Ju nuk keni faj z. Kryeminister!

0
95

/nga Blerti DELIJA/, 1 qershor 2011

Pa dyshim eshte lajmi me makaber qe kam degjuar ndonjehere, ndoshta duke kaluar edhe kufinjte e Shqiperise per ngjarje te tilla. Nje grua, nje nene ne pritje te femijes se saj, u rrembye ne mes te kryeqytetit, u dhunua, u detyrua te lindte me pahir femijen e saj, u hodh si dicka pa vlere (njerezore) ne mes te rruges ndersa per fatin e femijes se sapolindur, nuk dihet asgje!
Ky eshte raportimi i ftohte i nje tragjedie te rradhes shqiptare. Ne kete makabritet te parapergatitur me shume kujdes, kane marre pjese edhe krijesa te nje gjinie si viktima: gra shqiptare (e theksoj, shqiptare jo serbe!)!
Nuk jam aq naiv te besoj se nen drejtimin (udheheqjen) e nje lideri apo grupi (qeverisje, mazhorance) kriminaliteti te zhduket. Nuk ka ndodhur dhe veshtire qe Shqiperia te jete nje perjashtim nga ky rregull i shoqerise njerezore. Natyrisht, nuk mund te fajesohet as ministri i brendshem, aq me pak ministri kur realiteti tronditet nga ngjarje te tilla.
Ketej nga Veriu, per nje njeri qe nuk i ecen apo ndjell keq, shprehemi se “ka hijen e keqe”. Keshtu ka ndodhur edhe me kryeministrin tone te nderuar, kryeministrin e vendit tim (nuk dua te them “kryeminister i nemur”). Emblema jane permbytjet, numri i te cilave nga veriu ne jug, veshtire te thuhet i sakte edhe nga gazetari me i vemendshem. Ngjarjet tragjike vijojne me jetet e humbura ne Gerdec, ecin me vrasjen ne pragun e shtepise te nje deputeti (personi me status e mbrojtje te vecante ligjore!) dhe kulmojne me 4 jetet e humbura ne 21 janar…per te uruar te mos kete dhe te tjera ne te ardhmen.
E perseris, nuk eshte faji i z. Kryeminister te vendit tim, te pakten drejtpersedrejti nuk ka asnje faj apo pergjegjesi. Gjithsesi, keto ngjarje te renda, por edhe te tjera qe nuk po i permendim, kane ndodhur pikerisht gjate mandatit qeverises te ketij kryeministri dhe te kesaj qeverie!
Po c’lidhje kane te gjitha keto me ngjarjen tragjike te kryetarit te zgjedhur te Bashkise Kavaje?
Nuk besoj se ka nje lidhje direkte, por nganjehere truri i njeriut i ben lidhjet ne menyre te paparashikueshme apo te papranueshme nga logjika njerezore. Une di te them vetem se u rrembye nje nene ne pritje, jo ne nje fshat te humbur te Shqiperise, por ne metropolin shqiptar. U rrembye nje grua jo disido, por bashkeshortja e kryetarit te zgjedhur te Bashkise Kavaje, ish- bastion i subjektit politik te kryeministrit tim. U rrembye nje grua, bashkeshorti i se ciles nuk ishte ne Shqiperi. U rrembye nje grua, e cila u rrembye sipas nje plani te miredetajuar dhe te pergatitur gjate, duke e ditur se per pak dite do te lindte dhe e detyruan te linde pak para kohe, pasi e dhunuan rende.
Meqe sot eshte 1 qershori, feste tradicionale e femijeve, me vjen natyrshem te mendoj edhe per foshnjen qe erdhi ne kete bote para kohe (e detyruan!) dhe qe nuk dihet nese merr fryme akoma ne keto momente qe une shkruaj ne kompjuter (uroj qe te jete gjalle!). e gjithe lukunia e politikaneve shqiptare u leshuan sot per te treguar se sa shume i duan femijet. Epo asnje femije nuk eshte i tille, nese nuk krijohet dhe rritet ne barkun e nenes se vet. E sot, ne oret e para te mengjesit, nje femije mbase beri udhetimin e tij me te shkurter ne kete bote, pikerisht ne oret e para te 1 qershorit te pare te tij!
Askush nuk u kujtua per te! Askujt nuk i vajti ne mendje nga politikecerit tane te thote dy fjale per ngjarjen tragjike, ku jo vetem u dhunua deri ne prag te vdekjes nje grua, por edhe nje femije qe po priste te binte ne token shqiptare.
I nderuar Kryeminister i vendit tim!
Ju nuk keni asnje faj! Tashme keni marre edhe vendin tuaj te merituar ne historine e shqiptareve. Mbase ai femije qe sot doli ne jete (uroj te jete gjalle!) mund te ishte pasuesi juaj pas 35 viteve. Do te ishte kryeministri i ardhshem i shqiptareve, nese do te kishte apo te kete fatin te jetonte ne “mbreterine” tuaj te pas vitit 1990.
Mbase edhe per kete, sot Kryeministri i vendit tim do te duhej te thonte dy fjale per nenen por edhe femijen. Mbase edhe mund ti bente nje vizite familjes se kundershtarit politik ne Kavaje. Mbase mund te ndikonte qe shteti dhe strukturat e tij te benin edhe me shume per te gjetur fajtoret, por mbi te gjitha femijen e sapolindur, nese do te jete gjalle. Por edhe te vdekur, pasi ai meriton nje vend ku te prehet si nje tjeter viktime e ketij sistemi te shkerdhyer ne te gjitha kuptimet, te nje klase politike te degjeneruar dhe te nje opinioni publik inekzistent qe ne rastin me te mire, duhet te ndjehet i turperuar para pasqyres! Tashme, askush nuk eshte me i sigurte ne rruget e atdheut tone, as ata qe kane imunitet, pale njerezit e zakonshem. Te gjithe duhet te ruhen nga te gjithe, mese shumti nga shteti dhe strukturat e tij qe mund ti sherbejne cdokujt, pervec se qytetareve shqiptare!
Jam i bindur z. Kryeminister i vendit tim, se ju nuk keni faj! Sic nuk keni patur ndonjehere dhe nuk do te keni asnjehere! Natyrisht ju nuk do te keni mundesi te merrni kete leter te mbyllur ne FaceBook, por mbase dikush mund t’ua referoje! Ne te tjereve na mbetet te presim se kush e ka rradhen te shenohet si vktime dhe natyrisht, te qajme para kohe per ate qe u ka ndodhur te tjereve, pasi dikush tjeter duhet te qaje per fatin tone! Edicionet e lajmeve tashme po vazhdojne me privatizimet gjigante, per te cilat opozita eshte kunder….
Nuk keni asnje faj z. Kryeminister!

—————-


Horror në Kavajë, rrëmbehen gruaja dhe foshnja e porsalindur e kryebashkiakut
Publikuar: E mërkure, më 01 qershor 2011

Horror në Kavajë, rrëmbehen gruaja dhe foshnja e porsalindur e kryebashkiakut
Kavajë, 1 qershor – Bashkëshortja shtatzënë e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Griselda Roshi është rrëmbyer dje pasdite, rreth orës 19 e 15 minuta në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Sipas burimeve familjare, ajo pasi ka pirë një kafe me një mikeshë të sajë në një lokal, i është drejtuar një taksie për të lëvizur drejt shtëpisë së prindërve të saj.
Griselda kishte ardhur në Tiranë pasi ditën e premte priste të lindte. Sipas familjarëve, teksa ajo ishte duke ecur drejt taksisë, një xhip me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe nga makina kanë dalë tre burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë.
Aty ata e kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë çuar në një tjetër vend, të parapërgatitur, ku veç tre burrave kanë qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra.
Sipas burimeve familjare, në ato momente Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, ajo mban mend t’i jetë injektuar një serum dhe disa momente më pas ka lindur.
Për shkak të hemorragjisë shumë të madhe, Griseldës i kanë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 3 e 45 të mëngjesit e kanë marrë sërish me xhip, duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë.
E gjakosur dhe e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambientin ku Griselda është mbajtur peng për më shumë se 6 orë.
Ajo është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës.
“Unë nuk di ç’të them, këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Ajo është e sfilitur. Nuk kemi fjalë ta shprehim”, tregon një komshi i familjes. “Nuk duhet ta bënin, ata janë njerëz të mirë dhe këtë nuk e meritonin”, shprehet një tjetër.
Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e çiftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është detyruar të kthehet nga Italia pasi marrjes së lajmit për grabitjen e gruas së tij.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posaçëm për hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.
Para shtëpisë së familjes Roshi ndodhen shumë të afërm dhe shumë banorë të Kavajës, të tronditur jashtëzakonisht nga ngjarja e rëndë, raporton Top Channel.

—————-

Policia: Griselda Rroshi nuk ka qenë shtatzënë. Ja versioni zyrtar i policisë
Policia e Tiranës ka reaguar mbi ngjarjen e rrëmbimit të bashkëshortes së kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Ajo ka deklaruar se Griselda Rroshi nuk ka qenë fare shtatzënë.

Sipas policisë, ky përfundim vjen nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 28-vjeçares.

Policia ka deklaruar se Griselda Rroshi ka mashtruar familjarët e vet që ka qenë shtatzënë.

Ky përfundim në fakt është shumë i çuditshëm, duke qenë se 28-vjeçare priste që të lindte këto ditë.

Me poshte eshte deklarata e plote e Policise se Tiranes per ngjarjen:

Ditën e djeshme, rreth orës 10.00, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë është paraqitur shtetasi Saimir Azem Rroshi, 36 vjeç, i cili ka depozituar kallëzim penal se kunata e tij (nusja e vëllajit të shtetasit Elvis Rroshi), shtetasja Griselda Zaimi, është rrëmbyer nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën ?Komuna e Parisit? në Tiranë.

Po ashtu, shtetasi Saimir Rroshi, gjatë deklarimit të tij në Polici, citon se “ Griseldën e kanë marrë forcërisht dhe e kanë detyruar të lindë jashtë dëshirës së saj dhe më pas i kanë rrëmbyer foshnjën e sapolindur”. Rreth orës 04.00, të datës 01 qershor 2011, kjo shtetase është lënë e lirë nga personat që e kishin rrëmbyer, pranë shtëpisë së saj, në qytetin e Kavajës.

Menjëherë nga strukturat e Policisë së Tiranës, paralelisht janë formmuar dy grupe hetimore, me synim kryerjen në kohë dhe me cilësinë të të gjitha veprimeve hetimore, ku fillimisht grupi i parë, ka kryer veprime hetimore në Kavajë dhe grupi i dytë ka kryer veprime hetimore në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga ku janë kryer këto veprime hetimore :

* Janë identifikuar dhe pyetur personat që janë takuar me shtetasen Griselda Zaimi, ku nga deklarimi i shoqes së saj, me iniciale J.T, tregon se – ka pirë kafe me Griseldën tek ambjenet e lokalit të Qëndrës Kristal (në pronësi të bashkëjetuesit të saj), ku kanë qëndruar deri rreth orës 19.00. Më pas këto shtetase kanë dalë nga kjo qëndër dhe përpara saj, Griselda ka hipur në një taksi, duke i thënë shoqes që do të shkonte në shtëpi. Shtetasja J.T deklaron se “Griselda dukej shtatëzanë pranë muajit të lindjes”.

* Është identifikuar dhe marrë në pyetje shoferi i taksisë me iniciale A.C, nga ku ka rezultuar se, ka marrë shtetasen Griselda Zajmi, që në dukje ishte shtatëzanë, pranë Qëndrës Kristal dhe nga aty ka ndaluar tek një farmaci në rrugën “Gjik Kuqali”, ku Griselda ka blerë dicka dhe më pas, sipas kërkesës së Griseldës e ka dërguar këtë të fundit tek “Hotel Broadëay”, që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë. Griselda ka bërë pagesën e taksisë dhe më pas shoferi është larguar.

* Janë identifikuar dhe marrë në pyetje punonjësit e “Hotelit Broadëay”, që kanë kontaktuar me shtetasen Griselda Zajmi, nga ku rezulton se deklarimi i shtetases me iniciale G.H, e cila citon se: “Griselda është paraqitur në hotel e vetme, rreth orës 19.30, ka prenotuar një dhome duke bërë pagesën dhe më pas ka hyrë në dhomë”. Kjo shtetase deklaron se shtetasja Griselda Zajmi në dukje ishte shtatëzanë.

* Deklarim i shtetasit me iniciale A.M, që punon në këtë hotel, rezulton se Griselda ka qëndruar e vetme në dhomë, gjatë kësaj periudhe nuk ka hyrë asnjë person në hotel apo dhomën e saj. Në orën 01.50, shtetasja Griselda Zajmi ka dalë nga dhoma dhe i ka kërkuar këtij punonjësi të marrë një taksi, pasi nuk ndihej mirë fizikisht. Ai shton se “kjo shtetase nuk dukej shtatëzanë”.

* Është identifikuar dhe pyetur shtetasi me iniciale B.K, shofer taksie, që ka marrë Griseldën në hotel, nga ku rezulton se nga hoteli e ka dërguar atë, tek klinika mjekësore Ikeida dhe pasi e ka lënë aty, shoferi është larguar.

* Janë identifikar dhe pyetur mjeku dhe punonjësi i klinikës Ikeda dhe konkretisht shtetasi me iniciale L.G (mjek), i cili ka cituar se: “Griselda është paraqitur në këtë klinikë rreth orës 02.10 dhe ankohej për të vjedha dhe diare”. Është bërë menjëherë terapia e kësaj shtetase nga ana e stafit mjekësor duke e trajtuar me serum. Ky i fundit deklaron se kjo shtetase në dukje nuk ishte shtatëzanë dhe nuk patur ankesa në lidhje me shtatëzaninë. Kjo shtetase, ka qëndruar në këtë klinikë deri rreth orës 03.20 dhe më pas është larguar me taksi.

* Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale të gjitha pamjet filmike të rregjistruara tek qëndra Kristal, si dhe i cdo ambjenti tjetër biznesi i pajisur me kamera përgjatë rrugës “Komunna e Parisit”.

* Përsa më sipër është bërë ekzaminimi mjeko ligjor ne Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ekzaminim Gjinekologjik në Matertenitetin “Mbrëtëresha Geraldinë”, nga ku rezulton se shtetasja Griselda Zajmi nuk ka qënë asnjëherë shtatëzanë.

Në sajë të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bien poshtë pretendimet e shtetases Griselda Zajmi mbi rrëmbimin e saj dhe lindjen e detyrueshme e më pas marrjes peng të fëmijës së sapolindur.

Aktualisht jemi në pritje të marrjes së aktit të ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të vëtetuar mbi shtatëzaninë ose jo të kësaj shtetaseje.

Ndërkohë, shtetasja Griselda Zaimi ndodhet në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe po merret në pyetje nga Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtues të Policisë së Kryeqytetit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po punohet më tej, për të sqaruar motivet dhe arsyen e krijimit të kësaj situate apo alibie.