Dhjetor ’90, si u përzu Edi Rama

0
23

Dhjetor '90

Shekulli, 12.12.2009

Eduard Zaloshnja është një ndër pedagogët që iu bashkua Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90. Në këtë përvjetor të ditëve të ndryshimit të madh ai hedh dritë si dëshmitar i disa prej momenteve më kyçe të asaj periudhe. Si erdhi Berisha dhe Pashko në lëvizjen studentore, përplasjet mes tyre dhe mes drejtuesve të studentëve Shinasi Rama dhe Asem Hajdari, ardhja e Edi Ramës, si u vendos që Partia të quhej Demokratike etj.

Shekulli: Sa gjatë i vazhduat diskutimet në Godinën 15 dhe ç’u bë më pas?

Zaloshnja: Rreth orës 2 të natës, vendosëm të uleshim diku e t’i hidhnim në letër ato që kishim diskutuar. Unë sugjerova të shkonim në shtëpinë time, pasi ato ditë nuk kisha njeri në shtëpi. Por, Berisha e kundërshtoi sugjerimin tim me arsyetimin se duhej të ishim sa më pranë studentëve.

Ai tha se, pavarësisht nga përgjuesit që mund të ishin vënë në shtëpinë e Pashkos, atje ishte vendi më i përshtatshëm për të punuar për programin. Por, meqë ishim të lodhur, u vendos që të mblidheshim pas disa orëve pushim. Pas kësaj, morëm rrugën për në shtëpi.

Shekulli: Ç’ndjenit gjatë rrugës për në shtëpi?

Zaloshnja: Tek ecja përmes sheshit “Skënderbej” përkrah Sali Berishës, Arben Imamit, Arben Demetit, etj., ndjenja e të qenit pjesë e një momenti të rëndësishëm historik më dehu.

Dhe ajo dehje vazhdoi deri në zgjedhjet e marsit 1991. Pas të cilave, PD-ja, nga një lëvizje apo front i gjerë demokratik, u kthye në një parti tradicionale parlamentare, me gjithë të mirat e të këqijat e veta.

Shekulli: Ç’mund të na thoni ndonjë gjë për Berishën e asaj nate?

Zaloshnja: Që te godina 15, në mënyrë të vetvetishme, Berisha mori rolin e drejtuesit që përcaktonte se kush duhej të bënte çfarë. P.sh., mua më tha të bashkëpunoja për programin e bujqësisë me pedagogët e Universitetit Bujqësor, Rexhep Uka e Besnik Gjonkecaj; Pashkos i tha të përgatiste programin ekonomik; etj. Në sytë e tij, atë natë, mund të dallohej qartë një ndriçim jotokësor – ai dukej si një njeri, të cilit sikur i kishte caktuar Zoti një mision special.

Shekulli: Fillimisht PD-ja u drejtua nga një Komision Nismëtar. Si u përzgjodh ky komision ndër mijëra vetë që morën pjesë në Lëvizjen Studentore?

Zaloshnja: Pas mitingut të 12 dhjetorit, ku u lexua programi i partisë, u grumbulluan në Pallatin Studenti të gjithë ata që kishin marrë pjesë në hartimin e programit, drejtuesit studentorë, si dhe intelektualë e punëtorë nga Tirana. Gjithsej bëheshim rreth 200 vetë. Në atë mbledhje, u vendos krijimi i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike, si dhe departamentet e specializuara të saj.

Në Komisionin Nismëtar u zgjodhën 6 studentë, 4 pedagogë, 4 intelektualë, dhe 4 përfaqësues të ndërmarrjeve të Tiranës. Kryetar i Komisionit Nismëtar u zgjodh Azemi. (Një anëtar i Komisionit Nismëtar më ka treguar më vonë se Berisha i kishte thënë privatisht atë natë që Azemi do të ishte Kryetar vetëm përkohësisht. Dhe kjo ishte hera e parë që ai e takonte Berishën…)

Shekulli: Kemi dëgjuar se Edi Rama ka marrë pjesë në atë mbledhje. Si shpjegohet që ai nuk u zgjodh në Komisionin Nismëtar apo në ndonjë nga departamentet e specializuara?

Zaloshnja: Në fakt, Edi Rama mbërriti në mbledhje nga mbarimi i saj, kur zgjedhjet kishin përfunduar. Ai kishte qenë në Korfuz ato ditë për një ekspozitë personale. Sipas atyre që tha kur u fut në sallë, sapo kishte dëgjuar lajmin rreth lejimit të pluralizmit në Shqipëri, e kishte mbajtur frymën nga Korfuzi, në Igumenicë, në Kakavijë, e drejt e te “Qyteti Studenti”.

Që në kontaktin e parë me grupin e sapoformuar drejtues të PD-së, Rama e sfidoi Berishën, duke e kritikuar ashpër për falënderimet publike që i kishte drejtuar Ramiz Alisë, si dhe për thirrjet “Rroftë Presidenti Alia” në mitingun e parë të PD-së. Pas një shkëmbimi të tensionuar batutash midis Berishës e Ramës, u desh ndërhyrja brutale e Pashkos që Rama të ndërpriste debatin dhe të linte sallën i revoltuar.

Pak vite më vonë, duke rikujtuar atë incident, Berisha do të shprehej në konfidencë se “përzënia e Edi Ramës kishte qenë e vetmja e mirë, që PD-ja kishte pasur nga Pashko”.

Ndërsa muaj më vonë, Rama do të shprehej në një rreth miqsh se “po të kishte qenë në Shqipëri natën e 8 dhjetorit 1990, padyshim që do të ishte vënë në krye të revoltës studentore që në fillim të saj, e ndryshe nga Azem Hajdari, i cili e mirëpriti bashkëpunimin me Berishën në 11 dhjetor, do ta kishte përzënë doktorin me motivacionin se dy net më parë ishte paraqitur te studentët si emisar i Ramiz Alisë”.

Shekulli: Përmendja nga ju e Berishës dhe Alisë në të njëjtën fjali na kujton faktin se ka zëra që thonë se futja Sali Berishës në PD ka qenë e komanduar nga Ramiz Alia. A i besoni këtyre aludimeve?

Zaloshnja: Nga shumë studentë drejtues të lëvizjes, më është thënë se Berisha fillimisht kishte shkuar tek ata si një negociator i Ramiz Alisë.

Duke u nisur nga tregimet e tyre, si dhe nga qenia afër Berishës që në momentet kur lindi PD-ja, kam arritur në këtë konkluzion: ka shumë gjasa që Berisha të jetë dërguar nga Ramiz Alia te studentët për t’i zbutur, por kur pa se lëvizja studentore nuk ndalej dot pa i dhënë lejen për krijimin e një partie opozitare, vendosi t’i bashkohej asaj dhe, eventualisht, të vihej në krye të partisë që do të lindte. Gjë të cilën e realizoi zyrtarisht në shkurt të vitit 1991.

Shekulli: Është i njohur rivaliteti midis Berishës dhe Pashkos në fillimet e PD-së. A qëndronin prapa tyre grupime të formësuara qartë apo ishte thjesht një rivalitet personal?

Zaloshnja: Grupi i intelektualeve që u vu në krye të PD-së ishte një amalgamë njerëzish që i bashkonte dëshira për t’i dhënë fund regjimit komunist e për ta orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit.

Ndër ta, vetëm Berisha dhe Pashko ishin intelektualët që ishin shprehur publikisht për ndryshimin e regjimit para dhjetorit ’90-të. Kështu që ishte e natyrshme që ata të pozicionoheshin që në fillim si udhëheqës kryesorë të partisë që po lindte.

Dhe jo rastësisht, këta dy personazhe politikë, ishin përfaqësuesit më tipikë dhe më të spikatur të dy kategorive dominuese të intelektualëve që përbënin në fillim grupin drejtues të PD-së: a-intelektualët e ardhur nga rrethet që kishin milituar me devocion në PPSH dhe që ishin shpërblyer për këtë gjë me poste të mira në kryeqytet; b- intelektualët që ishin lindur e rritur në Tiranë dhe që e kishin prejardhjen nga familje me peshë në strukturën shtetërore komuniste.

Këta të dytët, ndryshe nga të parët, kishin mbështetur PPSH-në jo me ndonjë devocion të madh; ishin ekspozuar që herët ndaj ideve perëndimore; dhe ishin të bindur me kohë se sistemi totalitar duhej zëvendësuar me një sistem demokratik.

Ndërkohë që këta intelektualë ishin më pak të influencuar nga kultura klanore se ata që kishin ardhur nga rrethet, prapë nuk mund t’i shmangeshin origjinës së tyre nga nomenklatura komuniste – ta do mendja se ata kishin pasur rastin të dëgjonin prindërit duke biseduar për favore që do t’ia kërkonin ose që ua kishin bërë miqve apo kushërinjve të tyre, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare

————————–

Lëvizja studentore: Si u grindën për Sali Berishën, Azem Hajdari dhe Shinasi Rama

Z. Zaloshnja, ç’mund të na thoni për shkaqet e fillimit të saj dhe platformën që ajo kishte?

Zaloshnja: Lëvizja Studentore ishte një lëvizje spontane që filloi me kërkesën për drita e ujë dhe që eventualisht arriti deri në kërkesën për krijimin e një partie opozitare. Dhe e gjitha kjo ndodhi në harkun e katër ditëve.

Duke mos qenë frut i një disidence të organizuar, siç ishte disidenca çeke, p.sh., nuk mund të pritej që kjo lëvizje të kishte një platformë të qartë për të ardhmen.

Mos të harrojmë se vetëm një pakicë fare e vogël shqiptarësh në atë kohë kishin mundësinë të lexonin çka duhej për të krijuar një vizion të plotë rreth sistemit demokratik perëndimor.

Ndjekja e lajmeve të RAI-it ishte atëherë për shumë nga ne e vetmja dritare nga mund të shihej se si funksiononte bota demokratike. Dhe ajo dritare padyshim që nuk ishte e mjaftueshme për të krijuar një vizion të plotë.

Shekulli: Cilët ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore ju kanë lënë më shumë mbresë?

Zaloshnja: Ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, dy më të mëdhenjtë në moshë më kanë lënë mbresë të veçantë: Azem Hajdari, ndjesë pastë, dhe Shinasi Rama. I pari dallohej për një trimëri që Zoti e rezervon vetëm për heronjtë dhe i dyti dallohej për një nivel të lartë intelektual – Shinasiu po mbaronte fakultetin e dytë dhe përkthente nga disa gjuhë të huaja në atë kohë.

Shekulli: A kishte kontradikta midis tyre?

Zaloshnja: Kontradikta kryesore midis tyre ishte rreth Berishës dhe disa intelektualëve të tjerë që nuk iu bashkuan lëvizjes studentore që në fillim. Ndërkohë që Azemi e pranoi menjëherë futjen e Berishës dhe intelektualeve të tjerë në drejtimin e partisë që lindi nga Lëvizja Studentore, Shinasiu ishte i mendimit që të përfshiheshin në drejtimin e saj vetëm ata pedagogë që iu bashkuan studentëve para takimit me Ramiz Alinë në 11 dhjetor. Ishte pikërisht këmbëngulja e Shinasiut shkaku që, në Komisionin Nismëtar të partisë që u krijua nga ajo lëvizje, të futeshin gjashtë studentë e jo vetëm dy.

Eventualisht, Shinasiu e humbi duelin me Azemin, dhe pas një përplasje shumë të ashpër me Berishën në Komisionin Nismëtar, u largua nga partia. Me largimin e Shinasiut, dalëngadalë, Lëvizja Studentore u njëjësua me partinë që lindi prej saj.

Shekulli: Po ju kur iu bashkuat Lëvizjes Studentore, para apo pas takimit të studentëve me Ramiz Alinë?

Zaloshnja: Në datën 11 dhjetor 1990-të, studentët e Universitetit Bujqësor shpallën publikisht një peticion të ngjashëm me atë që shokët e tyre të Universitetit të Tiranës kishin shpallur një ditë më parë. Unë mbajta lidhje gjatë asaj dite me dy nga udhëheqësit studentorë, të cilët ishin studentë të mi.

Ndërsa në mbrëmje, shkova në “Qytetin Studenti”, ku ishin mbledhur me dhjetëra mijëra tiranas. Atje takova Gramoz Pashkon dhe Elsa Ballaurin, të cilët i kisha pas njohur më përpara. Bashkë me ta ishte edhe Sali Berisha e Besnik Mustafaj, të cilët i shihja për herë të parë.

Disa minuta pasi u takova me ta, u morr vesh lajmi se Ramiz Alia kishte vendosur të lejonte krijimin e një partie opozitare. Në atë moment, filluam të përqafojmë njëri-tjetrin si të marrë, ndërkohë që turma gjigante e mbledhur në shesh brohoriste “Fitore!”. Nga ai moment, praktikisht, unë u bëra pjesë e grupit drejtues të Lëvizjes Studentore.

Shekulli: Në lajmin e parë të ATSH-së rreth partisë opozitare, që lindi si rezultat i Lëvizjes Studentore, u përdor emri “Partia e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj”. Pse dhe si ndryshoi ky emër?

Zaloshnja: Pasi ishte kthyer grupi i studentëve dhe pedagogëve nga takimi me Ramiz Alinë, në orët e vona të datës 11 dhjetor, u dëgjua nga të gjithë të pranishmit në “Qytetin Studenti” incizimi i plotë i bisedës me Presidentin.

Kur mbaroi dëgjimi i bisedës me Alinë, unë kapa flamurin që një student mbante në dorë dhe thirra: “Rroftë Partia Demokrate”. Në moment, Azemi ma mori flamurin nga dora dhe më tha se kishin dhënë fjalën që partia të quhej e studentëve dhe intelektualëve të rinj.

Pasi ora kishte kapërcyer 12-ën, pra kur kishte filluar dita e re, shumica e atyre që ishin takuar me Alinë, si edhe Berisha, Pashko, Mustafaj, Ballauri e unë, u futëm në Godinën 15. Gjëja e parë që diskutuam ishte se si do ta quanim partinë e re që Alia kishte lejuar të krijohej.

Berisha, i cili e hapi këtë diskutim, tha se emri që i ishte premtuar Alisë për partinë e re nuk e përfaqësonte as masën e njerëzve të mbledhur në “Qytetin Studenti” dhe as shumë të tjerë që do t’i bashkoheshin eventualisht asaj. Unë, duke i qëndruar idesë time fillestare, sugjerova emrin Partia Demokrate.

Por, Arben Imami më kundërshtoi me arsyetimin se një parti me të njëjtin emër ishte parti kryesore në SHBA. Në vend të emrit që unë sugjerova, Imami propozoi emrin Lidhja Demokratike.

Por, Berisha e kundërshtoi këtë emër me argumentin se mund të krijohej përshtypja në opinionin ndërkombëtar se partia jonë do të ishte një degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Atëherë unë iu ktheva përsëri sugjerimit tim, por me një ndryshim të vogël – Partia Demokratike. Ballauri me shaka tha: “Pash Zotin, mos na kujto Frontin Demokratik!”.

Ndërkohë që të tjerët po qeshnin, Berisha rrinte i menduar. Pas disa çastesh, ai tha me seriozitet: “Partia Demokratike më duket emër i goditur. Do të ishte mirë që të mos ekzistonte Fronti Demokratik, sepse, në fakt, emri më përshtatshëm për partinë tonë do të ishte pikërisht Fronti Demokratik. Sidoqoftë, emri Partia Demokratike më duket se e përçon idenë se ajo do të jetë një parti e të gjithë atyre që duan një sistem demokratik në Shqipëri”.

Fjalët e Berishës i vunë vulën diskutimit mbi emrin e partisë. Pas emrit të partisë, diskutuam për programin e partisë, të cilin kishim premtuar se do ta shpallnim brenda ditës në “Qytetin Studenti”. Shekulli: Sa gjatë i vazhduat diskutimet në Godinën 15 dhe ç’u bë më pas?

Zaloshnja: Rreth orës 2 të natës, vendosëm të uleshim diku e t’i hidhnim në letër ato që kishim diskutuar. Unë sugjerova të shkonim në shtëpinë time, pasi ato ditë nuk kisha njeri në shtëpi. Por, Berisha e kundërshtoi sugjerimin tim me arsyetimin se duhej të ishim sa më pranë studentëve. Ai tha se, pavarësisht nga përgjuesit që mund të ishin vënë në shtëpinë e Pashkos, atje ishte vendi më i përshtatshëm për të punuar për programin. Por, meqë ishim të lodhur, u vendos që të mblidheshim pas disa orëve pushim. Pas kësaj, morëm rrugën për në shtëpi.

Shekulli: Ç’ndjenit gjatë rrugës për në shtëpi?

Zaloshnja: Tek ecja përmes sheshit “Skënderbej” përkrah Sali Berishës, Arben Imamit, Arben Demetit, etj., ndjenja e të qenit pjesë e një momenti të rëndësishëm historik më dehu. Dhe ajo dehje vazhdoi deri në zgjedhjet e marsit 1991. Pas të cilave, PD-ja, nga një lëvizje apo front i gjerë demokratik, u kthye në një parti tradicionale parlamentare, me gjithë të mirat e të këqijat e veta.

Shekulli: Ç’mund të na thoni ndonjë gjë për Berishën e asaj nate?

Zaloshnja: Që te godina 15, në mënyrë të vetvetishme, Berisha mori rolin e drejtuesit që përcaktonte se kush duhej të bënte çfarë. P.sh., mua më tha të bashkëpunoja për programin e bujqësisë me pedagogët e Universitetit Bujqësor, Rexhep Uka e Besnik Gjonkecaj; Pashkos i tha të përgatiste programin ekonomik; etj. Në sytë e tij, atë natë, mund të dallohej qartë një ndriçim jotokësor – ai dukej si një njeri, të cilit sikur i kishte caktuar Zoti një mision special.

Shekulli: Fillimisht PD-ja u drejtua nga një Komision Nismëtar. Si u përzgjodh ky komision ndër mijëra vetë që morën pjesë në Lëvizjen Studentore?

Zaloshnja: Pas mitingut të 12 dhjetorit, ku u lexua programi i partisë, u grumbulluan në Pallatin Studenti të gjithë ata që kishin marrë pjesë në hartimin e programit, drejtuesit studentorë, si dhe intelektualë e punëtorë nga Tirana. Gjithsej bëheshim rreth 200 vetë. Në atë mbledhje, u vendos krijimi i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike, si dhe departamentet e specializuara të saj. Në Komisionin Nismëtar u zgjodhën 6 studentë, 4 pedagogë, 4 intelektualë, dhe 4 përfaqësues të ndërmarrjeve të Tiranës. Kryetar i Komisionit Nismëtar u zgjodh Azemi. (Një anëtar i Komisionit Nismëtar më ka treguar më vonë se Berisha i kishte thënë privatisht atë natë që Azemi do të ishte Kryetar vetëm përkohësisht. Dhe kjo ishte hera e parë që ai e takonte Berishën…)

Shekulli: Kemi dëgjuar se Edi Rama ka marrë pjesë në atë mbledhje. Si shpjegohet që ai nuk u zgjodh në Komisionin Nismëtar apo në ndonjë nga departamentet e specializuara?

Zaloshnja: Në fakt, Edi Rama mbërriti në mbledhje nga mbarimi i saj, kur zgjedhjet kishin përfunduar. Ai kishte qenë në Korfuz ato ditë për një ekspozitë personale. Sipas atyre që tha kur u fut në sallë, sapo kishte dëgjuar lajmin rreth lejimit të pluralizmit në Shqipëri, e kishte mbajtur frymën nga Korfuzi, në Igumenicë, në Kakavijë, e drejt e te “Qyteti Studenti”. Që në kontaktin e parë me grupin e sapoformuar drejtues të PD-së, Rama e sfidoi Berishën, duke e kritikuar ashpër për falënderimet publike që i kishte drejtuar Ramiz Alisë, si dhe për thirrjet “Rroftë Presidenti Alia” në mitingun e parë të PD-së. Pas një shkëmbimi të tensionuar batutash midis Berishës e Ramës, u desh ndërhyrja brutale e Pashkos që Rama të ndërpriste debatin dhe të linte sallën i revoltuar.

Pak vite më vonë, duke rikujtuar atë incident, Berisha do të shprehej në konfidencë se “përzënia e Edi Ramës kishte qenë e vetmja e mirë që PD-ja kishte pasur nga Pashko”. Ndërsa muaj më vonë, Rama do të shprehej në një rreth miqsh se “po të kishte qenë në Shqipëri natën e 8 dhjetorit 1990, padyshim që do të ishte vënë në krye të revoltës studentore që në fillim të saj, e ndryshe nga Azem Hajdari, i cili e mirëpriti bashkëpunimin me Berishën në 11 dhjetor, do ta kishte përzënë doktorin me motivacionin se dy net më parë ishte paraqitur te studentët si emisar i Ramiz Alisë”.

Shekulli: Përmendja nga ju e Berishës dhe Alisë në të njëjtën fjali na kujton faktin se ka zëra që thonë se futja Sali Berishës në PD ka qenë e komanduar nga Ramiz Alia. A i besoni këtyre aludimeve?

Zaloshnja: Nga shumë studentë drejtues të lëvizjes, më është thënë se Berisha fillimisht kishte shkuar tek ata si një negociator i Ramiz Alisë. Duke u nisur nga tregimet e tyre, si dhe nga qenia afër Berishës që në momentet kur lindi PD-ja, kam arritur në këtë konkluzion: ka shumë gjasa që Berisha të jetë dërguar nga Ramiz Alia te studentët për t’i zbutur, por kur pa se lëvizja studentore nuk ndalej dot pa i dhënë lejen për krijimin e një partie opozitare, vendosi t’i bashkohej asaj dhe, eventualisht, të vihej në krye të partisë që do të lindte. Gjë të cilën e realizoi zyrtarisht në shkurt të vitit 1991.

Shekulli: Është i njohur rivaliteti midis Berishës dhe Pashkos në fillimet e PD-së. A qëndronin prapa tyre grupime të formësuara qartë apo ishte thjesht një rivalitet personal?

Zaloshnja: Grupi i intelektualeve që u vu në krye të PD-së ishte një amalgamë njerëzish që i bashkonte dëshira për t’i dhënë fund regjimit komunist e për ta orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit. Ndër ta, vetëm Berisha dhe Pashko ishin intelektualët që ishin shprehur publikisht për ndryshimin e regjimit para dhjetorit ’90-të. Kështu që ishte e natyrshme që ata të pozicionoheshin që në fillim si udhëheqës kryesorë të partisë që po lindte.

Dhe jo rastësisht, këta dy personazhe politikë, ishin përfaqësuesit më tipikë dhe më të spikatur të dy kategorive dominuese të intelektualëve që përbënin në fillim grupin drejtues të PD-së: a-intelektualët e ardhur nga rrethet që kishin milituar me devocion në PPSH dhe që ishin shpërblyer për këtë gjë me poste të mira në kryeqytet; b- intelektualët që ishin lindur e rritur në Tiranë dhe që e kishin prejardhjen nga familje me peshë në strukturën shtetërore komuniste. Këta të dytët, ndryshe nga të parët, kishin mbështetur PPSH-në jo me ndonjë devocion të madh; ishin ekspozuar që herët ndaj ideve perëndimore; dhe ishin të bindur me kohë se sistemi totalitar duhej zëvendësuar me një sistem demokratik. Ndërkohë që këta intelektualë ishin më pak të influencuar nga kultura klanore se ata që kishin ardhur nga rrethet, prapë nuk mund t’i shmangeshin origjinës së tyre nga nomenklatura komuniste – ta do mendja se ata kishin pasur rastin të dëgjonin prindërit duke biseduar për favore që do t’ia kërkonin ose që ua kishin bërë miqve apo kushërinjve të tyre, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare.

Shekulli: Si arriti Berisha të vihet në krye të PD-së?

Zaloshnja: Rreth dy muaj pas themelimit të PD-së, kur ish-të burgosurve politikë filloi t’u dilte frika, rreth grupit të Berishës u bashkuan edhe intelektualë që e kishin kaluar jetën burgjeve e internimeve. Më i spikaturi ndër ta ishte Mandela shqiptar, Pjetër Arbnori. Një ndër faktorët që çoi në gravitimin e kësaj kategorie intelektualësh drejt Berishës ishte padyshim qenia e Pashkos, biri i një ish-udhëheqësi të lartë komunist. Një arsye tjetër ishte se ata shihnin te Berisha një udhëheqës më të ashpër e më të vendosur për të mundur totalisht PPSH-në. Afrimi i kësaj kategorie intelektualësh rreth Berishës e anoi drejt tij balancën në duelin midis grupit të Berishës e Pashkos. Dhe në zgjedhjet e para partiake që u bënë në shkurt 1991, Berisha, me vetëm një votë diferencë, fitoi.

Shekulli: Përmendja nga ju e shkurtit të vitit 1991 na kujton një ngjarje të rëndësishme që ka ndodhur atë muaj. E kemi fjalën për grevën e urisë së studentëve, e cila u kurorëzua me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Ç’mund të na thoni për atë grevë?

Zaloshnja: Greva e shkurtit 1991 e pati zanafillën e vet në Universitetin Bujqësor. Një mëngjes të ftohtë të atij shkurti, kur arrita atje, pashë se studentët kishin dalë në grevë për të protestuar ndaj kushteve të këqija në konvikte. Pasi u konsultova me udhëheqësit e grevës, i bëra thirrje studenteve që të kërkonin dorëheqjen e Adil Çarçanit, me arsyetimin se qeveria e tij ishte e paaftë të kujdesej, jo vetëm për hallet e studenteve, por edhe të të gjithë popullit shqiptar. Ndërkohë, mora në telefon selinë e PD-së. Telefonatës iu përgjigj Arben Imami. Pasi i tregova se ç’po ndodhte, ai më tha se do të vinte menjëherë me Azemin dhe me studentë të tjerë nga Universiteti i Tiranës. Kur ata erdhën, turma studentore mori zjarr. Dhe pas fjalimeve që mbajtën Azemi dhe Imami, i sugjeruam udhëheqësve studentorë që greva të përkrahej edhe nga Universiteti i Tiranës.

Atë natë, kur e diskutuam në selinë e PD-së iniciativën tonë, Pashko doli kundra me arsyetimin se rrëzimi i qeverisë nuk do të na voliste ne si parti. Në vend të qeverisë Çarçani, arsyetoi Pashko, do të vihej një qeveri më e moderuar, e cila mund të ishte më e suksesshme për të gënjyer votuesit e lëkundur. Ndërsa Berisha arsyetoi se rrëzimi i qeverisë do të kishte vlera simbolike që i tejkalonin minuset që përmendte Pashko. Pas debateve të gjata u vendos që të mbështetej greva e studenteve, por jo në mënyrë të hapur, pasi ne kishim nënshkruar një marrëveshje me qeverinë për pezullimin e grevave dhe protestave deri në zgjedhje.

Grevës së studentëve, e cila konsistonte fillimisht vetëm në mosvajtje në mësim dhe në aktivitete satirike, ku shpotitej nomenklatura komuniste, iu shtua eventualisht edhe kërkesa e heqjes së emrit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës. Ndërsa në ditët e fundit të saj, ajo u bë shumë më serioze – u kthye në një grevë urie.

Shekulli: Ç’mbani mend nga dita kur u rrëzua busti i diktatorit; e kemi fjalën për 20 shkurtin e vitit 1991?

Zaloshnja: Atë ditë kisha planifikuar të shkoja në Rrëshen për të inauguruar themelimin e PD-së në Mirditë. Rreth orës 14, u nisa për rrugë dhe, po të mos kisha dëgjuar brohoritma rreth e qark, ndoshta do ta kisha humbur rastin të përjetoja një nga gëzimet më të mëdha që kam ndjerë në jetë. Sapo dëgjova brohoritjet, i thashë shoferit të më çonte te sheshi “Skënderbej” dhe pastaj të shkonte të lajmëronte në telefon themeluesit e PD-së në Rrëshen për anulimin e mitingut atje. Kur arrita në shesh, busti i Enverit po tërhiqej zvarrë, ndërkohë që mijëra njerëz të ngazëllyer e ndiqnin nga pas. E ndoqa edhe unë deri te “Qyteti Studenti”, ndërkohë që vazhdimisht më dilte parasysh pamja e babait tim në shtratin e vdekjes; pak para se të kishte humbur vetëdijen në spital, ai e kishte drejtuar dorën nga portreti i Enverit, në një farë imitimi të zbehtë të shkrehjes së revolverit.

Pasi arrita në “Qytetin Studenti”, u takova me Blendi Gonxhen, i cili kishte qenë fytyra publike e grevës së urisë. Blendit i sugjerova të merrte Presidencën në telefon dhe t’i kërkonte Ramiz Alisë që brenda orës tetë të shpallej vendimi i heqjes së emrit të universitetit dhe rrëzimit të qeverisë sepse, përndryshe, turma e mbledhur në “Qytetin Studenti” do t’i drejtohej godinave qeveritare. Atij i pëlqeu sugjerimi im dhe të dy shkuam në një familje aty pranë, për të cilën na thanë se kishte telefon. Kërcënimit të Blendit, sekretari i Alisë iu përgjigj me përçmim. Por, eventualisht, atë mbrëmje, emri i Enverit u hoq nga universiteti dhe qeveria dha dorëheqjen.

Vonë në darkën e 20 shkurtit, mbaj mend që Azemi, unë dhe Arben Imami u mblodhëm në shtëpinë e këtij të fundit për të festuar me ca gota raki rezultatin përfundimtar të asaj që kishim nisur të tre, si pa dashje në një ditë të ftohtë të fillimit të shkurtit. Në jetën time nuk më ka shijuar kurrë ndonjëherë më shumë rakia.

Shekulli: Ju pjesemarres në qendrën e vorbullës së dy datave të rëndësishme për historinë e demokracisë së re shqiptare, si i perceptoni në retrospektivë ato?

Zaloshnja: Mënyra se si e kam përjetuar 11 dhjetorin e ’90-ës dhe 20 shkurtin e ’91-it, më ka krijuar këtë perceptim në mendjen time: në datën e parë, diktaturës iu ngrit akt-padia publike, ndërsa në të dytën, iu dha verdikti i dënimit me vdekje. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, padyshim që shënon ditën kur diktatura komuniste u dërgua përfundimisht në varr nga qindra mijëra shqiptarë. Data të tjera, si data e themelimit të PD-së, e rrëzimit të qeverisë Nano në maj 1991, e fitores plebishitare në 22 mars 1992, etj., mund të kenë pasur vlera praktike, por jo vlerat simbolike që kishin 11 dhjetori dhe 20 shkurti.

Shekulli: Në mbyllje, a mund të na tregoni pse u larguat nga PD-ja?

Zaloshnja: Kur propozova në Kuvendin e Parë të PD-së që ajo, në vend të një kryetari të vetëm, të kishte një kryesi kolegjiale me rotacion 6 mujor, Berisha, i cili ishte ulur përkrah meje, u ngrit me vërtik dhe tha se Kuvendi sapo kishte votuar për nenin e statutit që kishte të bënte me kryetarin. Unë iu kundërpërgjigja me faktin se drejtuesi i seancës (Arben Demeti) nuk kishte krijuar mundësinë për propozimin e amendamenteve. Pas insistimit tim, u lejova të propozoj zyrtarisht amendamentin rreth nenit. Dhe kur argumentova se mjaft kishte vuajtur Shqipëria nga “prijësit legjendarë”, salla reagoi me indinjatë ndaj meje. Në atë moment, e ndjeva veten të huaj në partinë së cilës i kisha sugjeruar emrin dhe për të cilën kisha vite që ëndërroja të krijohej. Prej asaj dite, nuk kam qenë më anëtar i asnjë partie.