SHUPLAKA ME E RENDE NE HISTORINE E MARREDHENIEVE ME BE

0
26

Brukseli: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter

Nga Arta Tozaj
Korrespondente e Top Channel, Bruksel

Komisioni Evropian po përgatit një raport vlerësimi negativ për Shqipërinë në raport progresin e radhës, duke nënvizuar faktin se Tirana zyrtare nuk ka përmbushur asnjë prej 12 kritereve kyçe të atij që quhet Plani i Aksionit. Burime nga Komisioni Europian në Bruksel zbulojnë detaje të vleresimit qe do te permbaje raporti i radhes i progresit per Shqiperine, i cili publikohet me 12 tetor. Raporti do të ketë një paragraf pozitiv rreth faktit që shqiptarët nuk kanë abuzuar me regjimin e vizave, dhe pastaj ka një vështrim tepër negativ rreth faktit që Komisioni nuk ka marre ende planin e korrigjuar te aksionit për zbatimin e 12 kritereve kyçe nga Shqiperia. Raporti, i cili pritet te jete nje nder me te rreptet ne historikun e marrëdhenieve BE-Shqiperi, do t’i kushtoje nje hapesire mjaft te veçante edhe procesit zgjedhor, e sidomos paqartesise ligjore te vendimit te KQZ-se per numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara.

Ja detajet nga Marta Garcia Fidalgo- Shefe e Njesise per Shqiperine ne Drejtorine e Zgjerimit, KE

Zbatimi i MSA-se ecen pa pengesa, ka vonesa per te zbatuar disa angazhime. Zonja Halimi permendi nje, zotimin e bere me 1 prill 2010 per te perputhur rregullat ne komunikacionin elektronik. Shqiperia duhet te garantoje ne te njejtin nivel me ne zbatimin e politikave per mbrojtjen e te drejtave intelektuale dhe industriale. Kjo eshte sfide, e dime qe eshte e veshtire, por do te donim qe te behej progres ne kete fushe.

Bie dakort me zonjen Halimi, persa i takon heqjes se regjimit te vizave, qe Shqiperia e gezon prej 15 dhjetorit 2010, po ecen pa pengesa. Mendoj mbi zbatimin, se shumica e udhetareve po e perdorin ne mirebesim kete regjim e nuk ka abuzim me sistemin, nuk ka rritje dramatike te aplikimeve per azil nga shqiptaret, e mendoj se duhen pergezuar autoritetet shqiptare per perpjekjet e bera ne fushaten informuese per zbatimin dhe monitorimin e masave.

Sic u raportua ne fund te majit ne Parlament e Keshill, vendi duhet te vazhdoje te perparoje me zbatimin e udherrefyesit per vizat. Aty ka ende sfida qe duhen arritur dhe mendoj se eshte premtuese progresi ne keto fusha.

Persa i takon zbatimit te 12 prioriteteve kyce te cilat u identifikuan nga Opinioni i Komisionit vitin e kaluar si fushat kryesore ku Shqiperia duhet te punoje ne menyre qe te avancoje ne rrugen drejt BE-se, mendoj se situata, ashtu siç qendron sot, eshte me pak e ndritur se ç’ishte dy vite me pare.

Eshte e qarte se Komisioni do te beje vleresimin e tij ne raportin e progresit me 12 tetor, dhe ajo çfare une do te na ndaj me ju sot eshte pershtypja paraprake per kete, me informacionet e marra deri ne kete faze.

Se pari, metodologjia. Komisioni u ka paraqitur te dy vendeve, Shqiperise dhe Malit te Zi, metodologjine sesi te ecin perpara me prioritetet kyce, me draftimin e planit te aksionit. Ideja per te patur nje plan aksioni ishte nje mjet pune, jo objektiv ne vetvete, per te garantuar se gjate nje viti keto prioritete do te zbatohen. Por ky mjet punoi ne menyra te ndryshme per te dy vendet. Sic e shpjegoi zonja Halimi, Komisioni Europian ende nuk ka marre ne dorezim versionin e miratuar perfundimtar te planit te aksionit. Eshte e vertete se nje draft paraprak u nda me ne ne shkurt. Ashtu si me Malin e Zi, Komisioni organizoi nje seminar ne mars ne Shqiperi. Zoti Sanino, Nendrejtori yne i Pergjithshem, madje shkoi ne Tirane ne Prill qe te ishte i pranishem gjate diskutimit te planit te aksionit ne Komisionin Parlamentar te Integrimit, por versioni i korrigjuar qe autoritetet shqiptare miratuan dhe ia derguan parlamentit shqiptar eshte ende atje. E nuk do te isha po aq optimiste. Do t’i marr nje per nje keto, qe t’ju jape dhe juve pershtypjen e pare.

Parlamenti është jofunksional

Prioriteti i pare kyç lidhet me garantimin e autoriteteve shqiptare per funksionimin e duhur te parlamentit. Ka pasur ca hapa modeste, eshte amenduar rregullorja e procedurave te parlamentit, caktimi i axhendes se parlamentareve per te permiresuar situaten, por te jemi te sinqerte, NE NUK KONSIDEROJME KETE PARLAMENT SE FUNKSIONON SIC DUHET, ne menyre konstruktive e me dialog te qendrueshem politik. Perkundrazi, pershtypja e marre nga javet e fundit, eshte se po punohet ne drejtimin e gabuar.

Prioriteti i dyte lidhet me miratimin e legjislacionit qe kerkon shumice te cilesuar.

Njesoj mbi emerimin e Avokatit te Popullit dhe antareve te Gjykates se Larte e asaj Kushtetuese qe kerkojne shumicen parlamentare.

Prioriteti numer 4 i Opinionit lidhet me rendesine per te modifikuar kuadrin ligjor ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Eshte e vertete se gjate muajve te fundit, pati nje numer iniciativash nderpartiake, ftesa ndaj partive te ndryshme per te paraqitur amendamente, por realiteti faktik eshte perseri se KETO MODIFIKIME NUK U BENE.

Duke shkuar ne prioritetin e 5-te kyc per garantimin e zgjedhjeve ne perputhje me standartet europiane e ato nderkombetare, me lejoni te kthehem ne fund per kete nderhyrje mbi sjelljen dhe organizimin e zgjedhjeve.

Prioriteti numer 6 lidhej me permbushjen e reformes ne administraten publike per te garantuar profesionalizem dhe depolitizimin e administrates publike. Perseri progres i kufizuar per ndryshimin e ligjit mbi sherbimin civil dhe ka ende ligje te rendesishme qe varen nga shumica e cilesuar. Departamenti i Administrates Publike, qe duhet te bente progres ne kete fushe, ka bere progres te kufizuar dhe gjykoj se pergjithesisht ndjeshmeria deri tani eshte se rekrutimi ne sherbimin civil vijon te behet me procedura JO-TRANSPARENTE.

Prioriteti kyc numer 7 ka te beje me forcimin e shtetit ligjor dhe reformen ne drejtesi. Ka patur perparime per te perpiluar strategjine per reformen e gjyqesorit. Ka nje progres te vogel ne kuadrin ligjor per vete reformen ne drejtesi. Mbeten shqetesimet per mbivendosjet ne sistemin e tyre te inspektimit ne Drejtesi. Mendoj se ka progres ne sistemin e transferimit te gjykateseve, por serish nuk mund te themi se ky sistem eshte plotesisht transparent. KORRUPSIONI NE GJYQESOR MBETET SHQETESIM. Sikunder dhe mungesat per burimet njerezore e financiare per menaxhimin e objektivave.

Vijme tek prioriteti numer 8 qe lidhet me korrupsionin. Miratimi i strategjise kunder korrupsionit, pati njefare progresi per finalizimin e planit te aksionit 2011-2013 kunder korrupsionit. Ka patur progres per zbatimin e rekomandimeve te GRECO (organ i Keshillit te Europes). Sidoqofte, funksionimi i departamentit te brendshem administrativ ne konturet e anti-korrupsionit duhet permiresuar.

HETIMET PER RASTET E KORRUPSIONIT NUK PO BEJNE PROGRES SIC PRITEJ.

Kjo ben qe ne pergjithesi rastet e denimit per korrupsion te mbetet i ulet dhe korrupsioni mbetet shqetesim ne Shqiperi.

Ne prioritetin kyc numer 9: forcimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe deshmite konkrete per kete fushe. Mendoj se ky vit ishte kyc, e mbetet kyc, pasi eshte viti ku ne duhet te shohim zbatimin e ligjit anti-mafia. Ishte nje ligj i rendesishem e mendoj se duhet te pergezojme edhe konfiskimin e aseteve kriminale. Bashkepunimi nderkombetar po funksionon por natyrisht qe duhet forcuar me shume. Me shume perpjekje kerkohen per rritjen e kapaciteteve investiguese e me shume pune pro-aktive nevojitet ne sjelljen e udhehequr nga inteligjenca. Mendoj se lufta kunder trafikut te droges dhe trafikut te qenive njerezore mbeten fusha shqetesuese. Me shume pune kerkohet edhe persa i takon pastrimit te parave, edhe pse ka patur nje fare progresi ne kete fushe.

Per prioritetin kyc numer 10, qe ka te beje me miratimin e strategjise kombetare dhe planit te aksionit mbi te drejtat e prones. Perseri, realizojme se ka nje progres te vogel ne kete fushe. Ka ca ide, ca diskutime, por puna, dhe kjo eshte pune shume e rendesishme per qytetaret e thjeshte dhe investimet, mbetet per t’u bere.

Persa i takon zbatimit ne fushen e anti-diskriminimit dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut, prioriteti i 11te, nuk mund te themi se ka pasur nje progres te barabarte. Mendoj se ka pasur progres ligjor persa i takon politikave dhe kuadrit institucional per mbrojtjen e grave dhe femijeve, por ne kemi realizuar se persa i perket kuotave gjinore ne listat e zgjedhjeve te fundit lokale nuk u respektuan, nese mbikeqyrim vendin. Zyra per Mbrojtjen ndaj Diskriminimit eshte percaktuar, me buxhet te plote, me vendodhje te perhershme, me fushata informimi ndaj qytetareve, megjithate kapacitetet duhet te rriten dhe aktiviteti per zbatimin ne kete fushe mbetet i ulet. E ketu, duhet nenvizuar se ne shenojme incidentin qe ndodhi me Romet ne Shkurt.

Prioriteti i fundit kyc, numer 12, lidhet me permiresimin e kushteve dhe trajtimit te te ndaluareve ne stacionet e policise, ne paraburgim dhe burg, si dhe ndjekja gjyqesore e trajtimit te te semureve. Perseri tablo e perzier. Disa progrese verehen. Turmat e teperta ne burgje jane ulur, fale vendosjes se masave ne te gjithe vendin per kete sherbim, por standartet e kujdesit shendetesor mbeten fushe shqetesuese dhe kushtet ne ndertesat e vjetra te burgosjes mbeten te varfra. Mendoj se NUK KA PROGRES gjithashtu per trajtimin e te burgosurve me probleme mendore. Ne shenojme se ka patur disa shqetesime per ushtrim te tepruar dhune gjate arrestimit dhe ndalimit te bere nga policia pas ngjarjes se 21 janarit.

Me lejoni te kthehem shkurt tek zgjedhjet. Mund te diferencojme fazat e ndryshme. Mendoj se periudha parazgjedhore kishte polarizim te larte, kishte mosbesim te qarte mes partive politike, sjellje konfrontuese, por mendoj se eshte e drejte qe te njohim se pati ZGJEDHJE KONKURUESE DHE TRANSPARENTE. Dita zgjedhore e 8 Majit ishte suksesi i madh i qytetareve shqipetare. Sic e tha dhe Zonja Halimi, ata bene nje pune te mrekullueshme duke shkuar ne qendrat e votimit e duke votuar ne qetesi e duke votuar e votuar. Sigurisht pati disa veshtiresi proceduriale, por mendoj se kjo ndodhe ne te gjitha vendet. Procesi i numerimit.., Ne themi se shkoi mire.

Problemet me zgjedhjet pas procesit

PROBLEMET NISEN PAS PROCESIT TE NUMERIMIT, kur ata nisen me tabulatet dhe perballjen me ankesat. Komisioni ka thene ne qendrime te ndryshme, se bashku me Perfaqesuesen e Larte, SHBA-te dhe OSBEne, se ka nje shqetesim te qarte per menyren sesi vendimi eshte marre ne kete moment te fazes se pas numerimit. Por eshte gjithashtu e rendesishme qe tani procesi i ankesave te behet ne qetesi, ne respekt te rregullave institucionale, dhe mendoj se ceshtja e saktesise ligjore per kete hap te ndermarre nevojitet qartazi qe te zgjidhet, ne menyre transparente, ne menyre te ndershme, ne menyre ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqipetar, pra une do te thoja jo vetem fjalet e legjislacionit ne leter, por edhe frymen e legjislacionit shqiptar.

Do te kete nivele te ndryshme, mund te themi, te cilat jane shume te rendesishme. Te gjitha keto nivele do te qartesohen kur ne te vime me raportin e progresit ne tetor. Pozicioni yne si Komision do te varet tek ajo sesi keto gjera do te perfundojne. Tre nivelet do te jene mbi faktin se si procesi i apelimeve do te konkludoje ne sistemin ligjor shqipetar, e se si do te zhvillohet. Se dyti mendoj se eshte i rendesishem vleresimi perfundimtar i OSBE-ODIHR. Qendrimi paraprak eshte publikuar, ndersa ai perfundimtar shpallet ne vere, ndermjet korrikut e shtatorit. Eshte shume i rendesishem.

Mendoj se Komisioni ka per detyre, edhe ne kuader te prioriteteve kyce qe lidhen me zgjedhjet qe te marre parasysh keto elemente ne vleresimin e tij. Le te presim per kete, por mendoj se eshte e rendesishme qe te nenvizohet se Komisioni eshte teresisht neutral persa i takon rezultatit te zgjedhjeve. Eshte e qarte se ne jemi te shqetesuar per rezultatin tani ne Tirane. Per reston e vendit vleresimi eshte se shkoi mire, por per Tiranen vleresimi yne ne tetor do te vleresoje procesin ne vetvete, pavaresisht se kush do te jene ne fund fituesi i ketyre zgjedhjeve. Mendoj se shqetesimi per votat e hedhura ne kutite e gabuara do te jete kyc ne fund. Ne fund te ketij procesi ne presim transparence dhe, ashtu sic tha zonja Halimi, ne presim qe interesi i vendit te jete vendosur ne krye nga klasa politike shqiptare dhe nga te gjitha keto institucione qe kane vendime per te marre dhe se nuk do te helmohet nga interesat partiake.

Te gjitha keto vendime duhet te merren dhe eshte e rendesishme qe partite politike te reagojne ne frymen e konsensusit. E per ta mbyllur, mesazhi i dhene nga qytetaret e Tiranes ishte shume i qarte. Pavaresisht se kush do te jete kryebashkiaku, Zoti Rama qe fiton me 10 vota, apo Zoti Basha me 81 vota, mesazhi eshte se 50% e qytetareve te Tiranes kane votuar per nje parti dhe 50 % per partine tjeter, por kryebashkiaku i ri nevojitet te jete kryebashkiaku i gjithe qytetareve te Tiranes, e per kete nevojitet fryme konsensuale. Nuk eshte ashtu sic e thote kenga e grupit ABBA se fituesi i merr te gjitha. Aspak. Fituesi, kushdoqofte ai, duhet te jete fitues e kryebashkiak per te gjithe qytetaret e qytetit te Tiranes.