“Der Standard”: Berisha po u fut Shqipërinë në konflikt

0
71

E përditshmja e njohur austriake, “Der Standard”, i ka kushtuar vëmëndje asaj që po ndodh në vendin tonë. Sipas gazetës austriake, Shqipëria është drejt një konfrontimi dhe përgjegjësi kryesor për këtë është kryeministri Sali Berisha.

Gazeta shkruan se është e qartë që fituesi për bashkinë e Tiranës është Edi Rama me 10 vota avantazh, por KQZ-ja e dominuar nga Partia Demokratike e Sali Berisha nuk e ka shpallur ende rezulatin.

…”qysh prej dy ditësh është e qartë që Edi Rama, kryetari socialist aktual i bashkisë së Tiranës, është fitues me një diferencë prej 10 votash kundër kandidatit demokrat Lulzim Basha, në zgjedhjet lokale të zhvilluara më 8 maj.

Në këto zgjedhje në Tiranë u numëruan 250623 vota të vlefshme.

Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dominuar nga partia e kryeministrit Sali Berisha refuzon shpalljen e rezultatit përfundimtar. Partia Demokratike kërkonte që çdo votë e hedhur në kutitë e gabuara t’i nenshtrohej procesit të numërimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi pro, megjithëse për të njëjtin rast në vitin 2007 i kishte quajtur këto vota të pavlefshme. Socialistët, që dolën fitues në rang vendi, e quajnë fitoren e tyre të vjedhur”, thuhet në shkrimin e gazetës austriake.

Më tej vazhdon shkrimi vazhdon:

“… Këtë radhë, në këtë konfrontim, pjesa më e madhe e përgjegjësisë do të bjerë mbi Berishën.

Vëzhguesit zgjedhorë të OSBE-së e parandjenin se një numërim i votave do të ishte shkak konfrontimi dhe kjo bëri që kohëzgjatja e misionit të tyre të ishte më e madhe se asnjëherë tjetër.Faktikisht, sa më shumë ravijëzohej fituesi, aq më i ngadaltë bëhej procesi. Ambasadorët e huaj kërkuan në fillim të javës shpalljen e rezultatit. Rrezikshmëria qendron në faktin se askush nuk e di reagimin e palës tjetër. Kjo krijon hapësira për dalje të situatës nga kontrolli”.