Njeriu që “shkërdheu” një vend të tërë

0
99

The Economist

Silvio Berluskoni ka shumë arsye për të buzëqeshur rreth vetes. Plaku 74 vjeçar ka ngritur një perandori mediatike, e cila e ka bërë atë njeriun më të pasur të Italisë. Ka dominuar politikën që nga viti 1994 dhe është momentalisht kryeministri më jetëgjatë i Italisë që nga koha e Musolinit. Ai u ka mbijetuar parashikimeve të panumërta të largimit të tij të afërt. Megjithatë, pavarësisht nga sukseset e tij personale, ai ka qenë një fatkeqësi si një udhëheqës kombëtar i Italisë, dhe kjo e parë në tre këndvështrime.


Dy prej tyre janë të njohura mirë. E para është saga e përflakur e orgjive të seksit të tij “Bunga Bunga”, për të cilën e kanë çuar kryeministrin në dyert e gjykatës së Milanos me akuzën se ka paguar për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Skandali “Rubygate” ka përlyer jo vetëm Berluskonin, por edhe vendin i tij.

Megjithatë skandali i turpshëm seksual ka ndikuar jorrezikshëm mbi performancën politike të Berluskonit ndaj edhe revista jonë ka injoruar atë. The Economist megjithatë ka protestuar publikisht në lidhje me dështimin e tij të dytë për aferat e dyshimta financiare “shenanigans”. Ndër vite ai ka qenë i akuzuar dhe faktuar me prova rreth mashtrimeve financiare, llogarive të rreme bankare apo të ryshfeteve, ndërkohë që avokatët e tij thonë se ai kurrë nuk ka qenë i dënuar, dhe kjo fatkeqësisht është e vërtetë.

Në ndihmë për tu mos u burgosur, veç avokatëve të paguar shtrenjtë i kanë ardhur edhe procedurat e ndërlikuara gjyqësore që kufizuan dënimin e tij të paktën dy herë, sepse Berluskoni vetë ka ndryshuar ligjin. Ndaj revista jonë argumentonte në mënyrë racionale në një nga numrat e prillit 2011 pse Silvio ligjërisht ishte i paaftë për të udhëhequr Italinë.
Ne nuk pamë kurë asnjë arsye për të ndryshuar këtë vendim dhe tashmë qartësisht dallohet se as orgjitë e dyshimta dhe as historitë e ndyra të bizneseve s’janë arsyeja kryesore për italianët të shikojnë Berluskonin si një fatkeqësi malinje dhe dështim për vendin e tyre.

Defekti i tretë ndoshta është më seriozi. Kryeministri nuk respektoi fare gjendjen ekonomike të vendit të tij. Ndoshta për shkak të çmendurive të lëmshit domestik ligjor, ai ka dështuar në pothuajse nëntë vjet si kryeministër për të korrigjuar apo edhe në të vërtetë për t’i njohur Italisë dobësitë e rënda ekonomike. Si rezultat, ai do t’i lërë pas Italisë ngushticat e tmerrshme të rrënimit ekonomik.

Një sëmundje kronike, jo një akute

Fatmirësisht në sajë të një politike shtrënguese fiskale të ndërmarrë nga ministri i financave Xhulio Tremonti, Italia i ka shpëtuar deri tash zemërimit të tregjeve. “I” e Irlandës jo e Italisë është buzë humnere (bashkë me Portugalinë, Greqinë dhe Spanjën). Italia ndërkohë shmangu flluskën e strehimit dhe bankat e saj nuk shkuan drejt pusit falimentues. Shkalla e papunësisë është momentalisht 8%, në krahasim me mbi 20% në
Spanjë ndërsa deficiti buxhetor në 2011 do të jetë 4% e PBB-së, kundër 6% në Francë.

Megjithatë këto shifra që përmenden janë mashtrime të qeverisë. Sëmundja ekonomike e Italisë nuk është simptomë akute, por një sëmundje kronike që ngadalë po gërryen vendin. Kur në Evropë tkurret ekonomia, në Itali tkurrja thellohet më shumë, ekonomia rritet në kontinent, në Itali rritet më pak. Sipas raporteve tona të posaçme vumë re se vetëm Zimbabve dhe Haiti kishin rritjen e GDP-së më të ulët se Italia. Madje në fakt edhe të ardhurat për frymë në Itali pësuan rënie dekadën e fundit. Mungesa e rritjes do të thotë se, pavarësisht se ç’thotë ministri Tremonti, borxhi publik është ende 120% i GDP-së, borxhi i tretë më i madh ndër vendet e pasura. Duke i shtuar edhe plakjen e shpejtë të popullsisë të Italisë, kjo mbetet një ndër arsyet më shqetësuese.

Guvernatori në largim i Bankës Qendrore italiane Mario Draghi, gjatë një fjalimi lamtumire goditi rëndë politikat ekonomike të qeverisjes aktuale (shumë shpejt zoti Draghi do të marrë në dorë frenat e Bankës Qendrore Evropiane). Ai këmbënguli se ekonomia dëshpërimisht ka nevojë për reforma të mëdha e të thella strukturore duke përmendur pikat më të dobëta që nuk funksionojnë momentalisht në Apenine si: produktivitet i ndenjur, politikat qeverisë shkurajuese të zhvillimit, vonesat që hasen për të pasur një sistem efiçent të drejtësisë civile, universitete të dobëta, mungesa e konkurrencës në shërbimet publike dhe private, treg dy-shtresor të punës që mbron vetëm krahun vendas dhe aspak fuqinë punëtore joitaliane, mungesë korporatash të mëdha si faktorë kyç të zhvillimit të mëtejshëm.

Të gjitha këto arsye kanë filluar të ndikojnë në cilësinë e respektuar të jetesës alla italiane.
Infrastruktura është duke u konsumuar, shërbimet publike janë të dobësuara, mjedisi dhe natyra e vendit po vuan, të ardhurat reale janë stacionuar. Italianët e rinj ambiciozë janë të paragjykuar dhe të dekurajuar duke e lënë pushtetin në duart e brezit të tretë të dalë jashtë mode dhe të një elite që nuk ka lidhje me teknologjitë e fundit të zhvillimit.
Ndërkohë vetëm pak vende evropiane përkëdhelin politikanët e tyre më shumë se italianët.

Eppur si muove

Kur revista The Economist denoncoi e para “rrezikun Berluskoni”, shumë biznesmenë vendas u përgjigjën se vetëm një i pandershëm dhe kodosh si kryeministri i tyre mund të modernizonte ekonominë italiane. Përsëri edhe tani në këtë situatë që po kalon Italia, biznesmenët e fuqishëm nuk bëjnë fajtor Berluskonin, por fajësojnë vendin e tyre, i cili është një vend i pareformueshëm.

Në fillim të viteve 1990 qeveritë e njëpasnjëshme italiane bënë përpjekje dëshpëruese për të mos lënë jashtë zonës euro vendin e tyre. Herë-herë e justifikuar kjo me disa reforma mbresëlënëse. Edhe Berluskoni herë pas here ka arritur të kalojë disa masa liberalizuese në luftë me gjykatat sidomos më 2003 me ligjin e tregut të punës Biagi, çka përuroi rritjen e punësimit. Ndërkohë shumë ekspertë ekonomie kanë vlerësuar reformat e pensioneve. Berluskoni mund të kishte punuar shumë më shumë kur pushteti i tij kishte popullaritet të gjerë, ndërkohë që e shpërdoroi këtë duke mbrojtur interesat e veta. Ndaj sipërmarrësit italianë do ta paguajnë shtrenjtë këtë abuzim, me kënaqësi natyrisht.

Po pasardhësit e Berluskonit do të jenë po aq të pakujdesshëm sa ai?
Kriza e euro-s ka detyruar Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën për të ecur radikalisht përpara me reforma të mëdha përballë (dhëmbëve që kafshojnë) protestave popullore. Në afat të shkurtër kjo do të dëmtojë këto vende, por e parë në afat të gjatë, duhet t’u japë këtyre ekonomive periferike vrull të ri. Madje disa prej këtyre ekonomive kanë të ngjarë të shkurtojnë borxhin e tyre të mbartur nga ristrukturimi. Një Itali e pareformuar dhe në stanjacion me një borxh publik të mbërthyer në mbi 120% të PBB-së, do të gjejë veten të ekspozuar si pësuesja më e madhe në zonën euro. Fajtor? Natyrisht Berluskoni, i cili pa pikë dyshimi do të jetë duke buzëqeshur ende.

Përktheu & përshtati për botim:
MSc Bledi Mane
facebook.com/bledi.mane