Nga Skënder MULLIQI
Ky 28 nëntror do të duhej të na gjente shumë më ndryshe. Kur ishim në okupim festën kombëtare e pritishim me frikë, sepse para dhe prapa nesh qendronin UDB-ashët, të cilët shumë kënd për flamur e kan rrahur dhe mbytë dajak. Kjo festë e Flamurit nuk u prit ashtu siç kemi ëndrruar shekuj më radhë. Nuk u pritë sepse pushteti në shumë raste është shëndërruar në pushtet kleptokratik. Pos hajnisë, abuzimeve, ishim dëshmitarë të vrasjeve të ndryshme dhe vrasjeve për motive politike, të cilat kurrë nuk u zbardhën deri me sot. Dhe, pse nuk u zbardhën ? Së pari strukturat e larta të LDK-së nuk janë të nteresuara dhe as nuk kan guxim të kërkojnë që vrasjet ta shohin dritën e diellit.
Kjo garnituarë e LDK-së u treguar egoiste, lakmitare për pushetet, duke harruar fjalët e mëdha e punët e vogla që i bëri gjatë këtyre viteve. Koalicionit PDK-LDK tashmë pas gjithë këtyre ngjarjeve më protesta në rrugë, dhe dhunës së shpërfaqur Pozitë – Opozitë në Kuvend dhe jashtë dyerve të kuvendit shumë është delegjitimuar. Si Thaçi po ashtu edhe Mustafa nuk janë në domenin e burshtetasve të cilat kan mundësi që situatën ta qesin në binarë normal. Pse nuk kan mundësi? Sepse gjatë gjithë mandatit Qeveria Thaqi dhe tash Qeveria të cilën po e drejton Mustafa pak bënë punë të hajrit për vendin si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm.
Kanë premtuar me mijëra vende të reja të punës e nuk i kemi. Kan premtuar investime te jashtme dhe liberalizim të vizave dhe as këto si kemi. Vendi po shkon kah varfëria dhe shkatërrimi. Rinia masovikisht po e braktisin vendin. Ajo çka po na servohet gadi çdo ditë në Parlament dhe në rrugë është e turpshme, e pa përgjegjshme politikisht dhe moralisht. Shteti i vogël i Kosovës nuk ndërtohet më këso matrapazlleqësh. Formimi i Gjykatës Specile është indikatori shtesë të ngjarjëve të fundit në skenën tonë politike.
Natyrisht së edhe është pritur formimi i një gjykate të tillë ndërkombëtare, kur dihet së organet e drejtësisë nuk ishn në gjendje ta luftojnë krimin dhe korrupcionin. Punët e pa kryera, premitimet e dhëna dhe të pa përmbushura kanë bërë që gjendja të eskalon për të keq. Mustafa dhe Thaçi nuk po japin deklarata përafruese, deklarata të unitetit. Gjoja kërkojnë stabilitet politik, e deklaratat e tyre janë krejt ndryshe. Protestat e dhunshme nuk i përkrah asnjë njeri normal, por protesta çfare ishte ajo e së shtunës, është protestë e lejueshme dhe demokratike. Ajo çka ndodhi pas përfundmit të protestës ishte një skenar i përgatitur mirë.
Nuk them që edhe disa anëtar të VV janë melaqe, por është shumë e palogjikshme, shumë e dëmshme, që pas një proteste paqësore, policia të futet në zyrat e VV e të arreston 150 veta, kështu edhe Albin Kurtin. Ka pasur një fletë arrest për Kurtin, dhe nese kërkohët që ligji të zbatohet, pse nuk u zbatua para protestës, ose të lihët që ky arrestim të bëhët më vonë. Por, këtu edhe qendron krejt problematika. Pushteti i cili ka plotë gabime duket së vetëm me skenarë të ndryshem mendon me ia zgjatë vetës pushtetin. Kujt i levërdisë arrestimi i Kurtit? Unë thëm së vetëm pozitës e askujt tjeter. Të nëshkruhen marrveshjet e tilla sikur të bëhët fjalë për pronat private, kjo nuk është e lejueshme.
Prapa të gjithë këtye që po ndodhin në Kosovë, mund të këte edhe ndonjë skenar që ne nuk e dimë. Kështu siq është duke u tërhequr litari, është rrezik së do të rreshqasim në anarki totale, qe veq armiqëve tonë iu hynë në funksion. Duket së nuk ka mbetur solucion më e mirë së sa të mbahen zgjedhjet e reja, ose të formohet një qeveri teknike afatizuese. Ose ndoshta të gjithë këtë mish mash politikë do të zgjedhë vizita e Kerit e planifikuar më 2 dhjetor.Ne, sa po kalon koha po tregohemi së jemi më shumë lakmitar për pushtet së sa për shtet. Ne fakt kemi njerëz që dinë së si bëhët shtetndërtmi, por nuk po e kan një mundësi të tillë ende…