ATJE SOT KA VETËM HESHTJE, LULE TË EGRA MBI GURËT E KULLAVA KANË MBIRË

0
183
Zef Mulaj
Në fshatin Mulaj, rreth 900 m mbi nivelin e detit, pranë rrugës që të çon në qafën e Kolçit është një brezare e bukur alpine që vëndasit e njohin me emrat: ”Rrahi i sheherit” dhe “Qytetëzat”. Reth saj ruhen fragmente muresh të gjëra 0,80 deri 1.10 m, punuar me gurë të thyer, të pa latuar e pa lidhje me llaç.

FOTO: FSHATI MULAJ (NË NIKAJ-MERTUR) MALËSIA E GJAKOVËS, TROPOJË SOT ËSHTË I ABANDONUAR PA ASNJË BANOR
Veglat e punës prej hekuri të gjetura këtu, ndër këto, sqepar dhe fragmentet e enëve prej balte që i përkasin shek. IIIe IV pas Krishtit: Ishte i banuar deri në vitet 90’. Nuk ka pasur
rugë makine, ishte i izoluar plotësisht në muajt e dimrit. Kishin shkollën, dyqanin
shëbimin mjeksor etj. Shikojeni në foto, shtëpitë ndërtuar me gurë, toka e perdorur si tarraca, kultivohej misri, patate, rrushi, molla, gështënja, dardha, qershia, kumbulla, etj.
Sot e ka mbuluar heshtja, ku nuk ka asnjë banor. Shtëpitë janë mbyllur, ndihen vetem cicërimat e zogjve, ushtima e lumit të Currajve përballë. Maja e Hekurave i rëzon hijet mbi kullat e vetmuera.
Mbi kullat e heshtura
maja e hekurave
hijen zgjatë pa fund,
nëpër rezet e diellit
atje feminija ime…

Sot hijet zgjaten
duke lidhur heshtjen
mbi kullat e varret..
Un dhe kulla ime
atje vetem një kujtim.
Preki kohen që do vine.

—-

Kulla e Terak Sylë Mulaj. Ndërtim shtëpie karakteristike malsie mbi një gurë, e rrethuar nga shkëmbej ku ka vetem një rugë që të çon në oborrin e saj. Mbi çatin e sajë është shkruar një poezie e poetit Zef Mulaj në gjuhen Italiane e publikuar në shoqata të ndryshme kulturore Europiane.
Në shqip, Poezia
Syri i maleve
I gjelbër syri i maleve,
Ngjyrosur krahët e bardha
Të zogut në fluturim,
I jep cicërimën
Diellin lidh në ballin e fëmijës,
Që lind nga syri I maleve….
Këto vendbanime në Nikaj—Mertur, shtrirja e tyre nga Vargu e Palçi në brigjet e Drinit, deri në thellësit të Alpeve në malin e Rrukut e Mulaj, dëshmojn se,pas pushtimit romak (shek.I pas Krishtit) e deri në shek. V, krahina ishte e banuar nga popullsi ilire.Nga “ Alpinet dardane”siç pohohet në veprën “Notitia Dignitatum” shkruar rreth viteve 390–437.
Kjo popullsi u dëndsua gjatë shek. III–IV, kur kufijtë veriore të Perandoris Romake u bën pre e sulmeve shkatërrimtare të fiseve barbare. Me këto sulme u përball dhe Dardania. Popullsia e të cilës detyrohet të zhvendoset nga zonat urbane në thellsi të maleve ku e ndieni veten më të sigurtë.
Në rrethana të tilla të vështira, honet dhe skutat malore të vendit u kthyen për popullsin ilire në çerdhe të liris dhe të qëndresës kunder pushtuesve.