A po e sundon botën më shumë e keqja apo e mira!?

0
21

Nga Skënder MULLIQI

Kjo botë është e mirë sa janë të mirë njerëzit. Kjo botë është e bukur kur njerëzit e bëjnë atë të bukur. Dhe, kjo botë në të cilën jetojnë miliona njerëz të racave të ndryshme, duket së më shumë po dominon e keqja sepse kështu po e bëjnë njerëzit. Çdo ditë ndëgjojmë lajme për vrasje, dhunime për vrasës psikiopat të cilët vrasin gjithë familjen e vet dhe së fundi edhe vetën. Kemi vrasës dhe vrasje të çdo ditëshme të indokrinuar nga ekstremizmat fetar. Kemi vrasës të cilet mbushen me eksploziv dhe futën në turmë duke lënë me qindra njerëz të vdekur dhe të sakatuem pa asnje faj. Kemi vrasje të nxënësve në shkolla nga nxënësi i cili është motivuar nga ndonjë film triler.

Plotë nxënës i gjën duke luajtur “Counter Strike” që janë lojra mbytëse për përsonalitetin e secili shkollarë dhe e indokrinon ate që dikujt mund ti kushton më jetë. Kemi edhe vrasës të cilët vrasin përsonalitete të njohura të muzikës si vrasje e kahmotshme e Gjon Lenonit vetëm për të dalë nga anonimiteti. Dhe, këta duke vrarë njerëz po bëhën edhe të famshëm. Shumë vrastarë gjatë historisë kan mbetur pjesë e saj, pse kan vra ndonjë njeri i cili ka pasur reputacion, siq ishte vrasje e presidentit amerikan, Xhon Kenedit.

Kjo nuk po mbetet më kaq, po shkruhen libra të tërë për ta dhe po bëhën Bestseler. Kemi shumë raste që janë bërë modë siq janë dhunimet, duke apstrahuar së kjo e keqe e madhe lënë gjurmë për tërë jetën tek përsoni i dhunuar. Dhe, aq me keq kur këto lajme po i mbushin faqet e gazetave dhe mjeteve tjera të informacionit si top lajme, e nuk ishte dashur të jetë ashtu, sepse një plasim i tillë ka kunderefekte, është motivuese për njerëzit labil. Aq me keq kur njerëzit e tillë të predisponuar për vrasje gjenden në krye të shteteve sidomos në sistemin komunist, siq ishte për shembull Stalini.

Diktatorët vetëm për ta mbajtur fronin i kan justifikuar vrasjet e kundershtarëve politikë. Sigurisht së njeriu nuk mund të jetë diktator po mos të ishte njëri i retarduar apo psikopatik.Dihet se për diktatorët janë bërë libra e libra, dhe kjo nuk është dashur të bëhët. Pse për njerëzit e keqinj në këtë botë të shkruhet aq shumë kur dihet vepra makabre e tyre. Mua më duket kështu dhe nuk don të thotë së kam të drejtë. Nese është dikush njeri i keq, jo të bëhët edhe i njohur. A ka me keq dhe më e pa drejtë se kur dikush e bën të vuaj tjetrin, ose të afermin e vet? A ka me e tmershme kur një vrasës e justifikon vrasjën ?

Vrasësi serik norvegjezi Brejvik për shkaqe fetare vrau afër 100 persona dhe mburret më një gjë të tillë makabre. Ose Bin Laden që ishte bërë tmerri i botës, për vrasjët e shumta ankënd botës dhe shëmbi Kullat Binjake në justifikim së ai qenka në vijën e islamit. E shumë shëmbuj të vrasjëve në botë. Njerëzit e tillë i kan sjellur shumë popujë në botë buzë greminës. Paqën në botë gjithmonë e kan sfiduar njerëzit më të meta të mëdha psiqike, apo edhe me apetite të sëmuara së kombi të cilat ata përfaqësojnë na qenka mbi të tjeret, siq ishte edhe Hitleri.

Vlen ta përmendim në këtë rast edhe kriminelin Millosheviqi cili i motivuar historikisht nga politika gjenocidiale serbe, bëri masakra të pa para për një luftë lokale. Dhe, këta njerëz me mungesë ndenjash po e rrezikojnë edhe sot paqën botërore. I tillë është edhe diktatori, Vlladimir Putin i cili edhe nga pamja e tij fizike tregon së është njeri nga i cili duhet pasur kujdes të madh. Për këta njerëz nuk duhet të shkruhen libra. Njerëzit e ndërshem duhet të mbahen në mend, dhe të shkruhen edhe libra dhe memoare për ta…