ERBI AGO / LEXUES, 13.06.2011
I nderuar kryeredaktor!
Pikë së pari, une besoj se disa shpjegime duhet te behen te qarta perpara se te nxjerr ne pah pikat e mia te kendveshtrimit. Une kam jetuar jashte shtetit gjysmen e jetes time, fillimisht kam studiuar ne Sofie dhe me pas ne Londer, por gjithmone me deshiren e madhe qe nje dite te kthehem pas dhe te bej diçka per vendin tim. Ne menyre te trishtueshme e pranoj qe nuk e mendoja kurre se artikulli i pare qe une do te shkruaja ne shqip do te permbante kete titull.
Ne fakt, mendoja se do te ishte komplet e kunderta.
Mendoj se realiteti i politikes ne Shqiperi na ka prekur te gjitheve ne, nqs jo fizikisht atëherë mentalisht. Fizikisht… S’mund ta konceptoj dot qe po e perdor kete fjale ne shekullin e 21, por kjo eshte e verteta: vendi im eshte akoma nje vend dhune dhe mafie; nje vend trazirash dhe inatesh. Mendoj “pse”? Pse Shqiperia po ballafaqohet me momentet e saj me te errta? Perse nuk perfaqesohet vullneti i lire i qytetareve dhe perse te gjithe politikanet e kane mendjen vetem per pushtet?
Duket sikur askush s’mund te bej diçka per te zgjidhur kete situate. Jam mëse i sigurtë se fjala ime nuk do të arrijë me shumë se ju, por ju qe jeni duke e lexuar kete, ju lutem ndaloni per nje moment edhe mendoni. Mark Tuen nje here ka thene : “Patriotizem eshte te mbeshtetesh vendin tend ne çdo kohe, si edhe qeverine por vetem kur e meriton”. Ateherë une rri edhe mendoj, “A e meriton qeveria e vendit tim mbeshtetjen time?” dhe “A më bën kjo mua te kunderten e nje patrioti?”.
Po dal direkt ne temë: Unë fajesoj qeverinë për atë çka po ndodh sot në Shqipëri. Disa mund te kundershtojne; e kanë gabim. Edhe nëse Kryeministri Sali Berisha apo “Dream Team”-i i tij, nuk ndihen fajtorë, gjithsesi faji ngelet mbi ta sepse e lejuan kete situate te ndodhte. Qeverisësi i drejtë, qeverisësi që përpiqet realisht të ndihmojë popullin e tij, kur nuk është më i zgjedhur më votë atëhere duhet te heq dorë. Është momenti kur kupton që tashme nuk mund te bej me asgje me teper per njerezit e ketij vendi.
Qeveria jone nuk ben asgje me shume sesa të marrë fitoren vetë me forcë dhe kembengulje nepermjet manipulimeve dhe genjeshtrave te te gjitha llojeve, genjeshtra qe tashme jane pare qarte dhe kanë krijuar tashmë nje shoë të turpshem hipokrizie.
Jam tmerrësisht i trishtuar. Miqtë e mi në shkollë më pyesin se cfarë po ndodh duke menduar se kam ndonje problem familjar.
Eci nen shi duke qarë dhe mendoj se si më ikën vitet e rinisë sime duke parë thuajse përditë Berishen ne TV, duke ngritur lart dy gishtat e tij, por jo duke ngritur shpresat e ndokujt. Pastaj dielli shkelqen, ne kete kohe te paparashikueshme te Londres, dhe mendoj sesi rinia do të gjejë më në fund rrugën ta mbroje Shqiperine nga kjo e keqe qe na ka kaplluar.
Buzeqesh dhe mendoj se kjo enderr e keqe do te marrë fund. Mendoj fjalet e Edward Abbey: “Nje patriot duhet gjithmone te jete gati te mbroje vendin e tij nga qeveria”. Eshte koha qe te gjithe se bashku ta bejme dicka te tillë. Nuk është më çështje emrash.
*ERBI.AGO@students.richmond.ac.uk







