
Shinasi Rama, 21.12.2009
Shoqeria e sotme ne shtetin shqiptar eshte ne nje krize te thelle e te gjithanshme morale qe, ne dukje te pare, ngjan sikur nuk ka se si me pase sherim. Shteti eshte i kapur, paria eshte e korruptuar, administrata eshte e kriminalizuar, shoqeria civile eshte e paralizuar, ekonomia eshte e bazuar ne sherbime e shitblerje dhe, shoqeria eshte moralisht e c’orientuar e pa vlera te perbashketa. Mbi te gjitha, ne shtetin shqiptar ka nje shterpesi vlerash e modelesh lidhur me rruget qe duhet te ndiqen e me zgjidhjet e pershtatshme per te dale nga kriza, cka ka krijuar pershtypjen mbytese se ai vend eshte i pashprese dhe i denuar te mbese ne kete qorrsokak. Niveli i diskursit politik eshte mjeran, materializmi eshte sundues e rampant, zvetenimi moral i parise eshte i prekshem dhe ka dale krejt sheshit, mungesa e alternativave dhe mosbesimi ne alternativat ekzistuese kane krijue nje boshllek te jashtezakonshem vlerash.
Nje nga aspektet kryesore te jetes politike ku manifestohet kjo krize vdekjeprurese e moralit ne shoqeri eshte organizimi dhe manipulimi i paskrupullt i ndasive politike nga ana e parise se Tiranes. Ne te gjitha shoqerite e tjera qe dolen nga sistemi i meparshem ne perandorine sovjetike, ndasite sunduese politike jane kthyer ne rregullsite e ne shtratin tradicional. Gjithkund, njerezit mbeshtesin parti e struktura qe jane te bazuara ne besimin fetar, ne identitetin kombetar, ne interesat materiale, apo ne territorin. Shteti e kombi jane kthyer ne qender te vemendjes dhe mbrojtja e interesit kombetar eshte paresore per parite e ketyre kombeve e shteteve.
Ne kete drejtim, ne shtetin shqiptar ka ndodhur nje paradoks i jashtezakonshem dhe i paperseritshem. Ndasite politike sunduese ne kohen e tanishme ne shtetin shqiptar jane identike me ato te periudhes se meparshme. Ndasia kryesore qe ua lehteson shume punen partive politike me marre mbeshtetjen e njerezve eshte ajo ne komuniste-antikomuniste. Sjelljet e individeve, lidhjet e tyre politike, besnikeria klasore e sociale te gjitha gjykohen permes ketij kendveshtrimi. Kjo gjendje polarizimi e kundervenieje ka arritur nje nivel histerie e ekstremizmi te tille qe gjithkund tjeter do te ishte e frikshme.
Mekanizmi qe perdor paria e Tiranes per ta kontrolluar e menaxhuar kete gjendje eshte shume i sofistikuar. Teknika e saj e preferuar eshte denigrimi e izolimi i kundershtareve, dhe ketu arma me e perdorur eshte shpifja. Per shkak se njerezit nuk mundem me dite se cka ndodhe, ato bien lehtesisht pre e insinuatave dhe shpifjeve qe dalin nga fabrikat e segmenteve respektive te parise. Ne nje shoqeri ku ka gati 70 vjet qe nuk eshte marre vesh se ku ka fillue e verteta dhe ku fshihet lepuri i mashtrimit, ku besimi tek lajmi fillon e mbaron tek personi e jo tek vleresimi i fakteve, ku thashethemet trajtohen si e vetmja rruge me marre vesh te verteten, shpifja eshte instrumenti i zgjedhur dhe i preferuar. Dhe paria e Tiranes e ka perdorur shpifjen me efikasitet te jashtezakonshem per te denigruar, izoluar dhe eleminuar te gjithe kundershtaret e saj. Mbi te gjitha, paria e Tiranes e ka perdorur shpifjen per te ruajtur ndarjen artificiale politike ne mbeshtetes e kundershtare te segmenteve sunduese te saj. Shpifja eshte mjeti i preferuar per te manipuluar ndasite politike dhe per te marre legjitimitetin nga mbeshtetesit e parise.
KONTROLLI I NDASIVE – OBJEKTIVI I PANDRYSHUESHEM I PARISE SE TIRANES
Polarizimi ekstrem i shoqerise shqiptare eshte i qellimte. Si pasoje e ketij polarizimi te qellimte te parise, vendi duket i perfshire nga nje lufte intensive klasash qe here-here duket shperthyese dhe qe e con vendin ne prag te nje 1997-te te re. Mirepo kjo lufte eshte imagjinare sepse paria e mban vendin ne tension vetem pse i intereson asaj por nuk e ka perplasjen per se verteti. Nje vecanti e kesaj lufte klasash imagjinare eshte se ajo nuk zhvillohet me nga shteti i manipuluar nga paria kunder popullit te vet por zhvillohet nga dy palet e parise per interesat e veta te ngushta kunder popullit dhe kunder vete shtetit te tyre.
Gjithashtu, duhet thene se kjo perpjekje e pandalshme e parise se Tiranes eshte nje lufte e klaneve dhe te strukturave kriminale ne nivel te shoqerise me kape e me kontrollue shtetin. Duke i perdorur masat e gjera te popullit, mbeshtetesit, funksionaret, militantet por edhe familjet e ketyre kategorive si arme mitingashe ne perplasjen e tyre per pushtet, segmentet e parise kane krijuar nje gjendje dramatike qe e ka paralizuar shtetin e mpire shoqerine shqiptare. Mendesite e perceptimet e ketyre dy grupimeve qe mbeshtesin njeren pale apo tjetren pale te parise jane te papajtueshme e diametralisht te kunderta.
I shtyre e i cytur nga paria e vet dhe nga zallamahia mediatike e propagandes partiake dhe e mercenareve te parise se Tiranes, populli shqiptar po ecen ne dy krahe te kunderta te rruges. Po te vazhdohet qe te ecet ne kete rruge, perplasja eshte e paevitueshme, dhe eshte vetem ceshtje kohe para se plaga e malcuar te shpertheje. Dhe e keqja shte se duke dashur ta shmange urrejtjen e popullit prej vetes, paria e Tiranes qellimisht e drejton ate urrejtje te mbeshtetesve te vet drejt pjeses tjeter te popullit. Asgje nuk e ilustron kete qendrim me mire se thenia e Berishes ne vitin 1995 gazetarit amerikan Peter Lukas (e botuar ne librin e ketij te fundit) “mbas meje u bafte qameti.” Ne qender te interesave te parise jane ato si individe, mandej familjet e tyre, mandej klani qe i mbeshtet. Te gjithe shqiptaret e tjere jane mish per top ne perplasjen e tyre.
DENIGRIMI DHE IZOLIMI I INDIVIDEVE KUNDERSHTARE
Ne thelb te ketij problemi kyc te perplasjes se panderprere te popullit shqiptar per hir te parise e ne sherbim te interesave, qendrojne sistemet e ndryshme te vlerave te parise qe jane pervetesuar nga masat dhe jane kthyer ne botekuptime te tyre. Tragjikomedia eshte se dy partite kryesore jane te mbeshtetura ne sisteme vlerash paradoksale e jashte kohes qe jetojme. E verteta e paster eshte se te dy palet i perdorin keto sisteme vlerash absurde per te fshehur e per te mbuluar mbrojtjen e interesave te tyre jetike ne ekonomi, ne perpjekjen per kontrollimin e shtetit, te sistemit te vlerave dhe te te gjithe shoqerise. Keshtu, Partia Socialiste drejtohet nga nje kupole mafiozesh qe kontrollojne sektore te caktuar e te rendesishem te ekonomise ndersa PD drejtohet nga familja e kriminalizuar e kryeministrit Salih berisha. Militantet qe mbeshtesin partite e simpatizantet e tyre jane thjesht partizane, tifoza, interesaxhinj, te paguar, shpesh edhe funderrinat e shoqerise, mirepo keto qe bertasin me shume, degjohen edhe me shume.
Gjithsesi, ne siperfaqe por edhe me shume ne thellesine e bindjeve te mbeshtetesve te tyre, dallimet ne pikepamje midis paleve te parise se Tiranes jane te prekshme e krejtesisht te papajtueshme. Te dy forcat kryesore dhe satelitet e tyre kane interpretime te kunderta per rrugen qe duhet te merret nga shqiptaret si popull, per zgjidhjen e problemeve bashkekohore, e mbi te gjitha per vleresimin e se shkuares se shqiptareve nen sundimin e Enver Hoxhes dhe te parise se Tiranes gjate tranzicionit. Por matane perplasjes se mbeshtetesve te tyre, paria ka mirekuptim dhe segmented e saj i ruajne rruget e komunikimit me njeri-tjetrin. Matane gjuhes se helmatisur qendron oferta per te zgjidhur problemin. E shkuara eshte e manipulueshme deri ne ekstrem, por sa kalon kriza, ajo duket sikur harrohet. Kjo eshte nje pari qe e bashkon krimi i perbashket. Keto ia hane mishin njeri-tjetrit por kocken ia lene.
Mirepo, ne siperfaqe, e gjithe politika e sotme e parise se Tiranes sillet e persillet rreth intepretimit te se shkuares, rreth injorimit te se tashmes dhe heshtjes apo mashtrimit te hapur rreth se ardhmes. E vetmja menyre qe paria ka gjetur me i mbajte njerezit te lidhur per strukturat e saj politike eshte me i binde qe ato kane qene te persekutuar ne nje periudhe ose ne nje tjeter. PS, Gramoz Ruci e te gjithe rrotull tij luftojne me e binde ‘popullin e majte’ se kane jetuar mire ne kohen e Enver Hoxhes dhe se ato e femijet e tyre duhet t’ia dine per nder PPSH por edhe se Salihi eshte armiku i tyre per vdekje dhe ato nuk mund te jetojne mire sot pikerisht per shkak te Salihit. Nga ana e vet, PD e Salih Berisha, se ne fund te fundit, PD eshte Salih Berisha, lufton me i binde mbeshtetesit e vet, ‘popullin e djathte’ se ata kane qene ‘te persekutuar’ nga sistemi i atehershem, dhe se Salihi eshte Skenderbeu qe i ruan prej ‘balozave te zinj’ te PS. Vendet ndrrohen kur vjen ceshtja e trajtimit te ketyre grupeve gjate tranzicionit. PS mundohet t’i binde mbeshtetesit e vet se ata jane te persekutuar nga Salih Berisha por nuk e japin nje cent nga perandorite qe kane ndertue. Nga ana e tij, Salih Berisha mundohet te paraqitet si mbrojtesi i ketyre te ish-persekutuarve, dhe njeriu qe i mbron dhe i shpeton nga komunistet duke e cuar vendin e shtetin pikerisht atje ku iu intereson ketyre armiqve te tij. E keshtu vazhdon loja e parise se Tiranes, “shaju diten, puthu naten,” ruaj interesat e shpinen e njeri-tjetrit ndersa shqiptaret vazhdojne qe te mos jetojne jeten normale qe ato e meritojne.
Pra, perplasja midis dy paleve te parise eshte reale por jo vdekjeprurese sepse ato i kalkulojne mire veprimet e tyre ndersa gjendja duket e ndere dhe perjetohet dramatikisht vetem nga njerezit e thjeshte. Lojtaret kryesore te parise merren me njeri-tjetrin ne menyre racionale, ia dine pikat e dobeta njeri-tjetrit, dhe perdorin teknika per te ndertuar e per te mbajtur ndasi artificiale politike qe ne Tirane kane qene tejet te suksesshme dhe i kane izoluar te gjithe ata qe mund te flasin kunder parise. Teknika eshte e thjeshte: kundershtari paraqitet sikur i perket pales tjeter dhe sapo te filloje tamtami ne media, mbeshtetesit respektive qe lexojne vetem nje gazete krijojne nje bindje per persona, politika e interesa qe eshte pikerisht ajo qe don kryetari i partise respektive.
Paria nuk e ben luften me kundershtaret e vet per ti zhdukur. Ajo don vetem ti paralizoje e ti beje inefektive, me gjuhen e tyre “t’ia heqe gjarperit dhembin”. Sa kohe qe njerezit nuk jane ne loje politike, sa kohe qe nuk jane te rrezikshem, sa kohe qe ato nuk flasin, sa kohe qe ato shiten e blihen, sa kohe qe tremben per vdekje nga shantazhi e kercenimi, atehere jane punet mire, sepse vetem ashtu paria mundet me vazhdue me vjedhe si i don qejfi e pa friken e ndeshkimit.
Perpjekja e tyre themelore eshte qe te mbajne bashke kopene e mbeshtetesve te tyre dhe te mos e lene qe te shohe driten e dites, te verteten, e as interesin e tyre real e jetik si qytetare e si shqiptare. Dhe, cka eshte me e keqja, perdite e me shume, ato e shohin veten si cobane te kopeve te mbeshtetesve e popullin shqiptar si bagetite e tyre. Duke dashur ti mbajne kopete e tyre bashke, ato mundohen ti vulosin te gjithe njerezit si kundershtare apo mbeshtetes, ti percajne e ti izolojne, ti trembin me ‘gogolin’ apo duke imituar ujkun. Kush eshte nuk eshte me njeren pale ipso facto eshte armik dhe eshte me palen tjeter. Figurativisht, instrumenti qe perdoret per te mbajtur kopene bashke nuk eshte me zagari i stanit, por gazetaret, televizioni, radio si dhe mercenaret e tjere te shtypit. Dhe natyrisht shpifja e thashethemet jane instrumenti i preferuar i parise.
Ne momentin qe dikush thote te verteten, ajo e vertete kalon ne filtrin e interesave te parise ose te segmentit te interesuar te saj. Ne momentin qe dikush nuk pajtohet me krimin qe po ndodh ne shtetin shqiptar, ai duhet te paraqitet si persekutues i kopese qe i shkon mbrapa kryetarit te rradhes, ‘ky eshte ujk i veshur si dele’. Ne mos qofte persekutues, atehere duhet te paraqitet si nipi, djali i halles, vajza e tezes, apo si dhendri i kriminelit ose si nusja e persekutorit.
Tragjedia eshte se ne nje vend ku PPSH sundoi per 40 vjet e ku dy bijat e saj, PD e PS, kane sunduar bashke per gati 20 vjet, ka persekutore sa te duesh bile mundet me u thane lirisht se nuk po merret vesh se kush asht persekutori i kujt. Te gjithe jane te lidhur me persekutore, reale apo imagjinare, te gjithe kane persekutuar gjithkend, gjithkush ndjehet sinqerisht i persekutuar dhe askush nuk thote se ka persekutuar kend dhe kjo eshte ajo qe i intereson parise. Por kritteri eshte se kur nuk i intereson parise, je persekutues dhe kur i intereson asaj je i persekutuar.
Ne nje vend ku shteti ka qene njehere e per kaq shume kohe krejtesisht i plotfuqishem lidhja me shtetin ka qene jetike per grupe e individe qe kane dashte me mbijetue. Ai ka qene sistemi, njerezit nuk kane njohur bote te tjera dhe ne ate system jane perpjekur me i gjete zgjidhjet e problemeve te tyre jetike. Kane ba kompromise, jane ndje keq, kane qene te instrumentalizuar prej shtetit por kane mbijetue. E shkuara e tyre qe dikur eshte duke normale tash eshte kthyer ne armen qe i mban peng, nuk ka rendese se te kujt, te krimit te PS-se ose peng te krimit te PD-se. E keshtu, njerez qe mund te ishin shqiptare te mire, qytetare te mire, zyrtare te afte, njerez me bote, njerez qe kane dashte nje jete me te mire, me te ndershme me shprese e me dinjitet jane shuar ne heshtje e jane trete e po treten ne harrim. Keto te mjere jane varrose gjalle ne te shkuaren e tyre. E varrmihesi ka qene paria e Tiranes qe i mban peng me te gjithe menyrat e mundshme, me dosje, me buken e gojes, me kercenime, me shpresa boshe e natyrisht me shpifjen.
Tash 20 vjet ne trazicion kemi nje shtet qe eshte krejtesisht i pafuqishem. Ne kete shtet parimi kryesor eshte ‘haja qenit pija qenit e hajt ti bijme karadyzenit.’ Ne kete kohe te veshtire per shqiptaret lufta per kontrollin e burimeve materiale e te shtetit ka qene e frikshme dhe shteti ka pasur per te gjithe e te gjithe jane turrur me vjedhe sa ma shume. Sot, edhe pse e kuptojne se ku i ka futur paria e Tiranes, shume shqiptare jane te pazotet me fole, e shohin veten te perdorur, nuk dine rruge te tjera, e kane humbur ndjesine e nderit e te dinjitetit, ose jane ndry ne jetet e tyre e po shkaterrohen pse sistemi te detyron qe per me jetue, te merresh vesh edhe me dreqin tre here ne dite. Shkurt, lufta e objektivi i parise ka qene qe askush te mos mundet me ike prej lemshit te krimit e te gelbazes morale ku e ka synimin me i fute paria e Tiranes. Deri tash, ajo duket se ia ka arrite qellimit. Njerezit bajne krime si me kene kurrgja, sepse paria e Tiranes ia ka fute mendesine e burgut e te kampit te perqendrimit, ku objektivi kryesor eshte me mbijetue vete edhe pse ndoshta kjo kerkon me shite shpirtin tend e ardhmerine e femijeve.
E si pasoje, persekutimi nga ana e parise ka marre forma te ndryshme dhe me pasoja te renda per shoqerine qe shpesh kane shkuar deri ne neuroza e histeri kolektive. Ne kete perpjekje per me mbijetue ne llumhanen morale te Tiranes, gjithkush e shet veten per cka nuk ka kene e cka nuk don me kene, gjithkush mundohet me u shite si mbeshtetes i dikujt edhe pse e din mire se ai njeri nuk ia don te miren, shoqeria nuk ka standarde te pastra morale, nuk ka sjellje civile publike e pergjegjesi shteterore dhe, me i ra shkurt, kjo eshte njelloj si festa perrallore e shtrigave dhe e vampirave qe nuk ngopen me rropullite e te gjalleve e te vdekurve. E kush e nderpret orgjine e parise se Tiranes, eshte automatikisht i klasifikuar si persekutues dhe duhet denuar e eleminuar jo vetem nga paria, por mbi te gjitha nga mbeshtetesit e saj. Sa kohe qe nuk ka kundershtare te hapur, orgjia konsiderohet realiteti i jetes per te gjithe shqiptaret qe mendojne se keshtu eshte e sillet e gjithe bota. Te pakten kete ua thote perdite e tridhjete here ne dite arsenali mediatik i segmenteve te parise.
Shkurt e permbledhtas, objektivi i perbashket i PS-se dhe i PD-se eshte me i mbajte njerezit peng, me i zvetenue, mos me i lane me kene njerez, me i zhveshe nga cdo gje njerezore. Asgja qe qendron ne rrugen e tyre te pasurimit e te sundimit nuk duhet me mbijetue. Mirepo, paria e din mire se edhe keto njerez qe sot po bajne kompromise me gjithcka, prej nderit deri tek femijet e tyre, e qe po percudnohen prej hallit apo prej zorit, nuk kane me harrue. Njerezit munden mos me fole por te gjithe e dine se prej kah po iu vjen e keqja. Heret ose vone do te shuhen edhe keto, do te treten ne harrim e si brezat e meparshem, do te varrosen ne te shkuaren e tyre. E keqja nuk ka emer e perkatesi. Po ka shume te ngjare qe disa prej tyre do te gjejne forca per te luftuar te keqen e per te synue me ndertue nje jete me te mire. E te gjithe ato jane e ardhmja e atij vendi e miqte e mi.
NJE RAST QE E ILUSTRON PERDORIMIN E MANIPULIMIN E NDASIVE PREJ PARISE SE TIRANES
Une jam njeri, nje shqiptar prej atyre te shumteve qe nuk kam pranue e nuk pranoj qe fatin tem me ma vendose paria e Tiranes. Une due me mbete njeri i lire dhe kam luftue e do te luftoj me e ruejte lirine teme me cdo kusht. Por, si nje nga ato njerez qe don me e thane te verteten lakuriq, une e di mire se thania e se vertetes ka nje cmim te rende. Nuk mundet kush me hi kollaj midis qenit e ujkut e prese se tyre, nuk mundet kush me hy midis parise se Tiranes e popullit shqiptar sepse atehere je armiku i saj i betuar. Mua kjo me nderon, ma mire me vdeke vetem e duke e luftue te keqen se sa me heshte e me u ba pjese miratuese e orgjise se parise, por jo te gjithe mendojne ne kete menyre.
Persekutimi i atyre shqiptareve qe si une nuk pajtohen me gjendjen e me parine e Tiranes eshte i nivelit te terrorizmit shteteror. Ne shtetin shqiptar nuk mundet e nuk guxon kush me dale e me thane se paria e Tiranes eshte kriminale. Nuk guxon kush me dale e me thane se ajo qe po ben kjo pari kunder te gjithe shqiptareve eshte nje krim i pashembullt ne historine e njerezimit. Nuk mundet kush me dale e me thane se ato qe shiten si shpetimtare jane bandite me cizme. Nuk mundet kush me thane se ato qe shiten si jetedhenes jane varrmihes. Nuk mundet kush me e thane te verteten sepse edhe ato qe e thone e kane te humbur kredibilitetin, thjesht sepse kane qene pjese e parise apo sepse i kane sherbyer asaj. Menyra se si paria e kontrollon popullin eshte duke e mbajtur te lidhur mbas nje rrene e mashtrimi gjigand, nje top gelbaze morale qe ka perlye shume vete e qe duhet me perlye gjithkend per mos me lane kend me fole kunder saj e kunder interesave te saj e ne mbrojtje te interesave te shqiptareve.
Thania e se vertetes ne Tirane e ka nje cmim, edhe ma te madh se ne kohen e sistemit totalitar. E keshtu, si edhe e kam dite mire dhe e kam prite, disa dite me pare u vura ne shenjester te arsenalit mediatik te Partise Demokratike. Ne nje interviste tek Gazeta Shqiptare, disa dite me pare ia rikujtova disa te verteta Salih Berishes, por vetem disa ama. Edhe ilaci ma i mire me ta dhane tane pernjehere te vret, e jo me helmi i se vertetes qe ai perpiqet me e harrue e me ndryshue. Njeriun mundesh me e heke prej se keqes port e keqen nuk mundesh me e heke prej njeriut. Salihi kujton se te gjithe jemi si Ben Imami. E ka gabim.
Per nje numer arsyesh, te vertetat qe them une e kane prekur rende Salih Berishen dhe per kete eshte hedhur ne sulm. Nuk e di aresyet e sakta, sepse ne sjelljen e tij Salihi eshte edhe serioz edhe karagjoz dhe vetem ai e din se kur eshte njeri e kur eshte tjetri. Megjithate, mendoj se Salihi nuk eshte fort i sigurte se mund ta mbaje masen e mbeshtetesve te vet te lidhur mbas vetes me rrenat e perditshme. Per kete arsye, kur del dikush qe thote do te verteta qe e nxjerrin si njeri qe luan me te verteten, Salihi e ndjen per detyre me e thye ate njeri me cdo menyre. Puna eshte se tek mbeshtetesit e tij ai duhet me ruejte imazhin e paprekshem te Salih liderit edhe pse harron qe per te njejten gje ka thene disa versione te ndryshme. E mbeshtetesit e tij jane te persekutuarit, ish-pronaret, ato qe nuk i durojne pjestaret e tjere te parise se Tiranes dhe lukunia e arrivisteve, te pandershmeve, puthadoreve, e servilave te tij e te klanit te familjes se tij qe jane si shume. Sa per keto kategorite e fundit, Salihi e din se e kane nje cmim dhe se mua keto grupe e individe me interesojne vetem si grupe qe duhen luftuar. Ai e din se keto grupe e individe ai i ka gjithmone ne anen e vet. Prandaj edhe sillet si lumpen e perfaqesues i denje i asaj mendesie.
Salihi e din se une te tjere qe nuk pajtohemi me gjendjen kerkojme me bashkebisedue me shqiptaret e vertete, me ato qe iu dhimbset kombi e vendi, qe e duan te ardhmen e femijeve te tyre e qe duan te jetojne me nder ne nje shtet ligjor e qe ua ruan nderin e ua vlereson kontributin. Frika e Salihit eshte qe ne syte e te persekutuarve, te pasardhesve te familjeve te patrioteve shqiptare, te intelektualeve te ndershem e te atyre qe e duan nje shtet shqiptar ndryshe, qe sot e mbeshtesin Salihin se nuk kane alternative tjeter te besueshme, ne do te shihemi si njerez qe thonte te verteten. Mirepo, per te, une e te tjere si une duhet te dalin me cdo kusht e me cdo menyre si vegla te sistemit te meparshem, e ne mos u realizofte ajo gje, ne duhet te dalim si njerez pa nder e pa karakter, njerez pa karakter, te pandershem, me dy fytyra, spiune te Sigurimit, te shitur tek UDB vrases te shqiptareve. Salihi don me na pa si veten e vet.
Shkurt, qellimi i Salihit eshte qe me kete sulm tejet personal, te me portretizoje si agjent te Sigurimit, si pjese te sistemit te atehershem dhe si persecutor te ketyre shtresave. Me kete vule, Salihi mendon se e ruan masen e mbeshtetesve, ne vecanti ato grupe e individe qe jane ne PD prej hallit. Ai mendon se ato do te imunizohen prej meje dhe cdo gje qe mund te them une e te tjeret si une do te shihet me dyshim e si e pa vlere, per shkak te stigmes qe ai kerkon te me ngjise si persekutor i tyre. Kesisoj, gjithcka qe ne mund te kemi ba ne jete zhvleresohet. Jo vetem aq, por as une, e asnje nga miqte e mi nuk mund te jemi me rrezik per pushtetin e tij kriminal mbi PD-ne e per ate vete. Por i ka ba llogarite me te bijen e te birin e jo me mua.
Rasti qe perdori si evidence dhe qe u mundua t’ia shiste mbeshtetesve te vet eshte ky me poshte. Ne vitet 1976-1977, kur kam qene ne shkollen e mesme, kam pase njohur nje njeri qe kishte dale prej burgut dhe dukej shume i kulturuar dhe shpesh me te, me shoke e me individe te tjere shkembenim mendime per letersine, artin e kulturen. U beme miq dhe flisnim per letersi e per mjaft ceshtje te tjera perfshire ketu edhe problemet politike, here ne grup e here vetem. Kur u pyeta se per cka fliste ky njeri, une thashe ato vetem qe kishte thene ne grup, por nuk thashe asgje nga ato pika e tema qe i kishim diskutuar dore per dore. U distancova prej tij dhe vazhdova rrugen time. Kur e arrestuan per tentative arratisje e formim grupi armiqesor, u thirra deshmitar ne gjyqin e tij dhe atje perserita te njejtat gjera qe ai i kishte thene publikisht ne prani te te tjereve dhe te cilat nuk kisha se si te mos i thoja, sepse i kishte thane para shume veteve, por nuk pranova te bej deshmi te rreme, dhe as nuk thashe gje qe mundte me e rendue. Ne deshmine time, theksova qe ky njeri nuk me ka bere propagande armiqesore, qe kemi folur vetem per libra e autore te ndryshem e kaq. Nuk thashe gjera te tjera qe i dija e qe mund ta rendonin shume ate njeri. Ky eshte nje rast fatkeq si per te ashtu edhe per mua por ne te cilin mendoj se jam absolutisht i paster. Ai eshte denuar jo per letersine por per tentative arratisje, per organizim grupi armiqesor. Ky eshte rasti qe kerkon te perdore Saliu dhe shpura e puthadoreve te tij per te me njollosur mua.
Tash duhet thane se verteta eshte se duke qene shume i interesuar per librat, letersine, filozofine, gjuhet e huaja e te tjera, une kam hyre e kam dale, kam dhene e kam marre me thuajse te gjithe ato individe, ne burg apo jashte burgut qe kishin dicka me me ofrue ne ato kohe; jo vetem ne Shkoder, por ne Tirane e me gjere, shume kusherinj te mi te afert e te larget e miq te vjeter te familjes sime. Jo vetem qe atyre nuk iu ka hyre nje ferre ne kembe prej meje, por ka pasur prej atyre qe i kam ndihmuar si me te holla, si ne menyra te tjera.
Ne ate marrezine e histerine kolektive qe ne siperfaqe e kishte kapllue shoqerine shqiptare te asaj kohe, vlerat e mia e jeten time personale une i kam kultivue dhe i kam ruejte me fanatizem. Nuk ma merr mendja se ka pasur studente ne Shkollen e Bashkuar ne vitin 1979-80 qe e kane pasur dosjen e hapur pse kane mbajte e lexue Biblen apo pse kane folur per libra te tjere te ndaluar qe te tjeret as nuk e imagjinonin se ekzistonin. Ka pasur pak njerez qe kane shkuar ne depot e kombinateve ku mblidheshin librat e ndaluar apo ne tavanet e komiteteve ekzekutive dhe kane mbledhe libra te vjeter e te rralle qe po shkonin per karton. Dhe gjate atyre viteve, ma e shumta qe kam munde me ba, ka kene me ruejte veten. Njerezit kane pa tek une ate qe kane dashte me pa, dhe une iu kam tregue ate qe kane meritue. Edhe Salihit kur i erdhi koha.
Mendoj se kthesa e madhe per mue ka ndodhe ne vitin 1981 me pranveren e Kosoves. Me vjen mire disa nga shkrimet e botuara prej meje e ruajne ate vit si date krijimi. Ai vit ka qene viti i tradhetise se madhe kombetare. Une gjithnje e kam numerue veten nacionalist shqiptar dhe mendimet qe kam pase nuk i kam ndrrue per nje sekonde as atehere, e as tani. Me duhet me e thane pa pike modestije se nese me kultivue mendime e vlera qe nuk perputheshin me kerkesat e sistemit, nese me mendue e me shkrue te kunderten e asaj qe priste regjimi, nese me gjete, me mbledhe, me ruejte, me kopjue, me perhape e me fole per libra, filozofi politike e letersi perendimore e nacionaliste, me perkthye e me mbajte botime te ndaluara per te cilat perfundoje lehtesisht ne burg, me shkrue e me mendue si nacionalist shqiptar donte me thane me kene disident e kundershtar i regjimit, atehere, une kam kene njeri nder disidentet e kundershtaret ma te rrepte te atij regjimi.
Une kam jetue ne ate regjim por nuk e kam lane regjimin me jetue brenda meje. Une kam pasur nje mendje te hapur dhe me kohe, kur eshte dashte e kur e ka kerkue momenti, e kam tregue se cfare edukimi, cfare prirjesh e cfare karakteri kam pase. Shkurt, une jam mundue me kene njeri kur te tjeret si Salih Berisha jane mundue me shpirt me u transformue e me sprovue veten si vampirat e sistemit te Enver Hoxhes; kam preferue me mbete i rrethuem prej mijra librave ne biblioteken e familjes e mos u ba pjese e sistemit. Kam munde me hy ne parti, pa piken e problemit por nuk dashte. Kam munde me ndjeke karriere ne rruge te tjera por gjithnje kam preferue librat e mi e vetmine teme. Kam jetue ne ate sistem por mendjen e shpirtin e kam pase diku tjeter. Kam fole hapur, ka pase raste qe njerezit me kane ike prej tavolines, e kane marre me te qeshur, ose nuk jane ndjere. Nuk po flas se si recenzentet e librit tim “Gjaku Im Trashegon” ma nxoren librin me gabime te renda ideologjike ne vitin 1985 e ne vitin 1986 dhe prape une nuk hoqa dore nga mendimet e mia. Jam perpjeke me i organizue njerezit fshehtas e hapur qysh me kohe. Sa u shpall ligji per shoqatat, une fillova me organizue legalisht shoqaten “Gjergj Fishta” por ato qe sot shiten si disidente filluan me ndrrue rruge e me u shmange prej meje. Kam kerkue hapur e pa ekuivoke te drejtat themelore njerezore, lirine e shtypit e te fjales ne Konference Kombetare te Talenteve te Reja ne Korce ne Tetor te vitit 1990. Per te ardhur tek Levizja Studentore dhe tek perpjekjet e mija e te shokeve te mi, per te organizuar e per te ngritur studentet ne Dhjetor 1990.
Ne te gjithe rrugen qe kam ndjeke kam kene e kam mbete ithtar i patundun i besimit se vetem shteti-komb i shpeton shqiptaret. Dhe kete bindjen time e kam manifestue ne jeten time si individ e kurre nuk kam heke dore prej saj, thjesht sepse kam besim tek populli im. Me shoket e mi i kemi dhane frymen kombetare e nacionaliste Levizjes Studentore, i kemi dhane zemren shqiptare Partise Demokratike, kemi rrezue mitin e Enver Hoxhes, dhe per nje kohe e kemi shpetue ate popull prej vllavrasjes, ku e coi Salihi ne vitin 1997.
Une jam nje njeri, dikur i kercenuar hapur me vdekje prej te gjithe paleve te parise, jam nje emigrant politik i vuejtun dhe i rrahur me shume halle qe i ka dale shpirti me fitue buken rrugeve te botes, por qe e ka ruejte veten shqiptar, qe ka jetue me nder dhe nuk i ka tregtue bindjet e veta. Kam lane karrieren shkencore e i jam bashkengjite UCK-se dhe per dy vjet te mira kam luftue per bindjet e mia, me tana menyrat e mundshme qe kam dite. Me kursimet e pakta familjare e kemi botuar te paren reviste shkencore te studimeve shqiptare ne anglisht. Nje kohe kam qene keshilltari politik i delegacionit te Kosoves ne Rambuje, Keshilltar Politik e Zedhenes i UCK-se, Keshilltar i Larte per Ceshtje Politike i Kryeministrit te Kosoves, nder te tjera i dekoruar me Uredhrin “Adem Jashari” e i nderuar ne shume menyra te tjera ne trojet shqiptare. Kam nje karriere akademike si Doktor i Shkencave Politike, e Profesor ne fushen e marredhenieve nderkombetare e te shtet-formimit si dhe Drejtor i Programeve te Masters ne Politike ne nje universitet te nivelit te larte. E shkuara ime me ban nder.
Sot une jam nje shqiptar ne megrim qe i dhimbset populli i vet dhe qe e ka provue me jeten e vet se ai punon per popullin e vet, se ai mendon per popullin e vet dhe se nuk do te ndalet derisa problemet e shqiptareve te zgjidhen si duhet. Une jam ai qe kam kene gjithe jeten, e bindjet e mia nuk kam pse i ndrroj. Asgja qe kam provue ne jete nuk me ka binde se duhet me i ndrrue bindjet e mia politike. Ndoshta nuk do te jem i zoti me e shtye nje gur prej rruges, por bindjet e mia nuk kam pse i ndrroj. Eshte ma mire me jetue e me vdeke vetem, me dhimbjen se do te jetosh e do vdesesh larg vendit tend, se sa me kene pjese e shoqerise te parise se Tiranes.
A kam ba gabime? Po, pa dyshim. Gjithkush a ke nje ferr te vogel brenda vetes ku don qe gabimet qe ka ba mos me ia tregue kujt. Por ka gabime e gabime. Cili eshte gabimi me i madh ne jeten time? E ketu duhet thane se gjithcka me bind se parine e Tiranes duhet me e urrye e me e luftue me gjithe shpirt dhe se Salih Berisha, sic ia kam thene ne sy edhe para 20 vjetesh, eshte figura me e zeze e me e ndyte qe ka nxjerre kombi shqiptar, ai eshte si gjarperi qe e ka helmue gjakun shqiptar. Ai eshte kanceri ne shpirt te kombit e ky komb nuk ka me gjete qetesi deri sa ky kancer te shkulet e te shperbahet. Gabimi ma i madh ka kene se, edhe pse e kam pase poshterue deri ne ekstrem, prape une e shoket e mi e lame me mbijetue ne politike kur i kishim mundesite me e shmange perjete. Salihi kishte pase do cilesi qe ne nuk mundeshim me i imagjinue.
PERMBLEDHJE E ARGUMENTIT
Si edhe shihet nga rasti im, paria e Tiranes godet e sulmon gjithkend qe i del kunder, gjthkend qe i rrezikon interesat e saj. Shpifja eshte instrument qe ka efekt, dhe Salihi eshte mjeshter i perdorimit te saj. Nuk dua te merrem ketu me Salihin si person, se do te kem raste te tjera, por e gjykoj te dobishme se nuk duhet me e tolerue Salihin si manifestim i nje dukurie e sjelljeje qe eshte shume karakteristike per parine e Tiranes. Manipulimi i ndasive eshte nje nga teknikat e sprovuara dhe qe ka dhene fryte ne te shkuaren. Paria e Tiranes nuk do te ndalet dhe jam i sigurte qe xhevahiret qe do te dalin nga fabrikat e mashtrimet do te cudisin edhe ato individe qe do ti shpikin.
Por ne rastin tim, une nuk due me i pa shqiptaret si persekutues e te persekutuar, si i sheh paria e Tiranes. Une refuzoj me i nda shqiptaret ne kete menyre. Mbi te gjitha, une nuk due me i perkite nje krahu te parise sepse ashtu i intereson Salihit. Mua nuk me lidh gje me PS-ne qe eshte nje kancer i politikes shqiptare, por nuk me lidh asgje me PD-ne qe eshte kanceri tjeter. Por mua me lidh gjithcka me anetaret e mbeshtetesit e ndershem te ketyre partive. Ato shqiptare qe duan nje shtet te paster e te ndershem, nje administrate jo te korruptuar ne sherbim te qytetareve, nje ekonomi solide tregu por te institucionalizuar, drejtesi te papanshme e te pakorruptuar, kthim te prones tek i zoti, nje shoqeri ku nderi nderohet e krimi ndeshkohet, nje sistem edukimi cilesor e per te gjithe shqiptaret, nje shoqeri meritokratike, familje te shendoshe, mbrojtje sociale per te pazotet, e mbeshtetje per tregtaret e prodhuesit, ato qe duan nje shtet te forte e ligj, ato jane njerezit me te cilet une dua te flas. Ato jane njerezit per te cilet une kam punue e due me punue, e pse jo edhe me vdeke. Paria e Tiranes, te zvetenuarit, te korruptuarit, tribute e familjet e krimit, hajnat e cubat, me pushtet e pa pushtet, ato qe i kane la duert me gjakun e shqiptareve si Salih Berisha jane armiqte e mi dhe une do ti luftoj sa te kem jete e me te gjitha menyrat qe di.
Kushdo qe don me dite se cka mendoj une per te e ka te lehte me i gjete shkrimet e mia. Une e Salihi e njohim njeri tjetrin mire, jemi armiq personale te vjeter. Por Salihi e sheh perplasjen ne terma personale sepse, nga ana e ime, kundervenia eshte per ide te kunderta, per rruge te kunderta ne politike, per zgjidhje te ndryshme e jo per urrejtje personale, sepse une urrej veprimin qe ban e jo personin. Mbi te gjitha, lufta e Salihit eshte tjerakah. Lufta e tij eshte me mbajte bashke mbeshtetesit e tij. Nese ai e humb mbeshtetjen e tyre politike, atehere ai eshte pergjegjesi kryesor per krimet e panumerta qe kryer, per tranzicionin e deshtuar, per shkaterrimin e shoqerise e te familjes shqiptare, per shitjen e trojeve e te detit shqiptar, per deshtimin e minimin e ceshtjes kombetare, per vrasjet e mijra shqiptareve, per korrupsionin e krimin rampant, per rrenimin e shtetit, tolerimin e vjedhjes e institucionalizimin e mendesise se cubave, per jetet e shkaterruara te shqiptareve kudo qe jane. Ai mbijeton duke mbete ne politike ne saje te mbeshtetesve te vet. Ai e din se nuk ka rruge tjeter. Rruga e tij eshte rruga e krimit, sepse ajo eshte rruga e shpetimit per te e per familjen e tij te kriminalizuar.
Gjithashtu, ndersa do te hedh ne gjyq te gjithe ato individe, mjete informimi, e parti politike qe njollosin emrin tim, duke i paraqitur me objektivitet te gjithe palet e pikepamjet, sic mendoj se kam bere ne kete shkrim, mendoj se do te shihet mire se ku eshte arsyeja per kete sjellje te parise e ne kete rast te Salih Berishes e te makines se tij propagandistike ne lidhje me personin tim.
Mirepo, nuk duhet me lane pa e permende se kjo shpifje e poshtersi e rradhes nga ana e mercenareve mediatike te PD-se eshte nje ilustrim i shkelqyer i gjendjes se ndere dhe ne dukje te pashprese qe ka mberthyer shoqerine shqiptare per shkak te sjelljes se parise se Tiranes. Kjo eshte paraliza ideale morale dhe e vlerave qe i nevojitet parise se Tiranes. Kjo gjendje eshte kriza e shumeanshme dhe pa zgjidhje ku ajo ka synue e synon me i mberthye shqiptaret, me i zhduke si popull, me i cnderue e me i shfytyrue si njerez. Ajo pari qe dikur donte qe te gjithe ne me u transformue ne Enver Hoxhe te vegjel, sot kerkon qe te gjithe shqiptaret me u transformue ne Salih Berisha te vegjel, veglat e veglave te veglave te Enver Hoxhes.
Por si Enver Hoxha, te cilit nuk i dihet se ku i ka eshtrat, edhe Salih Berisha do te dale perpara gjyqit te shqiptareve apo te historise se tyre. E nuk mundet me thane se nuk e kam dite se cka po baj, sepse ne mos tjeter, une e te tjeret ia kemi tregue se ku po shkonte e ne cfare katastrofe e ka cue kombin shqiptar. Keshtu, edhe kjo perralle eshte nje kallzim e deshmi e vogel por e rendesishme per mue. Prandaj ne denimin e tij, kur ti vije rradha me dale para gjyqit te historise, ne mos ndryshe, une do te jem deshmitar i vertete e vullnetar. E do ta kem per nder me e denoncue krimet e tij te perbindshme, qe natyrisht do te vazhdoj t’i denoncoj me sa fuqi e me cdo menyre qe di e qe do te kem ne dispozicion.







