Anëtarësia e gjerë e LDK-së priti sqarime për këtë. Isa në vend që të dilte para anëtarësisë së vet dhe si burr ta pranonte humbjën dhe të jepte sqarime për shkaqet që e sollën ate, ai u fut diku dhe mbrenda nate bëri pazarët e turpit dhe na doli të nesermen më një marrveshje „HISTORIKE“ të quajtur filimisht LAN, e më vonë VLAN.
Të entuziazmuar me pompozitet na thanë se kurrë ma Qeveri Thaqi 3. Për gjashtë muaj rreshtë mbajtën të bllokuara institucionet e shtetit dhe merrnin pagat nga djersa e popullit të shumëvuajtur, pa punuar asgjë, dhe pa i jep llogari askujt. Për gjashtë muaj rreshtë keqpërdori organët e partisë duke i shëndrruar ato si prona të veta përsonale, herë e votojshin për kryeminister e herë për kryetar të Parlamentit. Pas gjashtë muajsh mbrenda nate u hodhë në krahët e Hashim Thaçit për të cilin kishte vjellur zi e ma zi dhe se në krye të LDK-së, erdhi me premtimin se kurrë koalicion me PDK-në. Zhvilimet politike që po ndodhin tash e disa muaj e sidomos në muajn e fundit e shpalosi fëtyren e vëtetë të SHIK-ut si komandues të tri partive poltike – PDK, AAK, VV është SHIK-u vet. Pozita në të cilën është tani LDK është jashtëzakonisht e vështirë.
Një sulm jashtëzakonisht i kordinuar nga SHIK-u më këto tri parti si pjellë e tij dhe me agjentët e vet që i ka mbrenda LDK-s. Për këtë pozitë në mes të shumë bajonetave që është sjellur LDK-ja dikush duhet të japë përgjegjësi. E kush tjetër përpos Isa Mustafës me klanin e tij. Në vend që të merrej me këto probleme shumë më heret Mustafa për të tërhequr vëmendjen ai anulon Kuvendet e dy degëve të LDK-së në Zvicër dhe në Gjermani, të cilat kanë qenë kuvendët më demokratike në tërë proqesin zgjedhor, dhe futi përqarje në mes të vaprimtarëve të degës dhe nëndegëve që për 25 vite kanë bërë aktivitet së bashku.
E tërë kjo veprimtari e Isa Mustafës dhe klanit të tij ka vetëm një emër – SHKATRIM. Përqajë dhe sundo dhe bashkëpuno me ata që me të gjitha mjetët kanë vepruar vetëm e vetëm për ta shkatrruar LDK-në e Ibrahim Rugovës. Të gjithë ata që menduan ndryshe si në kohen e LKJ-së u përpoq ti diferencoi dhe ti afroi servilët dhe puthadorët. LDK—ja është në një udhëkryq të rrezikshëm për të qenë apo mos me qenë, andaj i lusë të gjithë themeluesit e saj, intelektualët, anëtarësinë e gjërë që mos të shiqojnë nga bregu por ti përvjelin mëngët dhe ti futën punës për shpëtimin e LDK-së sa nuk është bërë tepër vonë.