Agimi i Artë kërcënon shqiptarët: Ankthet tuaja më të këqija do bëhen realitet

0
41

TemA, 31 Janar 2013

Pas shpalljes non grata të Kristos Papas, deputetit grek të Agimit të Artë, ka reaguar kjo parti përmes faqes zyrtare.

“Kris Papas i tha troç gjërat në lidhje me Protokollin e Korfuzit dhe çështjen e luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai foli për origjinën e shqiptarëve dhe emigracionin e paligjshëm të tyre, krimin dhe shumë gjëra të tjera.

Ai u kujtoi shqiptarëve se Epiri i Veriuyt është i pushtuar dhe se Agimi i Artë nuk i harron vëllezërit tanë grekë dhe do të luftojë për të drejtat e helenizimit.

Mesazhi i tij në fund të intervistës ishte: “Kurajo vëllezër, mos harroni se ne jemi pranë jush. Do ta bëjmë sërish tonin Epirin e Veriut”,” thuhet në deklaratë.

Më pas Agimi i Artë thekson se këto fjalë kanë trembur shqiptarët.

“Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit tonë, e dinë shumë mirë se Agimi i Artë është forca e tretë politike në Greqi dhe së shpejti imoraliteti i tyre do të marrë fund dhe ankthet e tyre më të këqija do bëhen realitet.

Lëvizja nacionaliste greke do të jetë në ballë të luftës për ruajtjen e nderit kombëtar dhe të grekëve të Epirit të Veriut”,” thuhet në deklaratë.