NGA STUDIMI 880 BIMË MJEKSORE NË ALPET E SHQIPËRISË

0
49

Toksinat vegjetale, efekti i tyre mbi njeriun, kafshet, bimen dhe natyren e mjedisin perreth.

Numer i madh bimesh te verdha sundojne mbi token dhe shfaqin kapacitetin e tyre ndaj kafsheve per t’i njohur ato, me vete sistemet e tyre mbrojtese, qe kane bimet per t’u mbrojtur.

Mbrojtja e bimeve eshte dy llojesh, fizike e kimike.
Sistemet fizike jane menyra e ndertimit te trupit, si gjembat, lekura etj. Ndersa sistemet kimike bazohen ne toksinat, qe permbajne ato ne metabolizmat e tyre, duke qene helmuese per kafshe te ndryshme dhe njeriun.

Rrezikshmeria helmuese eshte gjithmone relative, qe varet jo vetem nga specia e nga mekanizma te ndryshem te thithjes, metabolizmi e sekretimi i tij, por edhe nga sasia e marre ne nje periudhe te caktuar kohe, mosha, gjendja fizike etj.
Shume toksina te bimeve jane te hidhura. Keshtu, kafshet shpesh here e ndiejne kete gjendje jo te kenaqshme dhe u shmangen bimeve te percaktuara, bile shpesh here i njohin me mire se sa ne. Ketu bejne pjese era e ngjyra, qe e bejne kafshen te mbrohet nga ato bime, qe paraqesin rrezikshmeri toksike.

Keshtu, p.sh., bimen atropa belladonna kafshet e njohin nga sythet e saj, qe jane te bashkuara, ngjyra dhe toksinat e saj. Prandaj ato i ruhen helmimit nga alkaloidi i tropanit, qe eshte helmues per kafshet. Ndersa zogjet i marrin si ushqim sythet e saj, qe nuk jane helmues. Duke e toleruar kete alkaloid, i marrin dhe i trasportojne berthamat e kesaj bime.
Persa i perket toksinave bimore, mund te klasifikohen ne dy klasa te medha: 1)qe permbajn azot dhe 2) qe nuk permbajne azot.

1.-Klasa e toksinave qe permbajne azot ne bime

Klasa e komponimeve Shembull toksine Fuqia toksike.

Aminacidi jo proteinike L-DOPA Per insektet
Glukozidicianogjeni Linamarina Universale
Glukosinolati Sinigrina Per lopet dhe insektet
Alcaloidi Atropina Per mamifere
e jo per zogjet
Peptici Viskotosina Per te gjitha kafshet, perjashtohen zogjet. Kafshet
Perjashtohen zogjet
Proteine Aprina per njeriun.

2.-Klasa e toksinave, qe nuk permbajne azot ne bime

Klasa e komponimeve Shembull toksine Fuqia toksike

Iridoidi Aukubina Per insektet e zogjet.
Laktonet seskujterpenike Imenovina Per lopet dhe insektet.
Glukozitet kardiake Ouabina Per njeriun.
Saponine Acidi medikageniko Per insektet e
peshqit
Furanokumarina Xantotoxina
Isoflavonoidi Rotenone Per insektet , mamiferet.
insektet dhe peshqit
Kinoni Ipericina Per mamiferet
e lopet.
Poliacetileni Enantetosina Per mamiferet
Aflotosina Aflotosin B e zogjet

Ndermjet toksinave azotike, te pranishme ne bime, me shume se 300 struktura te ndryshme jane ato qe hyjne ne klasen e aminoacideve dhe 20 jane ato qe hyjne ne perberjen e proteines. Toksinat e kesaj natyre jane produkte te metabolizmit te shume bimeve, por veçenerisht jane te perqendruara ne leguminozet.

Nje klase tjeter toksinash, te prejardhura nga bimet, jane ndertuar nga glukozidet cianogjenike, te cilat nuk jane pikerisht toksina. Por ato behen toksina, kur hyjne ne organizem, duke liruar enzimen e perbere nga acidi cianhidrik. Toksina me te shumta te klases azotike jane alcaloidet. Kjo klase ka mira strukture dhe deri me sot njihen rreth 3.000’ alcaloide te ndryshme, ne 205 bime. Ne tosinat jo te azotuara, me te rendesishmet jane ato te ndertuara nga glukozitet kardiake e saponinat. Te parat reagojne direkt ne zemer dhe saponinat kane veti te fuqishme hemolitike.

Bashkeveprimi i bimeve e kafsheve, nepermjet toksinave, paraqet nje kompleks te madh. Jane shume shembuj ne natyre, qe deshmojne se perdorimi i nje toksine krijon nje evolucion ndermjet bimeve e insekteve. P.sh., flutura grumbullon glukosidet kardiake, te familjes Asclepidacea, per t’i perdorur si mbrojtje. Nje shembull tjeter eshte nga bimet senecio, si senecio vulgare e S. Jacobaea, prodhojn, alcaloidi e piroliznidici, qe jane toksike per kafshet etj.