A e mban mend njeri si e ka emrin djali apo vajza e Ramiz Alisë, pyet Spahiu në Berat? (Argitës i dimë dhe emrin e qenit)

0
57

TemA, 20 Janar 2013

Me qindra mbështetës të Aleancës Kuq e Zi u tubuan në Pallatin e Kulturës në Berat ku kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kërkuar nga beratasit të mobilizohen për “pranverën shqiptare” dhe për të larguar Sali Berishën nga pushteti përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. “Të rrëzojmë Berishën para zgjedhjeve të 23 qershorit sepse ai është më i rrezikshëm se sa diktatori i fundit Ramiz Alia. Ramiz Alia nuk kishte asnjë pronë, ndërsa diktatori Sali Berisha ka blerë, rrëmbyer e konfiskuar gjysmën e Shqipërisë duke u bërë më i pasuri diktator pas Ramiz Alisë”, deklaroi Spahiu.

“A e mban mend njeri nga ju si e ka emrin djali i Ramiz Alisë apo vajza e tij,” pyeti Spahiu. “Jo, se nuk u përfshinë në histori pronash dhe biznesi me pushtetin, ndersa fëmjët e Familjes duan të na ngulin në memorie dhe qenin e familjes”.

Më tej lideri i kuqezinjve u ndal tek bashkëpunimin i Berishës me Janullatosin dhe keqpërdorimin politik që keta dy individë po i bëjnë Kishës Ortodokse. “Koalicioni Berisha-Janullatos po përdor kishën për qëllime politike dhe destabilizimin e paqes në rajon. Jo më larg se sa sot, shtetasi Sali Berisha ka organizuar anti-mitingun fetar kundër Aleancës Kuq e Zi këtu në Berat. Anti-mitingu një instrument i përdorur në përsosmëri nga Sali Berisha gjatë karrierës së tij politike, por sot një ngjarje e paprecedentë ndodhi në këtë qytetet. Anti-mitingu fetar kundër Aleancës Kuq e Zi është një rast i paprecedentë në historinë e politikës shqiptare, orkestruesi i të cilit është vetëm shtetasi Sali Berisha”, deklaroi Spahiu.

Pas përfundimit të tubimit politik në Pallatin e Kulturës, me qindra qytetarë të Beratit vijuan inaugurimin e mashtrimeve të Berishës. Këtë herë kuqezinjtë inauguruan rrugën e mashtrimit Berat-Skrapar, e cila është në gjendje të mjerueshme dhe që në çdo prag zgjedhjesh hidhet vetëm cakull duke i mashtruar sistematikisht banorët e kësaj zone.