Aleancë Basha-Olldashi kundër Topallit

0
39

Shokët e djalit dhe miqtë e vajzës së Berishës pushtojnë kryesinë

Tek e fundit, për çfarë duhet kjo kryesia e Partisë Demokratike? Kështu pyet analisti Mustafa Nano, në blogun e tij. Në fakt Këshilli Kombëtar është mbledhur për të zgjedhur kryesinë në shkelje të statutit të PD. Zgjedhja e kryesisë dhe drejtuesve të rinj duhej të ishte bërë thuajse dy vjet më përpara. Për më tepër, as këtë të shtunë demokratët nuk guxuan të zgjedhin drejtuesit e tyre, nënkryetarët dhe sekretariatin. Megjithatë kryeministri e ka arritur qëllimin e tij. Lulzim Bashën e ka bërë më të votuarin për kryesinë e Partisë Demokratike, me 116 vota nga 131 të vlefshme.

Vetëm 15 persona janë shprehur kundër tij. Jozefina Topallin e kanë postuar në vendin e pestë, kurse nënkryetarin tjetër, Astrit Patozi, në vendin e shtatë. Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode është në vendin e nëntë. Kjo ka qenë një mënyrë për të postuar të vjetrit e Partisë Demokratike e për t’u dhënë një sinjal atyre. Të bie në sy renditja në vendin e dytë e Sokol Olldashit, si pjesë e një pakti mes tij e Bashës për të luftuar grupimin e Topallit dhe të tjerëve të vjetër në parti.

Në listën e më të votuarve është edhe prefekti i Tiranës, njeriu i Shkëlzen Berishës, dhe drejtori i Hipotekave, po ashtu njeriu i Shkëlzen Berishës, kurse jashtë saj kanë ngelur dy ministra të kabinetit Berisha, Genc Pollo dhe Arben Imami, që edhe kësaj radhe nuk ka hyrë në zemrën e PD-së. Duke lënë jashtë Pollon, Shehun e Imamin ka rënë edhe motivi që duket se solli PD-në në pushtet në vitin 2005, bashkimi me të larguarit.

E gjithë shfaqja ka nisur që kur kryetari Sali Berisha mbaroi fjalimin e tij të stërzgjatur, ku rrallë foli për PD-në, e kërkoi 15 minuta pushim. Sipas tij, ato minuta do shërbenin për të shtuar ndonjë propozim në listën e tij. Nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Lista është votuar ashtu siç ishte propozuar nga Berisha.

Komisioni i Votimit pranë Këshillit Kombëtar të PD i shpalli pasdite rezultatet e votimit për kryesinë. Nga 144 anëtarë të Këshillit, votuan 134. U gjetën 134 fletë votimi. Tre fletë dolën të pavlefshme. Pas Bashës me më shumë vota vjen Sokol Olldashi, më pas Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Jozefina Topalli, Bujar Nishani, Astrit Patozi, Flamur Noka, Ridvan Bode, Jemin Gjana, Edi Paloka, Fatos Beja, Mesila Doda, Genc Ruli, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Ardiana Gjoni, Ilir Rusmali etj.

Tanimë kryesia e PD do përbëhet nga Sali Berisha, Ardiana Gjoni, Aldo Bumci, Arben Qirjako, Arta Sakja, Astrit Patozi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Bujar Nishani, Eduard Halimi, Fatos Beja, Flamur Noka, Genc Ruli, Ilir Rusmali, Jemin Gjana, Jozefina Topalli, Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Myqerem Tafaj, Rajmonda Bulku, Ritvan Bode e Sokol Olldashi. Gjithashtu në kryesi janë edhe Albana Vokshi e Gerti Bogdani për shkak se e para drejton forumin e gruas në PD dhe i dyti forumin e të rinjve.

Votat

1 LULZIM BASHA 116
2 SOKOL OLLDASHI 104
3 EDMOND SPAHO 103
4 ALDO BUMCI 98
5 JOZEFINA TOPALLI 94
6 BUJAR NISHANI 94
7 ASTRIT PATOZI 93
8 FLAMUR NOKA 93
9 RIDVAN BODE 92
10 JEMIN GJANA 84
11 EDI PALOKA 79
12 FATOS BEJA 79
13 MESILA DODA 78
14 GENC RULI 76
15 KELTIS KRUJA 75
16 MAJLINDA BREGU 75
17 ADRIANA GJONI 72
18 ILIR RUSMAJLI 71
19 ARBEN QIRJAKO 69
20 EDUART HALIMI 68
21 MYQEREM TAFAJ 65
22 RAJMONDA BULKU 65
23 ARTA SAKJA 64
24 GENT STRAZIMIRI 64
25 ARBEN IMAMI 62
26 DHORI KULE 60
27 TRITAN SHEHU 60
28 ENKELEJD ALIBEAJ 58
29 ILIR PANO 58
30 LAJLA PERNASKA 58
31 JORIDA TABAKU 57
32 PAULINA HOTI 57
33 EDIT HARXHI 56
34 LEDINA ALIOLLI 53
35 MARK MARKU 51
36 ARENCA TRASHANI 50
37 GENC POLLO 49
38 ARDIAN TURKU 47
39 GAZMEND OKETA 45
40 SPIRO KSERA 43
41 ZANA TURKU 43
42 LEONARD DEMI 39

Kryesia e re

1 SALI BERISHA
2 ADRIANA GJONI
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN QIRJAKO
5 ARTA SAKJA
6 ASTRIT PATOZI
7 BUJAR NISHANI
8 EDI PALOKA
9 EDMOND SPAHO
10 EDUART HALIMI
11 FATOS BEJA
12 FLAMUR NOKA
13 GENC RULI
14 ILIR RUSMAJLI
15 JEMIN GJANA
16 JOZEFINA TOPALLI
17 KELTIS KRUJA
18 LAJLA PERNASKA
19 LULZIM BASHA
20 MAJLINDA BREGU
21 MESILA DODA
22 MYQEREM TAFAJ
23 RAJMONDA BULKU
24 RIDVAN BODE
25 SOKOL OLLDASHI