Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar !

5
95

Nga Asllan Dibrani

Kfori turk tashmë e bëri si tradicionale synetinë e fëmijëve shqiptarë, që disa vite. Ky lloj veprimi siç duket i jep një imazh të keq misionarëve, qe kanë ardhur të mbrojnë “qetësinë dhe paqen” në Kosove. Kësaj i thonë propagandë dhe thyrje e rregullave sipas konventës ndërkombëtare për misionaret në vendet e dala pas luftës. Kjo është një thyerje e etikës dhe e misionit ushtarak të turqve në kuadrin e KFOR-it. Pa u hamendur vetvetiu konfrontohet njeriu me te kaluarën historike dhe apetitet e Turqisë së vjetër ndaj Kosovë.

Këtë popull është duke e keqpërdorë, edhe në ketë mënyrë gjoja përmes organizimit te synetisë. Këto ditë po vazhdon në Kosovë aksioni i synetisë, siç po ndodhë që disa vite bile, bile me përcjellje edhe të medieve, qe shkruajnë në gjuhën shqipe, a me mend dhe zemër janë pjellë turke,arabe,sllave etj !

Kjo politikë e ushtarëve turq të KFOR-it nxitet, përmes njerëzve tanë, në lajthitje me kodin shqiptar. Ky aksion synetie po vazhdon ne disa qytete te Kosovës me elitën e disa bashkëpunëtoreve të vet hoxhallarë të pa vetëdije,të pa shkollë ose të shitur duke devijuar nga parimet kombëtare shqiptare!?…

Me veshjet e rrobave te synetisë fëmijët dhe me një shëtitje nëpër holet spitalore apo shpesh duke defiluar nëpër qendra të qyteteve! Synim për ti tërhequr vëmendjen, tek publiku gjeja se po e ndihmojmë këtë popull me prerjen e “penisave” fëmijëve të vegjël kosovar. “Përzgjedhja e fëmijëve për syneti, që tashmë është bërë traditë me KFOR-in turk, është bërë në bashkëpunim me njerëzit e vet hoxhallarë, besimtare, administrator zyrtarë etj.

Për propagandën e KFOR-it turk në Kosovë nga misionar paqësor po kalojnë në misionar fetar, duke propaganduar fenë dhe duke u përpjekur qe përmes këtij “Aktivitet humanitar të synetisë ” po përhapin informata se gjeja janë njerëz te humanitetit , ku edhe ne emër te humanitetit po përfitojnë poena të karakterit klasik fetar në Kosovë, poligon eksperimental pa mbikëqyrje,pa kontrolle, duke e keqpërdorur misionin e tyre se për çka kanë ardhur. A thua se Kosova pakë ka të sëmure fëmijë qe lëngojnë nga zemra qe presin me i ndihmua?. A thua pak fëmije ka pa prindër qe mbeten si pasoje e terrorit serb ne luftën e fundit që presin përkrahje dhe ndihmë?. A pak fëmije ka në Kosovë qe janë mbetur pa gjymtyrët te trupit qe ju preu shkau dhe qe presin shërim akoma ?. A pak fëmije ka qe nuk kane kushte as minimale të jetës pa çerdhe , e pa shkolla mësimi?!… Këta humanitar nuk u kujtuan ne këtë rang të fëmijëve që ta ndihmojnë !

Pasojat evidente nga propaganda e riteve fetare islame nga qarqe, te caktuara dhe të argatëve melez e gjysmë-shqiptarë që edhe gjatë historisë i kanë sjellë dëme popullit shqiptarë. Po ju sjellim fakte nga një takim i ngjashëm në Kosovë me një demagogji qorre dhe antikombëtare !

KBI MERR PJESË NË CEREMONINË TRADICIONALE TË SYNETISË NË VUSHTRRI

Organizuar nga Shoqata “Cesme” dhe përkrahur nga KFOR-i turk, ne Vushtrri edhe këtë vit, më 3/8/2010, u mbajt ceremonia e Synetisë ne qytetin e bukur të Vushtrrisë. Pjesëmarrës te këtij takimi qenë Komandanti i Forcave Turke ne Kosove, zt. Bahadiri, i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe ekipin mjekësor ushtarak.

Në fillim, fjalën përshëndetëse e bënë organizatorët, më pas Komandanti i Forcave Turke, e më pas përfaqësuesi i KBI- Vushtrri, Sedat ef. Islami.

Ja teksti i fjalimit:

BISMIL-LAHI’RR RRAHMANI’RR RRAHIM

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

I nderuari Komandant I Forcave Turke,

I nderuari përfaqësues i Shoqatës “Cesme”,

Vëllezër dhe motra!

Më lejoni që fillimisht t’iu përshëndes me përshëndetjen qiellore es Selamu alejkum, dhe njëherit t’iu përcjell edhe përshëndetjet e Institucionit qe përfaqësoj dhe Kryetarit të saj.

Islami nuk është ashtu siç shkruajnë të tjerët për të dhe as ashtu siç paraqitet nga ata që vetëm formalisht kanë përkatësi të tij. Islami është krejtësisht tjetër. Nëse sot, me rastin e kësaj ceremonie, shprehet një aspekt shëndetësor i Islamit, shprehet motoja dhe esenca e tij, atëherë dijeni se Islami i tëri është i tillë. Kredoja dhe ritet islame, që të gjitha, pa përjashtim, promovojnë vetëm vlera, humanitet, mirëqenie, rend dhe siguri. Mos harroni se këtë rit, urtësitë e të cilit bota moderne i ka zbuluar vetëm tash së voni, Islami e ka aprovuar para më shumë se njëmijë vjet. E po kështu, mos harroni se para vetes keni muajin madhështor, një muaj që nga gjuhët e mjekëve mban epitetin e operuesit pa brisk.

Për të mos e zgjatur më shumë, më lejoni që në emrin tim dhe tuaj të falënderoj Komandantin e Forcave Turke dhe këto shoqata turke që janë duke kontribuar sa në ngritjen e vetëdijes fetare, kombëtare dhe shkencore po aq edhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë.

Ja çka i servojnë Forcat turke me shërbëtorët e vet gjysmë-shqiptarë dhe te pa shkollë ose të shitur , popullit shqiptare , një popull me qytetërim evropian , mëkat të mbyllen këto të reja nen ritet fetare të imponuara nga një pushtues 500 vjeçar, të largohen nga bankat e shkollës, universitetit, nga çerdhja e vetëdijes për kulturë, arsim,art dhe muzikë. Duke e diskriminuar dhe ndaluar hovin ta shijoj rininë e sajë, për një edukim emancipues sikurse femrat e botës së zhvilluar.

I nderuari Komandant,

Fjalët janë të pakta për të përshkruar falënderimet që duhet tua bëjmë por më lejoni që ta lus Allahun bashkërisht me gjuhët dhe zemrat e këtyre muslimanëve këtu qe juve, familjen, ushtrinë dhe shtetin tuaj t’i ruaj, t’iu begatojë me përparim dhe zhvillim, dhe përfundimisht, në botën e amshueshme, t’iu shpërblej me Xhennetet e Tij!

Ju faleminderit!

Wes selamu alejkum!

Tani këta njerëz tradhtarë dhe të përkëdhelur i harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri, e harrojnë “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e “Rilindësve tanë”

Ja shiheni lexues të nderuar se me çka mashtrohen shqiptarët nga jo shqiptarë ose gjysme shqiptarë! Lavdëron një ushti të huaj , një shtet të huaj që të pushtoj 500 vjet, nuk përmendet as kund se jemi shqiptarë te besimit islam duke e nuancuar më ngjyra të një komb asnjanës ose në një komb mysliman pa shqiptarë me gjuhë arabo-turke. Gjithë ai tubim pa asnjë element shqiptarë , asnjë fjalë kombëtare,asnjë fjalë historike,asnjë fjale, në kulturë , asnjë fjalë me terme medicionale!? Ky njeri Sedat Islami kush e dinë se kush e paguan ,kush e urdhëron, dyshohet të jetë shqiptarë si e verbon popullin mbas një lecke të dhuruar nga pushtuesi 500 vjeçar në Kosovë? Tani këta njerëz tradhtarë dhe të përkëdhelur i harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri, e harrojnë “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e “Rilindësve tanë” dhe heroizmin e shqiptarëve qe dhanë në beteja të ndryshme për ta luftuar turkun si pushtues shekullor.

Këtyre “humanitarëve” është e rrugës tu tregohet nga ndonjë institucion i Kosovës apo ndërkombëtar t’u thuhet se nuk jeni ardhë me pre “penisa të fëmijëve shqiptarë dhe propagandë fetare islame” sipas (artikullit të lartshënuar) po le ta ruajnë atë për çka i ka përcaktuar bota. Ne kemi edhe doktorë dhe kuadro të mjaftueshme , bile edhe të pa punë qe i kryejnë këto ceremoni edhe ma mirë se këta ish pushtues. Shqiptarët duhet të jenë ma te pranishëm në këto situata, duke ju treguar vendin se cilit ku e ka nëse themi se jemi te pavarur . Pavarësia e Kosovës nuk e ka secili që qohet ma herët, dhe t’i teket ta bënë lamë thiu shtëpinë tënde!

Nga Asllan Dibrani, Qershor 2011

5 COMMENTS

  1. Asllan Dibrani shitesh patriot shqiptar e emrin e ki turk o hipokrit mos shkruaj ksi artikujsh qe nuk ke dituri per to. Ne qoftese kishe me qene qaq patriot i madh sdo ta kishe mar emrin Asllan po do ta ksihe bo Luan. e sa i perket synetimeve qe po i bojn ushtia turke hallall ju qoft se esht koha me i pastru te papastertit siq je ti edhe me synetime ndosha do te kish qene mire edhe nji synetim per ty ne qafe. hipokrit
    —————-
    Shenim: Komente qe vijne ne adrese te autoreve, qe shkruajne te Fjala e Lire, dhe qe fyejne personalisht autorin, nuk eshte e udhes te publikohen, por une po e publikoj kete koment me siper, per te treguar degradimin kombetar, qe kane pesuar shqiptaret pas nje pushtimi 500 vjeçar prej turqve, dhe imponimit te fese se tyre me dhune.
    Komentuesi eshte i gatshem qe per kombin e fene e huaj, te vrase vellain e vet shqiptar… E si mund te quhet kjo? Çfare emri t’i veme?

  2. Megjithse i sigurt se nuk botohet dy fjale per ty komentus te komenteve:
    1. Kesaj t’ja vem emrin se ti nuk merr vesht nga historia.
    2. Sa shqiptar ka vra turku ose sa kisha ka shkatrru per 500 vjet??
    3. C’far thote shkenca moderrne per rreth prerjen??
    4. Ndersa lidhur me komentin e mesiperm komentues ka shum dhe mund te gabojne,
    nga maskaralleku i autorit racist.
    —————–
    Ja qe nuk jemi si Saliu ne, as si turqit qe kur pushtonin Shqiperine, te vrisnin po te mos e kishe lafshen te prere, prandaj te kane futur ethet ty e te tjereve, qe mbartni mbi ndergjegje nje besim, qe tani eshte i juaji, por harroni se nga ka ardhur… nga nje pushtues. Pra, une nuk po te censuroj, perderisa komunikimi yne ruan etiken e mosfyejes personale.

    Po te kthej pergjigje, sado qe mund te mos pelqeje:
    1. Ku e di ti, nese une marr vesh apo jo nga historia?
    2. Turku ka vra shume shqiptare dhe ka futur nje vellavrasje ne popullin shqiptar, te atille dhe aq te thelle, sa edhe sot shqiptaret nuk dine te merren vesh dhe vriten me njeri-tjetrin, per shkak te fese apo ideve te huaja. Turku per nje ushtar te vrare, ka shuar gjithe burrat e fshatit shqiptar dhe ka perdhunuar grate e fshatit dhe i ka kthyer ato ne robina.
    3. Shkenca moderne nuk eshte feja islame, pavaresisht se circumcise nuk konsiderohet i demshem. Por edhe aq i nevojshem nuk eshte. Atehere KFOR-i turk nuk po e ben per shkence kete pune, po e ben qe te poshteroje shqiptaret duke tregur se: iu preva lafshen, mos na shisni pordhe ju shqiptaret.
    4. Autori po tregohet Perendimor. Kosova ne Evrope nuk shkon as permes Turqise, qe nuk ka hyre per vete akoma, as permes Serbise, por me sjellje e menaxhim evropian te shtetit.

    Arbeni

  3. Arben!
    Ne radhe te pare nuk duhet te humbasesh durimin me keta te ashtuquajtur: ” musliman shqiptare “, ata ne gjakun e tyre nuk kane asnje gje shqiptare:
    Ata jane kunder figurave kombtare si Skenderbeu, Nene Tereza e te tjere.
    Ata sipas fese se tyre, jane kunder te gjithe te tjereve, dhe kur munden edhe kunder jetes se te tjereve.
    Ata nuk duan jeten e tyre keshtu qe s’kane respekt per jeten e te tjereve.
    Nese i pyet per histori apo letersi ata dine vetem histori arabe dhe perralla arabe.
    E vetmja gje qe duhet bere per ata eshte qe t’ju japim mundesine qe te ecin perpara me ne, sepse ata kemi per t’i pasur gjithmon me vete.
    ——-
    Shume korrekte kjo qe thua Agim, por ka nje veshtiresi ne kete mes, se ata jane te mbyllur ne vetvete ne ate menyre, qe nuk lene te depertoje dija e kultura ne mendjet e tyre. “Nje nxenesi nuk mund t’i mesosh gje, nese ai nuk eshte i interesuar te mesoje” – eshte nje aksiome ne psikologji.

  4. Per Fuada jam i qarte dhe i sakte, e kam shkruar diagnozen aty edhe ti i perket asaj, si pasoje e emrtit qe kame eshte perqafimi i dhunshem e kesaj feje, pastaj aq e dua kete fe sa qe mbetsha pa te turkoman, mos u mundo me me shit dokrra, se ligjeratat e juaja nuk me kane ngel ne koke qe 500 vjet… ik shporru nga kultura shqiptare… Ne jemi shqiptare dhe do te vdesim si te tille…

Comments are closed.