A nuk i vrasin dhe kuajt kështu!?

0
21

Sokol Pepushaj

Sokol Pepushaj

Nuk janë thjeshtë dy emra; Mero Baze e Arban Hasani, nuk janë thjeshtë dy kolegë, ndër të njohurit e fushes se medias ne Shqiperi. Tek ata jane emrat e gjithe gazetareve shqiptare, nga Vermoshi ne Konispol. —

Presioni mbi median ne Shqiperi ka shenuar nje standart tjeter, teksa eshte paralajmeruar mbyllja e nje formati televiziv si “Faktori Plus” i gazetarit Mero Baze ne Vizion Plus dhe i eshte thene “lamtumire” Drejtorit te Informacionit ne kete media, Arban Hasani.

Pavaresisht rastit konkret, emrat e mesiperm nuk kane asnje rendesi ne plan te pare, pasi fare mire jane ose mund te jene emrat e te tjere kolegeve tane, qofte ne media kombetare, qofte ne media lokale nga Vermoshi ne Konispol.

Prej kohesh ne qarqet mediatike dhe te gazetareve perflitej per “spastrime” te mundshme ne Vizion Plus, e vetmja kritike e hapur, mbase e ashper e qeverise dhe mazhorances shqiptmeroare, jo vetem permes formatit televiziv “Faktori Plus” por edhe edicioneve te lajmeve.

Ajo çfare perben nje risi ne kete rast, eshte kapja e grupit te pronareve te huaj te Vizion Plus nga struktura te vecanta te shtetit shqiptar. Sic dihet, shumica derrmuese e aksioneve te televizionit Vizion Plus kaloi permes shitjes nga familja Dulaku, tek grupi mediatik gjerman WAZ. Si per ironi te fatit, kalimi zyrtar i pronesise se aksioneve tek gjermanet, u parapri nga nje konference e madhe, ku mes te tjerave u diskutua dhe per lirine editoriale.

Per hir te realitetit, Vizion Plus dhe emisioni “Faktori Plus” sistematikisht kane qene kritikë ndaj qeverise, mazhorances dhe disa personave prane tyre, kryesisht bisnesmene. Ne shume raste, edhe autori i ketyre radheve ka patur bindjen se po kalohej masa e kritikave apo edhe e sulmuve ndaj personave apo personazheve politike ose jo. Gjithsesi, nuk mund te mohohet se “Faktori Plus” dhe edicioni i lajmeve ne Vizion Plus, kane patur nje audience mjaft te larte.

Ne ndarjen aktuale te parcelave te pushtetit mediatik, Vizion Plus dhe disa media te tjera, u rreshtuan si kritike ndaj pushtetit, teksa nje numer me i madh i mediave u rreshtuan si megafone te pushtetit aktual. Ne nje fare mase, ne “pushtetin e katert” u ruajt nje fare balance, teksa tek pushtetet e tjera gjithcka ishte ne favor te mazhorances.

Ajo çfare eshte shqetesuese, nuk eshte vetem kapja e nje medias qe tashme ka pronare te huaj gjermane, por mbyllja e nje zeri kritik ndaj qeverise. Siç edhe e thashe me siper, ne disa raste, ne opinionin tim, kritikat e ketij televizioni ndaj qeverise e mazhorances, e kane tepruar. Por, per te gjithe ata qe kuptojne diçka nga mediat apo shtyllat e demokracise, bej nje pyetje te thjeshte: Me mire tejkalim i lirise se shprehjes dhe medias apo mbyllje goje e tyre?! Mendoj se nuk ka nevoje per shume komente!

Veçanarisht pas zgjedhjeve te vitit 2009, eshte bere e veshtire, shpesh nje sipermarrje e pamundur, te flasesh me nota kritike ndaj pushtetit, qofte atij ne qender apo edhe ne nivel lokal. Nuk duhet harruar, se asnjehere, nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete situata “roze” per Shqiperine e shqiptaret. Mediat te cilesuara si “kritike” ndaj qeverise, kane sherbyer si tribuna te mendimit alternativ, perballe reklames se pafund qeveritare, me dhe pa te drejte te mediave te tjera.

Jo vetem ai qe ka dashur te degjoje ne veshet e tij mendimet kritike, por edhe ata qe kane dashur te mesojne nje “te vertete” tjeter, perveç asaj te servirur nga qeveria, kane patur mundesi ta mesojne pikerisht nga media te tilla si Vizion Plus, News24 etj., siç edhe per ithtaret e pushtetit ka qene e lehte te sintonizohen ne valet e TVSH, Klan e ndonje tjeter media. Realisht, balancat e brishta te pushtetit mediatik ne Shqiperi, jane cenuar ndjeshem. Madje, motivacioni zyrtar qe i eshte dhene kolegeve Baze dhe Hasani per largimin e tyre nga puna eshte shume shqetesues: “Interesat tona të biznesit janë ato që përcaktojnë të gjitha politikat, përfshirë këtu dhe aktivitetin redaksional”.

Kjo eshte nje pergjigje e zeze ne te bardhe, zyrtare e nje kompanie gjermane, me nje eksperience te gjate ne fushen e mediave, sidomos ne shtypin e shkruar. Vertetohet qarte se, qe ne hapat e pare te aktivitetit ne Shqiperi, kjo kompani eshte lene te kapet per interesa te saj. Po cilat jane keto interesa! Sigurisht, sot nuk eshte e lehte te flitet, por shume shpejt mbase do te mesojme shume me teper. Sot eshte momenti te shqetesohemi te gjithe, jo vetem gazetaret dhe njerezit e medias, por edhe opinioni publik. Te gjithe ne kemi, nje ze, nje mendim, te cilin fatmiresisht tani per tani, e kemi te lire.

Por qe ai te arrije tek shqiptaret, ka nevoje per nje tribune, e kjo tribune eshte media. Tashme keto tribuna po shemben çdo dite, duke bere qe zeri kritik te zbehet perdite e me shume. Permes “kulaçit” apo “kerbaçit” jane gjunjezuar dhe do te gjunjezohen fatkeqesisht, shume media. Shume shpejt ne mediat tona, nuk do te shenjohet me asnje ze alternativ, kritik ndaj qeverise apo mazhorances. Ne rastin me te mire, do te transmetohen si deri me tani vetem konferenca shtypi te opozites, teksa hetimet apo zbulimet e fakteve kunder pushtetit, do te jene “molle e ndalueme”.

Rasti flagrant Baze – Hasani, vjen ne nje kohe kur situata e lirise se mediave ne vendin tone, percaktohet thuajse dramatike nga raportetet nderkombetare. Si per ironi te fatit, shenjester me apo pa qellim, eshte Mero Baze, ish-botues i gazetes “Tema”, e cila pati nje trajtim aspak te mire nga qeveria shqiptare, ne momentet qe ajo ishte kritike ndaj saj.

Gradualisht, “keshtjellat” mediatike te opozites, po merren me marifete nga me te ndryshmet. Vizion Plus, eshte njera prej tyre dhe tashme natyrshem eshte radha e ndonje medias tjeter, qe akoma nuk eshte vene nen hyqmin e pushtetit.
Pavaresisht fakteve se kush eshte ne pushtet dhe kush ne opozite ditet e sotme, faktet dhe komentet e siperpermendura, jane kembana alarmi edhe per neser.

Lakmia e pushtetit ndaj medias, eshte e kahershme dhe e njohur ne historine njerezore. Ne shume raste, e gjithe beteja politike eshte peqendruar edhe ne gllaberimin e saj. Per te kuptuar rendesine qe ka media per politiken, mjafton shembulli i Luftes se Dyte Boterore. Kur Hitlerin e pyeten se cila do te ishte viktima e tij e pare ne rast pushtimi te Moskes nga trupat naziste, ai u pergjigje thjeshte dhe shkoqur: Spikeri i Radio Moskes!

Ne nje vend te zhytur ne krize te pakten politike, me probleme te shumta ekonomike te pakten sipas opozites (qe perfaqeson te pakten 50% te popullit), me nje krize institucionale siç eshte ajo e Gjykates Kushtetuese te pakten, okupimi i mendimit ndryshe permes shembjes dhe blerjes se mediumeve opozitare, na tregon se rrezikojme te humbasim ate qe kemi mbase me te shenjte, ate qe kemi kerkuar ne vitin 1990: Lirine! Pasi humbet liria, pas saj lulezon ajo te cilen e kemi hequr per 50 vite, Diktatura! Pavaresisht nese eshte e majte si e Stalinit, apo e djathte si e Frankos, diktaturat kane te gjitha nje surrat dhe te njejtat pasoja, pavaresisht trukut qe i fsheh ne hapat e pare te tyre!

Barku qe ka pjelle diktatura, akoma nuk eshte shterpezuar! Njerez ju dua, jini vigjilente! Nga gjermani Bertold Breht dhe “Arturo Ui” mesazhi tingellon aktual edhe per realitetin shqiptar! Kembanat po bien, sigurisht per ata qe kane veshe te degjojne!