Universiteti Afrikan i Tiranës

0
51

Nga Bledi Mane*

E mora licencën, nuk më vonuan shumë. Më patën premtuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (vetëm shkencë nuk bëhet në këtë vend, por nejse), që menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor do të nisë pajisja me licenca zyrtare për institucionet arsimore private dhe bravo u qoftë, e mbajtën fjalën. Tu them të drejtën nuk më sorollatën shumë se unë e parandjeva kur filloi rinumërimi i votave për Tiranën që Edi Rama “do të humbiste” dhe tak-fak u anëtarësova në Partinë Demokratike.

Më kërkuan disa favore të vogla dhe natyrisht i premtova ministër Myqeremit që pranë Universitetit tim studentët do të mësojnë me detyrim gjuhët e huaja gollobordshen dhe rusishten, tekstet mësimore dhe librat e tjerë do t’i shtyp dhe botoj vetëm te shtypshkronja e miqve të këshilltarit të kryeministrit për arsimin Bardhyl Musai, si rektor doja të emëroja veten, por ngaqë nuk kam dëftesë gjimnazi, ramë dakord që si fillim të komandoj burrin e një shoqes së Genc Pollos.

Për ambiente do të flas me Artën e Parlamentit të shfrytëzoj Piramidën me kontratë 1 dollar metri katror deri sa ta prishin nga vjeshta e më pas kam fiksim të më japin me qera cirkun e Tiranës. Unë Lul Bashën e ndihmova me 100 mijë euro për fushatë dhe nuk do t’ia kërkoj këtë borxh, dua të bëjmë klering, do t’i kërkoj çadrën e Cirkut e më pas i fus së ndërtuari një pallat.

Më falni se harrova, nuk u prezantova fare me ju. Quhem Bledar Mane, kam mbaruar arsimin e detyruar 8 vjeçar dhe para viteve ’90 kam punuar saldator në SMT-në e Këlcyrës në Përmet. Shkollën e kisha tmerr, po çfarë t’i bëja plakut se më çante trapin. Unë që i vogël kam pasur fiksim vjedhjen dhe për këtë nuk ma hante qeni shkopin, jo vetëm në rrethin e Përmetit, por as në Tepelenën fqinje që hajdutërinë e kanë pjesë të etnosit dhe folklorit të tyre. E fillova karrierën si hajdut amator duke vjedhur kumbullat e Sheros që kishim gjitone dhe e përsosa zanatin gjatë 1997-ës kur me maska në fytyrë dhe me kallash në duar grabisnim nga 17 makina çdo ditë.

Më pas shkova në Greqi se donin të më vrisnin disa vlonjatë ngaqë ua vrava një shokun e tyre grabitës. Ndenja në Athinë te miqtë e mi dhe aty bëmë shumë para të madhe, dhrahmi me thasë sa nuk i numëronim dot. Shkërdhenim në bythë pleq të kamur grekë që kishin fiksim shqiptarët macho leshatorë dhe herë-herë pasi i bënim të binin në dashuri me ne e ua boshatisnim gjithë llogaritë bankare. Pas viti 2000 erdha në Tiranë se nga Greqia na përcollën me ceremoni, këtu fillova punë gjasme si taksixhi, por njëkohësisht merresha me kurva, me drogë, me shitje pistoletash e më pas bodyguard i një ministri që më kishte fiksim nga trupi im gjithë muskuj dhe tatuazhe.

Ky ministri ishte dhjaks i madh dhe më linte mua të vendosja për emërimet apo tenderat e dikasterit. Do ti që gruaja e këtij leshkos më provokonte dhe unë nuk ia përtova, punë e madhe, unë vrimë dua. Pastaj kjo fillonte më tregonte gjithë sekretet e familjes dhe unë si kopil i zgjuar që jam ia përmendja shefit tim ministër dhe ai nuk më hoqi asnjëherë nga puna… Sa devër kam bërë atëherë, nuk e rruaja as për shtetin e as për Nanon kryeministër. I mbajta lidhjet e vjetra të asaj kohe dhe madje po u tregoj se edhe tani fitoj para, për një nder që i bëmë një biznesmeni egjiptian për pastrim parash na i shpërbleu me nga 500 mijë dollarë. Kam shumë pasuri këtu në Tiranë dhe në Prishtinë dhe tani besoj më erdhi koha që ta finalizoj kompletimin e perandorisë time edhe me një universitet privat.

Stafin pedagogjik e kam gjetur, ato kurvat që kisha kliente kur isha taksixhi janë bërë të gjitha me shkollë të lartë dhe do i punësoj si pedagoge. Për t’i dhënë ngjyrimet e një shkolle internacionale kam menduar që pedagogë të jashtëm të kem edhe futbollistët zezakë që luajnë me Mamurrasin, Ersekën dhe Peqinin. Pedagog të së Drejtës Ndërkombëtare do të punësoj Dumdum Drogba Hamamin nga Kongo, për lëndën e Diplomacisë kam zgjedhur sulmuesin e majtë Ngozi Dyrdyl Samangllasamsungun me origjinë nga Burundi, ndërsa portierin e Ersekës Sunutllëk Rochkodan Susumi me origjinë nga Xhibuti do e kem pedagog të jashtëm të së Drejtës Kushtetuese Shqiptare sepse ky ka 7 vjet këtu dhe di shqipen ujë fare.

Do çel shumë fakultete, por më i papari do të jetë ai i mjekësisë, megjithëse nuk kam në dispozicion qendër spitalore universitare një shok i imi, mik i Lil Metës, ia mbylli gojën Vasilit me 60 mijë euro dhe dy deodorantë antidjerse prodhuar në Dubai. Ndërkohë mbylla edhe një marrëveshje me ministrin e Luftës Arben Imami, gjithë forcat komando shqiptare që shërbejnë në Irak, Afganistan dhe Çad nuk do të paguhen me para në dorë, por do të regjistrohen direkt në vitin e fundit të juridikut dhe pas 6 muajsh do të diplomohen. Zana Guxholli, infermierja e Doktorit më ka premtuar që edhe mamitë apo infermieret e spitaleve rajonale të masterizohen pranë universitetit tim dhe për gati 9 muaj studimesh ato do të paguajnë vetëm 2000 euro për person përndryshe humbasin vendin e punës.

Mezi e prisja këtë ditë, nuk më zë gjumi derisa ta hap Universitetin dhe në ceremoninë e përurimit të jem në krah të Doktorit dhe të dy së bashku të presim me gërshërë shiritin blu. Për emërtimin e institucionit tim arsimor pyeta shumë analistë, të cilët kundrejt një pagese modeste 500 euro për propozim më sugjeruan emrat si: Universiteti Dollapi, Universiteti Diamanti, Universiteti Doris Pack, Universiteti Vefa, Universiteti Alieni, Universiteti shqiptaro-boshnjako-serb “Fazlliç”, Universiteti shqiptaro-holandez “Dylber Basha”, Universiteti Afrikan i Tiranës, Universiteti “No more Schengen Visa”, Universiteti “Artan Ruli & Genc Hoxha”, Universiteti “Motrat Vokshi” (jo Qiriazi), Universiteti “George W. Fushë-Kruja”, Universiteti Juridik “Ristan Kutiçkaja”…

Pasi i dëgjova me ëndje të gjitha propozimet, u mbylla në vetvete, mora frymë thellë, tërhoqa një vizë dhe vendosa përfundimisht ta quaj UNIVERSITETI AFRIKAN I TIRANES. Si çun me norma dhe me rregulla që jam do të hap edhe 2 degë të reja për shokët e mi të burgut. Ndoshta nuk kanë inteligjencën time të diplomohen juristë apo ekspertë shkencash politike, por tani e tutje mund të regjistrohen në fakultetin e shkencave natyrore në degët: ndjekje majmuni me pengesa, vjedhje bananesh&votash apo administrim korrupsioni publik. Kushdo që është i interesuar mund të regjistrohet pa problem, pagesa sipas dëshirës. Sillni me vete 2 shoqe dhe keni tre të drejta studimi falas. Universiteti Afrikan i Tiranës- shqiptar mos rri por vërsulu, shqiptar!!!

*facebook.com/bledi.mane