Berisha, si e njoh unë

0
49

Roland Gjoza

Roland Gjoza, 15.12.2009

Poeti, prozatori dhe kineasti i njohur Roland Gjoza në një rrëfim analitik për rininë e drejtuesit të sotëm të egzekutivit në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me shkrimtarët dhe artistët. Zbulimi i një dëshire të panjohur: S.Berisha ka dashur të bëhej shkrimtar.

* * *

Ia hoqa rroben e politikanit dhe i pashe kostumin tone te vjeteruar, ato kepucet me thembra te ngrena, ate brengen e cuditshme te shkrimtarit. A e dini qe ai ka dashur te behej shkrimtar? Kalonte nga Lidhja e Shkrimtareve te asaj kohe dhe kishte zakon te pershendeste. Me nje kujtese fenomenale, me cehrene me njerezore, me karizmatike, qe edhe vete fajdexhiut Gobzek te Balzakut, kopracit klasik, do t’i kishte bere pershtypje te madhe, perkunder natyres se tij do te kishte ndjere si rralle e me rralle ate pickim miklues ne zemer dhe do t’i kishte dhene para per te botuar nje roman. Ai ka enderruar te beje romane, madje dhe epope. Dhe do t’i kishte bere, per kete s’kam dyshim. Po pse kalonte andej dhe i pershendeste shkrimtaret?

Ai i njihte te gjithe, ai i adhuronte, sepse ata kishin bere ate qe ai donte te bente. Ju ndoshta se mbani mend Sali Berishen te ri. I gjate, i qeshur, tejet eshtror, kjo i binte ne sy dhe ne fytyren e mprehte dhe tejet shprehese prej vikingu, sapak i hallakatur, ndoshta prej hapit te madh qe hidhte perpara me nje energji shperthyese, flokeverdhe, qe i ngacmonte me dore, pak me kurriz, ndoshta prej gjatesise, dobesise, perkuljes instiktive per te nderuar njerezit. Ai me njihte dhe mua. Sepse me pershendeti njehere ne sheshin e madh me ate menyren e tij prej te afermi. Ai shkonte ne teater, ne kinema, kalonte nga Lidhja, sepse ai kete e kishte nevoje, jo hobi kalimtar. Jam i bindur qe ne erresiren e teatrit ai ka derdhur lot, po keshtu ne erresiren e kinemase dhe ka ndjere ate dobesine sfilitese te nje krijuesi me shume ndjenje dhe trazim shpirteror.

Sali Berisha ka patur dobesi per njerezit e famshem. Ata e terhiqnin, ishin mite, tatu per te, padyshim ai vuante gezueshem, krejt paster, per madheshtine me dy kembe, qe e kishte emrin, bie fjala, Ismail Kadare, e qe fare rastesisht kalonte prane tij. Edhe kur u be mjek ai nuk hoqi dore nga kerkimi instiktiv i atij hapit te menduar te shkrimtarit. Po t’ia thuash kete, ndoshta do te qeshe, po une e kap ne ajer dhe ate asosacion ne zgjedhjen e mjekut te zemres, sepse ai kurrsesi nuk donte te ndahej nga artisti. Duke prekur pulsin dhe duke u marre me misteret e zemres ai perpiqej te gjente kodin e madheshtise, jo te asaj madheshtie delirante qe rendom e quajme marrezi, po te madheshtise te bazuar ne punet e imta te shpirtit krijues.
Edhe kur ishte mjek ai sillej si artist. I qendronte pacientit te koka pa perfillur orar zyrtar dhe qe i mahnitshem ne dhenien e diagnozes se sakte. Gjenialiteti i kujteses dhe kthjelltesia e intuites, asnjehere se lane ne balte. Atje te pacienti mbeti, ne spital, ne shtepi, ne varreze, per fatin e keq kur semundja bente te veten. E kam te provuar me nje mikun tim, regjisorin e Karnavaleve, Ismail Xhabjakun. E ndoqi aq imtesisht dhe heroikisht ( i qendronte te koka dite e nate ) sa u be i familjes. U shua regjisori i filmave muzikore, ai njeri aq i mire, vizitat e Berishes vazhduan ne te gjitha ditet e rendesishme per nje ikanak qe s’kthehet me. E kam pare si vinte ashtu mbreselenes dhe njerezit mahniteshin me energjine dhe miresine qe clironte, me fjalet aq te ndjera dhe te dala nga zemra qe shqiptonte theshtesisht, fare marrezisht thjeshtesisht. Ai perhapte nje si mbrese udheheqesi qe atehere, sepse njerezit e degjonin me kureshtje dhe kur ai behej gati te ikte, ata, jo vetem ngriheshin per t’i dhene doren, po e ndiqnin perjashta, e ndiqnin verberisht, sepse nuk donin te ndaheshin prej tij.
Te me falin ata qe me lexojne, nuk kam pune me politikanin, ia kam hequr ate kostumin e Kryeministrit, i shoh ate te strepsurin dhe te rrudhurin paksa te shkrimtarit te rene nga dynjalleku te kohes sone. Ju lutem edhe njehere, te me respektoni sadopak ne keto mbresa te jetuara, ne kohe pak te larget, po edhe ne ditet qe sapo lame.

Ishim ne nje mbremje te vila e Enverit ne bllok, vinte nje nga drejtoret gjenerale te UNESKO-s. Nuk po fillonte darka. Erdhi drejtori i nderuar, po serish nuk po fillonte ceremonia zyrtare. C’kishte ndodhur? Berisha kishte cuar makinen e vet per te marre ne shtepi Sulejman Pitarken dhe Kadri Roshin. Kam pare me syte e mi si ka dale nga salla per te pritur Sulejman Pitarken. O zot, Presidenti i Shqiperise iu perkul me nderim aktorit te madh qe kishte luajtur Sulejman Vokshin. I pashe lot te syte. Pitarka qendronte pak rende, dukej qe mezi kishte ardhur. E shoqeroi deri brenda dhe i tha fjalet me te mira per rolet e tij te shkelqyera. E adhuronte vertet duke harruar veten, gjer ne ekstaze. Keshtu i donte artistet. Nuk i benin pershtypje hollesite, se aktori mezi i kishte levizur kembet per te ardhur pas shume kundershtimesh. Berisha nuk e bente per tu dukur, jo aspak, po postin e presidentit e shfrytezonte per te prekur idhujt e tij. Kaq. Per t’i patur prane. Krejt femijerisht, gati naivisht.

Serish nuk po fillonte mbremja. Atje ne ane te salles ishte tavolina e gjate e mbushur me gjithfare ushqimesh te zgjedhur, qe nga bifteqet, gjer te karkalecat e medhenj te detit, vera, birra, rakia. O zot, po na leshonte goja leng. Apo s’ishte dhe kohe e mungesave te madha ne treg dhe e pagave te vogla. Kerkohej Kadri Roshi. Ai s’bindej te vinte. Berisha ndjehej keq. Idhulli i tij i jashtezakonshem, Kadri Roshi, nuk donte te vinte per shkak te bindjeve. Dergoi dhe nje makine te dyte. Po ai nuk erdhi. Une pashe ate darke trishtimin e Berishes qe grindej brenda vetes me politikanin. Me le pa Kadrine, o parti demokratike, po ne sonte jemi mbledhur per artin, ta leme politiken menjane, i dashur, une jam nje nga adhuruesit e tu, nje tropojan qe e kam blere bileten per te pare Arturo Ui me te shtrenjte dhe dy dite s’kam patur me c’fare te ha. Ti i dashur do te takosh nje malesor, jo presidentin e dale nga partia demokratike.
Po Kadri Roshi nuk erdhi, megjithese disa here Berisha e permendi dhe tha se ai do te vinte patjeter ate mbremje, ja, pas pak do ta kishim midis nesh. Ai s’erdhi, po Berisha nuk e pranonte mosardhjen dhe ai erdhi, domethene nuk erdhi. Kjo pandehme e Berishes se ai me ne fund ishte ne salle, e cila shpejt i u kthye ne bindje, me mahniti. Ai nuk pyeste per shkrimtaret qe i kishte armiq ( !!! ), qe nuk e donin.
Ate mbremje une jam cuditur me erudicionin e Berishes per krijimtarine letrare, ai ngriti lart Pallati i Endrrave te Kadarese qe e quajti kryeveper boterore, romanin me te madh disident. Qe atehere e ka quajtur te tille. E donte vecanerisht Kadarene. Fliste krejt i mahnitur i verbuar dhe vete per romanin dhe nje drite e tradhtonte ne sy, nje flake prej energjise se fjetur te shkrimtarit. A do ta bente vete nje roman te tille? Kjo mbetej si nje iluzion pretendues ne ata sy me nje shkelqim prej rrufeje. Ai edhe shkrimtar do te behej, keshtu me vjen me mire te them. Sa i thjeshte dhe i perulur dukej, tejet i carmatosur nga fuqia qe te jep pushteti, kur ndodhej para shkrimtareve e aktoreve te medhenj. E kam pare vete. Prandaj po shkruaj. Dua te zbuloj kete ane qe ai e ka, po ia erreson politika.
Berisha e ka keq me politikanet e opozites kur e kundershtojne, po nderron, behet tjeter, kur nuk thote ndonje fjale te mire per te, bie fjala, Dritero Agolli. Ah, ta kishte ndonje dite ne zyre, t’i kerkonte shkrimtari dicka, do te behej nami ne Kryeministri, shpejt do te punonin telefonat dhe i madhi Dritero do te dilte i kenaqur nga tempulli, ndersa i peruluri lexues dhe humbes i enderres per tu bere shkrimtar, Berisha, do ta shoqeronte me nderime te medha shkrimtarin e kampit tjeter pa e arsyetuar fare kete fakt. Keshtu do te ndodhte.
Edhe tani ne fund kur shkoi ne Panair, Kadareja ka qene mirazhi ne shkretetire, ai mirazhi fatlum i shpetimit. Oazi ku profetit Muhamed iu shqiptua fjala hyjnore. Libri ishte politika, Kadareja ishte e pamundura, ja te ky yrt, ai, Berisha s’mberriti dot. Kjo hem e trishton hem e gezon, e trishton si shkrimtar, qe su be dot, e gezon si politikan, qe kerkon suksesin, se pikerisht ne fushen e letrave, qe e ka me per zemer, eshte nje shkrimtar shqiptar me fame boterore, qe mund te merret si pike reference dhe ta ndjesh veten mire kudo qe te ndodhesh.
Pashe nje ane te fshehte te njeriut te politikani me i diskutuar sot ne Shqiperi. Ai e ka ate per te cilen fola me lart, e ka, per kete jam i bindur. Berisha artist ekziston, merruni dhe me kete mister qe mbeti i paprekur, si nje liber i pahapur.

* * *

Kujtoj Dhimiter Anagnostin Minister te Kultures, nje regjisor i madh, po zyrtar konservator tejet strikt, Vangjush Furxhi, zevendes minister, nje aktor i shkelqyer, madje i jashtezakonshem, manierist i hollesise, Vath Koreshin, prozatorin e madh lirik, Minister Kulture, qe kur i ra infarkt, nuk i dha kush pare per te vene pismejker ne Itali dhe prej saj vdiq, ne varferi, Teodor Lacon, Minister Kulture, shkrimtar brilant i mrekullueshem, deputet, qe ndihmoi mikun e vet Vath Koreshin per te kryer operacionin e veshtire, Skender Bucpapaj, drejtor i Radio-Televizionit publik, poet dhe publicist, Prec Zogaj, Minister Kulture, deputet, liberal, e donin artistet, poet i njohur, prozator me emer, Besnik Mustafaj, Minister i Jashtem, ambasador, poet, prozator i njohur i perkthyer jashte, Bardhyl Londo, deputet, poet i shquar, Robert Ndrenika, deputet, aktor i shquar, nga me te njohurit e diteve tona, Pellumb Kulla, ambasador ne OKB, shkrimtari me i madh i humorit, publicist i shquar …Lista eshte e gjate. Ata pothuajse nuk jane me prane Berishes. Ndonjeri eshte ende aty rrotull, me teper prej inercise.
Shkrimtaret dhe artistet ne qeveri dallojne prej te tjereve, sepse kane shenjen, nuk jane anonime. Kane famen qe iu jep ate spikamen hamgjitese, qe hem ngjall entuziasem, hem zili. Ata jane ne qender te shpifjes dhe te thashethemnajes, pra, lehtesisht te rrezueshem. Rendom bejne gabime ngaqe nuk e pranojne llogarine e vrazhdte. Duke i patur kaq prane dhe nen vete, ai udheheqes dhe ata nepunes zelltare, befas nisen e iu zvetenuan idhujt, qe dje i shikonte ne piedestale dhe i adhuronte, ndersa sot i urdheron dhe me qejf i shtyp duke lene te lire dhe nje hakmarrje te vjeter per ata qe e munduan me famen e tyre para se ate ta kishte ai. Berisha i rrezonte artistet nga pushteti, famepermbysurit, qe binin rrokupujshem e me zhurme te madhe para kembeve te tij. Duke mbetur krejt i vetem i kishte te gjitha famat. Kjo ishte nje ngjitje e bujshme e Berishes pa perfillur e pa ndjere pothuajse asgje per te renet nga froni, te cilin ua ofroi vete. Kjo do nje shpjegim me te imet ne kete rruge te mundimshme te karrieres mu ne zgrib te saj. Kam perpara jo qartesine, po erresiren, qe mbulon keto pune, me fort ngjizje te subkoshiences.
C’t’i numurojme artistet e ikur, ( po perdor nje fjale poetike duke marre keshtu njefaresoj anen e te debuarve ) ata jane shume. Ulise qe si shpetuan dot kenges se Sirenes. Shkuan dhe u bene fli te pushtetit magjik te Berishes.
Ai i do nga larg artistet e medhenj, ata qe populli i ka bere te famshem, i ndjell fuqishem, i merr lart ne kupole, u jep poste, po kur ata shnderrohen ne albatrose te Bodlerit, nga zogj madheshtore qe jane mesuar te rrojne me shterngaten qiellore, ne zgjebarake qe zvarriten pertoke, ai nuk ka kurrfare meshire per ta prej zhgenjimit te madh qe e kaplon.
Po pse ndodh kjo stigmate poshteruese? Dhe pikerisht me te famshmit, gati te idealizuarit, te shnderruarit ne legjende? Nga paaftesia si zyrtare? Nga ambicja se mund t’i bejne te gjitha? Nga idealizma? Thjesht nga perfitimet, favoret, fuqia materiale e pushtetit?

Perse? Perse Berisha nuk i duron me? C’te bej, jane te paafte, thote ai per te aftet dhe zgjedh te paafte qe deshtojne si te afte. C’nderlikim i nderlikimit morbit! Adhuruesi me i zjarrte ” vret” krejt gjkftohtesisht idhullin e vet me te shenjte. Sepse erdhi dhe iu bind. Dhe ne kete bindje nuk kuptoi dhe skllaverine. Bindu pak dhe kundershto shume, ky eshte artisti. Kjo u quajt prej Berishes si nje thyerje bese.
Pushteti te merr fuqine dhe te jep fuqine. Te merr fuqine e enderrimit dhe te idealizmes dhe te jep fuqine pa cak te mbajtjes se pushtetit me cdo mjet. A i ka humbur Berisha ato frymezime te befta prej shkrimtari, ate humanizem perplot miresi prej mjeku te zemres? Une them se jo. Vecse ka ndodhur nje ndryshim, ambicia per pushtet ka marre shume prej shkrimtarit potencial dhe mjekut gati te humbur, sepse duke luajtur me famat e te tjereve per te rritur famen e vet, ai padashur luajti dhe me vetveten; shkrimtarin dhe mjekun e vuri ne sherbim te politikanit.
Por here here ne kohe krize, kur ai kujtohet te gjeje dhe nje cast per te reflektuar sadopak brenda morses se kokefortesise se tij, ndjell serish nga larg shkrimtaret dhe artistet e degjuar, i grish ethshem, i perkedhel e i lajkaton, i mburr ne menyre siperane, nuk ua kursen lavdine, sepse ai s’heq dore nga zakoni i vjeter i sirenes. Sapo ata afrohen, se rendom artistet jane te varfer dhe tundohen, i binden, rrine urte, ai i nenshtron dhe i shtyp.
Berisha pergjon sekretin e fames qe eshte magji e artistit dhe vetem e tij, pergjon qysh prej rinise se hershme ate qe eshte e pakapshme, talentin e lindur, kodin e fshehur mistik, te paperseritshem. Ai se ka patur, po mund ta fitoje. Eshte kembengules, me vullnet te hekurt, i pajisur me nje mendje te mprehte te shkelqyer, qe nxe, prodhon ide dhe arkivon ne saje te kujteses se tij te mahnitshme.

Ai e provoi shkrimtarin si iluzion, e humbi prej nje rrethane, se i doli e drejta e studimit per mjekesi, jo per letersi, sic enderronte. I hyri mjekesise dhe u be i njohur, por perqark kishte rivale te forte qe nuk i bindeshin, pra, nje konkurence te humbur. Iu fut politikes, fushebetejes se zbrazur prej idhujve te permbysur te komunizmit, gjeti vendin bosh, popullin perjashta qe brohoriste fitimtarin, popullin qe u shnderrua me kohe ne turme ku mendimi humbi dhe instinkti u shfaq frikshem, iu zgjua kushtrimi i te pareve, dhe prej karizmes dhe energjise se tij gati apokaliptike, ndjeu me intuite misionin, ate te udheheqesit ( ekstremisht me te adhuruarin ) qe mund te fitonte dhe e kishte fituar ende pa e fituar, sepse sipas tij, ishte i fituar ai qe fitonte para se te fitonte. Berisha nuk eshte ndalur kurre te deshtimet, sepse ato gjithmone kane ndodhur jashte tij dhe eshte treguar mjaft i qete kur ka shperfillur fitoren mbi nje deshtim qe se ka njohur. Krejt e kunderta ndodh me nje artist te vertete qe heq dore mendjelehtesisht prej misionit kur nje hap e ndan nga lavdia, sepse ai edhe kur vdes ndjen me fort deshtimin si perjetim te fundit.
Berisha e ka arritur famen. Po a eshte i kenaqur prej saj? Jo, aspak. Po, sigurisht. Keto dy te kunderta te skajshme te vine neper mend. Sepse ai e ka arritur ate me famen qe ua ka “vrare” te tjereve. Ai i vrau te vjetrit e regjimit te shkuar, ai vrau dhe te vetet ne emer te demokracise. Artistet jane midis. Ajo nostalgjia e tij qe lidhej me nje kumt shpirteror, fashitet e platitet perhere e me rende. Po nganjehere, si ai njeriu ne gjume, ajo leshon klithmen e vet te trembur, Berisha sikur ndjen pendim, harron pushtetin, kthehet ne shikues e lexues, behet tejet i thjeshte, ben gjestin moral tejet te pelqyeshem, ndoshta gjestin e fundit, i jep pension te vecante Driteroit dhe Kadarese, si per te lare nje mekat me artistet.

* * *

Berisha ka perballe artistin qe se nenshtroi dot, Edi Ramen. U mundua ta bente kete gje, se ai ishte mesuar qe artistet t’i rrezonte lehtesisht, e rrahu per vdekje, e detyroi te lere atdheun, po ai prap i mbiu mu ne sy me nje pjese te madhe te popullit opozitar me vete. Ah, ky artisti! Sindroma artist e Berishes, qe kishte marre te tatepjeten. I humbi, madje i ktheu ne kundershtare, ne armiq, sic deshiron t’i quaje ai kur i kercenohet froni. Ja pra, ky eshte Edi Rama. Perballe njeri-tjetrit, me te egersuar se kurre, perplot hakmarrje dhe armiqesi.

Ekstravaganti liberal me konservatorin populist, i fshehuri artist ne potence, me te bujshmin artist me diplome, tropojani i humbetires, me nje qytetar te regjur prej brezash, banor i shtepise me nje shkallare ne bllok, i pari i rritur varferisht, i dyti i merzitur nga teprimet, i pari me shume mungesa, i dyti me mjaft kerkesa, por qe te dy takohen ne nje pike, etja per pushtet, po jo si nje zyrtar i merzitshem, nje shef a drejtor, me shume eprore arrogante mbi krye, po sundimtare, madje te vetmit sundimtare absolut. Absolutizmi i tyre ne demokraci mbulohet nga frazat e gatshme te kopjuara pike per pike nga tellallet e BE-se.
Edi u dallua ne tubimet e para pluraliste si individ i cartur anarkist qe linte shijen e skandalit te pranueshem, sepse fjalimet e tij ishin model i nje gazetarie futuriste te dores se pare; Peshku i kuq, peshku blu, peshku i zi, ne qofte se ju kujtohen, qe Berishes i ngrinin qimet e kokes perpjete. Kush i ka lexuar shkrimet e Edit te revista Albania, Kuo Vadis dhe liberthi i tij per Kandinskin e kupton mirefilli se ai kishte stof te shtrenjte prej publicisti.
Kur ende nuk po pikasej te Edi kahja e tij e vertete per tu marre me art apo politike, te Berisha kjo prirje pothuajse u shpall hapur, madje me entuziasem, atij i pelqeu pa mase roli i prijesit te turmes se pafundme. Edi me teper luante i dehur prej lirise se pluralizmit, ndersa Berisha e mori ate seriozisht.
Mbaj mend nje miting te demokrateve ne fillimet e tubimeve neper rruge, kur Berisha nuk pranoi te rreshtohej ne podium ne krah te Edit, qe dukej hapur se e shperfillte doktorin, me teper per hir te estetikes, pamjes se tij prej andej, me ate pardesyne e bardhe dhe ate hapin e madh e te hallakatur sikur po ngjiste malin. Intuita e mprehte e doktorit e kapi kete paralajmerim te snobit, po e permbajti mllefin dhe zemerimin e eger. Po s’ishte vetem kjo; kush do te ishte i pari ne kete tubim? Kjo ishte ceshtja. Kjo skene me ka bere shume pershtypje, sepse Berisha iku, nuk foli. Ka ndodhur diku aty te muzeu arkeologjik perballe akademise se arteve.

Berisha e nenvleresoi Edin, nuk e mori seriozisht dhe, sic u perfol me vone, ia kishte mbyllur dhe deren e partise demokratike. Berisha urrente plotesisht qe ne fillim, sic di te urreje ai, pafundesisht dhe shfarosshem. Edi vazhdonte te luante si nje artist qe koha e kish kuturisur te merrej me politike. Rinia e donte. Populli, turmat e gjithefareshme, vecmas ato ekstremistet, shikonin tek Edi aventurierin, jo fort te moralshmin, jo te denjin per tu rreshtuar ne kampin e demokrateve, nuk ia falnin qe ai ishte rritur nen hijen e bllokut.Turmat ndiqnin Berishen karizmatik, qe dukej tejet i thjeshte, i drejtperdrejt, guximtar, luftarak, dinte t’i gjente fjalet per te ndezur te rruga e ngushte e Kavajes, bulevardin e famshem parisien Shanz- Elize, kur therriste me aksent; E duem Shqipnine si Evropa!.. Nuk eshte pak t’i premtosh nje populli qe ka jetuar ne roberi te plote, lirine perendimore, t’iu shkelmosh para syve porten e hekurt qe i pat ndare prej nje gjysme shekulli nga Europa dhe Amerika.

Nuk eshte pak te premtosh se ketej e tutje kushdo mund te udhetoje i lire neper bote dhe te jetoje atje ku i pelqen.. Karizma prej profeti e Berishes perputhej kaq cuditerisht embel me aspiratat e popullit sa ai filloje te shikoje enderra me sy hapur.. Edin nuk e degjonin shume. U dukej intelektualist, nuk e kuptonin. Dyshen Berisha Edi e kam pare si lufte brezash. Berisha nuk ngopet me pushtet, eshte gati ta shtrije ate dhe mbi foshnjet ne bark te nenes. Ai eshte i te gjithe brezave, plaku, i riu, i porsalinduri, i palinduri. Edi nuk e tregon kete grykesi, ai eshte me i moderuar.
Berisha nuk e kishte estetiken ne politike. Edi jo vetem qe e kishte, po dinte te shnderronte nje qytet kazermash ne nje qytet te nivelit Europian. Dhe kete e beri cuditerisht duke na lene gojehapur. Estetiken e tij e nenvleresoi Berisha, sepse nuk i hynte ne sy, kete e pagoi dhe po e paguan edhe sot me cmimin e nje humbjeje te mundshme. Te paren humbi bashkine e Tiranes, tani i kercenohet pushteti. E keqja eshte se qe te dy jane konfliktuale, intolerante, dhe s’terhiqen nga fusha e betejes pa fituar. Te dy i kane shpeshtuar se tepermi sharjet, akuzat e renda. Me i ashper po tregohet Berisha. Me moskokecares Edi, qe gjithmone nuk ka patur se cfare te humbase. Edhe sot ai nuk humbet asgje, vec vetes. Kjo gjendje te sjell ndermend kohen kur vullnetaret e Berishes e rrahen per vdekje. Ai u zhduk per nje periudhe te gjate nga korrida e plitikes, gjersa Nano u kujtua nje dite te veshtire per interesat e tij, t’i tundete pelhuren e kuqe demit te egersuar ne ekzil, ta kthente nga Parisi dhe ta emeronte Minister te Kultures.

Edi e shnderroi kryeqytetin e mjeruar ne nje atelje gjigant dhe i ktheu buzeqeshjen mediterrane fasadave te permortshme te kazermave te Tiranes. E nisi me kthim ne identitet, nisme pune kjo, jo fjale ne ere, te ministrive, monument kulture te kategorise se pare, qe ishin katandisur ne hane te Dum Babes. I pari funksionar i larte qe la zyren dhe punoi ne terren. Kryetari i Bashkise zhduku kioskat e Berishes, mbi 30 000 kioska te neveritshme prej teneqeje dhe zbuloi hijshem Lanen e permutur ( e keni harruar? ) ndertoi parqet ala Tyileri, rikonstruktoi bulevardin e madh, e pajisi me peme dekorative, fener antike, shkuli e pastroi zhulin dhe kelliren proverbiale, per dreq te gjitha po harrohen, po duhet ta dime se keto jane pune te nje njeriu, te Edi Rames.

Sido qe te ndodhe, e mira e kerkon nje fije mirenjohjeje. Edi ka nje te mire, nuk na i can veshet me premtime, po i ben punet pa fjale, ose me sakte, kur premtimi shqiptohet, puna ka filluar. Se ai nuk e kerkoi pushtetin me cdo cmim, po rastesia e ndihmoi, prej asaj natyres se tij rebele, jokonformiste. Ndoshta ne fillim sherbeu si mish per top , u mor lehte ardhja e tij ne nje kohe krize dhe shprese per ndryshim, ndoshta fitoi prej guximit te marre te kokekrisurit, shpagimit qe kishte per te marre kunder Berishes, zhargonit te rruges qe e perdorte me sukses me pak art kitc, gjithsesi ate e moren lehte dhe Nano dhe Berisha.
Po edhe populli nuk e besoi ne fillim. Ishte puna e tij ne terren, ndryshimet e medha qe beri si kryetar bashkie, qe i siguruan hap pas hapi, reputacion dhe respekt. Ate kohe punoja me disa grupe xhirimi filmash dokumentare dhe pothuaj ne cdo qytet njerez te thjeshte kerkonin Edi Ramen per kryetar bashkie. Nje vit, te pakten, sa t’i jape nje dore kesaj pocaqije qe na ka mbuluar.
Berisha nuk u impresionua nga puna e tij e jashtezakonshme. Vec fjalet e mira qe degjonte ne popull ne adrese te Edit, e trondisnin, ia cenonin autoritetin. Ai ishte qe prishi mbikalimin te Zogu i Zi kur mori pushtetin ne 2005, ai ishte qe kercenoi te prishte gjithcka qe kishte bere Edi, ngaqe si kishte bere vete.

Berisha luan me karten e heqjes se vizave dhe futjen ne Europe, te cilen e personalizon, ai luajti ne fushate me rrugen historike Durres- Morine, te cilen serish e personalizoi, shpesh kemi degjuar te habitur qe ai thote; Kjo eshte nje nga sukseset e mia me te medha ..Po keto fjale kemi degjuar kur u pranua Shqiperia ne NATO.
Te dy perdorin me sukses fraza te bujshme, qe i pelqejne pa mase turmes, po Berisha ka ditur qe me frymen e tij te lindur populiste te krijoje ndjekes te shumte, idhujtare fanatike, militante gjer ne veteflijim, vullnetare te panjohur, qe si njeh as vete, ndersa Edi nuk e ka kete dhunti, ai eshte bazuar me fort te puna ne terren. Veprat e tij flasin ne rruge, jane konkrete, veprat e Berishes jane me fort tubimet, foltorja e kuvendit.
Tani te dy jane perballe njeri-tjetrit. Aq perballe sa kane harruar popullin. Ai eshte poshte. Ai gjithmone ka qene poshte. Berisha i ka mbaruar ditet e tij. Dhe Edi i ka mbaruar ditet e tij. Jane te lodhur, te rraskapitur. Dhe populli gjithashtu. Krize e gjate, tranzicion i pafund, 20 vjet qe pritja eshte shnderruar ne ankth. Berisha premton per heqjen e vizave, po Europa e la Shqiperine serish te fundit, Berisha premton futjen ne Europe gjate mandatit te tij qe ai e quan te pafund, po pengese eshte Edi, ky artist i cmendur per Berishen, ky sharlatan per Berishen, ky imoral, qe dhunon grate, per Berishen, ky kryemafioz, per Berishen. Edhe Edi nga ana tjeter e akuzon Berishen per afera me krimin, per familjen e tij te korruptur qe ka kapur pushtetin, per hajdut te votes se lire.

Ne kete baterdi te dy te pamposhturve, qe nuk e pranojne humbjen, eshte nje i trete, qe ka filluar te levize, një mase e madhe milioneshe qe me kujton nje rast nga historia e vjeter e Athines. Duke patur frike se do te humbisnin lirine, athinasit debuan nga qyteti dy sundimtare qe i donin, Miltiadhin dhe Themistokline, heronjte e luftes kunder Perseve, ngaqe vune re se ndjekesit e tyre ishin shtuar dhe ata po shnderroheshin ne tirane.

Nuk eshte as Berisha as Edi qe do ta cojne popullin ne Europe dhe do tu sigurojne heqjen e vizave, po vete populli, te cilit i ka ardhur koha per kete akt final. Kjo demokraci nuk erdhi per te ndjere shqiptari frike, shantazh, terror te perditshem, se dikush dashka ta mbaje pushtetin me cdo mjet. Jo, kjo s’eshte demokraci, po diktature, fashizem, nazizem, talebanizem. Keshtu s’duhet te vazhdoje dhe koha e sehirxhiut ka mbaruar, ajo eshte koha e humbur, qe shqiptaret po i le te fundit.
As Berisha, as Edi, qe jane konsumuar me pushtetin, askush tjeter, vec popullit, se demokraci, demos, do te thote popull. Nuk e di pse me vjen prej Lahutes se Malcise, nje varg kushtrim i Fishtes; Ej, Evropa kurve e motit.. Dhe Europa po tallet me ne, sepse ajo i di bukur mire punet dhe fut ne Europe para nesh dhe Kosoves, Maqedonine, qe vrau shqiptaret, jo me larg se disa vjet me pare, Malin e Zi, qe s’ua njeh te drejtat shqiptareve, po i burgos, kur duan te mbrojne te drejtat e tyre, Serbine qe vrau e dogji me keq se Hitleri shqiptaret e Kosoves. Sa shpejt e harroi Europa e dhjamosur vanitoze, viktimen dhe, per ironi te historise po i thote miresevjen vrasesit. Politika jone hesht. As Berisha s’e hap gojen, as Edi. Ne qofte se neser burokratet pacifiste europiane do te na thone bujrum, kete nuk do t’ia thone as Berishes, as Edit, po popullit.