A voton kush për programin e një partie? 18 dështimet e programit të PD më 2009

0
97

ResPublica.al, 19 maj 2013

Gazeta Dita ka publikuar sot 18 pika të programit elektoral tëPD-së në 2009, që janë të tëra të paplotësuara. Me këtë botim, gazeta tenton të rikthejë në fokus atë që nuk e përmend askush, që në fund ët fundit, (do duhej të) zgjedhim për programet e partive.

Programi i PD-së rrëfen të ketë qenë një flluskë elektorale, me shifra që jo vetëm s’janë realizuar, por kanë ardhur dhe në ulje. Investimet ën bujqësi, rritja ekonomike, vendet e punës, kuota 2 dollarë në ditë asistencë për të varfrit, janë luga e drunjtë e gënjeshtrës programore.

Ja 2 pika nga analiza e Ditës:

10. Programi: Shpenzimet publike vlerësohen të optimizuara në nivelin e 30-32 % të PBB.

Realizimi: Vlerësimi i optimizimit është i drejtë por realizimi faktik i shpenzimeve publike është në nivelin 28-29 % të PBB.

11. Programi: Rritja e pagave me prioritet ato të ulëta do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme me një nivel rritjeje rreth 10 %.

Realizimi: Pagat janë rritur por jo me ritmet e programit qeveritar. Rritja e pagave mesatare mujore reale (duke mbajtur parasysh edhe ndikimin e rritjes të inflacionit) në sektorin publik janë rritur në masën prej rreth 3-4 për qind, jo më shumë. Kaq do të bënte çdo qeveri.

E plotë:
http://gazetadita.al/19-maj-2013/