Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli

0
95

Vëzhguesit e ODIHR thonë se nuk dihet baza ligjore mbi të cilën u hapën kutitë nga KQZ. Po ashtu nuk dihet pse nuk u firmos rezultati i njësisë 5. Raporti thotë se numëruesit ishin udhëzuar që votat e hedhura në kutitë të gabuara të cilësoheshin të pavlefshme. SKANDALI: KQZ u dha vëzhguesve rezultatin e Tiranës, por nuk e shpalli pas presionit të Berishës.

Misioni i Vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka publikuar një raport të ndërmjetëm për numërimin e votave. Raporti përfundimtar do lëshohet pas disa javësh. Raporti kryqëzon kryetarin e KQZ-së për atë që po bën. Në raport thuhet se në fund të numërimit të votave në Tiranë, më 14 maj, fitues doli Edi Rama me dhjetë vota më shumë.

“U bë e qartë se gara për bashkinë e Tiranës do të vendosej me një diferencë të ngushtë, ndaj vëmendja kombëtare u fokusua në qendrat e numërimit në Tiranë. Numërimi në këto qendra u shty disa herë për shkak të pushimeve të paparashikuara, mosparaqitjes së anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të tjera arsye, shpesh të motivuara politikisht. Shtyrjet rritën tensionet në Tiranë, nisur edhe nga ngushtësia e rezultatit paraprak. Në fund të numërimit të gjitha qendrave për kryebashkiakun e Tiranës më 14 maj, rezultatit paraprak jo zyrtar, i cili iu ofrua misionit vëzhgues nga KQZ e nxirrte Ramën në avantazh me 10 vota. (124,623 Rama dhe 124,613 vota Basha),” thuhet në raportin e ODIHR.

Por menjëherë pas kësaj, zyrtarët e PD, përfshi kryeministrin Sali Berisha, kërkuan që të numërohen votat e hedhura në kutitë e gabuara. Në raport thuhet se KQZ duhej të shpallte rezultatin paraprak. Partitë politike dhe vëzhguesit, thuhet në raport nuk ishin në gjendje të merrnin këto rezultate nga KQZ. Po ashtu, thuhet se në faqen e internetit të KQZ, edhe në momentet kur po flitet, Basha udhëheq garën.

Në raport thuhet se KZAZ e njësisë bashkiake numër pesë nuk ka firmosur tabelën e rezultatit, pa dhënë asnjë specifikim ligjor pse e ka bërë këtë.

“Pasi të gjithë KZAZ-të e Tiranës të dorëzonin tabelat e rezultateve për kryetarin e bashkisë dhe këshillat, KQZ kishte në dispozicion 48 orë për të verifikuar dokumentet dhe për të shpallur rezultatin zgjedhor në Tiranë. Të gjitha tabelat u morën më 16 maj, edhe pse tabela e KZAZ 49 (njësia 5 sh.r) nuk ishte aprovuar nga shumica e anëtarëve, të cilët i përkasin partisë qeverisëse. Kryetari i KZAZ pretendonte se kishte parregullsi në tabela (të cilat nuk iu specifikuan misionit të vëzhguesve). Edhe në këtë kohë që po shkruajnë, KQZ nuk ka marrë ende vendim për këtë tabelë,” thekson raporti.

Raporti thotë se kryetari i KQZ vendosi për numërimin e fletëve të kontestuara duke hartuar një akt. “Baza ligjor për hapjen e kutive të votimit është e paqartë për ne,” thuhet në raportin e ODIHR. Po ashtu thuhet se vendimi është marrë në princip me një votë 4-3, dhe kutitë janë hapur edhe pse nuk është miratuar një vendim final.

“Më 18 maj, pas votimit të këtij vendimi në parim me 4-3 të votave, edhe pse nuk u miratua një vendim përfundimtar, KQZ nisi të hapë 60 kutitë e votimit, të identifikuara në kërkesë. Baza ligjore për hapjen e kutive të votimit ishte e paqartë për misionin e vëzhguesve,” thekson raporti.

Në raport thuhet gjithashtu se pati vonesa në numërimin e votave, sidomos në Tiranë. Po ashtu për çështjen e votave të kontestuara, thuhet se numëruesit ishin udhëzuar që këto vota, të cilat hidheshin në kutitë e gabuara, janë të pavlefshme. Vëzhguesit kanë bërë të tjera kritika që lidhen edhe me mungesën e transparencës për votat që shfaqeshin në ekranet e numërimit. Sipas tyre, vëzhguesit shpesh nuk e dallonin se kujt i përkiste vota pasi ajo shfaqej shumë shpejt në ekran.

(Raporti i plotë)

HYRJE

Më datë 10 maj, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) i OSBE/ODIHR-it, së bashku me një

delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, nxorrën

Deklaratën e Konstatimeve dhe Përfundimeve Paraprake, ku pasqyroheshin vëzhgimet e tyre

gjatë ditës së zgjedhjeve dhe fillimit të procesit të numërimit.

2

Në periudhën pas-zgjedhore,

MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it është përqëndruar në vëzhgimin e numërimit të fletëve të votimit,

mbledhjen dhe nxjerrjen e rezultateve dhe shqyrtimin e ankesave dhe ankimimeve. Një numër i

kufizuar i vëzhguesve afatshkurtër e shtynë qëndrimin deri më 15 maj për të vëzhguar

numërimin e tejzgjatur të votave në bashkinë e Tiranës. MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it do të

largohet nga Shqipëria më 24 maj, por këtu do të qëndrojë një grup i vogël ekspertësh që do të

vazhdojnë të vëzhgojnë fazat e mbetura të procesit zgjedhor, veçanërisht trajtimin që KQZ-ja

dhe Kolegji Zgjedhor do t’u bëjnë ankesave dhe ankimimeve.

II. MJEDISI POLITIK

Në shumicën e rajoneve të vendit, numërimi i votave në 66 Vende të Numërimit të Votave

(VNV) vazhdoi deri në mbylljen e tij në mënyrë përgjithësisht transparente, pavarësisht ritmit të

ngadaltë. Në disa raste, kandidatët humbës i uruan për fitoren kundërshtarët e tyre. Megjithatë,

procesi i numërimit u karakterizua nga një nivel i lartë mosbesimi ndërmjet partive politike, çka

çoi në debate, vonesa dhe bllokim në disa VNV. Partitë politike shpesh ndërhynë në procesin e

numërimit, duke drejtuar aktivitetin e anëtarëve të tyre në komisionet zgjedhore. Media e

informoi gjerësisht publikun lidhur me procesin e numërimit, veçanërisht për garën për kryetar

bashkie të Tiranës ndërmjet ish-Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha të Partisë Demokratike

(PD) dhe kryetarit aktual që rikandidonte, Edi Rama, kryetarit të Partisë Socialiste (PS).

Meqenëse u pa haptas që gara për kryetar bashkie të Tiranës do të vendosej nga një diferencë e

ngushtë, vëmendja e të gjithë vendit u përqëndrua në numërimin e votave në 11 VNV në Tiranë.

Numërimi në këto VNV shpesh vonohej për shkak të pushimeve të paplanifikuara, mosparaqitjes së anëtarëve të grupit të numërimit dhe arsyeve të tjera, shpesh të motivuara

politikisht. Vonesat rritën tensionin në Tiranë, veçanërisht për shkak të ngushtësisë mes

rezultateve paraprake.

Pas përfundimit të numërimit në VNV-të për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj, rezultatet

paraprake jozyrtare që KQZ-ja ia dha MVZ-së së OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte

10 vota më shumë se Z. Basha (përkatësisht 124,623 dhe 124,613 vota). Z. Rama shpalli

menjëherë fitoren, ndërsa Z. Basha tha se do të priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Më pas,

zyrtarë të PD-së, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, i kërkuan KQZ-së të konsideronte si vota

të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës ato që u gjetën gjatë numërimit për zgjedhjet për kryetar minibashkie (shih më poshtë rubrikën Administrimi i Zgjedhjeve).

3

PS-ja i kërkoi KQZsë të nxirrte tabelat e rezultatet të përcaktuara tashmë nga VNV-të në Tiranë. Deri në periudhën

që përfshin ky raport, KQZ-ja nuk i kishte njoftuar rezultatet zyrtare për garën për kryetar

bashkie të Tiranës. Më 18 maj, KQZ-ja filloi hapjen e disa kutive me vota për minibashkitë nga

disa Komisione Zgjedhore të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) të Tiranës për të numëruar

votat për kryetar bashkie të hedhura gabim. Tensioni është rritur qëkurse PS-ja protestoi kundër

veprimeve të KQZ-së. Mbështetës së PS-së, përfshirë shumë deputetë të saj, u mblodhën para

KQZ-së dhe tentuan të hynin me forcë brenda godinës së KQZ-së. Ata u zbrapsën prej policisë.

III. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE

Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ-të duhet të nxjerrin Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve (TPR)

deri në orën 17:00 të nesërmen e ditës së zgjedhjeve. Ky afat u konsiderua jorealist nga të gjithë

personat e pyetur, dhe asnjë VNV nuk arriti të mbaronte numërimit deri në kohën e kërkuar.

Numërimi në të gjitha VNV-të jashtë Tiranës përfundoi deri ditën e premte, 13 maj. Numërimi i

fletëve të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, në VNV-të e Tiranës përfundoi më 14

maj; deri në periudhën që përfshin ky raport, numërimi për minibashkitë e Tiranës vazhdon ende

në disa VNV.

Fillimi i numërimit të votave u nisi me vonesë në shumë vende, pjesërisht për shkak të faktit që

disa anëtarë të grupeve të numërimit në disa VNV nuk ishin emëruar ose nuk ishin trainuar deri

në momentin që filloi numërimi. Përpose kësaj, vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it raportuan se

procesi i numërimit ndërpritej herë pas here për shkak të debateve ndërmjet anëtarëve të KZAZsë, anëtarëve të grupit të numërimit dhe/ose vëzhguesve të partive.

4

Nuk kishte asnjë udhëzim në

nivel kombëtar lidhur me pushimet, duke e lënë çdo KZAZ të merrte vetë vendimet në këtë

drejtim. Në disa raste që iu bënë të ditura KQZ-së, ajo urdhëroi vazhdimin e procesit. Megjithatë,

disa KZAZ vazhduan të punonin me ritme të ngadalta, veçanërisht në Tiranë.

Gjatë procesit të numërimit, KQZ-ja vazhdoi të zëvendësonte anëtarët e KZAZ-së dhe anëtarët e

grupit të numërimit me kërkesë të partive.

5

Kjo u vërejt sidomos në Tiranë, ku KQZ-ja i

zëvendësoi që të gjithë anëtarët e KZAZ-së 54 dhe disa anëtarë të KZAZ-së 49 më datë 12 maj,

dhe kryetarin e KZAZ-së 48 dhe një anëtar të KZAZ-së 47 më 13 maj. Kodi Zgjedhor nuk u

kërkon partive që të shpjegojnë arsyet e kërkesës për zëvendësime.

Vëzhguesit mundën të ishin të pranishëm pa asnjë pengesë në VNV-të. Gjatë numërimit, çdo

fletë votimi regjistrohej me kamera dhe tregohej menjëherë në ekran për të gjithë vëzhguesit e

pranishëm. Megjithatë, fletët e votimit nuk mund të shiheshin plotësisht për shkak të mënyrës së

vendosjes nën kamerë, ose sepse nuk liheshin mjaftueshëm nën kamerë. Për më tepër, vëzhguesit

nuk lejoheshin t’u afroheshin tavolinave, prandaj për ta ishte e vështirë të shikonin nëse fletët e

votimit vendoseshin në togun e fletëve të votimit të kandidatit/partisë përkatëse apo sesi

plotësoheshin protokollet me rezultatet e qendrës së votimit. Së fundmi, vëzhguesit nuk mundën

të shihnin konsiderimin e fletëve të votimit të kontestuara nga anëtarët e grupeve të numërimit

dhe anëtarët e KZAZ-së.

Përpara ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja vendosi një sistem elektronik për marrjen e protokollit të

rezultateve të secilës qendër votimi nga VNV-të. Rezultatet paraprake shfaqeshin në ambjentet e

KQZ-së dhe në faqen e internetit të KQZ-së ndërsa të dhënat hidheshin në sistem. Rezultatet

paraprake ishin të disponueshme për bashkitë ose komunat për secilën garë. Ndryshe nga

zgjedhjet e kaluara, shfaqja e rezultateve paraprake për publikun nuk ishte e ndarë sipas

qendrave të votimit. Megjithatë, partitë politike, pas një kërkese, arritën ta merrnin këtë

informacion nga KQZ-ja sikurse e mori edhe MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it. Deri në periudhën që

përfshin ky raport, KQZ-ja ende nuk i kishte hedhur në faqen e internetit rezultatet e kutisë së

fundit të numëruar për kryetar bashkie të Tiranës, dhe faqja e internetit tregonte Zotin Basha si

kryesues të garës.

6

Pas dërgimit të TPR-ve nga 11 KZAZ-të e Tiranës për zgjedhjet për kryetar bashkie dhe këshill

të Tiranës, KQZ-ja kishte 48 orë për të verifikuar dokumentet dhe për të njoftuar rezultatet për

zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

7

Të gjitha TPR-të mbërritën më 16 maj, ndonëse TPR-ja për

KZAZ-në 49 nuk ishte miratuar prej shumicës së anëtarëve (në këtë rast, shumica përbëhej prej

partive në qeveri). Kryetari i KZAZ-së 49 pretendoi se në TPR kishte parregullsi (të cilat nuk iu

specifikuan MVZ-së së OSBE/ODIHR-it). Deri në periudhën që përfshin ky raport, KQZ-ja nuk

kishte marrë asnjë vendim për këtë TPR. PS-ja kërkoi që KQZ-ja të merrte një vendim lidhur me

TPR-në e KZAZ-së 49 dhe që më pas, KQZ-ja të përcaktonte rezultatin për kryetarin dhe

këshillin bashkiak të Tiranës në bazë të 11 TPR-ve.

Në të njejtën kohë, ndërsa vazhdonte numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet për minibashkitë

e Tiranës, zyrtarë të PD-së kërkuan që fletët e votimit për kryetar bashkie të Tiranës që ishin

gjetur në këto kuti, të numëroheshin si të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës, me

argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qartë. PS kundërshtoi fuqishëm, duke deklaruar se

fletët e votimit të gjetura në kutinë e gabuar, ishin konsideruar të pavlefshme deri më sot.

Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpërdrejt vlefshmërinë e fletëve të votimit gjetur në një kuti

votimi, të ndryshme nga ajo që i korrespondon llojit të zgjedhjes për atë fletë. Ai as nuk

parashikon ndonjë procedurë për vlerësimin e fletëve të votimit të gjetura në kuti të tjera. Nuk

kishte asnjë vendim apo udhëzim nga KQZ-ja për këtë çeshjte përpara ditës së zgjedhjeve, dhe

as manuali i miratuar i KQZ-së nuk e trajtonte këtë çeshtje, ndonëse në zgjedhjet e kaluara

vendore, fletët e votimit të hedhura gabim përbënë problem. Anëtarët e grupeve të numërimit

ishin trainuar për t’i konsideruar fletë të tilla votimi të pavlefshme dhe fletët e votimit të hedhura

gabim ishin konsideruar të pavlefshme në Tiranë deri në mbylljen e numërimit për kryetar

bashkie të Tiranës më 14 maj.

Më 17 maj, tri ditë pas mbylljes së numërimit për kryetar bashkie të Tiranës në VNV-në e fundit

të Tiranës, kryetari i KQZ-së propozoi një projekt vendim, sipas të cilit, fletët e votimit të

hedhura në kutinë e gabuar do të konsideroheshin të vlefshme dhe do të numëroheshin prej vetë

KQZ-së.

8

Ky numërim do të ishte vetëm për fletët e votimit gjetur në kutinë e gabuar, që ishin

kontestuar në nivel VNV-je. Sipas kryetarit të KQZ-së, projekt vendimi ishte propozuar me

kërkesë të anëtarëve të 7 KZAZ-ve të Tiranës, emëruar nga PD-ja dhe LSI-ja lidhur me 60 kuti

votimi.

Anëtarët e emerëuar nga opozita e kundërshtuan propozimin, duke deklaruar se KQZ-ja nuk

kishte të drejtë të numëronte fletët e votimit dhe se mund tí hapte ato në bazë të ankimimi të rezultateve zyrtare. Ata propozuan që KQZ-ja të nxirrte rezultatet në TPR-të e marra nga VNVtë. Seanca e KQZ-së, ku do të diskutohej projekt vendimi, u ndërpre nga deputetët e PS-së dhe

seanca u shty përpara se të kalonte në votim.

Më 18 maj, pas votimit të një vendimi “në parim” (prej 4-3 votash), ndonëse nuk ishte miratuar

asnjë vendim përfundimtar, KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive të votimit identifikuar në kërkesë

dhe numërimin e fletëve të votimit për kryetar bashkie dhe këshilli për Tiranën. Për MVZ-në e

OSBE/ODIHR-it, baza ligjore për hapjen e kutive të votimit ishte e paqartë. Anëtarët e emëruar

të opozitës në KQZ u larguan nga seanca. Fletët e votimit numëruar nga KQZ-ja në 20 kuti

votimi gjatë seancës së datës 18 maj rezultuan në 60 fletë votimi për kryetar bashkie të Tiranës,

46 për Z. Basha dhe 14 për Z. Rama.