Nga Kledian Lula
Në kohën kur bëhej fushata elektorale e 8 majit 2011, shqiptarët kuptuan që LULI ishte veçse manekini që fliste dhe premtonte mashtrimet e gatuara prej “rekordmenit botëror” të mashtrimeve SALI RAM BERISHA. Këto premtime-mashtrime, jo vetëm që ishin broçkulla e nuk do të realizohen as 0.1%, por nisën të konkretizohen në të kundërt të interesave të qytetarëve.
LULI i 21 janarit 2011, i tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, i paktit detar anti-shqiptar, i pastrim-trafikimit të parave të pista dhe dosjeve të zeza anti-UÇK, vazhdon të mashtrojë, dërdëllisë e zbardh dhëmbët duke u tallur me qytetarëve. E gjitha është vetëm demagogji e kallëpit SALI, mbasi siç pushteti “SALI” ka nisur që dje masakrën sociale ekonomike, duke nxjerr sheshit mashtrimet e para të programit “LULI”, të cilat nuk kanë “të parin qytetarin”, por ekzistencën financiare të pushtet-bandës. Në “trikëmbësh” janë çuar për “ekzekutim” 3 nga premtimet e trumbetuara bujshëm nga LULI, duke i bërë “kurban” për të mbushur buxhetin e shkundur e të vjedhur prej kapobandës së pushtetit SALI-ILIR.
LULI premtoi 30 mijë vende pune, SALIU mbyll edhe 34 mijë e 700 të tjerë
Premtimi social i bërë nga LULI dhe që po përsëritet vazhdimisht me bujë është ky: Do të hap 30 mijë vende pune në Tiranë! Tani që LULI e vodhi mandatin e Tiranës me vota të manipuluara e kolegje të kriminalizuar, ky premtim rezulton mashtrim, mbasi jo vetëm nuk do të hapen këto 30 mijë vende pune “përralla”, por SALIU ka nisur të zbatojë skemën e mbylljes së vendeve të punës në të gjithë sektorët e shërbimeve publike në shkallë vendi. Kriza 2 vjeçare që e ka mbërthyer buxhetin për fyti prej abuzimeve kolosale, tashmë plasi dhe qeveria nuk ka më asnjë fuqi financiare, për të përballuar pagesat e punonjësve të administratës, arsimit, shëndetësisë, policisë, mbrojtjes, kulturës dhe ka bërë gati “listat e zeza” të largimeve masive nga puna.
Sipas planit “Fshesa SALI”, në datën 1 shtator do të hiqen nga puna 34 mijë e 700 punonjës në gjithë sektorët e shërbimeve publike. Me një buxhet të zhytur në borxhe, pushteti “SALI”, nuk ka më asnjë kacidhe buxhet gjendje dhe as burime të jashtme financimi. Kjo “ushtri” punonjësish prej 34 mijë e 700 punonjësish do të mbetet pa punë, mbasi çmenduria SALI e mbushi administratën me 32% punonjës më tepër se sa fondi limit i pagave. Këta do të hidhen në rrugë, mbasi primidalistët SALI-RITVAN e kthyen 25% të fondit rezervë të pagave, në shpërblime pirate e private për shërbëtorët e pushtetit.
Këta punonjës që do largohen nga puna, mbasi janë viktimë e aventurës financiare SALI-RITVAN, të cilat kanë paguar 22% të fondit të pagave për punonjës fiktivë “parti-time” dhe 27% e kanë akorduar si “pagesa për orë shtesë pune” për ministra e zyrtarë të lartë miq, shokë e ortakë të tyre. Kjo “fshesë” masive që “prodhon” edhe 34 mijë e 700 familje pa bukë, imponohet nga fakti se 9% e fondit të pagave është përdorur për koncerte e reklama televizive abuzive, për të propaganduar “Arritjet e pushtetit SALI”, bërë si financim ilegal të paligjshëm në televizionet dhe gazetat e oborrit të tij.
SALIU nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar mbylljen e zyrave të shtetit nga falimentimi financiar, përveç largimeve masive nga puna dhe bllokimit në masën 60% të shpenzimeve administrative e 100% të investimeve publike emergjente. SALIUT nuk i japin më lekë borxh për paga e investime as bankat, as donatorët e huaj dhe as bizneset private, mbasi është bërë i pabesueshëm dhe i pasigurt në administrimin e financave publike. Pasi manifestoi demagogjinë e radhës me gjoja 4-5% gjoja “rritje pensionesh”, SALIU plasi bombën me largimet masive nga puna.
Përballë kësaj masakre sociale tronditëse për mbijetesën ekonomike të familjeve shqiptare, që do të goditen nga “inkuizicioni” financiar SALI-RITVAN, qëndron si “statujë” e shëmtuar premtim-mashtrimi i bërë nga LULI për hapjen e 30 mijë vendeve të reja të punës vetëm në Tiranë. Në listat e papunësisë, nuk do të jenë ata mijëra nëpunës e punonjës të punësuar mbi strukturën organike në vitet 2005-2011. Në lista nuk do të jenë as familjarët e ministrave, të deputetëve, të klaneve pranë pushtet-bandës dhe as rrjeta nepotike partiake dhe krahinore e krerëve të mazhorancës.
LULI premtoi klasa me 30 nxënës, SALIU kthen 780 shkolla me 3 turne
Në defterë programin e tij demagogjik, LULI i “usta-mashtrues” SALIUT ka dhe këtë premtim: “Duke filluar nga viti shkollor 2011 e në vazhdim, nuk do këtë asnjë klasë me më shumë se 30 nxënës”. Mirëpo faktet tregojnë se në shtator ky premtim do të rezultojë mashtrim, sepse për shkak të buxhetit “SALI”, nuk do të ketë rikonstruksion, zgjerim e ndërtim shkollash, por vetëm dyndje e “konservim” nxënësish në shkollat dhe klasat ekzistuese.
Premtimi për “vetëm 30 nxënës në çdo klasë”, nuk do të jetë realitet as në Tiranë e as në Shqipëri, mbasi mashtrimi është “gatuar” dhe po realizohet në drejtoritë arsimore rajonale dhe në Ministrinë e Arsimit. Pasi tentoi të mbyllë dy shkollat 9 vjeçare në Tiranë e të shpërndajë nxënësit për mësim nëpër palestra, salla mësuesish e korridore shkollash të tjera, dje Ministria e Arsimit ka nisur një urdhër në drejtoritë rajonale të arsimit në qarqe, sipas të cilit miraton dy propozim-projekte të këtyre drejtorive:
1. Numri i nxënësve të lejohet minimalisht deri në 35 nxënës për çdo klasë në shkollat e Ciklit të Ulët, deri në 40 nxënës për çdo klasë në shkollat 9 vjeçare dhe deri 45 nxënës për çdo klasë në shkollat e mesme.
2. Zhvillimi i mësimit me tre turne, të bëhet në 60% të shkollave të Ciklit të Ulët, në 58% të shkollave 9 vjeçare dhe në 80% të shkollave të mesme.
Në shkallë vendi, sipas modelit arsimor “SALI” do të jenë 780 shkolla të mesme, 9 vjeçare e të Ciklit të Ulët, të cilat do të funksionojnë me orar mësimor të zhvilluar me tre turne, duke nisur nga ora 8.00 deri në 20.00.
Po në Tiranë, ku LULI premtoi mësim me dy turne në 20% të arsimit të mesëm, mësim pa turne për nxënësit e Ciklit të Ulët e shkollat 9 vjeçare dhe klasa me nga 30 nxënës në të tre ciklet, si do të jetë gjendja? Sipas skemës që ka bërë Drejtoria Rajonale e Arsimit Tiranë, miratuar dhe nga Ministri i Arsimit i pushtet-shpellës “SALI”, mësimi do zhvillohet me këto kushte:
1. Në vitin mësimor 2011-2012, numri i nxënësve do të lejohet minimalisht, deri në 40 nxënës për çdo klasë në shkollat e Ciklit të Ulët e 9 vjeçar dhe deri në 45 nxënës për çdo klasë, në shkollat e mesme.
2. Edhe pse LULI premtoi, se nuk do ketë klasa me 30+1 nxënës dhe mësim me turne në arsimin fillor e 9 vjeçar, gjatë vitit mësimor 2011-2012, zhvillimi i mësimit me 3 turne, do të bëhet në të gjithë shkollat e mesme, në 40% shkollave të Ciklit të Ulët dhe në 65% të shkollave 9 vjeçare.
Ndërsa në shkallë vendi, sipas modelit arsimor “SALI”, gjatë vitit shkollor 2011-2012 mësimi do të zhvillohet me tre turne 780 shkolla të mesme, 9 vjeçare dhe të Ciklit të Ulët, të cilat do të funksionojnë me orar mësimor nga ora 8.00 deri në 20.00, ndërkohë që në shkallë vendi 134 fshatra do të bëjnë mësime në magazine, stalla e shtëpi të braktisura.
LULI premtoi cilësi në shkolla, SALIU largon 3000 mësuesit në dispozicion
Në programin e tij, LULI i “usta-mashtrues” SALIUT ka dhe këtë premtim: “Viti shkollor 2011 e në vazhdim, do të nis me një proces mësimor mbi baza shkencore, pa mangësi në kuadrot mësimdhënës dhe me çdo fëmijë rruge në shkollë”. Edhe ky premtim i bërë 10 herë në ditë nëpër takime dhe ekraneve të televizioneve, në shtator do të rezultojë mashtrim. Shkak nuk janë mungesat e shkollave, por buxheti i shkrehur i qeverisjes.
Një urdhër i formës së prerë, lëshuar prej kryeministrit SALI në kuadrin e krijimit të “administratës elektronike”, ka bllokuar fondin buxhet të pagesës për “mësuesit në dispozicion” për vitin mësimor 2011-2012. Me këtë urdhër, që tashmë është bërë fakt, qeveria krijon dy probleme sociale: Së pari, hedh në rrugë 3000 mësues që janë në dispozicion të drejtorisë arsimore, duke ua hequr edhe atë pak lëmoshë që u jepte, duke pritur punësimin definitiv. Së dyti, shkurtimi i mësuesve zëvendësues, krijon mijëra orë mësimi të pa zhvilluara në të gjithë lëndët e në të gjithë shkollat e Tiranës, për shkak të mungesave ditore të mësuesve definitivë.
Vetëm një fakt: Në vitin shkollor 2010-2011, mësuesit zëvendësues kanë mbuluar 19% orë mësimore në shkollat fillore, 24% orë mësimore në shkollat 9 vjeçare dhe 26% orë mësimore në shkollat e mesme. Sipas llogarisë, rezulton se largimi nga puna e mësuesve zëvendësues, është afro 23 përqind më pak orë mësimi në shkolla. Edhe pse LULI premtoi punësime të reja dhe se nuk do lihet asnjë fëmijë jashtë shkolle, në afro 23% të kohës mësimore, fëmijët e Tiranës i nxjerr ligjërisht në rrugë, duke u krijuar me orë pushimi me urdhër, vetë kryeministri SALI.