Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Të gjithë ne kur filloi “Pranvera Arabe” ishim të shqetësuar për fatin e shteteve arabe, dhe sigurisht kemi qenë kurreshtar të dijmë se çka po ndodhë atje. Dhe, pa vonuar pamë së ‘Pranvera Arabe’ solli gjakëderdhje, sepse sistemet diktatoriale nuk bien lehtë pa viktima të mëdha njerëzore dhe materjale. Duket se koha e sundimtarëve apsolut ende nuk ka përfunduar. Diktatorët e vegjël i sjellin dëm popullit të vet, dhe nuk kan fuqi që të ndikojnë shumë në planin e jashtem. Por, kur bëhët fjalë për diktatorët e medhenj të një shteti të madh siq është Rusia dhe Vladimir Putin, atëherë të gjithë brengosemi për fatin e njerëzimit në mbarë rruzullin. Udhëheqesi i Kremlinit është bër tashmë i rrezikshem për paqën botërore. Putinit pasi që iu la terren bukur i hapur më rastin e aneksimit të Krimesë, sikur ka marre guximin që të zgjeroi hegjemonin duke e kthyer ngadalë epokën e Luftës së Ftoftë. Bombardimet ruse në Siri në luftë më ISIS-in , kanë tejkaluar të gjitha përmasat.Këtë brengosje e shprehen edhe disa ushtarakë të lartë amerikanë .Bombahedhesit rusë po godasin edhe caqe tjera, sikur rasti i fundit kur u godit edhe një spital duke i hedhur njerëzit në ajrë. Rusët po e shfrytëzojnë mirë situatën , duke tentuar të ngriten si forcë ushtarake mbi paktin ushtarak të NATO-së. Putin për qudi ka filluar të gjejë përkrahje të populli i vet edhe përkunder gjendjës se keqe ekonomike e cila po fundoset, inflacioni është rritur dhe me paga te vogla .
Dihet së Rusia është aleate tradicionale me Serbinë dhe Malin e Zi .Por , duket së edhe një pjesë e shqiptarëve të udhëhequr më mendësine e shekullit të kaluar , po kthehen nga Lindja .Gjithnjë e më shumë ne biseda me njerëz të ndryshem , nuk po përjashtohet një gjë e tillë .Edi Ramës nuk i besohet shumë , kur dihet së çfarë veprimesh është duke bërë, dhe disa deklarata të tija bien ndesh më politiken properëndimore dhe proamerikane . Koncesionet politike në vazhdimësi karshi Serbisë të Prishtinës zyrtare, situata tensionuese pas veprimeve të fundit ne Parlament , dhe veprimet e Ali Ahmetit në koalicion me shovenistin Gruevski në Maqedoni (rasti i Kumanovës), janë gjera jot ë mira të politikëberëjës shqiptare. Të ia kthesh shpinën aleatëve tanë Perëndimor dhe Amerikës , të cilët pas 90 viteve bënë që shqiptarët të jetojnë të lirë në tokën e vet është e pafalshme dhe e pa justifikueshme .Pakti Verioatlantik i NATO-së bombardojë caqet kriminale serbe të diktatorit Sllobodan Millosheviq.Në politikë asgjë nuk ndodhë rastësisht,andaj edhe mos stabiliteti politik dhe ekonomik në Ballkan ka rrjedhën e vet logjike .Putin disa herë ka kërcenuar shqiptarët, duke mos larguar mundësinë edhe të intervenimit ushtarak . Ka mundësi të ballafaqohemi më “Vjeshtën Ballkanike’ të cilën nuk do ta dëshironte askush. Në Mal të Zi duket së po luhet lojë e dyfisht.Në protestat e dhunshme në këtë republikë , protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Millo Gjukanoviqit i cili qe 22 vite gjendet ne krye të shtetit malazez .Gjukanoviqi edhe duhet të largohet nga pozita sepse ka monopilizuar gjithqka . Nuk do të kishte asgjë të keqe sikur protestuesit të kërkojnë vetëm largimin e Gjukanoviqit nga pushteti, por sipas njohësve të mirë të problemeve në këtë republikë, dhunës së shpërfaqur në rrugë dhe gjuajtja më gurë e ambasadës së Shqipërisë dhe brohoritjës së protestuesve kunder inkuadrimit të Malit të Zi në NATO, flasin së është ka luhet një lojë jo pa e rrezikshme për paqën në Ballkan dhe më gjerë.Protestuesit proserb sigurisht janë të motivuar dhe trimeruar pas involvimit ushtarak të Moskës në Siri. Sherbimet sekrete dhe mercenarët rusë sigurisht që veprojnë pa rreshtur në Mal te Zi, e po ashtu edhe ne Serbi dhe në veri te Mitrovicës.Destabilizimi i Ballkanit i shkon për shtati vetëm forcave retrograde dhe forcave hegjemoniste ruse dhe serbo-maqedone .
Edhe në Maqedoni situata politike që shumë kohë është acaruese, ku Nikolla Gruevski po sillet si despot i vertetë ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre legjitime .Ate më rastin e Kumanovës e përkrahu haptazi Serbia dhe ministri i punëve te jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov.Edhe përkrahja që po iu ipet nga disa qarqe evropiane për ta mbajtur pushtetin disa liderëve të korruptuar dhe të kriminalizuar në Ballkan ,është besnikëri jo e drejtë, është antidemokratike.Disa burokratë të Evropës tashmë shumë e kan tepruar në përkrahjen e njerëzve të cilët nuk e kan vendin në sisitemin kapitalist të shtetndërtimit.Avanturierët e demokracisë nuk përkrahen në emer të demokracisë të pa qenë. Qendrate vendimarrëse mos të luajnë me dy arshine ,deri sa atyre iu bëhët boll, dhe pastaj sipas tekeve të tyre i shpallin këta liderë ballkanik si përsona të rrezikshem për paqën .Demokracia nuk është dhurate e askujt, por eshte një proces i pandalshem .Me këtë qendrim ata dashur apo pa te, mund ti ndihmojnë shumë hegjemonizmit serbo-maqedonë dhe hegjemonizmit rus . Në Ballkan situata politike është edhe ashtu shumë fragjile , sidmos pas gjithë asaj qe po ndodhë në Mal të Zi dhe me krizën institucionale , dhe më gjendjen e rëndë ekonomike në shtetin e ri të Kosovës. Një “Vjeshtë ballkanike” , edhe mund të ndodhë , kur dihet se të gjitha shtetet në rajon po përballen më sfida të mëdha politike dhe ekonomike , dhe po thellohet varfëria .Kur rritën paknaqësitë qytetare , rritën edhe mundësitë e shpërthimit të situatës për të keq. Të gjithë këto vështërsi që po i perjetojnë disa vende të Ballkanit , ka mundësi të shfrytëzohen nga komunisti Putin për aggression edhe ushtarak . Kjo do të sillte pasoja të pa paparashikueshme jo vetëm për popujtë e Ballkanit, por edhe më gjerë …