A u gëzove Gjin!?

0
35

Gjin Musa

“Kundershtaret” kuptohet shoket dhe miqet, po me te cilet ndanim kundershti politike, qe dje nuke rreshtin te me shkruajne, duke me uruar per fitoren e te majtes, a thue se une isha kandidat per deputet: Jo une preje vitesh jame nji kundershtare i eger i politikave te Sali Berishes.
Une nuke dua ase te rivleresoje mendimet e mija, po edhe nuke dua qe ti mohoje.

Realiteti eshte se une me Berishen dhe nji pjese te politikes Berishiane jame perplasure qe ne vitin 1994,vite kure Berisha ishte president i republikes dhe kryeminister ishte Aleksander Meksi.
Nji presidente qe mori te gjitha pushtetet, te gjithe te tjeret i beri thjeshte ushtare, jo ma qeveritar.
Per fatin e mire dhe po ashtu te keqe, aso kohe isha sekretar i komunes Bushat-Shkoder i dale nga gjiri i Republikanve, po zbatoheje nji marrveshje e kualicionit qeverises per pushtetin lokal.
Ne Shkoder filluan demokratet me nji fare Shyqyri Selhani, nji persone qe drejtesia duhet te merret me pasurit e tij edhe pse aje nuke jeton me.

Lufta politike ndaje meje shtohej çdo dite, sepse nuke pranova te jeme pjese e hajnis te klanit Selhani dhe Kazazi… historija eshte e gjate,e dhimsheme, po luftoja me te verteten perpara pa drejtesive te “demokrateve”, qe kishin mbushur zyrat e pushtetit ne keshillin e rrethit te Shkodres, zyra qe ishin kethyer ne cerdhe korrupsioni ne emer te “Demokracis”, eshte nji histori qe kame fakte dhe prova te pa kundershtueshme se cfare bante pushteti “demokratik”, policia e deri vete kryetari i deges se asje kohe Nderim Muhja, si thote populli te shkuara dhe te harruara.

Ngjarjet e 97-tes deklaruan per çdo shqiptare qe donte te kuptonte,se Sali Berisha ishte e keqja e te gjitha keqijave per Shqiperin.Ardhja e partise socialiste ne pushtet ishte me zore, vendi kishte dale jashte kontrollit,cdo gje ishte djege e shkaterrue, Saliu qendron ne krye te partis Demokratike tashma ne opozit, po nji oppzit me nji lider teje e te coroditur, i piste nga goja, vandal nga veprimet,kriminel ne shpirte, partia demokratike kishte per komandante nji Staliniste, i cili na kujtohet mire kure doli me tanke rrugeve te Tiranes.

Partia socialiste kishte perbadhe nji opozite vertet te dalur jashte c’do kontrolli,vandale,europa po shifte se c’fare po ndodhte ne Shqiperi ne 98,dy vjete pase shkaterrimit te vendit po nga Sali Berisha.
Partia socialiste dhe Fatos Nano perballuen nji kohe te veshtire qeverisje,si rrjedhoje Fatosi gjeti gjuhen e perbashket e Saliun ,ja shiti pushtetin duke lane partin socialistedhe duke jetuar me leket e Shqiptareve ne Austri.Rikthimin e Berishes ne pushtet me nji premtim teper domethanes,qverisje me “duar te pastra”dikushe e komentoje fitore, une personalishte si Gjin kame qene i bindur se perfundimi i Saliut do jete i dhimshem dhe me turpe.
Kete e kame thane hapure ne cdo shkrim timin,ne takime me politikan dhe diplomat,biles shume shoke me kane kritikuar se je shume i eger ne shkrime,jo u jame pergjigjur,une i besoje shume logjikes time dhe realitetit.

Futja e Shqiperis ne NATO ishte nji lajme i mire,po Saliu e perdori si kapital politik,duke i msha opozites me nji fjalore te pa shoqe.Gabimet politike dhe njerzore te Berishes sa vinin dhe shtoheshin,nji sinjal i keqe per vete Berishen dhe qeverisjen e tije e cila totalishte kishte dale jashte kontrollit.Ministrat benin c’fare ju shkonte mendja,korrupsioni tashma eshte ulur ne zyren kryeminstrore.Liberalizimi i vizave Berishen sikur e beri “hero” te Shqiperis,i binte gjoksit sau merziteten edhe nderkombetaret.
Ngjarjet e nji pase njisheme ne Shqiperi Berishen nuke e tundin!kishte krijuar nji bindje se ky eshte “Jezusi”i Shqiperis.

Partia demokratike kishte vdekur totalishte,nji fliste,nji vendoste,te tjeret vetem per te ngitur doren per miratim.
Opozita u tregue deri diku luftarake kunder te keqes qe poi kanoseje vendit,po c’do tentativ per nji dialoge konstruktiv me Saliun ishte e kote,”Skenderbeu”mbi kale nuke pyeste.
Parlamenti ishte nji aren estrade te bajatsheme,nji krye parlamentare kukulle,e perdorur nga Saliu si koke turku.

Jozefina mohoi Shkodren, mohoi veteveten, u ba pjese e nji korrupsioni te pa shoqe, nji femer qe do kujtohet gjate ne historin parlamentare, Berisha e ndërsente ndaj opozites, pikërisht si gjuetari zagarin ne gjah.
Jozi u leshue pa fre ndaje opozites, e quajti veten te pa zevensuesheme ne Partin Demokratike dhe ne karrigen e kryeparlamentares. Keqe per nji Shkodrane qe vjen nga nji familje e persekutuar,po tani e sterpersekutuar nga partia demokratike dhe Sali Berisha, i cili kurre se ka dashte Shkodren dhe Shkodranet ky filo Serbe.

Tani cdo gja ka dale sheshit,nuke paskame qene vetem une kundrejte Saliut!poe gjithe Shqiperia,perjashto Kukesin ku votat i dhunoje nji minister i punve te brensheme,nji kriminel si Flamur Ndoka i zgjedhur me gishte nga Berisha se bashku me Ristanin te cilet ishin pregadirur te ushtronin terrore mbi populle per te vjedhur votat,po c’do gja deshtoje nga klanet famzeza te SALI BERISHES.Kuksianet te mose ndihen te trembur se doi braktis partia socialiste dhe mazhoranca qeverisese e te majteve.Ata do tregojne gjithcfare ka ndodhe ne Kukes…

Po sote pashe ne nji gazet ku ishte nji deklerat e PD-es,ne se humbet Shkodra do ndeshkohet Jozefina Topalli!c’do te thote kjo deklerat?po per humbjen ne mbare Shqiperin kushe do ndeshkohet?
Pa dshure qe te zgjatem,nji pyetje ja drejtoje z.Berisha..c’fare i the Presidentit sote?c’fare planeshe po veriten ne mendjen tane?pse nuke dele te pranoshe humbjen?nuke ashte turpe per ty!tie ke hanger turpin me buke preje viteshe.
C’do levizje e jotja ka deshtuar,tani ti je i humbure,po ke qene i humbure gjithmon,mashtrimi dhe rrena e korrupsioni te kane sjedhe ne kete denim popullore.

Ju theme miqeve te mije,se sinqerishte ndihem i Gezuar, jo une poe gjithe Shqiperia.
Hoqem koleren qe rrenoje partin demokratike, rrenoje ekonomin e shtetit Shqiptare, larguam ate qe ashte dashur larguar preje kohesh, larguam diktatorin Sali Berisha, tani jame i gezuare se drejtesia duhet te zbardhe sa ma pare bemat e ketije krimineli Miloshevicjan. Jam i kenaqur se Shqiperia Rilindi, rilindi demokracija e vertet.