Asllan Dibrani, 02 janar 2012
info@asllandibrani.com
Kremtimi i Vitit të Ri si festë, është një ndër traditat më të vjetra, qe gëzimin e ndërrimit te vitit e shprehin gati të gjithë popujt e botës. Me qindra miliona njerëz në botë mbrëmjen e 31 dhjetorit e presin në sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, në kafene, restorante, klube,…. ose në atmosferë familjare nëpër shtëpi, duke e përcjell vitin plak qe pas
pak orëve bota njerëzore , pret dhurata nga të afërmit, te dashurit dashuri ma tepër te sëmurit një shpresë për shërim, biznesmenët një sukses ma te madh e kështu me radhë.
Pak para se te ndërrohen akrepat e orës filloj fishekzjarret me ndriçua qiellin, si simbol i shpresës qe viti tjetër tu sjelle ma shume drite lumturi e shëndet. Kështu u kremtua në shumë vende dhe kryeqytete te botes tanimë është bërë traditë që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive te organizuar për këtë festë. Në qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, banorët e tyre, para çastit të ndërrimit të viteve dalin në qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri,
tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Evropës por edhe të shqiptarët. Ky gëzim u përcoll me ceremoni të ngjashme në Shqipëri , Kosovë të shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ma gjerë tek shqiptarët e diasporës qe jetojnë jashtë atdheut.
Pamje e manifestimit nga pjesëmarrësit në ndërrimin e motmoteve te vitit 2012 në Baden-Baden!
Një takim i tillë u mbajt edhe ne Baden-Baden te Gjermanisë ne rrethin e Shtutgardit . Një numër i madh i bashkatdhetarëve udhëtuan në atdhe para ca ditësh. Dikush vendosi ta pret këtë te kremte ne gjirin familjar, të
tjerët vendosen në formë të organizuar në lokale .
Pamje e publikut gjatë kësaj mbrëmje qe sadopak i lan anash obligimet ,brengat dhe hallet tjera për tu bashkuar, qe ta kalojnë një natë te lumtur dhe te hareshme me bashkatdhetarët !
Ashtu një atmosfere festive ishte edhe në këtë qytet, qe grumbulloj një numër të konsiderueshëm qytetarësh, qe këtë vit ta presin se bashku në një restorant të bukur të organizuar nga Përparim Kastrati . Ky takim i bashkoj shqiptarët nga shume vise të ndryshme në Gjermani por pati mysafir pjesëmarrës edhe nga Britania e madhe , Zvicra, Dyseldorfi Holanda
etj.
Lumturie Kastrati dhe Naser Mitrovica këngëtar gjatë festës se vitit të ri 2012 në Baden-Baden dhe Sadie kryeziu Bejtullahu qe i përshëndeti te pranishmit e ardhur nga Londra si krijuese ,veprimtare shumëvjeçare dhe publiciste në mediumet britanike dhe aktiviste në organizmat shqiptaro -britanike. Qe të tre uruan dhe i përgëzuan publikun dhe mbarë popullin shqiptar, qe ky vit te jetë vit i gëzimeve dhe sukseseve!
Publikun e shoqëruan dy këngëtar Naser Mitrovica dhe Lumturie Kastrati qe i dhanë kësaj mbrëmje një atmosfere hareje dhe gëzimi me kënge e valle të shoqëruar nga publiku.
Mesazh për vitin e ri 2012
Urojmë që ky vit të jetë një vit i shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një vit i kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni, e të gjitha forcave intelektuale të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe e gjithë
spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i i vitit 2012 qe të mbretëroj uniteti të shqiptarët.
Viti 2012 të jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, dhe në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi . Te jete një vit i bashkimit tone shpirtëror e fizik në një shtet te
bashkuar shqiptar, me një flamur, me një gjuhe … Evropianët u zgjuan me një kujtesë të hidhur nga viti 2011, kur kontinenti u zhyt në krizën më të thellë ekonomike në dekada e fundit.
Për ne shqiptaret qofte një vit i flakjes se varfërisë ne vatrat tona dhe ngritjes se ekonomisë qe te jetë një vit e dëshirave për vende te reja pune për te rinjtë etj.
Miq të nderuar edhe njëherë “GEZUAR VITIN E RI 2012” Ky vit sjelltë për ju, familjet e c’te keni përzemër “Gëzime -lumturi-paqe e dashuri “!! Qoftë një vit i mbare dhe i begate. Gëzuar sa me shumë paqe, harmoni e dashuri! Gëzuar e sa me i mbarë. Ëndrrat e dëshirat ua plotësoftë ky vit, gjithçka qe e keni pasur ëndërr ne vitin qe lemë pas. U beftë realitet ky vit i aspiratave te juaja…! Gëzuar miq! Me shume respekt “dhe urime për gjithë kombin shqiptar.
Foto-reportazh nga Asllan Dibrani, 02.01.2012 Shtutgard