Akuzat dhe karriera politike e Lulzim Bashës

0
86

TemA

Ministër i 21 janarit

4 shtetas u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën dhe u dhunuan kur Garda e Republikës dhe policia e shtetit në 21 janar 2011 gjatë një proteste antiqeveritare të thirrur nga opozita para selisë së kryeministrisë. Lulzim Basha ishte ministër i brendshëm. Sipas hierarkisë, urdhërin për të qëlluar e japin shefi i qeverisë, ministri i brendëshëm dhe/ose komandanti i Gardës.

Ministër i Paktit Detar

355 km katror det iu dhanë Greqisë, në 28 prill 2009, dy maj para zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në prani të kryeministrave Berisha dhe Karamanlis, ministriat e jashtëm Basha e Bakojanis firmosën marrëveshjen në Tiranë me Greqinë. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese, e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje

Ministër i ‘Durrës-Kukës’

1 miliardë e 27 milionë euro, ose 73% më shumë se sa vlera fillestare, i ka kushtuar Shqipërisë deri tani rruga Durrës-Kukës, kontrata e të cilës u firmos kur ministër i MPPTT-së ishte Lulzim Basha. Sipas raportit të KLSH-së, dëmi abuzim i pastër korruptiv në këtë rrugë llogaritet në 220 milionë euro. Prokuroria kërkoi imunitetin e L.Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen për procedurë, tejkalim afatesh hetimi.

Familja, shtetas holandezë

7 vite më parë, në 19 janar 2007, me dekret të ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, Aurela Xhaferr Isufi, gruaja e Lulzim Bashës, la shtetësinë shqiptare për të mbajtur vetëm atë holandeze. Nuk e ka rimarrë

Shtetësinë edhe pse ligji holandez lejon rimarrjen. Edhe vajza e tyre e lindur në vitin 2006, ka shtetësinë holandeze, por jo atë shqiptare.

Dyshimet për pasuritë

Ish-kamarier në Rinas, Lulzim Basha ka një të kaluar të paqartë ndërkohë që ka shënuar pasuri dhe shuma të mëdha parash në deklarimin e parë të pasurisë si ministër. Prindërit e bashkëshortes së Lulzim Bashës ishin në stafin e ngushtë të kompanisë piramidale VEFA, e cila ka dërguar në bankat e huaja qindra milionë dollarë të mbledhura nga shqiptarët e mashtruar në ’97.

Deklarim i rremë pasurie

Basha ka një numër të pazakontë pasaportash dhe një histori “ngatërese” të pashpjegueshme me dokumentat e një prej shtëpive të tij në Holandë. Ai ka shkelur ligjin e deklarimit të pasurive duke e deklaruar të shitur këtë shtëpi në deklaratën e pasurisë për vitin 2007, ndërkohë që shtëpia sipas kontratave është shitur në vitin 2008. ILDKP i është shmangur deri tani kësaj pike

Errësira mbi Kosovën

Antropologu Jose P.Baraybar, që ka punuar për UNMIK-un në Kosovë, në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Temps” në dhjetor 2010 deklaroi se, ishte futur pa mandat ligjor në Shqipëri për të hetuar sipas tij “krimet e UÇK-së” dhe ishte shoqëruar nga një përkthyes që më vonë u bë ministër në Shqipëri, Lulzim Basha. Basha mohoi intervistën, por dëshmitë e mëvonshme provuan se gënjeu.

————-

Basha do marrë dhe detyrën me procedurë

Mënyra tradicionale e marrjes së një mandati si kryetar i një bashkie është ajo që njohin të gjithë në botën e qytetëruar, shpalles fitues me shumicë votash, këshilli bashkiak konstituohet dhe miraton mandatin e kryebashkiakut të ri. Por për Lulzim Bashën asnjë nga këto hapa tradicionalë dhe ligjore nuk do të jetë e mundur të ndiqet. Edhe pse nuk u shpall fitues ditën që mbaroi numërimi i votave, por vetëm dy muaj më pas duke ndjekur procedura ligjore nga KQZ-ja në Kolegj, edhe mandatin e kryebashkiakut do ta marrë jo në rrugën ligjore të përdorur në këto raste, por me anë të një procedure tjetër.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak do të jetë gati i pamundur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të ndarjes së anëtaërëve të tij 4 me 3, ndërsa për këtë gjë kërkohet një shumicë prej 5 votash. Tre përfaqësuesit e opozitës në KQZ kanë shprehur rezerva për mënyrën se si do të konstituohet ky këshill dhe për rezultatin e votave pasi u përdoren dy standarde të ndryshme në numërim. Votat e hedhura gabim nuk janë njohur në rastin e Këshillit ashtu siç ndodhi në rastin e kryetarit të bashkisë, procedurë që nxori Bashën fitues.

Duke mos marrë dot një vendim për konstituimin e këshillit, që sipas rezultateve paraprake është fituar me një anëtar më shumë nga aleanca qeverisëse, çështja kalon në Kolegj duke zvarritur në kohë konstituimin. Konkretisht kjo aleancë ka 28 këshilltarë, ndërsa opozita ka 27 këshilltarë. Por demokratët e kanë menduar një procedurë më të shpejtë me anë të së cilës do të kurorëzojnë kryebashkiakun e tyre pas 10 vitesh që këtë bashki e kishte në drejtim kryesocialisti Edi Rama.

Do të jetë prefekti Keltis Kruja që do ti japë formalisht mandatin Bashës në një ceremoni të përgatitur për këtë rast. Një nga deputetët e PD-së, që ka qenë dhe në ekipin e juristëve që ndoqi çështjen në Kolegjin Zgjedhor, Dashnor Sula, shprehet se “është KQZ i cili lëshon çertifikatën e fituesit dhe kjo çertifikatë dhe material të tjera të cilat çon KQZ paraqiten në gjykatën e shkallës së parë.

Bëhet një kërkesë në gjykatën e shkallës së parë nga ana e kryetarit të ri të bashkisë dhe është gjykata e shkallës së parë e cila hedh shortin dhe pastaj kemi një gjyq nga ku merret vendimi gjyqësor i cili i vihet në dispozicion prefekturës së Tiranës dhe më pas fillon ceremonia për kryetarin e bashkisë së Tiranës në ditën që cakton prefektura”- tha Sula.

—————


Tv Klan: Fitorja e Lulzim Bashës si kryebashkiak, jehonë në shtypin e përditshëm

Kjo eshte kronika qe Tv Klan ka hapur lajmet diten e sotme, nderkohe qe gazeta e pronareve te Klan, “Koha Jone”, kishte si tutll te madh – “Iku per lesh”, duke iu referuar Rames.

Në faqen e parë të shtypit të përditshëm, dhe në faqet e tij online në internet, jehonë kryesore ka pasur fitorja e Lulizm Bashës, konfirmimi i tij si kryebashkiak i Tiranës.

Një pjesë e të përditshmeve kanë preferuar të shohin si interesante tek lajmi që erdhi si rrjedhojë e vendimeve të KQZ-së fitoren legjitime të Lulzim Bashës, ndërsa të tjera, siç është dhe gazeta “Koha Jonë”, kanë përzgjedhur t’i japin po kaq jehonë dështimin përfundimtar të Edi Ramës me një titull tejet interesant dhe foton e kahershme të Edi Ramës në Francë për të përmbledhur në gjithë simbolikën e saj humbjen e kryetarit të opozitës në çdo betejë të tij, edhe në këtë për Tiranën.

Plot dy muaj pas zgjedhjeve ka përfunduar kalvari i tejzgjatur gjyqësor duke konfirmuar në mënyrë definitive Lulzim Bashën si kryetarin ri të bashkisë së Tiranës shkruan nëntitulli i “KJ”, teksa fton lexuesit që të ndjekin në brendësi të saj çdo detaj dhe deklaratë të ditës kur Tirana u bë me një kryetar bashkie, por dhe historikun e betejës interesante.

Basha do të drejtojë bashkinë e Tiranës, ndërsa humbësi Rama, citohet nga “Koha Jonë” kur i ka njoftuar vdekjen e drejtësisë dhe nuk heq dorë së foluri për aksion popullor.

Nuk mungon dhe qëndrimi i OSBE-së, teksa ambasadori i saj në Tiranë e cilësoi vendimin e Kolegjit si një hap të madh për Tiranën.

“Basha kryebashkiak” është titulli që hap “Gazetën Shqiptare”, ndërsa përveç deklaratave të fitores angazhimeve të zotit Basha, për betejën e Tiranës së re jashtë betejave politike, vijnë dhe vlerësimet e juristëve, për ato që i quajnë gafa të socialistëve që e bënë të pashmangshëm rrëzimin në Kolegj.

“Mapo” dhe “Panorama” thellohen në lajmin që përcjell tek lexuesit, duke i informuar ata se vendimi i Kolegjit që i dorëzoi fitoren Lulzim Bashës ishte unanim, 5 me zero.
I tillë ishte dhe ai qe legjitimoi procesin e numërimit të çdo votë të rregullt të qytetarëve shqiptarë.

Në brendësi të saj, “Panorama” të njeh dhe me rrugën e ditëve të fundit në të cilën do të kalojë bash për të hyrë në derën e bashkisë së Tiranes, duke marrë në finale votëbesimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

“Zoti Rama, për hajdut je i pari, për i drejtë je si drapri”, është titulli që hap gazetën “55”, ndërsa, më poshtë shtjellon qëndrimin, kur thotë se me ardhjen e Ramës në bashkinë e Tiranës, u themelua institucioni i vjedhjes së organizuar të zgjedhjeve.

“55”-a citon Bashën kur thuhet se tani fillon puna, e ardhmja e Tiranës ka nisur marshin e saj.

Gazeta “Shqip” u hap këtë 9 korrik me titullin “Basha fitues/ Rama: Grabitje”, ndërsa “Standardi” ka në krye një foto të madhe me festimin e Bashës dhe të rinjve të forumit demokrat, hapet me “Fundi i Sagës”, ndërsa sjell dhe qëndrimin e Brukselit kur bën thirrje për veprime të qeta nga palët, dhe atë të Edi Ramës kur bën thirrje për aksion popullor.

Gazeta “Shekulli” po ashtu i ka kushtuar vëmendje ardhjes se Lulzim Bashës në krye të bashkisë së Tiranës, duke e parë këtë si një fitore me procedurë, duke pohuar në një farë mënyre se socialistët gabuan në procedurat e tyre ligjore, por duke fshehur faktin se Kolegji dy herë brenda ditës rrëzoi pretendimet për pavlefshmëri zgjedhjesh.

Edhe gazetat kosovare e sitet e ndryshëm në internet i kanë kushtuar vëmendje konfirmimit të Bashës si kryebashkiak i Tiranës, po ashtu dhe gazeta “Albania Daily News”.

Tv Klan