A janë kufijtë e Ballkanit të lëvizshëm?

0
39

Fran Tanushi*), 02.01.2014

Ekspertë dhe analistë të shërbimeve të ndryshme inteligjente, të instituteve të sigurisë dhe të atyre për menaxhimin e krizave, në proklamimet dhe publikimet e kohëve të fundit, duke u bazuar në lëvizjet e fundit të disa politikave dhe politikanëve botërorë, si dhe në gjendjen jostabile të rajonit të Europës juglindore, nuk e përjashtojnë edhe një lëvizje të kufijve të Gadishullit ilirik.

Mëgjithë deklaratat e shpeshta të disa politikanëve shetitës, se kufijtë e Ballkanit janë të pa ndryshueshëm, në zyrat vendimarrëse të shteteve të Kuintit si dhe koluareve të selisë së Kombeve të Bashkuara ,,pas perdeve” diskutohet edhe për demarkacionet ballkanike.

Vetë vëndimi i marrë për aprovimin e planeve që kthejnë mbrapa prespektivën tonë, pajtueshmëria në favor më palën e interesave secesioniste, si dhe kundërshtimi i palës integriste, lë kuptohet se levizëshmeria e ,,huduteve“ të dikurshme mund dhe do të ndodhë për ti hapur rrugë integrimeve të reja , atyre stabile, që ka si bazë vullnetin e popujve, duke u bazuar në norma dhe ligje demokratike për bashkëjetësë dhe bashkimin nacional.

Në amullinë e pas euforisë ekstazëgjike të kastës tonë drejtuese që pasoi pas vendimeve të marra në qarqet e politikakave vëndosese, në kundërshtim me deklaratat e tyre dhe premtimet e mos pranimit të pikave që sjellin tkurrjen e shtetit të modelit eksperimental, politikanet tanë, duhet të deklarohen botërisht para zgjedhëseve të tyre për kundërshtimin, bashkëpunimin, apo aprovimin me heshtje të këtij plani.

Në të kundërten janë të obliguar të afrojnë dorëheqje (sa nuk është vonë), në mënyrë që tu hapin rrugë atyre forcave që janë në gjendje ti avancojnë kërkesat e popullit gjatë proceseve demokratike-integraliste, që do të pasojnë me definimin e demarkacioneve në rajon.

Asnjë e Drejtë ndërkombëtare nuk e ndalon rikonfigurimin e vijave kufitare, kur është në perputhje të drejtë më kërkesat popullore, kulturore-ekonomike dhe teritoriale, si dhe kur krijojnë stabilitet pa cenuar të drejtat që parashohin Kartat e ligjeve nderkombetare.
Kufijtë janë vendosur nga njerëzit, shumica me luftëra dhe pas tyre, kurse këto të Ilirikut, dhe sidomos këto që sakatojnë popullin dhe trollin e dheut të shqipeve, janë vendosur më dhunë dhe terror:

Prandaj pyesim:
Në kohë paqe, a është e mundur të varrosen veprat që mbajnë vulën e kohërave të errëta?
Në qershorin e vitit 1991 në valën e paserërave demokratike, jo rastësisht u gjenda në Shqipëri. Në një tubim madhështor, në të parin pas gjysmë shekulli, që bëhej në mbrojtje dhe përkrahje të popullit të Kosovës, në prani të mjeteve të informimit publik, nga një gazetar prezent më është shtrua kjo pytje:

Ç`është më ju kosovarët. A kërkoni Republikë në Jugosllavi, apo shtet të pavarur?
Pa hamndje kisha dhënë këtë përgjigje:
Nëse dikujt i pengojnë dy shtete shqiptare në Ballkan, ne do ta krijojmë një shtet të fortë shqiptar. E theksova këtë moment, sepse më duket se pas më së 2 decenieve kjo përgjigje, jo vetem se aktualizohet por dukët se do të jetë e pa alternativë, si e vetmja zgjidhje stabile e një rajoni të trazuar.

Politikat dhe veprimet foshnjore politike të kësaj kaste janë sakatimi i shtetit eksperimental të Kosovës si “shpërblim“ për pa aftësinë dhe josinqeritetin e kastes sonë udhëheqese, apo paralajmërim për atë se ndryshimi i kufijve ballkanikë është i mundshem dhe i domosdoshëm për paqe dhe stabilitet të rajonit.

Ky në fakt është edhe vullneti i të gjithë shqiptarëve. Prandaj, ne duke u bazuar në të drejten ligjitime dhe vullnetin gjithëkombetar, jemi të gatshëm për integrimet evropiane ku shtetet janë bashkësi e popujve dhe jo e komuniteteve minore. Ata që vonohën, janë të gjykuar të dështojnë…!

Autor: Fran Tanushi (publicist dhe poet, jeton në Augsburg të Gjermanisë)

Dergoi për botim: Gjin Musa