A do jetë 23 qershori fundi i karrierës politike të Jozefina Topallit?

0
51

TemA, 17 Maj 2013

A mund të jetë Shkodra pika e kthesës së madhe? Këtë pyetje e ka ngritur gazeta Tema prej kohësh, duke parë takimet entuziaste të kreut të opozitës me banorët e këtij qyteti.

Shumëkush ka ngritur me të drejtë pyetjen se përse e votojnë sërish Jozefina Topallin shkodranët dhe a nuk janë ngopur me të, sidomos pas përmbytjeve të vazhdueshme?

Gazeta Dita rimerr çështjen e debatit në kryesinë e Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Jozefina Topallit. Kjo e fundit doli duarbosh, pasi Berisha i vuri kryq listës së saj dhe vendosi emrat e tij. Topalli u largua nga mbledhja duke thënë se kishte dhimbje koke.

Megjithatë një krisje ka ndodhur.

Dita raporton se Berisha i ka vënë pas Topallit njerëz që kanë me të konflikt pronësie. Ajo do të duhet të dalë në fushatë me Nard Ndokën, që e akuzon për implikim në vrasjen e njeriut të tij.

A do jetë “Shkodra e përmbytur” qyteti që do përmbysë për herë të parë raportet PS- PD? Ende nuk dihet, por ekziston mundësia që 23 qershori t’i japë fund karrierës politike të Jozefina Topallit. Sidomos tani që ‘ylli në ngjitje’, Lulzim Basha, e ka marrë situatën në dorë./ep

——-
Lexo shkrimin e plotë: Çfarë e trembi Berishën në Shkodër?