TemA Online, 31 Gusht 2013
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të opozitës së djeshme, të denoncimit me fakte të aferave të qeverisë në ikje. Për më tepër, është një prej deputetëve të paktë i papërfolur për interesa apo korrupsion.
Për këtë arsye, në një shkrim të Aleksandër Çipës për “Shqip”, ngrihet pyetja nëse opozitës së re i duhet një Erion Braçe. Është një pyetje retorike në fakt.
“Ky personazh i njohur përgjatë kaq viteve në Parlamentin e Shqipërisë, përbën modelin antikonformist të opozitarit me mandat të ripërsëritur disa herë. Zoti Braçe tashmë është ikona e opozitarit të paepur, ose e thënë me një gjuhë më klasike, pse jo edhe e “deputetit-proletar” që në vorbullat e shumta e të korkolepsura të politikës së akuzimit dhe kritikës antagoniste, mbijeton si dëshmitar dhe protagonist njëherazi i politikëbërësit me ndërgjegjen e lartë respektuese ndaj faktit e më pas interpretimit”, bën fillimisht një vlerësim Çipa për Braçen.
“Në parlamentin e ri, vendit dhe shoqërisë i vlen modeli i deputetit opozitar që denoncon dhe “mbyt me fakte e shkresa”, vlen trupa e një shumice që e njeh dhe e kërkon ndjesën, duke riraportuar pas dhe për reflektimin. Në parlamentin e ri nevojitet Erion Braçe si oponenti faktologjik brenda shumicës së re, sikundër edhe sivëllai i tij i djathtë që për çdo ditë sjell dosje dhe denoncon bëma me letra të shkruara e të vulosura, të cilat nuk riarkivohen në harresë, por vënë në lëvizje ingranazhet e shtetit dhe të drejtësisë. Përballë kësi kontributesh, edhe shteti është më i pakapshëm, edhe drejtësia i nënshtrohet sistemit duke vepruar. Në të kundërt, “kënga e patrazuar e tranzicionit” vijon si fatkeqësi e ndenjur…”, e mbyll ai.
Pyetja që lind, është fakti nëse PD do ta ketë një “Erion Braçe”, pasi shumica e deputetëve të saj kanë nivelin e Flamurit apo Gertit?/b.l
Ne nje fshat me te marre, Erionit i ngelej te shtirrej si i marre, perndryshe te marret e fshatit do ta merrnin ate per te marre. Alternative tjeter nuk do kishte Erjon Brace ose nje ngjasues e tij ne krahun e djathte te parlamentit.
Comments are closed.