A po sfidohet shtetësia e Kosovës me veprimet tona ?

0
29

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Mjegulla qe ka mbuluar Kosovën këtyre ditëve iu shtua mjegullës së madhe politike e cila ka pllakosur Kosovën që shumë kohë. Një mik i cili e ka shtëpinë buzë malit, tregon me problemin më ujqërit nga të cilët po bëjmë thotë ia kujdes të madh. Ai shpjegon një fakt interesant, duke treguar së si ujqërit duket se nuk po kan frikë fare, sikur më çdo kusht dojnë të futen të kafshët. Nuk e di së çka po ndodhë vazhdon tregimin ai, dhe se di çka po ndodhë kështu përgjithësisht. Dhe, vërtetë duke e ndëgjuar ate u pajtova së gjithë kjo vatër e krizës në botë, të gjitha këto vrasje, gjithë ky gjak që po derdhët mbi tokë, gjithë këto fronte që janë hapur nuk mbyllën bash lehtë. Ndoshta edhe njerëzimi i cili shumë janë quar peshë, po ndjellë ndonjë luftë të madhe apo edhe më shumë së kjo.

Gjendja politike në shtetin tonë të ri nuk është aspak e mirë. Tash kur jemi në kohën e paqës nuk po dihet për fatin e tij. E gjithë pas lufta na shkoj pa u qëtësuar sado pak ekonomikisht dhe politikisht. Një vit po bëhët kur ekzekutivin e mori mbi supe Isa Mustafa. Dhe, nuk dua të prejudikoi por nuk e kishte pasur fatin e mirë. Nuk e ka pasur fatin e mirë edhe për faktin së gjatë gjithë fushatës elektorale Mustafa deklaroi së “duhet të hiqet qafe qeverisja e keqe e Hashim Thaçit” dhe së’ kurrë nuk do të bën koalicion më PDK-në”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e mbajti premtimin e dhën para opinionit dhe para elektoratit. Fillimisht ai pelqeu koalicionin e gjerë të quajtur VLAN. Pas gjashtë muajëve pazarlleqëve koalicioni u prishë. Kur diqka fillon mbrapsht edhe përfundimin së ka të mirë. U bë një vit që kur Mustafa po e drejton qeverinë e Kosovës. Edhe unë vet kur LDK hyri në koalicion më PDK, kam qenë shumë skeptik së ky koalicion jo i natyrshem do të arrinë ndonjë sukses .

Opinioni gjatë gjithë vitit të cilin po e lëm mbrapa u bombardua më gjera që nuk i kemi paramenduar më parë së do të ndodhin. Pas gjashtë mujorit të parë të qeverisjës me vendin, ndodhën greva, dhe protestat kundër deklaratës shoveniste të Jabllanoviqit. Pa vonuar shumë Qeveria e Mustafës, u përballë me ekzodin e dytë të madh të shqiptarëve.As në këtë sitauatë të krijuar kryeministri Mustafa, nuk u gjend mirë duke dhën deklarata bukur skandaloze lidhur më një temë kaq të ndieshme. Akumulimi i të keqijave kishte ndodhur shumë kohë më parë, por Mustafës nuk i ka kush asnjë faj kur vet i mori përsiper të gjitha obligimet në kohën më të vështirë pas përfundimit të luftës do të thosha unë. Vargu i krizave për qeverinë e parahatuar Mustafa nuk po ka të ndalur.

Vendi në këtë fund vit ricikloi me krizë të madhe institucionale edhe pse kryeminstri, Isa Mustafa bashkë me zevëndësin e tij, Thaçin disa herë deklaruan së nuk paskësha krizë institucionale. Dihet tashmë krejt ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, dhe jashtë tij, si edhe në rrugët e kryeqytetit. Ndodhën protesta të dhunshme e paqësore kunder dy marrveshjeve të dëmshme të firmosura për “Zajednicën” dhe Demarkacionin. Që të dyja këto marveshje qeveria tentoi që si të tilla edhe të bëhën faktike. E gjithë kjo zhurullti politike veq sa e përshkallëzoi situatën politike dhe situatën ekonomike edhe ashtu hiq të mirë. E gjithë kjo maskaradë politike u luajt dhe po luhet në kurriz të popullit.

Përgjëgjësia politike dihet së gjithmonë bie më shumë në pozitën. Me arrestimin e opozitarëve nuk zgjedhen problemete grumbulluara, veq sa tensionohet edhe më shumë situata politike. Këto ishin poteza politikë jo të mire në kohë dhe hapësirë. Edhe nese dikush po tenton qw me gjendje te tensionuar politike ti ikw Gjykatws Speciale e ka gabim. Kur menduam së vizita e sekretarit të shtetit amerikanë, John Kerrit do të qetë në binarë normale politikën tonë të çakorduar, sikur kjo klasë politike nuk po ndëgjon shumë për mesazhat e qarta të tij.

Vizita në Kosovë si ndërmjetësues te Ilir Metës ishte pandam i vizitës së John Kerrit. Nese dikush mendon që ta sprovon durimin e Amerikës do të gabohet rëndë. Ilir Meta do të bënte mirë që ti ndreqte punët e mbrapashta të tija në Shqipëri, i cili konsiderohet si përsoni më i korruptuar dhe i cili mbi mban mbi supe edhe aferën CEZ. Kjo lojë politike është e keqja tjeter e madhe që po luhet në kurriz të Kosovës. Ne, nuk kemi të bëjmë më çështje të cilat nuk mund të zgjedhen.Është koha e fundit që kjo klasë politike e sidomos pushteti të reflektojnë pozitivisht, kur dihet së çfarë skenarësh të çarqeve serbe po luhen për destabilizmin e Kosovës.

Rasti i fundit i gjuajtjeve më armë në enklavën serbe të Gorazhdecit, është skenarë I përgatitur mirë I çarqeve sekrete serbe për destabilizim të Kosovës, që pastaj faji tu mvishet si zakonisht shqiptarëve. Dihet, për rastin “Panda” në Pejë ku sherbimi sekret serb vrau bashkambasit e vet si shkas për të vrarë dhe masakaruar shqiptarë. Skenarët serb mund të ken ndryshime vetëm në kohë dhe në hapësirë. Akterët politikë duhet ti mbledhin të gjitha forcat për kapërcimin e gjendjës së krijuar, sepse shtetësia e Kosovës mund të sfidohet seriozisht…