Intervistë me atdhetarin, piktorin, humanistin dhe ish të burgosurin e ndërgjegjes kombëtare Asllan Dibrani

0
104

Mustafë Krasniqi

Nga Mustafe Krasniqi

Kur flasim për figurat e ndritshme të kombit pa dallim se cilës periudhë i përkasin, të gjithë kanë pasur një qëndrim stoik, të pathyeshëm deri në ditët e sotme kur ishte dhe është në pyetje atdheu dhe tërësia e çështja kombëtare.
Këto ndjenja të këtyre figurave emblematike vinin si rrjedhojë e domosdoshmërisë për të qenë të lirë si popujt tjerë edhe populli shqiptar në përgjithësi. Këtij vargëzimi të atdhetarëve të devotshëm si shumë atdhetarë tjerë ishte padyshim edhe Asllan Dibrani, një djaloshar i shkathtë që vije nga fshatin Dabishevci i Malësisë së Gollakut.

Ky djaloshar rridhte nga një familje bujare e atdhetare, të atin kishte një skalitës të mirë të gurit, gjë që i ati ishte një frymëzim i mirë për Asllanin, që në të ardhmen ta ndjek rrugën e artit dhe ta dojë të bukurën dhe të vlefshmen.

Asllan Dibrani - Lufta e gjelave

Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, të mesmen në Prishtinë, ndërsa me një vullnet dhe zgjuarsi iu rrek studimeve Universitare për të studiuar në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Për fat jo të mirë si shumë shokë dhe bashkëkombës të tij u gjenden prapa grilave, e këtë fat Asllani e kishte vetëm një vit para se ta përfundonte fakultetin, e ta plotësonte kërkesën e tij dhe të familjes. Ai, arrestohej nga UDB-ja në vitin 1984 për shkaqe të veprimtarisë së tij atdhetare dhe dënohej me 10 vite burgim.

Asllan Dibrani - elegacion nga Shqiperia

Nëpër këto kazamate të Serbisë fashiste Asllani kishte shumë shokë që përjetonin së bashku grilat dhe torturat ma çnjerëzore që ushtronte aparatura serbo-sllave në tërë territorin e ish Jugosllavinë artificiale, mbi studentet,profesorët dhe aktivistet liridashës te asaj kohe për çlirimin e Kosovës, po në këtë fat jo të mirë kishte nderin që kishte vuajtur burgun me: Gurserl Sylejmanin (i vërar heroikisht në luftën e fundit si ushtar i UÇK-ës), Mujë Sylën, Martin Çunin, Hydajet Hysenin, Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi të cilët pos pikturës u marrshin edhe me shkrime etj. Asllan Dibrani si fëmijë e kishte dashur atdheun sepse gjyshja e tij e kishte inspiruar shumë duke i treguar rrëfime të ndryshme mbi pushtuesit, ndërsa ta donte artin e kishte nxitur veprimtaria e të atit të tij si mjeshtër dhe skalitës i mirë i gurit. Që ta donte artin dhe ta ushtronte ditë e më tepër, ishte shtytja që ta nxirrte përmes portretit dufin e urrejtjes kundër pushtuesve, por edhe kundër gardianëve që si bisha të egra hidheshin mbi trupin e njom të rinisë shqiptare që i kishin duart e lidhura dhe jetonin nëpër burgje famëkëqija të ish-Jugosllavisë.
Asllani këtë profesion shpirtëror e ushtronte edhe në burg, ku fshehurazi nga gardianët kishte punuar shumë piktura,por për fat të keq këto piktura, apo vizatime që i kishte punuar me aq mjeshtri dhe sakrificë nuk e panë dritën kurrë, edhe pasi autori i këtyre punimeve lirohet nga burgu, krijimtaria e tij ende sot e asaj dite mbetet peng pa e pa dritën dhe lirinë.

Asllan Dibrani - Masakrae Reakut

Skicë e masakrës së çetnikëve serb në Reçak të Kosovës 1999

Asllani pasi lirohet nga burgu kërkon që ta vazhdoi aty ku e kishte lënë fakultetin, por kjo ju pamundësua nga organet kompetente te Serbisë, sepse ishte një nacionalist dhe një armik i ish-Jugosllavisë, kjo Asllanin se dëshpëroi, por ajo që e bëri ta lëshoi atdheu, që s’kishte menduar kurrë më parë, ishin një luftë psikike që ushtroheshin mbi familjen e tij dhe mbi këtë veprimtar të devotshëm. Duke parë se në atë kohë anë e këndë Kosovës bëheshin arrestime me procese të montuara, Asllani u detyrua ta lë vendin me një dhimbje të madhe dhe ta marr rrugën e mërgatës, me qëllim që tu bashkëngjitet emigrantëve tjerë që kishin lëne gjurmë me aktivitetet e veta antijugosllave si në Gjermani edhe në shtetet tjera në Evropë. E realisht që nga viti 1993 kur ju njoh strehimi nga qendra për të huaj në Gjermani , kurrë s’pushoj së vepruari, dallohej si një humanist i madh, aktivist i dalluar, punëtor dhe vizionar i çështjes kombëtare, ishte dhe mbeti me idealin për Shqipërinë Etnike, e siç thoshte edhe vet:”pa Shqipëri dhe të gjitha trojet e rikthyera në një trung nuk ka rehati shpirti, e për ta gjet këtë qetësi shpirtërore është vetë angazhimi dhe puna jonë për Shqipërinë e Natyrshme,qe t’ja kthejmë imazhin që kishte dikur si territor dhe çfarë synonin i madhi Skënderbe, Hasan Prishtina, Çerçiz Topulli, Adem Jashari dhe shumë e shumë të tjerë”.

Z. Asllan veprimtaria e juaj është shumë e gjerë, sa që të shkruhej një vepër nuk do ta përmblidhte dot, por për hir të lexuesit ne shkurtimisht do të kalojmë tek veprimtaria e juaj, ju si një krijues dhe si i burgosur i ndërgjegjes çka mund të na thoni për lexuesin?

Duke filluar nga pjesa e pyetjes së fundit, për burgun të them të drejtën askush nuk e do burgun, izolimin nënçmim, rrahjen dhe torturat të atij lloji çfarë dinin vetëm UDB-ja serbe t’i ndërmarr kundër nesh, por thjesht ne jemi përball me një krenari, për atë s e kemi ditur qëllimin pse qëndronim kazamateve të ish-Jugosllavisë. Të them të drejtën e ndienim një krenari edhe si të ri që ishim ne nuk kishim fare frikën, e dinim që pas kishim popullin dhe ndërgjegjen,sidomos pjesën dërmuese që na përkrahte. Kjo disi na obligonte neve që edhe për hir të popullit, e të shokëve që nuk e ndalnin rrugën e lirisë,të qëndronim stoik , që me këtë qëndresë t’i tregonim pushtuesit që ne nuk dëshpërohemi, por vetëm kalitemi dhe frymëzohemi për ta realizuar padrejtësinë historike qe ju bërë popullit shqiptar në të kaluarën.

Më lejoni ta them edhe një fjalë për 81-shën. Sa po shihet deri më tani këtë përudhë disa politikan për interesat e tyre po mundohen ta minimizojë, por realisht, kjo periudhë ka qenë bomba që e ka shkatërruar ish-Jugosllavin, ndoshta edhe lëvizja e parë në Evropë për proceset që më tej u zhvilluan dhe u krijuan shtete të reja, ndonëse Kosova i parapriu këtij procesi në Evropë dhe rajon,kurse ende sot problemi i shqiptarëve nuk është zgjedhur si duhet.

Asllan Dibrani - Bratisja e Kosoves

Sa i përket asaj si krijues kjo ka qenë një lehtësim i madh për mua, sepse përmes krijimtarisë sime krijoja imagjinatën dhe qëndresën, frymëzohesha me vijëzimin përball lapsit,brushës dhe mendjes, përball idesë dhe konfrontimit qe ballafaqohesha me realen dhe padrejtësinë nga okupatori.

Është e vërtetë se krijimtaria më ka ndihmuar shumë dhe më ka këshilluar shpesh se si ta dua më shumë atdheut, kemi jetuar dhe përjetuar vështirësi së bashku në burg, arti ka qenë një shtyllë e qëndresës sime, e për fat të keq si shok të mirë që ishim krijimtarinë që e kisha krijuan dhe me të kaluar kohën gjatë burgut, ajo ka mbetur ende në burg, e deri më sot nuk e ka parë ende rrezen e lirisë, të them të drejtën pak ndiej një zbrazëtirë, edhe pse ato ide, apo një pjesë të tyre i kam realizuar, por ato krijim kanë pasur një karakter të fortë sepse së bashku kemi përjetuar shumë fate, e ato kanë buruar në mes torturës dhe unit shpirtëror.

Z. Asllan Kur keni filluar të merreni me këtë Zhanër të krijimtarisë, së artit sepse flisni me një pasion të madh për të?

Artin e kam dashur që nga fëmijëria, por ndoshta edhe një shtytje apo frymëzim kisha nga babai im. Me pikturë jam marrë nga bankat e shkollës fillore dhe siç ju thash më parë gjatë qëndrimit në burg nuk e kam lënë anash, e përkundrazi këtë zhanër të krijimtarisë e kam përforcuar më shumë me Shokët e burgut, si me Gursel Sylejmanin, ky njëherë ishte edhe student i Akademisë së Arteve në Shkup,po ashtu edhe me Hydajet Hyseni, Mujë Syla, Martin Çunin Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi, ndërsa Berat Luzha Xajë Nura,Bajram Kosumi, Sejdi Veseli kanë qenë të angazhuar ma tepër me shkrime. Të gjithë ne e kemi dashur artin dhe kemi krijuar në burg, por nga burgu kam mundur të shpëtoj vetëm ndonjë kartolinë që i kam dërguar si uresë anëtarëve të familjes time nga burgu që i dërgoishim në cilësinë e korrespondencës me familje të cilat letra ishin në një censurë te rreptë, ku shumë letra nuk i lejuan që të mbërrijnë të familjet tona.

Asllan Dibrani - Lote per shkollen hqipe

Të them të drejtën ky zhanër i krijimtarisë në fushën e pikturës më fle në shpirt, e dua shumë që në asnjë moment nuk ndahem nga arti. Përpiqem me tërë forcën dhe dijen që e posedoi ta kultivoi sa ma mirë dhe përmes tij mundohem ta jap porosinë e duhur,me brushë dhe laps e sidomos kur në këtë kohë po lihet anash vizioni i ynë i kombit edhe përmes artit,ku kam vërejtje në mos prezantimin e historisë sonë që po e lëmë pas vetës sidomos në pikturë prezantimi i figurave të kombit vërtet janë të mangëta p.sh si figurë aktuale të freskët e kemi Adem Jasharin u realizua në pikturë shumë pak me gjithë atë namë që ka si figurë e kombit, ose heronjve që ranë në luftën e fundit në Kosovë,ose në zhanrin e filmit Kosova dhe aktorët tanë nuk i mblodhën forcat e publikimit të një filmi për luftën e fundit,ndërsa Serbia edhe pa të drejt prodhon vepra, filma, romane, broshura me qindra e qindra për Kosovën që botërisht dihet se Kosova ka qenë gjithmonë e shqiptarëve por propaganda e sajë me anën e këtyre veprave artistike janë duke i krijuar dëme Kosovës edhe ne arenën ndërkombëtare!

Z. Asllani pos pikturës, sidomos në stilin e vajit, akuarel, drugdhendjes dhe grafik, ju punoni edhe në karikaturë?

Në karikaturë jam i angazhuar dhe me pasion e punoi, sidomos karikaturat e mija janë të zhvilluar në prag të Luftës në Kosovë, si: Karikatura me karakter politik,ka mundësi me u realizua dhe ma me dëshirë i punoj karikaturat me motive sociale ekonomike, të korrupsionit etj ato për migrim, po si të veçanta kanë qenë ato të kriminelit Milloshoviq me qëllim te luftimit të së keqes në popullin tim.

Vlen të përmendet edhe periudha 1993/94/95, sidomos zezona verore, ku në disa qytete të Gjermanisë kam punuar portrete dhe piktura në teknikat , vaj ,akuarel,drugdhendje dhe grafik,një punim i imi që edhe më nderon shumë gjendet në Muzeun e Shkodrës në Shqipëri, Portreti i heroinës Maria Shllakut.

Z. Asllan Ju si publicist,analistë, dhe krijues i artit, tërë energjia dhe vëmendjen e keni përqendruar në Bashkimin e Shqipërisë, të asaj Shqipërie të Natyrshme, Dhe si mendoni ta realizoni këtë qëllim madhor?

Po është e vërtetë se me tërë qenien jam i përkushtuar për Shqipërinë e bashkuar dhe pa këtë bashkim nuk e shohë zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Mbase edhe do të ishte turp nëse mendojmë ndryshe, e realisht mund të them se kemi përjetuar shumë fate të hidhura si popull.
Kushtimisht po e them po të ishim si popull i organizuar mirë sot nuk do të kishte lënguar Kosova Lindore dhe pjesët tjera, po ashtu as shqiptarët që gjendën nën Maqedoni të cilët kishin një forcë rezistues që së paku të ndaheshin nga Maqedonia e t’i bashkoheshin Shqipërisë.
Unë nuk dua që të kritikoi as kë, por në përgjithësi kemi faje të gjithë, e sidomos dy Akademitë, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës që kanë heshtur dhe nuk kanë ecur krah me luftën dhe me kohën, sepse po të ishin së bashku të gjitha këto do të shpresoje se së paku nuk do t’i kishim këto probleme aq të mëdha.

Asllan Dibrani  UCK

Disfata e kriminelit serb Milloshevi q ne luften e Kosoves 1999

Mendoni se do të ishte realizuar Bashkimi?

Shiko, kjo e drejtë historike që na takon, sa do që do të ishte zhurmuar, kjo do të ishte realizuar nëse do të kishin qenë të koordinuara punët mirë me të gjitha institucionet e larta Shtetërore, sidomos të asaj të Shqipërisë, e unë do ta citoi thënien e Kenedit: “Mos shiko çfarë bënë shteti për ty, por shiko çfarë bënë ti për shtetin”, me keqardhje po e them se këtij parimi një pjesë nuk ju ka përgjigjur atëherë edhe as sot nuk i përgjigjet. e mbase pas pavarësisë së Kosovë ky vizion i kahershëm thua se është zbeh dhe po anashkalohet nga disa mekanizma elastik shqiptar pran faktorit ndërkombëtar.

Do të thotë se jeni pesimist në atë se s’do të realizohet Bashkimi?

Jo-jo kurrsesi, këtë as që guxoi ta mendoi, përkundrazi shpresoi se së në një të ardhme jo te largët do të arrihet ky qëllim, por po e them se kjo po ngecë si pasojë e asaj që po mburremi se kemi krijuar shtet të ri dhe sa po dëgjoi dhe lexoi nga disa njerëz të pandërgjegjshëm se gjoja neve nuk na duhet bashkimi, nga ta ka edhe të tillë që donë ta krijojnë edhe një gjuhë të re të Kosovarishtës. Për mua kjo është e papranueshme dhe për këtë do të ishte mirë që të mendojnë të gjithë shqiptarët dhe dy qeveritë tona e sidomos albanologët dhe lëvruesit e gjuhës së sotme shqipe me një dialekt që në një studim dialektesh ne shqiptaret shumë pak kemi ndryshime siç pretendojnë” pseudojguhëtarët shqipfolës”.
Ne duhet të nisemi nga parimi se si u bashkua Gjermania që për dy javë rresht në këto ditë festoi 20 vjetorin e bashkimit, e as një njeri nuk doli që të kërkoi gjuhë dhe shtet të ri, por të gjithë kërkuan bashkimin dhe ajo u bë. Po, edhe ne të jemi të gjithë të një mendim besoi se së shpejti do ta kishim fatin e Gjermanisë.

Z.Asllani jeni njëri ndër ata djemtë që u dënuat më 1984 me grupin e Bombahedhësve dhe pas lirimit tuaj nga burgu jeni inkuadruar në Partinë “Unitetit Kombëtar “. Për lexuesi a mund të na thoni diçka?

Po ishin kohë të rezistencës tonë se në këto vite u arrestuan shumë grupe intelektualesh student dhe shume aktivist po ashtu u arrestua edhe grupi i ynë i ashtu quajtur “Komiteti i Kosovës për mbrojtjen e të drejtave te shqiptarëve në Jugosllavi” ose siç e quajtshin grupi i bombahedhësve, qe e konsideronin një grup ma ekstrem ne aktivitete dhe si dëshmi i vetmi grup qe u dënua me kohëzgjatje ma te ashpra si udhëheqës i grupit 20 vjet e me radhe si: Rifat Kafexholli njeriu që është dënuar me burg të rëndë 20 vjet; Nuhi Bunjaku 15 vite ; Shaqir Ruhani 15 vjet; Xhemail Krasniqi i denuar me 14 vite i cili në pamundësi të përballej me torturat e vdiq në burg e Nishit; Sadik Jashari me 12 vite, nga Banja Sijarinës; Ajshe Gjonbalaj 13 me vite, nga Vuthaj e Malit te Zi; Asllan Dibrani me10 vite; Hamit Preva me 5 vite;Kadri Labinishti nga Struga e Maqedonisë; Mentor Krasniqi me 3 vite; Beqir Xhonbalaj, vëllau i Ajshës me 2 vite; Trëndelina Labinishti vajza e Kadri Labinishtit me 2 vite dhe Çeram Kelqiu me 1 vit ndërsa Gani Bunjaku vëllau i Nuhi Bunjakut u lirua nga burgu me kusht ne ditën e ekzekutimit te dënimit.
Pas lirimit nga burgu jam angazhuar në”Unitetit Kombëtar ” meqë kjo m’u ka doku si një forcë më e reale që e plasonte idenë për Shqipërinë Natyrale. Siç dihet në atë kohë kjo parti ka qenë për Serbinë një parti shumë ekstreme dhe e përndjekur ma tepër se partitë tjera, zyrat tona në Prishtinë disa here janë demoluar. Unë kam qenë i kyçur dhe kam vepruar përmes ish-kryetarit,tashmë i ndjeri Halil Alidemen, po ashtu edhe me Ramadan Bunjakun, Bajrush Behramin Sherif Konjufca etj të gjithë ish të burgosur politik nën regjimin ish jugosllav.

Z.Asllan Ju u detyruat që ta merrni rrugën e mërgimit si e gjetet veten gjatë asaj kohe deri në ditët e sotme?

Po i nderuari Mustafë për fat jo të mirë si çdo shqiptar tjetër edhe unë e mora këtë rrugë pikërisht për në Gjermani, të them të drejtën u pajtova me fatin dhe kam vepruar ku e ka kërkuar nevoja, por asnjëherë në parti politike.
Unë kam punuar dhe jam gjetur aty ku më ka thirrur nevoja, por një aktivitet ma te dendur e kemi zhvilluar ne” Bashkësinë Shqiptare” që edhe ka pasur si synim që shqiptarët e diasporës t’i ketë në një organizim ekonomik,kulturor dhe në rrafshin kombëtar duke mos lënë hapësire manipulimi me masën nga pseudo politikanë këtu ne diasporë gjëja se po udhëheqin politike përmes partive të tyre. Ndërkohë kam themeluar” Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtutgard” e cila ka dhënë kontribute te mëdha ne manifestime kulturore, historike,përkujtime ku ishte edhe ne bashkëorganizim në manifestimin e pritjes se ditës se pavarësisë së Kosovës e cila i mblodhi mbi 6000 vet ne sheshin e Shtutgardit etj.

Në vazhdën e aktiviteteve te mia në kulturë isha i aktivizuar edhe ne pikturë që kam hapur edhe disa ekspozita personale, njëkohësisht jam edhe anëtar i kryesisë së “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani” ku e kam dhenë kontributin tim edhe sot jam aktiv ,por edhe kame realizuar edhe një dramë që skenarin e shkrova vet për heroin kombëtar Adem Jasharin me te cilin rast edhe e luajta rolin e Adem Jasharit disa herë pran publikut artdashës por edhe në Krushqit e diasporës për manifestimin e pavarësisë së Kosovës në Tiranë dhe Prishtinë. Pastaj pak ma herët cekët edhe çështjen humanitare ,edhe këtu e kam gjetur veten se përmes një firme qe posedoj të transporteve mu ka dhëne rasti që disa herë t’i ndihmoj skamnorët në Kosovë dhe ndiej shumë kënaqësi dhe krenari për veten time, pastaj ju bëjë thirrje gjithë biznesmenëve dhe qytetarëve në shtetet e perëndimit përmes lexuesve tuaj që ta zgjasin dorën tek ata njerëz që kanë nevoje për neve ne Kosovën tonë martire.

Opinioni i juaj për sfidat drejt e realizimit të bashkimit kombëtar?

Më kujtohet edhe sot kur isha në deklaratën e parë si azilkërkues në Gjermani kur mu shtrua pyetja se çfarë kuptimi ka veprimtaria e juaj në krahasim me azilkërkuesit tjerë qe ishin të përqendruar në aktivitete të çlirimit te Kosovës nga Serbia? I sqarova rastin se synimet e mia janë që të jemi një shtet shqiptar se padrejtësisht na kane copëtuar ne 5-6 shtete në Ballkan .Edhe një pyetje e inspektorit me kujtohet kur tha përmes përkthyesit se ju keni qellim me bërë Shqipërinë e madhe? Edhe këtu ju përgjigja përmes përkthyesit se nuk ka të bëjë me një Shqipëri te madhe zoti inspektor sepse ne nuk duam as ta zvogëlojmë as ta zmadhojmë atë Shqipëri, por kam synim bashkimin kombëtar në një “Shqipëri Natyrore” ajo qe ka qene historikisht prej që u banua me njerëz, që ka kufijtë e vet ka gjuhën, traditën,zakonet,historinë sikurse popujt tjerë.
Para këtij zyrtari shtova edhe këtë:- Po sikurse populli i juaj që ishte i ndare me murin e Berlinit qe mbi 40 vjet mbeti i ndarë me kufij të hekurt ,i ndanë me mija familje gjermane vetëm me disa metra largësi që nuk mundën me i shiju ne mes veti as kulturën ,as dashurinë, as traditën deri me thyerjen e murit të Berlinit ,prandaj edhe ky është një parim i yni kombëtar qe mos te jemi me kufij, censura ,të shpërndarë por duam te jemi një komb sikurse kombet tjera prestigjioze në Evropë e që ja kanë lakminë shumë shtete tjera ne pozitën gjeostrategjike qe ka Shqipëria nga Janina deri ne Ulqin me një bregdet të pa shoq për Evrope qe ka një alarm pozitiv që të zhvillohet një turizëm i mirëfilltë, nga Durrësi deri ne Kumanovë e Preshevë ,nga Struga e bukur deri ne Mitrovicën e shtrenjtë dhe te begatshme me pasuri nëntokësore etj

Sipas jush, mendoni se partitë në diasporë janë të dëmshme ?

Po, t’u them të drejtën përgjegjëse janë pikërisht partitë politike të Kosovës, sepse me politikat e tyre shumë të dëmshme diasporën e kanë bërë pikë e pesë duke formuar parti politike ne letër të udhëzuar nga partitë e tyre ne Kosovë, gjë që neve është duke na kushtuar shumë, gjë që as festat, manifestimet kulturore as datat historike nuk mundem t’i realizojmë së bashku. Me një fjale për interesa të ngushta partiake e humbin atë primaren që është për neve këtu ne mërgatën shqiptare.

Zoti Dibrani pse thoni ne letër çka dmth kjo?

Po ne letër sepse ato parti politike nuk janë te regjistruara as kund në organet e shtetit Gjerman as ne kurrfarë shteti tjetër, sepse edhe realisht nuk mund të ketë parti me 20 anëtarë,për mendimin tim kjo është një mashtrim, një shantazhim që sa ma shumë ta varsoi diasporën shqiptare që për fat të mirë është një diasporë ndër ma të mrekullueshmet krahasuar me popujt tjerë. E realisht këto elemente e kanë zbehur deri në skajshmëri dhe thua se kanë arritur edhe me i përça. Ka raste në mërgatën shqiptare qe për shkaqe të bindjes politike as vëlla me vëlla nuk ka marrëdhënie të mire familjare, p.sh në kulturë ka raste që një mësues ose mësuese që i përket një partie politike janë ndëshkua fëmija që t’ia bojkotojnë ndjekjen e mësimit në gjuhën shqipe nga prindit me përkatësi tjetër politike.

Po z. Asllan kur jemi te shkolla me mësim plotësues, çka mendoni për mbylljen e këtij cikli në shumë republika të Gjermanisë, e atë vetëm për shqiptarët?

Dëgjo sa kam informata,kjo është bërë për të gjithë shtetasit e huaj, por qeveritë e tyre kanë vepruar shpejt, dhe në saje të kësaj nxënësit e vijojnë mësimin plotësues, e sa i përket për ne fajtorë janë dy qeveritë shqiptare që fare nuk kanë shprehë interes edhe pse di se shumë nga ne kemi kërkuar që të bëhet diçka rreth këtij problemi, nderta jeni edhe ju që keni organizuar tubime me bashkatdhetarët se si t’ia bëjmë, por sa duket ne kemi mbetur si jetim, apo në
mëshirën e fatit. Diaspora shfrytëzohet dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmohet, injorohet dhe fare nuk respektohet, po si dëshmi të freskët kemi zgjedhjet lokale, ku diaspora plotësisht është injoruar, e mos të flasim për të tjerat.

Roli i diasporës shqiptare për Kosovën ne fushën ekonomike?

Po sikur te ketë një bashkëpunim si duhet dhe një menaxhim të biznesmenëve shqiptar nga bota perëndimore Kosova kishte me zgjidh problemin ekonomik shume shpejt,sikur mos ti trembin me korrupsione dhe kushte disa analfabet që i kane zënë kolltukët e buta dhe e keq menaxhojnë ekonominë e Kosovës shqiptarët vet e lulëzojnë shumë shpejt Kosovën.

Z.Asllan ju e më të drejtë ma rikujtuat pyetjet për zgjedhjet. Po ju si publicist, analist,piktor dhe humanist, çka mendoni për këto zgjidhje?

Shiko zgjedhjet kanë qenë një test i mirë që t’i tregohet botës se shqiptarët janë të kulturuar dhe vërtetë në mënyrë të kulturuar kanë votuar, por thjeshtë për mua si për shumë shqiptarë janë zgjedhjet në nivelin kombëtar, këto zgjedhje do të kenë efektin e vet, por çdo gjë që shkon mirë është në dobi të shqiptarëve.

Sipas jush çka duhet te bëhet ma tutje për t’i eliminuar këto pasoja,në çfarë mënyre duhet te organizohet mërgata ose diaspora shqiptare për me qenë ma funksionale ne interesin kombëtar?

Mërgata shqiptare ne Evropë duhet te organizohet në rrafshin kombëtar duke i shuar te gjitha aktivitetet shterpe pa kurrfarë vizioni por vetëm sa për kapuça te mëdhenj që tu mbulojnë edhe veshët se paku qe mos ta dëgjojnë zërin e arsyes që të shuhen sa ma shpejt sepse gjermanet,austriaket , zvicerane dhe popujt tjerë te Evropës kanë boll partitë e veta politike por ju bëjë thirrje përmes kësaj interviste të gjitha partive politike në diasporën shqiptare që ti shuajnë aktivitetet e tyre dhe t’i përvishen organizimit të përbashkët në kuadrin e një Lobi shqiptar në Evropë ,ku ketë shuarje duhet ta bëjnë me një here me një dekretligj nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Shqipërisë me qellim që të intensifikohet bashkëpunimi në mes Diasporës Shqiptare ku do që të jemi me afër veti me shtetin ëme Shqipërinë, Kosovën e tanishme dhe trojet tona qe na kane mbetur nën okupimin e Maqedonisë ,Serbisë,Malit te Zi dhe Greqisë që pa drejtësisht krahina e Çamërisë ka mbetur nën administrimin grek!

Mendoni se Mërgata Shqiptare do te jetë ma efikase sikur te organizohet ne një Lob gjithë shqiptare për Evrope?

Pa dyshim se gjithë inatin,energjinë dhe aktivitetin qe e harxhojnë në mes vete dhe në suaza te ngushta partiake do ta shkarkojnë në koshin dhe bagazhin e çështjes shqiptare që do të jemi te bashkuar edhe ne festa , edhe në manifestime edhe në kulture etj bashkimi e bënë forcën.

Po Shqipëria çka mundet me luajt rol në Bashkimin Kombëtar ?

Shqipëria është dhe duhet me qenë promotor i kësaj çështje sepse Shqipëria duke përforcuar pozicionin e vet pran Bashkimit Evropian dhe faktorit ndërkombëtar ka mundësi edhe me norma ndërkombëtare qe tu del zot trojeve të veta duke e iniciuar edhe një referendum ,ose Shqipëria fillimisht me i parapri një çështje te këtillë duhet që në një te ardhme te shkurtër tu njoh dy shtetësinë të gjithë kosovarëve ,shqiptareve te Maqedonisë ,te Malit të Zi, por edhe ma gjerë që si element i pare Shqipëria duhet me bërë është kjo se mundet që para faktorit ndërkombëtar me i numërua si qytetar te vet pikërisht me njohjen e dy shtetësisë.

Z. Asllan shpesh herë para kamerave i kemi parë punimet tua, sidomos gjatë luftës në Kosovë,siç ishin tubimet antijugosllave nëpër qytetet e Evropës por edhe në Rambuje te Frances, sa mendoni se kjo ka pasur një ndikim?

Është e vërtet se punimet e mia ishin me përmasa te mëdha siç ishte karikatura e Millosheviqit e shoqeruar me parullën: “Millosheviqi në Hagë” dhe punime tjera gjithmonë kanë pasur jehonë sepse i shin aktuale për kohën momentin dhe i ndiqnin kamerat ma tepër por i jepeshin një karakter tubimit ma të fuqishëm dhe i bindur se kanë pasur efekt të madh, sepse siç dihet arti ka një gjuhë dhe atë gjuhë e njohin tërë artdashësit e botës, por edhe njerëzit e thjesht, sepse arti flet vet dhe në këtë kohë them se ka qenë gjuha më e mirë që e ka treguar realitetin e Kosovës në botën e qytetëruar.

Me kënaqësi dua ta përfundoj me pyetjen e fundit. Planet tuaja të mëtutjeshme?

Ju përshëndes nga zemra juve dhe lexuesit tuaj, sa i përket pyetjes së shtruar unë pretendoi ta arriti qëllimin në art dhe në lami tjera që i përmendëm më lartë. Po ajo që e ndiej dhe kame një obligim moral është fusha e artit, që asaj t’i japi edhe një shtytje, sidomos pikturës sepse në një të ardhme pretendoj qe ta themeloj Shoqatën e Piktoreve për Gjermani dhe ma gjerë se deri ma tani i kam të regjistruar, të them edhe të gatshëm mbi 30 piktore shqiptar nga Gjermania ,Zvicra,Suedia,Austria,dhe Belgjika qe pritet ta menaxhoj ketë projekt por edhe ta financoj, sepse nuk do te jetë edhe i lehte do te kushtoje me një synim te gërshetimit te brushave dhe ngjyrave në segmentin Gjermani -Tirane- Prishtine – Shkup e ma gjerë, por një e dijë se do të jetë një kryevepër e imja sido që të realizohet, sepse në ketë projekt kam punuar afro 15 vite.

Marrë nga Zemra Shqiptare