A ka një radikalizim të islamit në Shqipëri? Kisha katolike mendon se po

0
43

TemA Online, 6 Janar 2013

Shqiptarja.com sjell sot debatin mbi radikalizimin e islamit, referuar raportit për Selinë e Shenjtë në Vatikan. Bëhet fjalë për një raport të Kishës Katolike që shqetësohet për mënyrën sesi po depërton një rrymë radikale e islamizmit në Shqipëri. Ka qenë monsinjor Angelo Masafra i dioqezës së Shkodrës që i ka raportuar me detaje fondacionit pontifik, ACS, i cili është një kontribues financiar i klerit katolik. Radikalizimi i islamizmit ka shqetësuar edhe vetë komunitetin mysliman, sipas vëzhgimeve të bëra. Ka shumë financime nga Arabia dhe Turiqa, e cila “pas një shekulli është rikthyer në Ballkan”.

Ilir Kulla, ish-kreu i komunitetit të kulteve deklaron se Censusi i fundit në Shqipëri është një mënyrë më shumë për të nxitur radikalizmin, për sa kohë që preket dogma fetare. Madje edhe universiteti i ri Mysliman, i miratuar nga qeveria e Tiranës do të shërbejë për të mbledhur myslimanët e rinj, “që ata të mos kenë nevojë të shkojnë të shkollohen diku tjetër e të asimiliojnë dogma të huaja”.

http://respublica.al/artikuj/2013/01/06/a-ka-nje-radikalizim-te-islamit-ne-shqiperi-kisha-katolike-mendon-se-po