
Shekulli Online, 15.12.2009
UPDATE – Te gjitha drejtorive kryesore te administrates se shtetit dhe institucioneve qe paguhen nga buxheti, u ka shkuar nje shkrese e cila ka fjalen “URGJENT” ne koke dhe mban daten 14 dhjetor.
Kjo shkrese u eshte nisur edhe me email nje numri funksionaresh te larte te administrates. Shkresa eshte nje urdher qe permban dy pika.
E para eshte bllokimi i “fondit te vecante” nga i cili do merreshin shperblimet e perhershme te fundvitit (te parashikuara me VKM)
E dyta, te mos paguhen pagat e muajit dhjetor (15 diteshi i pare dhe i dyte)
Shkresa, e cila posedohet tashme nga Shekulli, nis me fjalet:
“Me urdher te Ministrit te Finances dhe me porosi te Zv.Ministrit, urdherohet te gjitha deget e Thesarit, te bllokojne plotesisht perdorimin e fondit te vecante per te gjitha institucionet… ”
Me pas ne shkrese jepen disa sqarime teknike dhe shkruhet se efektet e urdherit do fillojne qe diten e hene. Ne fund thuhet:
“Me porosi te drejtorit te Thesarit, ju sqaroj edhe njehere se: Pagat e muajit dhjetor 2009, do te egzekutohen vetem ne janar 2010..”
Historia e “fondit te vecante” nis me nje VKM te dates 25 nentor. Ne kete VKM thuhet se qeveria miratoi “fondin e vecante” qe parashikon nga 10 mije leke te reja shperblim gjithe administrates
Kleçka e VKM-se eshte ne piken 8. Aty thuhet qe “Ministria e financave merret me kete udhezim”.
Dhe eshte pikerisht Ministria e Financave qe nxjerr sot shkresen e mesiperme ku e bllokon “fondin e vecante”.
“Loja” zbulon qarte gjendjen e rende te arkes se shtetit, por tenton edhe te shpetoje kreditet politike personale te kryeministrit, sipas menyres tashme te vjeteruar “udheheqesi do, po ja qe nuk e le ministri”.
Situata behet edhe më e qarte po te lexosh sot, nje lajm ne sajtin online te Keshillit te Ministrave, ku veç te tjerash, pranohet per here te pare se ne Shqiperine e “suksesve ekonomike” dhe “rritjes dyshifrore” paska krizë!
Ja teksti i plote i lajmit te sotem ne sajtin e KM:
“..Kryeministri Berisha priti sot ministrin e Financave z. Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t’u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë.
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së Kryeministrit…”
http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=12324
Por shperblimi qe nuk do jepet eshte vetem “qershia mbi torte” sepse situata eshte me e rënduar se kaq.
Sot dhe neser ka qene dite pagash per administraten. Por pagat nuk jane marre. Në administratë sot ky shqetësim ishte tema e ditës.
Në zyrat e Financave të administratës, punonjësve u është thënë që paga e dhjetorit do merret nga mesi i janarit që vjen.
Ndërkohë që harxhohen miliarda për “festa” dhe “kongrese” që shndërrohen në shou elektoral, arka e shtetit eshte bosh dhe pamundesia financiare e qeverise ka arritur tashme aty ku nën zë ekspertët e kishin paralajmeruar: deri tek rrogat e administrates.
Sipas njoftimeve më të fundit, disa punonjes administrate që kanë telefonuar në Shekulli, thane se në dikasterin e tyre, ne mengjes u eshte thene qe “rrogat jane hedhur ne banke” por kur kane shkuar atje u eshte thene qe nje urdher i minutave te fundit e ka bllokuar pagesën.
Situata e renduar ekonomike mund te çoje ne zgjidhje te sforcuara qe ne ditet e para te viti qe vjen. Sipas eksperteve, skenari me i frikshem eshte qe qeveria te urdheroje prodhim dhe shtypje parash te pambeshtetura ne situaten e tregjeve, gje qe mund ta coje vendin drejt nje inflacioni marramendes dhe zhvleresimi ekstrem te monedhes vendase, lekut.







