Nga Inida Gjata (Zhaku)
KUSHTETUTA thotë:
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë !? dhe të vetëdijshëm !? për historinë tonë?!, me përgjegjësi për të ardhmen,?! me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës,?! demokratik e social?!, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,?!
me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit
njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,?! për
paqen?!, mirëqenien?!, kulturën?! dhe solidaritetin shoqëror?!,
me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar?!,
me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe
bashkëpunimi?! ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
Vendosëm të bëhemi të gjithë bashkë për të mos lejuar më shndërrimin e Popullit në skllevër të pushteteve të padrejta. Për të mos lejuar më që Padrejtësia të jetë nëna e sistemit në të cilin gjithcka kemi mundësi të bëjmë është të nënshtrohemi. Për të mos u ndjerë më të humbur në një humnerë të pashpresë, por për të ushtruar Sovranitetin që gëzojmë me të drejta të plota në kombin tonë i cili vërtetë po ndryshon për shumë keq.
Nuk mundemi dot më të bëjmë sehir e të mos veprojmë edhe pse jemi plotësisht të vetëdijshëm për dëmet që na bëhen si popull e si komb nga vetë mos reagimi ynë. Secili prej nesh ka një arsye vetjake e cila e motivon këtë bashkim, pasi cdo qytetar është viktimë padrejtësish dhe absurditetesh. Por të gjithë bashkë kemi vetëm një arsye të përbashkët Të ARDHMEN E VENDIT TONë! Ne jemi vecse një pjesë e popullit dhe për këtë arsye po organizojmë një takim për të treguar veten përpara atyre që me paratë e djersës sonë bëjnë pazare nga më të paturpshmet dhe që në emrin tonë flasin përcart.
Një natë tek një prej simboleve të Nënshtrimit të këtij populli. Tek Piramida, e cila së fundmi është subjekt i : një ligji diktatorial, shpërdorimit të paturpshëm të fondeve publike dhe në të ardhmen simbol i një vrime të zezë në historinë e kombit. Ne, jo vetëm duhet të bëjmë detyrën tonë si popull i presupozuar me të gjitha cilësitë që na kërkon kushtetuta e republikës sonë, por duhet edhe të mbrojmë cdo pronë publike e cila na takon në të kaluarën në të tashmen dhe në të ardhmen.
Ne jemi populli, Ju jeni populli, ata nuk janë populli!
21 Korrik 2011 tek Piramida në orën 19.30 do të shfaqen dokumentarë, filma, muzikë, ligjërata të shkurtra, por mbi të gjitha do të shfaqen një sërë alternativash për një shoqëri me të vërtetë sic e kërkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sonë!