A ka kush që Kosovën e dërgon kah prosperiteti?

0
36

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Kaluan 16 vite aps luftës. Dhe bie pyetja logjike. Kujt ti besojnë qytetarët?Si të mbillet optimzimi tek ata të cilët e kan humbur shpresën për një vend të punës, të cilët çdo ditë e më shumë po varfërohen.Shumë prej tyre 24 orë mendojnë së si të gjejnë ndonjë mjetë transportues për ta braktisur vendin. Optimizmi I tyre nuk shkonë më tutje deri atje së do të bëhët edhe me keq. Më termin optimizem mund te manipulohet në shumë mënyra. Disa këtë e mendojnë që disi ti shpejtojnë më të keqës, e pushtetarët optimizmin e shohin si privilegj ku nuk kan çka të frikësohen për të ardhmen e tyre.

Ata ua kanë siguruar familjeve të tyre një jetë të qetë dhe të bëgatshme. Kategoria e cila sot përmban shumicën në Kosovë, një privilegj të tillë mund ta shofin vëtem në ëndërr, dhe duhet të mundohet shume për të arritur shumë pak. Nga këto vite të kaluara të pesimizmit, optimizmi duket term luksuz. Dhe, në këtë situatë pyetja logjike shtrohet kujt ti bësojnë qytetarët. A do të vazhdojnë ti besojnë kësaj kaste politike e cila e kan dhënë provimin për të keq? Shteti dhe populli më shumë po ngjajnë në loder fëmijësh. Reformat janë të pakëta apo shumë të ngadalshme, është humbur kohë e çmueshme dhe është humbur durimi i qytetarëve, të cilët nuk po kërkojnë më shumë, vetëm së tu lehtësohet sado pak jeta në këto rrethana shumë të vështira ekonomike dhe politike.

A do të ndërtojmë shtet për të cilin do të pyetet shoqëria apo oligarkët e gjithë fare ngjyrave. A na nevotet pushtet i cili kontrollon rrept qytetarët apo që qytetari ti kontrollojë pushtetarët. Tek ne po ndodhë ajo e para. Po ndodhë që 16 vite që pushtet të cilat u ndërruan, vetëm sa e shtuan kontrollin mbi çdo gjë. Qytetarët sikur janë mësuar tashmë vetëm të dalin në zgjedhje për të votuar dhe asgjë më shumë. Kësaj i thonë më shumë së turp. Kësaj i thonë mos përgjegjësi. Na u krijuan shumë pasanikë mbrenda natën. Secili që erdhë në pushtet pas tjetrit ishte më agresiv se ai paraprak.A ka dikush që Kosovën tonë ta dërgon kah prosperiteti, në aspektin ekonomik dhe në aspektin demokratik?

A do të ndalën grupet e ndryshme kriminale, dhe grupet e ndryshme ekstremiste të cilat vendin po e fusin në qorrsokak? Nese dëshirojmë të inkuadrohemi në Evropën e Bashkuar, na nevoitet që ti plotësojmë të gjithë kushtet. Prandaj kushtet e kërkuara nga BE janë që të luftohen të gjitha të keqijat të cilat e kan mbuluar vendin që shumë kohë.Shumë vite na kaluan të humbura ashtu të thëmë pa krijuar diqka të vlefshme për këtë popull.Nga puna jonë mvaret edhe prosperiteti i vendit. Nga puna jonë mvaret edhe e ardhmja e gjeneratave të reja. Nuk na nevoiten konfliket e ndërsjella pozitë- opozitë, as konfliktet partiake, dhe as konfliktet e liderëve tanë. Pas luftës na ndodhën përqarje partiake të thella me idelologji të ndryshme. Një shoqëri nuk do të bëhët e prospëruar dhe demokratike pa ndjenjën e përgjegjësisë dhe pa ndjenjën e moralit politik.

Kur të gjithë së bashku të ndalemi dhe të mendojmë esull, rritet edhe mundësia e zgjedhjës së problemeve dhe gabimeve të bëra në shtetndërtim. Nese kërkohen tema të cilat na bashkojnë e jo që na përqajnë, atëherë edhe rritën mundësitë për një shoqëri tolerante, rritën mundësitë e ecjës tonë përpara. Interesi i shqiptarëve është Bota Perëndimore dhe inkuadrimi në NATO.Me këtë klasë politike dhe me këto qendrime të tyre shpesh dualisite në planin e jashtem, zor e kemi ti arrijmë objektivat e synuara dhe të përqafuara nga shumica e shqiptarëve. Që të kemi sukses na duhet një këndellje e madhe ekonomike, e cila nuk bëhët dotë pa vizion. Me heret në një shkrim e kam thënë së vetem intelektualet e mirëfilltë mund ta nxjerrin vendin nga kjo situatë e rëndë ekonomike dhe politike.

Mjegulla e cila po na krijohet nuk i koontribuojne proeceseve zhvillimore dhe as stabilitetit. Evropa do të na ndihmon për aq sa ne i ndihmojmë vetit. Të krijojmë shoqëri ku do të pyetet për gjthçka qytetari dhe jo oligarket, të cilët na paraqiten gjoja se i mbrojnë interesat shtetërore. Pushetet e nëntokës nuk i duhen Kosovës…