Shkruan Asllan Dibrani
Rrugës për të arritur tek firma “Saramati” na shoqëronin peizazhe të bukura me vargmale dhe një zhvillm me një infrastrukture moderne të qytetit Krshko. Aty ku ka shtrirë shtatin e vet edhe objekti i bukur i firmës “Saramati”, firme ndërtimore. Një objekt me zyra, parkingje, kuzhinë për ushqimin e punëtoreve, kombi – kamionët mbi 40 copë, kamion të punës me betoniere dhe vetura luksoze.
Me të arritur në objektin e tyre na priten stafi i firmës në krye me udhëheqësin dhe drejtorin zotin, Adem Saramatin. Si zakonisht mikpritja shqiptare me tradita tona mbretëruan edhe tek kjo familje bujare, po edhe humanitare që ndihmat humanitare nuk kanë munguar dhënë bashkatdhetarëve kudo që e kërkonte nevoja në Slloveni. Ata nuk e harrojnë edhe Kosovën që e ndërtojnë çdo vit nga një shtëpi për skamnoret në Kosovë. Çka ishte ma interesante kur pyetëm për emrin e familjes se si e ka emrin?. Zoti Ademi thotë nuk e dijë, por ja kemi ndërtuar një shtëpi një familje që e kanë propozuar njerëzit për fshatin Plane të Hasit.
Drejtori i firmës “Saramati” në Krshko të Sllovenisë me mbi 120 punëtor një ndër firmat ma me emër me teknologji moderne.
-Shpërngulja nga Kosova dhe vendosja në Slloveni e gjeti edhe Gani Saramatin në qytetin e Celes. Pas një pune fizike tri vjeçare, ai vendosi të jetë i pavarur në ndërtimtari nga e cila ai emërtoj në atë kohë firmën e ndërtimtarisë me mbiemrin e tyre “Saramati”.
-Familja Saramati ka një emër edhe në të kaluarën e tyre si atdhetar, luftëtar dhe patriot të devotshmen për interesat kombëtare që lanë gjurmë. Kjo familje krijoj një emër përmes Adem Saramatit trashëgues i firmës nga babai i Gani Saramatit. Ademi shkoj hapave te të atit, nga e cila e rriti firmën dhe e modernizoj. Sot ka mbi 120 punëtor të rregullt, po ndërkohë dhe në kohët sezonale e rrit numrin e tyre. Punëtorët janë mbi 60 të familjes së ngushtë, po edhe dajallarë, kushërinj miq etj. Kjo firmë sot është ndër firmat ma të kërkuar në arkitekturën sllovene dhe njihet si firma ma serioze në Slloveni.
– Firma ndërtimore “Saramati” tashmë është një kompani me emër të konsoliduar në treg me synime të zhvillimit teknologjik në praktike.
Fokusi i saj kryesor mbetet në aplikimin e teknologjive më të avancuara dhe në respektimin e parametrave më të mirë teknikë, për të ofruar ambiente që kënaqin të gjitha kërkesat e klientëve të tyre. Me bindje mund të themi se kompania e ndërtimeve “Saramati “ofrojnë cilësinë më të mirë që mund të gjeni në tregun vendas të Sllovenisë, e krahasueshme me nivelet më të larta të ndërtimit në komunitetin evropian.
Pamje e shtëpisë së familjes Saramati në Mirëz Komuna e Prizrenit në ish Dobrushë.
Pamje e një shtëpie të ndërtuar në Krshko nga firma Saramati me një pamje shumë atraktive dhe moderne dhe me një ambient të ngrohtë.
Kompania e zotit Adem Saramatiti dallohen me përvojën pothuajse 35 vjet traditë pune. Janë të specializohen në fushën e inxhinierisë civile dhe ekzekutimin e të gjitha llojeve të fasadave dhe sistemeve të suvatimeve.
Është një kompani qe operon ne sektorin e ndërtimit që i ofron tregut slloven një koncept të ri evropian, duke realizuar ambiente banimi dhe qendra biznesi sipas rregullave dhe standardeve perëndimore. Inovacionet e fundit në projektim dhe teknologjinë e lartë ne zbatim garantojnë rezultate te cilësisë se larte për të sotmen dhe të ardhmen.
Pamje e komionetave të punesë e firmës “Saramati” që në çdo mëngjes mësyjnë drejt objekteve neëndërtim.
Nga apartamente në godina të veçuara, ne kemi kaluar në ndërtimin e komplekseve me hapësira të bollshme banimi, shërbime funksionale dhe administrim efikas shprehet zoti Ademi. Së fundmi, ne jemi fokusuar në ndërtimin e apartamenteve luksoze, zyrave moderne dhe qendrave tregtare thekson zoti Adem Saramati.
Pamje e ndërtimit te lart me një teknologji të fundit, përgatitje për dorën e fundit suvatim dhe fasdadim.
Në pyetjen tonë për ndërtimet në Kosovë, zoti Saramati shprehet se jam i shokuar me ato ndërtime të egra qe ndërtohen, po aksionin e zotit Shpend Ahmeti e përkrah. Kjo firmë sot gëzon një reputacion edhe tek zyrtaret slloven qe u nderua dhe u dekoruar me mirënjohje. Po ashtu thotë z.Ademi se fati e deshi qe një shok i bankës së shkollës ishte ambasadori i parë në Kosovë me çka ka ndikuar edhe ne marrëdhëniet bilaterale Slloveni -Kosovë.
Pamje nga ambienti i objekteve të firmës “Saramati” në Kershko të Sllovenisë.
Fjalë të mira thanë edhe punëtorët e firmës “Saramati”që pagën mujore e marrin se cili nga 1500 euro, ushqehen tri here dhe posedojnë edhe privilegje tjera nga firma “Saeramati”. U ndamë nga zoti Adem Saramati nga një takim mbresëlënës, mikpritës dhe me tradita shqiptare. Na mbeti për fund ta urojmë që në të ardhmen të këtë suksese tjera në fushen e biznesit. Një sugjerim mbetet për shqiptarët kudo që janë, ta ndjekin modelin e kësaj firme dhe kësaj familje që ta nderojmë kombin tonë, kudo që të jemi.
Foto-reportazh nga Sllovenia, Shtator 2014