Pasiguria për jetën, “dhurata” që na ka bërë Berisha

0
73

Lajmi për vrasjen e dy të rinjve në Shijak ka prekur zemrat e gjithkujt. Një person ka qëlluar mbi ta duke deklaruar se kishte gabuar shënjestër. Gjithsesi ai do vriste njerëz për shkak të një sherri banal.

Është gati e papërballueshme të merresh me fluksin e lajmeve të kronikës së zezë në Shqipëri. Ta mendosh që jeton në një vend me 3 milion banorë, të bën të vësh duart në kokë. Por nuk ka si ndodh ndryshe në një vend ku kryetari i qeverisë ecën me jelek antiplumb. Duhet theksuar se mungesa e drejtësisë në këtë vend po e bën situatën dëshpëruese.

Ja një përmbledhje e lajmeve të mëngjesit.

– Një aksident me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari ka ndodhur sot në Durrës. Aksidenti ka ndodhur në Rrushkull, ku 15 vjeçari D.K ndërsa po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një autoveturë.

– Policia ka arrestuar Ram Bashën, 65 vjeç me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë. Basha, dy ditë më parë rreth orës 22:00, në Zall Mner i Ri, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë gjahu çifte Elez Elezin, 20 vjeç

– Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Barbullojë të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit të së premtes, në banesën e Gjovalin Frrokut, 50 vjeç, në fshatin Barbullojë e Vjetër të Komunës Kolsh në Lezhë.

– Një borxh prej 100 mijë lekësh të reja është bërë shkak për plagosjen e rëndë me thikë të një 39-vjeçari në qytetin e Korçës. Burimet e policisë bënë të ditur se i plagosuri është Lulzim Sakollari, banues në Korçë dhe ndodhet në spitalin rajon, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dy plagë të mëdha në bark.

– Prokuroria e Korçës dha sot pretencën për autorët e vrasjes së dy të rinjve në lagjen “Radanec” të këtij qyteti në fillim të vitit.

– Nga prokurorët e çështjes u kërkua burg i përjetshëm për autorin e masakrës, Erion Mukadezi, 32 vjeç, dhe nga 1 vit e gjysmë burg për 3 bashkëpunëtorët e tij: Irfan Mukollari, Fatjon Dinkollari dhe Ervin Mukollari.