A të vret dot Florenc Hoxha?

0
45

TemA, 17 Korrik 2012

“Do të të vras, do të të jap një plumb ballit”. Kështu i ka thënë drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, një këshilltari bashkiak të opozitës. Florian Pullazi ishte pranë banorëve romë, kur shpura e Hoxhës mbërriti për të dhunuar Hoxhën. Më pas mbërriti i forti i Bashkisë, që kërcënonte e dhunonte kë i dilte përpra.

“Do t’ju q… robt, do ju vras”. Kështu i pat kërcënuar Florenc Hoxha inspektorët e shkarkuar të tatimeve në Tiranë, pak pasi i dhunoi fizikisht.

Mbrëmë Florenci ka dhunuar aktivistët e Aleancës KuqeZi. Njeriu që rri në makina me xhama të zi, njësoj si lacat e këtij vendi, kujton se vërtet mund të vrasë njerëz. Sepse nuk njeh ligjin, por vetëm forcën e lacave.

Pasi dhunoi barbarisht protestuesit e 21 janarit, Lulzim Basha e shpërbleu me postin e lartë. E bëri për të pasur në dispozicion një zagar, që e lëshon nëpër rrugë për të trembur këdo që mendon se i prishë terezinë në vjedhjet e tij hapur e në dritë të diellit. Ai është modeli i një pushteti që nuk njeh ligj e normë. Ai është produkt i një pushteti tribal dhe të egër.

Dhe kur e merr pushtetin me dhunë e vjedhje, vetëm Florencë prodhohen. Por nuk e kanë të gjatë, edhe pse krekosen.