MANIFESTIMI NJËSHEKULLOR

0
71

Shkruan: Refik HASANI

Një zetë e tetë Nëntori i këtij viti që po hym është një përvjetor tepër i madh, ku para një shekulli është ngritur flamuri në qytetin bregdetar të Vlorës dhe shpallur shteti i pavarur shqiptar. Duhet të mendojmë të gjithë se si ta organizojmë një akademi të këtij përvjetori. Tani më i kemi dy shtete shqipëtare, një gjysmë shteti në pjesën e Maqedonisë së sotme, një krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e serbisë për Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Çamëria një krahinë shqiptare të mbetur dhunshëm nën Greqi. Një kanton në Malë të zi të sotëm me qytetin Ulqin, Tivar, Malësi, Hot e Grudë, Plavë e Guci. Kemi një diasporë të shpërndarë në shumë shtete të botës si në Europë dhe Amerikë të largët.

Përgjegjësia është e të gjithë neve shqiptarëve, por më së shumti rëndon, mbi dy

– Qeveritë
– Parlamentet dhe
– Akademitë tona të shkencës, artit dhe kulturës.

Së pari të thirret një takim i komisioneve parlementare dhe ministrive përkatëse së bashku me akademitë. Po ashtu edhe institutet dhe katedrat tona jo vetëm të Tiranës e Prishtinë, por kudo që ka këso lloje të institucioneve edhe nga Maqedonia dhe qytete tjera të botës.

Manifestimi në fjalë është vazhdimësi dhe lidhje e shumë fijeve historike e ngjarjeve që kan një rëndësi të madhe dhe do të pëjkutojn, si

Kohën e Skënderbeut,
– Pushtimin nga Perandoria Osmane,
– Oraganizimet për formimin e lidhjes shqiptare të Prizrenit,
– Oraganizimet për ngritjen dhe formimin e shkollav shqipe si mësonjëtorja e Korçës , Normalja e Elbasanit,
– Kongresi i Manastirit për themeilimin e Alfabetit unik shqiptarë,
– Shpallja e pavarësisë 28 Nëntor të vitit 1912,
– Kongresi i drejtëshkrimi të gjuhës shqipe në Tiranë më 1972,
– Konferenca e Bujanit, mbetja e Kosovës nënë admnistrimin e Jugosllavisë dhe rezistenca e shqiptarëve krahas aleatëve në luftën e dytë botërore,
– Hapja e Universitetit të Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës etj.,
– Hapja e Akademisë në Tiranë dhe Prishtinë,
– Heqja e autonomisë në vitin 1989 dhe organizmi i shqiptarëvë në ish – Jugosllavi përmes partive politike
– Paraqitja publike Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë për Çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës,
– Shpallja e deklaratës së 17 shkurt 2008.

Këto janë vetëm disa nga data që e kan përcjellur për një shekull popullin tonë. Organizimi i një manifestimi të përmasave gjithë popullore do të kishte efekte shumë të rëndësishme në shumë aspekte. Kjo Akademi që duhet dhe besojm se do të mbahet do të jet një udhërrëfyes për kahjet e zhvillimit të populLlit tonë. Do të ngrihen, forcohen edhe shumë gjëra për rrugën që do të ndiqet në të ardhmen.

Tani përë tani do të varet shume se këto dy qeveri dhe akademi tona që do të udhëzojn se si do të duket ky manifestim Mendoj se duhet ti kaloj shumë përvjetor, akademi dhe përvjetor të mbajtura. Në këtë përvjetor të njëqindëvjetorit të shpallje së pavarësisë duke u ngritë flamuri kuqë e zi për të dytën herë. Në këtë përvjetor duhet së pari ta gjejnë veten shumë dëshmor, dijetar, atdhetar, luftëtarë që luftuan, sakrifikuan mbajtën burxhe të rënda pse e deshën shqiptarin.

– Për të kaluarën
– Për të sotmen dhe
– Për të ardhmen

Rëndësi e manifestimit për të kaluarën shekullore

Ka rëndësi shumë të madhe se nuk do të harrohen shumë njerëz të shumë gjeneratave. Do të ishte mirë që jo vetëm pjesëtarët te popullit ton por edhe të huajtë që shkruan, mbrojtën dhe promovuan në forma të ndryshme çështjen shqiptare Do të duhej të ftohën të gallët kurse ato që nuk jan në jetë të nderohen, me ndonjë titull a falenderim të shpërblehen, me ndonjë mirënjohje, dekoratë apo titull, çmim që është dalluar në lëmit të ndryshme të veprës për diçka konkrete, të interesit të përgjithshëm.

Kjo të jetë një përfshirje e të gjithë viteve të historisë, mundit, punës dhe djersës dhe luftrarve të udhëhequra nga shqiptarët për ta gëzuar lirinë. Pasqyrimi i të kaluarës do të jetë udhërrëfyes përë ndërtimin e të ardhmesë ton. Sikur në këtë përvjetor përcaktohet e ardhmja, duke e kujtuar të kaluarën fillojm ta ndërtojm të ardhmen.

Të përkujtojm që pesqindë vjetor i lindjes së heroit tonë kombëtarë Gjergjë Kastrioti – Skënderbeu ngriti vetëdijën e të gjithë shtresave dhe ne filluam si shqiptarë ta marrim vetën duke i përcaktuar vetës një rrugë më të mirë në shumë kuptime. Po ashtu edhe manifestimet e ndryshme të mbajtura me rastin e njëqindë vjetorit të lidhjesë shqiptare të Prizrenit krijuam dhe hapën shumë horizonte. Kjo ndikoi në ngritjen e vetëdijes veqmas te ne shqiptarët në ish-ngrehinënë artificiale të quajtur Jugosllavi.

Rëndësi e manifestimit për rrethanat dhe aktualitetin e sotëm shqiptarë

Për Shqipërin dhe Kosovën ka rëndësi, por megjithate më së shumti do të luante rolë për të ardhmen e këtyre dy shteteve sa do të afrohen në sfera të ndryshme si në arsim shkencë, kulturë dhe projekte kapitale të përbashkta në ekonomi. Sa do të afrohen dy shtete të dal një konkluzion se cilën rrugë duhet ndjekur për tu bashkuarë dhe pas sa kohësh. Duhet të vazhdojm të jemi dy shtete të pavarura por të bashkëpunojm ngushtë në shumë fusha strategjike.

Në projekte e përbashkta në nxitjen dhe prodhimin e produkteve shqiptare, veqmas në arsim, infrastrukturë, bujqësi e elektroenergjetikë. Mbi të gjitha të jetë një treg i përbashkët i produkteve tona shqiptare. Do të jetë me rëndësi shumë të madhe se çfarë rëndësie do t’i japin mediat pikë së pari dhe si do pregaditet opinioni i mbrendshëm shqiptarë. Në bazë të para-pregaditjes për këtë manifestim të madhë kombëtar fqinjët që kufizohemi do të mundohet të kuptojn dhe lexojn edhe ato që nuk jan thën dhe gjërat që nuk jan dukur e prekur.

Kjo do të komentohet, analizohet nga të gjitha qarqet e ndryshme të Ballkanit, Europës dhe botës mbarë. Është me rëndësi që në këtë manifestim që të flasin të gjithë nga: Shqipëria, Kosova nga shqiptarët e Maqedonisë, Mali të zi, Medvegjë, Bujanoci dhe Presheva, nga Çamët e Greqisë, mosë të harrohën Arbëreshet e Italisë dikush nga diaspora e Amerikës e Europës. Duhet të kihet kujdes që përveqë që kuj i jepet rasti të flasë. Ka rëndësi edhe kush të shpërblehet. Ka rëndësi edhe me çfarë llogo dhe nënë patronatin e kujt mbahet ky manifestim.

Rëndësia e manifestimit për të ardhmen e neve shqiptarë

Rëndësia është e madhe lidhur me të ardhmen e popullit tonë. Ky manifestim do të krjoj, formësoj një imazh së pari para vetë son por edhe para të huajve. Jehona dhe komentet e këtij manifestimi do të nguliten gjatë në memorje jo vetëm të popullit ton po edhe më gjërë. Do prodhon efekle shumëkuptimëshe për media të shkruara dhe elektronike, për revista të ndryshme. Për shumë vite e dekada do të flitet e komentohet nga të gjithë veqmas nga nxënësi, studentë, sportist, ushtar, ushtarak, artisti apo këngëtarë. Për këtë manifestim të gjithë ambasadat dhe përfaqësit tona anekëndë botës duhet të jen në nivel dhe të jen ta pajisura me njohuri themolore për ti njohtuar të tjerët për këtë eviniment shumëdimenzionalë gjithë shqiptarë.

Që në fillim të vitit që hymë është mirë të fillojn menjëher pregaditjet. Të caktohen edhe konferenca shkencore, tribuna, debate dhe forma tjera që do të japin kontruibutin të gjitha shtresat e shoqërisë son. Mendojm që këso konferenca shkencore të mos organizohen vetëm në hapsirata tona etnike shqiptare, por edhe në pjesë tjera dhe më pjesëmarrës tjerë jo shqiptarë. Lufta e heroit tonë kombëtarë Gjergjë Kastrioti –Skënderbeu na insproi shumë individtë dhe si kombë sikur që na frymëzuan shumë luftra heroike, figura tona shkencore edhe një qindë vjetori i pavarësisë dhe ngritjes së flamurit kuqë e zi do të na mbush me inspirime dhe krenari.

05.01.2012