Advocatus diaboli – poezi satirike

0
50

Naser Aliu

Naser Aliu

Advocatus diaboli

“Gjarpri,
që nuk më kafshon mua,
jetoftë njëqind vjet,
thuhet në popull”,
më shkroi ai në chat…

“Pasi të jenë helmuar të gjithë,
radhën do ta kemi unë dhe Ti!”
I shkrova unë në chat, mbrojtësit të gjarprit!

Dasmat ogurzeza

Nanës fatzezë

Sikur Besarion
Alessandro
Alois
Dhe Haliti
Të mos ishin martuar fare
Nuk do të kishim patur në Shqipëri:
Shpirtzi si Musolini!
As bishë të egër si Stalini!
As qenie të çoroditur si Hitleri!
E as krijesë shpirtlige si Enveri!

Ndalu pak, thash me vete,
Ti ia nise dhe në gjysmë mbete!
Pse këta emra mirë rimohen
Pse dhe kërditë u krahasohen?
Mund të jetë kjo fat e rastësi?
Apo ka gisht, këtu, djall i zi?

Njoftim

“Lëshoja rrugën,
Nuk e vëren se është i krisur, burri i dheut”,
Më tha një mik, që më donë të mirën…

“Sapo t´ia lëshojnë rrugën të gjithë
Ai do të vendosë për fatin tonë”,
I thashë unë, burrit të dheut
Që ia dua të mirën, atij dhe neve!

Dardani

Ishe Dardhani
Një province ilire, me nam e në zë
Dhe u bëre Kos
Dhe, Kos i trashë
Dhe, po të hanë me grushte
Dardani!