A mund pabesia të shndërrohet në besë? – poezi nga Elsa Cena

0
62

A mund pabesia të shndërrohet në besë?


Besimi im i hapi portën zemrës
Në burimet e lotit tim të lashë
T’i njihje ngjyrat e dhimbjes
Kisha gabuar’pa e kuptuar
Qenien time dhe tënden…
Erdhi gabimi – faj.
Besova perëndishem te ty.
Pranim i gabimit
Në brendësi të shpirtit
Ti shfletove sekretet e mija
Ngjyrat e kopshtit të dëshirës
thithe dhe aromën e mirë të natyrës
Përthithe shpejtë aromën
Hapësirave kodrave të dhimbjes
Burimeve të dashurisë
Gabimi u ligjërua
Në shpirt dhe në sy
Ah të besova pa u thelluar në të ardhmen
Mikepritja dhe besimi i shpirtit tim
U tradhtuan me lot
Asqe mund të kurohen thyerjet
E pabesia në besë smundesh të kthehet
E si mund të ndodhë ndryshe?
Loti s është i zoti
Te kërkojë falje
Kot qan si i lebetitur.
Gjithmon lot të uritur
Për të fshehur besimin
Kjo I bën ata të pangopur
E të pabese në lotien e tyre të palotuar…

Edhe nëse të fal (kjo nuk do të ndodhë kurre)
Ku do ta gjesh fuqinë e pendimit?
A mund ta rikthej qetësinë e shpirtit?
Ne këtë mënyrë
A mund të mjekoj
Plagët e dhimbjes të shkaktuara?
A mund ti shërosh ato ti?
Unë të besova
Gjithë jetën do ta vuaj gabimin – fatal
Faji, tashmë shenderruar në një sëmundje kronike tipike…, pa kurim….
Ti nuk arrite, megjithatë, të më sillte dritën
Nuk dije si sillet ajo në hapesirat e mia.

Napoli (18-09-2015)

………..

Autori Elsa Cena

Dërgoi për botim: Gjin Musa