A do t’i bëjnë test anti-doping Sali Berishës sot në Londër?!

0
51

TemA Online, 27 Korrik 2012

Në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, përfaqësuesja shqiptare mori një lajm të hidhur, pasi u konfirmua që peshëngritësi Hysen Pulaku kishte marrë doping. Për këtë arsye, numri i pakët i sportistëve shqiptarë u reduktua edhe më shumë, duke qenë se Pulaku u pezullua nga aktiviteti.

Por, askush nuk e permendte këtë gjë ditën e sotme, teksa delegacioni shqiptar takohej me kryeministrin Berisha. Ky i fundit, me një krenari dhe lumturi boshe, duke qenë se ka shumë pak për t’iu gëzuar kësaj përfaqësuese, ka bërë një sërë lavdërimesh për sportistët.

Por, ka harruar të përmendë se dy nga sportistët më premtues që mund të merrnin medalje në evenimentin më të rëndësishëm sportive, Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku, nuk do të konkurrojnë për shkak të përdorimit të dopingut.

Për këtë arsye, Erion Braçe pyet me të drejtë: “A do t’i bëjnë test anti-doping Sali Berishës sot në Londër?!”, ndërsa më pas vijon duke thënë se, “me ç’krenohet ky idiot? Një djalë 20 vjeç që merr doping po vuan testin dhe dëshmon për krizën e rëndë të një brezi të tërë, ky idiot zgërdhihet e krekoset”.