
Nga Anila Çobani
Ne gusht te vitit 1973, nje tentative per te grabitur banken “Kreditebanken” ne Stokholm te Suedise, perfundoi me marrjen peng te 4 nepunesve te bankes nga grabitesit. Pikerisht kjo situate mu kujtua teksa ndiqja procedurat “Live” ne KQZ si vezhguese e forces politike PS. Ne nje rast te tille 4 viktimat qe perkatesisht ishin anetaret e maxhorances ne KQZ, mund te shiheshin me keqardhje tek i shihje te çoroditur dhe teresisht te shfaqur ne deviacion emocional dhe intelektual, por nuk ndodhte keshtu me perfaqesuesit (8 vezhgues te Partise Socialiste) ne ate salle, te cilet pa asnje lloj sindrome qendronin me integritet ne ate salle, qe çdo gje mund te quhej por vetem institucion JO! Te ashtuquajtur “punonjes te KQZ-se”, disa prej tyre “sezonale”, vetem brenda funksionit dhe detyres se tyre si numerues dhe administratore te procesit nuk mund te ishin.
Fare mire ata mund ti identifikoje si anetare apo militante te PD-se. Por, vetem te PD-se ama!! Situata te pazakonta krijoheshin para nesh. Kuti qe hapeshin e mbylleshin rremujshem per te bere anarshine e rradhes. Punonjes te KQZ-se poshte tavolinave (edhe urithet nuk mund te qendronin ne ato kushte) qe spontonin kode, nje zot e di per çfare!? Kuti te shperfytyruara dhe identitete numeruesish te shperqendruar qe perpiqeshin te benin gjithçka.
Gjithçka ama, jo per te bere detyren e ngarkuar qartazi nga Kolegji Zgjedhor, por per te bere te pamunduren per te mbuluar masakren e kryer mbi ato kuti. Sado te perkushtuar te ishin keta njerez, vetem hallakatjen, ankthin dhe çartjen, nuk e kamuflonin apo fshihnin dot. Çartje deri ne dhune fizike te kryera nga nje punonjese e KQZ-se, perfaqesuese e institucionit dhe administratore e procesit. Funksioni i saj ishte te numeronte, te plotesonte proces-verbalin dhe te lejonte kontestimin e bere ne ato proces-verbale te bera nga perfaqesuesit vezhgues te Partise Socialiste.
Por, kontestimi ishte i papranueshem dhe gjeneronte dhune. Ne emer te kujt? Pse? OK, qe mbizoteron filozofia e persekucionit me vendet e punes se familjareve, siç ndodhi ne rastin e Eva Dures, vezhgueses tjeter te Partise Socialiste. Por, dhuna fizike pse? Nga nje grua! Nga nje punonjese e KQZ-se, dhe arsyeja eshte vetem kjo: ne ate kuti, nje nga kodet e mbylljes (jo kodi i peste) ishte frikshem i demtuar dhe demonstrohej se futeshin fletet lehtesisht. Pikerisht ne ate kuti, jashte zarfeve, e theksoj, jashte zarfeve, u gjeten 4 vota per perfaqesuesin e Aleances per Qytetarin, z.Basha.
Pikerisht, per te bere ate kontestim ne proces-verbal, punonjesja e KQZ-se shperfytyrohet, nuk lejon dhe per me keq godet! Ne emer te kujt?? Por, sa here do i duhej kesaj zonje te godiste ndersa kutite hynin e dilnin njera me e shpartalluar se tjetra ne ate salle ku kryetari mjerueshem klithte jerm: -“ Gjykata me urdheron te hap e mbyll ç’gjej para! Hetim nuk bej (Sindroma e Stokholmit)”. Ky njeri qe vetem mbiemrin i di, shante me ze e pa ze. Ne emer te kujt, nuk e di. Ishte ky njeri qe i çoroditur fliste brockulla teksa Aurel Veizaj, vezhguesi tjeter i PS-se, i nxorri zarfin para fytyres se tij te shprishur.
Teksa shihej korrektesia dhe vendosmeria e vezhguesve te PS-se ne ate maskarade ‘live’, shprishja e fytyres dhe mendjes u injektua ne vendim-marrjet e mepasshme, duke nxjerre nje nga nje vezhguesit e PS-se nga salla, duke komunikuar me pare ne telefon (Sindroma e Stokholmit). Kontestimi dhe provat ne ate maskarade te ashtuquajtur “numerimi i votave ne kutite e gabuara” ishte aq i pafund, sa Kolegjit, mendoj do ti duhet te degjoje dhe provat e gjalla te evidentuara nga keta 8 vezhgues, te cilet me stoicizmin e tyre bene gjithçka me korrektesi per ti sherbyer demokracise, popullit qe votoi dhe te ardhmes se femijeve apo bashkemoshatareve te tyre.
Ndersa 4 perfaqesuesit e maxhorances duhet te futen me doemos ne literaturen e jurisprudences si shembulli me tipik i nje ngerthyerje keqazi (Sindroma e Stokholmit), ku viktimizimi ndaj pushtetit diktatorial eshte shembulli me i nenvizuar para ketij populli ne zgjedhjet bashkiake 2011. Populli votoi i qete dhe me kulture te larte demokratike, ndersa viktimat e Sindromes Berishiane numeruan keq dhe shperbene kete proces.







