A jemi më të zgjuar se paraardhësit tanë?

0
34

Arjan Th. Kallço

Shoqëria njerëzore në gjithë zhvillimin e saj ka një kurbë që vjen gjithmonë në ngritje që nga fillesat e jetës e deri më sot. Nuk ka asnjë dyshim ose skeptik që ta pranojë të kundërtën apo të vendosë veton e tij në këtë pikë. Darvini me teoritë e tij të evolucionit është dëshmia më e madhe e këtij zhvillimi dhe progresi, janë argumente shkencore të bazuara në fakte, pavarësisht dogmave apo teorive të tjera që mundohen të diktojnë mendimet e tyre.

Filozofia njerëzore me logjikën e saj të hekurt dhe me provat e shumta ka treguar rrugën e këtij zhvillimi që nga zeroja absolute e deri tek niveli i sotëm. Por të mos shtyhemi më larg se një shekull më parë, kur shumica dërmuese e popullsisë së një vendi apo edhe e gjithë botës kapte shifra rekord të analfabetizmit dhe shkollimit. Një fat të tillë e pati detyrimisht edhe vendi ynë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të rilindasve tanë për më shumë dituri. Ja sesi vlerësohej shkalla e zgjuarsisë në fillimshekullin e kaluar.

Pyetje : Në Gjermani nuk ka deve. Qyteti i Bremes është në Gjermani. A ka deve në Breme?
Përgjigje : Nuk e di, nuk i kam parë ndonjëherë qytetet e saj. Por nëse është qytet i madh, duhet të ketë deve! Pra nga përgjigjia e kësaj pyetje mund të kuptojmë shumë gjera : indiferentizmi ndaj shkollimit, padituria, pamundësia për të logjikuar lidhur me disa pohime që përmbajnë në vetvete mohimin etj. Testi vazhdon më tej me pyetjen:

Si mund ta thoni nëse nuk ka deve në të gjithë Gjermaninë?
Përgjigje : Nëse Breme është qytet i vogël, ndoshta nuk ka vend për deve.

Ky është një test i thjeshtë logjik, pa veprime matematikore apo mendime që të nxirrnin një rezultat, i propozuar nga psikologu i njohur Aleksandër Luria për banorët e disa fshatrave të Rusisë në vitet 20 të shekullit të kaluar. Por edhe përtej oqeanit, amerikanë nuk arrini të grumbullonin më shumë pikë. Një prej ekspertëve të kësaj fushe, James R. Flynn, në një artikull të botuar tek faqet e Ëall Street Journal, na kujton se kur e pyesnin të atin se çafrë kishin të përbashkët qeni dhe lepuri i egër, ai përgjigjej menjëherë : asgjë, qenjtë i gjuajnë lepujt. Pra gjithçka kufizohej tek aspekti praktik i jetës dhe nevojave njerëzore. Kohët kanë ndryshuar dhe nuk ka nxënës të shkollës fillore, sado që të ketë lexuar apo mësuar, që nuk di si t’i përgjigjet pyetjes : të dy janë gjitarë dhe kështu do ta kalonin pa shumë vështirësi testin e shkallës së zgjuarsisë.

Konstatimet se në Amerikë dhe Europë se Shkalla e Zgjuarsisë na tregon rezultate të tjera, gati me shifra të përmbysura, pra duke marrë mesataren, janë më të larta, të krahasuara këto me një shekull më parë. Studiuesit e kanë ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe e dinë sesi efekti Flynn kishte të tjerë tregues qysh në vitin 1984. Sipas të dhënave të shkencëtarëve konfirmohet dhe bëhet e ditur mbi bazën e të dhënave se çdo 10 vjecar që nga fillimet e shekullit të 20-të, njerëzimi ka fituar tre pikë. Duke iu referuar 1910, kur tek amerikanët mesatarja e SH.Z-së luhatej nga 50-70, tash arrin nivele të pabesueshme, 130-150, shumë më shumë se dyfishi.

Pra jemi më të zgjuar? Nuk është ndonjë ekuacion që nuk merr zgjidhje, bile I ka ato të shumëfishta, por problemi qëndron tek aftësia që t’i ruash dhe pasurosh të gjitha stadet e zhvillimit. Kjo kërkon që t’i paraprihet çdo forme të abuzimit me rininë, sidomos në këto kohë kur liria i ka kapërcyer kufijtë e masës. Nuk është blasfemi të theksojmë se mbizotërojnë eksese në sjelljen dhe jetën e tyre të përditëshme. Nga ana tjetër problemet që lidhen me internetin apo edhe me fenomene të tjera po e rëndojnë pozitën e tyre ndaj shoqërisë.

Të kërkosh më shumë nga shoqëria, sesa meriton, është një prej aksiomave, për fat të keq tashmë të pranuara, që i duhet ndryshuar kahu. Kjo lloj sjellje nuk tregon shkallën reale të zgjuarsisë të një brezi, port ë kundërtën që janë gati të sakrifikohen për çdo gjë në emër të suksesit dhe pasurisë. Ta pranojmë se testi i SH.Z-së mat vërtet atë pasuri të rreme që quhet zgjuarsi. Cilatdo mund të jenë rezervat tona për përdorimin e testit, por mbetet fakt se kanë ndryshuar mjedisi ynë fizik dhe intelektual. I pari është përmirësuar dhe njëkohësisht përkeqësuar, i dyti po varfërohet gjithnjë e më shumë.

Jemi të aftë për lëvizje të shpejta, të garantuar nga një nivel i mirë i jetës, të mbrojtur nga një sistem efikas sanitar, jemi edhe më të mësuar me fleksibilitetin e gjuhës, fuqisë së imazhit, ushtrimit të logjikës, pavarësisht difekteve që mund të përcaktohen në institucionet dhe mediat-mendojnë studiuesit. Për ne këto aspekte të përmendura më sipër duhen marrë me dozën e duhur të relativizmit, pasi problemet e arsimit, të shëndetësisë dhe komunitetit janë një plagë e vërtetë. Më tej studiuesit mendojnë se ne përshtatemi ndaj formave të klasifikimit abstrakt apo arsyetimeve të tipit nëse…atëherë… dhe pikërisht kjo na bën të shkathët në përgjigjen ndaj sfidave të testit që do t’u bënte figurë të keqe paraardhësve tanë.

Kanë patur rol thelbësor edukimi dhe teknologjia që nuk u kufizuan tek leximi, shkrimi dhe llogaritë rudimentale për të ardhur gjithnjë e më shumë tek kontaktet me teste të sofistikuar, ndoshta duke përdorur mjete të reja dhe tërheqëse. Teknologjia vërtet e përshpejtoi procesin? Unë mendoj se e ka përshpejtuar dukshëm dhe nëse u referohemi fëmijëve, do të shohim se janë përdorues dhe manovrues të mirë të teknologjisë së re. Mbetet vendimtar faktori kohë, pra sesa kohë harxhojnë realisht brezi i ri në komunikim apo marrëdhënie me teknologjinë. Çdo e mirë e ka një të keqe.

Kombinimi figurë-fjalë si tek librat me përralla – thotë një studiues italian- ishte një faktor i fuqishëm : ndoshta një rol të tillë e luajtën videolojrat që shkaktojnë dyshime tek pedagogjistyët e ashpër. Por skenare të këtij lloji janë konjuktura. Do të ishte mirë që të gjenin cilat ndryshime në kostelacionin e ideve dhe të sendeve mund të na çojnë në rritjen e mëtejshme të KZ sonë. Por nëse do të arrinim që të parashikonim gjithçka, jeta do të ishte më pak interesante-Tex Willer. Është pjesë e efektit edhe një dozë e pasigurisë dhe rrezikut: kjo është forma e paqetësisë që e ndëz zjarrine e zgjuarsisë.

Arjan Th. Kallço
Pedagog i Gjuhës Italiane
Universiteti Fan S. Noli, Korçë