Zef Mulaj: Shqipëria në enciklopedit e huaja

0
35

Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore në Shqipëri janë ato që janë gjetur në një vendbanim shpellore parahistorik në Xarrë ,rreth 10 kilometra larg Butrintit.Dorëshkrimet që dëshmojnë pë interesim rreth arkeologjisë shqiptare, zënë fill me vizitën e Qiriako d’Ankonës në brigjet shqiptare.

Ai lundroi përgjatë bregtdetit shqiptare(1434 – 35) për të kopjuar mbishkrimet e hershme dhe për të përshkruar monumentet që pa në Lezhë, Durrës, Apolloni, Butrint e në vende të tjera. Më 1916 një ekip prej disa dijetarësh austriak,të kryesuar nga Kamil Prashniker. Misioni arkeologjik italian në Shqiperi e nisi punen aty nga viti 1926 në Finiq. Prof Luixhi Ugolini i vazhdoi kërkimet gati një dhjetëvjeçardhe, më vonë,u pasua nga prof. Piero Markoni.

Misioni franmcez zhvilloi kërkimet aty nga fundi i viteve njëzet dhe fillimi i viteve tridhjetë në Apoloni nën drejtimin e prof. Leon Rei. Këto eksplorime u zhvilluan përgjatë bregdetit Adriatik ,duke gjurmuar ngulimet e hershme greke e romake. Kurse për rrënjet e lashta shqiptare nuk u shfaq ndonjë interes.Zbulimet e huaja pasuronin muzeumet e huaja veçanarisht ata të Italisë.

HARTA E SHQIPËRIS. VITI 1689 (Foto L. Ugolini)

Mungesa e plotë e dokumenteve të shkruera dhe mangësia e mbishkrimeve nga ky popull i lashtë, që nuk e njihte shkrimin, bëri që autori i Enciklopedis Britanike në lidhje me gjuhën shqipe të arrinte në përfundim se: ”termi “ilir” është thjeshtë një emër, për të cilin nuk dimë asgjë. Po kështu ‘’pellazgët’’, por më vonë u sqaruan. Gjurmët më të hershme të jetës njerzore janë ato të gjetura në vendbanimin shpellorë parahistorik në Xarrë.

Cilët janë shqiptarët?
Ata e kanë prejardhjen nga luftëtari i madh Akili dhe nga heronj të tjerë të pushtimit të Trojës lashtë.Ata e bëjn të tyrin Aleksandrin e madh, që shpëtoi civilizzi prëndimor nga hordhitë pushtues të persisë.Pirro një tjetër shqiptar. Perandori i shquar Justiniani i Madh, që zuri fronin në kostandinopojë, me origjinë nga Ohri. Më pas Skënderbeun u bë mburoja e Europes kunder turqve për një çerek shekulli.Në fakt,qenë shqipetarët ata që mbanin kostumin , i cili përdoret akoma edhe sot si uniformë nga kufitaret ose rojet mbretërore greke: ‘fustanella’ ose fundi i bardhë me pala prej shajaku, opingat prej lëkure me maja te ngritura lart dhe me xhufka shumëngjyrëshe, brezi ose rripi bojëgjak plot me armë,një xhaketë e zezë me krahë dhe një feste e bardhë.

Dijetar seriozë pretendojnë që kan patur etni shqiptare. Homeri, Aristoteli, dhe Hipokrati ‘’Ati i Mjekësisë’’. Xheromi që përktheu Biblën në latinisht(vulgatën), ishte pasardhës ilir, apo shqiptar, siç ishte edhe papa klementi XI. I tillë ishte edeh Patriarku Ekumenik Athenagoras I, Shqiptare në poste shtetrore si Françesko Krispi, Muhamet Ali Pasha, Mustafa Qemali. Shqiptarët kan jetuar në një vend horizontesh të dhëmbëzuar, majash të larta, shkëmbinjësh të thikët, rafshnaltash erërrahura dhe gryk plot me bore.

Ata nuk e quajtën atë “Albania”, por “Shqipëria”, “Toka e shqiponjës’’. Ata nuk e quajtën veten “Albanians” por shqiptarë , ose ‘’Bij të Shqiponjës’’. Kështu ata u identifikuan me më fisnikun prej shpëndve, që futuro më lart, që qiftohet për jetë dhe që e bën çerdhen ndër maja mbi dy mijë metra të larta. Megjithëse Uilliam Shekspiri kurrë nuk e ka vizituar këtë vend, ai e vendosi komedinë e tijë “nata e Dymbëdhjetë” në iliri, pra në shqipëri.

Familja Albani ne Itali

Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem Giorgio (Gjergj Mikeli i Laçit) dhe Filippo di Michele de’ Lazi, (Filip Mikeli i Laçit) ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm.

Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (1445-1564), e ndryshoi në Albani.
Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, kardinalë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të rrafshit të lartë:
– Giovanni Girolamo (1509-1591) : kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave të armatosura të Republikës së Venecias, kandidat për papë në dy konklave, historiograf, këshilltar juridik vetjak i papës Gregori XIII (1572-1584) dhe papës Sisto V (1585-90).

– Oracio (1576-1653): diplomat, emëruar senator i Romës nga Papa Urbani VIII (1623-44).
– Annibale (1682-1751) : kanunor i Shën Pjetrit, president i Dhomës Apostolike, sekretar i Memorialëve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm papnor në Vjenë ku punoi për të ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishës Së Shenjte të Romës, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikës së Vatikanit, peshkop i Sabinës e më tej i Porto e Santa Rufina, nëndhjak i Kolegjit të Shenjtë.

Francesco albani

– Alkssandri (1692-1779) : që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës por shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialëve, i dërguar në Vjenë, kardinal (1721), bibliotekar i Kishës Së Shenjtë të Romës, ambasador i Austrisë në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së Sardenjës, mbrojtës dhe mik i Winckelmannit, ndërtues i Villa Albanit dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve.
– Gjon Françesku, (Klementi i XI 1720-1803) : kardinal (1753), mbrojtës i Çështjeve të Polonisë, mori pjesë në bisedimet me Katerinën II (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në Rusi, peshkop i Sabinës e më pas i Porto e Santa Rufinas derisa më 1775 si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër Francës revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e papëve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23).
– Giuseppe (1750-1834) : klerik i dhomës së papës Pio VI (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e kryedukës Ferdinand që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i Letrave Papnore dhe legat në Bolonjë, sekretar shteti i papës Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i papës Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar për të kthyer rendin nëpër Dërgata pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pezaros dhe Urbinos.
Pas vdekjes së Filipit, më 1852 familja u shua. Është diçka e veçantë dhe për t’u vënë re që pothuajse njëkohësisht me familjen shqiptare të Albani-t, në Lindje, një tjetër derë e madhe shqiptare vezirësh të mëdhenj, përcaktonte fatet e perandorisë otomane në shekujt XVII-XVIII : familja e Qyprillinjve. Para papës Klementi XI, tre papë të tjerë kishin qenë me origjinë shqiptare : San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).

Klementi XI dhe Illyricum Sacrum

Një nga pjesët më interesante të librit “Illyricum Sacrum”, është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi XI (Kelmendi), për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesë e madhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Venedik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit në pjesën e Zadrimës.

Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhet: “Papa Klementi XI, Gian Francesco Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike. Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Këshllin e parë të Arbënit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviç, e dha urdhën që aktet e Këshillit të përktheheshin shqip e ti shifte në gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbetë vetëm si kujtim.

Në atë kohë qendra e kishave ilire ishte Raguza ku mbaheshin këshillat kishtare të Ilirisë. Mbasi patën qenë mbytur në det ipeshkvinjtë shqiptarë duke u kthyer nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër dioçezane shqiptare andej e tutje të mbaheshin në tokën shqiptare. Qendra e parë e kishave ilire ka qenë Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Vendik, për arsye praktike u caktue Raguza si qendër mbasi ishte ma e përshtatshme edhe gjeografikisht.

Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Vendik, e atje ishin grumbullue gjatë shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe për Ilirinë, e mbasi Venediku kishte edhe Institute e njerëz të përshtatshëm për historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë at Filip Riceputtin i cili mori në dorëzim nga Papa shqiptar lëndën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare për të përballuar shpenzimet e duhura për atë punë.

At Filip Riceputti mbi një barkë të Venedikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut duke u ndaluar në të gjitha qendrat ku kishte lëndë për punën e vet e nga këto qendra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qendrat e brendshme të vendit prej nga i dërgohej lënda e duhur në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguan lajmëtarë në të gjithë qendrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën duke i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorëshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltërave të Zadrimës, u mbyt në ujë duke kaluar Drinin e humbi e gjithë ngarkesa e caktuar për At Riceputt-in.

Riceputti e ndau të gjithë lëndën e historisë kishtare ilire në katër pjesë me nëndarjet e renditjet përkatëse simbas skemës që kishte përpiluar Klementi XI. Pas vdekjes se tij, At Riceputti me zell e kujdes përfundoi të katër pjesët e historisë kishtare ilire e kur i pati gati për shtyp, mbaruan ditët e jetës së tij e vdiq. Jezuitët, siç e kanë zakon kur vdes çdo anëtar i shoqërisë së tyre që ka në dorë çdo punë të rëndësishme, ngarkuan që të kujdesej për shtypin e dorëshkrimeve të Riceputtit njeriun e tyre më të aftë për historografi, At Daniel Farlatin.

Ky mbasi studioi të gjithë veprën e Riceputt-it u raportoi eprorëve të vet se historinë kishtare e shkruar nga At Filip Receputti, ishte punë me kritere historike të vjetruara. Mbasi u studiua mirë çështja e rezultoi si kishte raportuar At Daniel Farlati, eprorët ngarkuan këtë të niste punën përsëri simbas kritereve historiologjike moderne të kohës. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katër vëllimet e para të veprës Illyricum Sacrum e ndërroi jetë.

Figura e Klementit XI në historinë shqiptare

Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me “gjak shqiptar, “si një Pape me “origjine shqiptare, ” si Papa qe ka thirrur Kuvendin e Arbërit me 1703 dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Emri i tij nga disa studiues është përmendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur ti takonte një bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe Shqipërinë. Në këtë mënyre, kësaj figure madhështore te popullit shqiptar nuk i është kushtuar një kapitull i domosdoshëm ne historinë e Shqipërisë. Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet “krenaria” e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare.

Papa Klementi XI – Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore “se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e saj,” ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht ne shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombëtare dhe te jetës se shqiptareve. Kështu qe edhe për Papa Klementin XI – Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmin e tij se sa e dine në të vërtete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar pak a shume nga traditat evropiane.

Qëndrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk – Albani te zgjidhet Pape, për te dhëne një kontribut me te madh edhe në jetën politike ne ato vite, kur Evropës po i kërcënohej rreziku nga Perandoria Osmane, e cila mbante nen sundim gati te gjithë Evropën Juglindore. Kohet e fundit e sidomos nga autoritetet me te larta te Kishës Katolike, është përmendur emri i Papa Klementit XI- Albani, nëpërmjet lëvizjeve me te mira te se kaluarës se lavdishme te shqiptareve dhe te luftës se popullit shqiptar për liri dhe pamvaresi…