Shekulli, 09.05.2011
PËR REZULTATET E FUNDIT MË TË HOLLËSISHME, KLIKONI KËTU!
Tabela e rezultateve nga hapja e kutive të para në 12 bashki
Rezultatet e para
Elbasan, Sejdini 297 vota para
Procesi i numërimit nisi rreth orës 00:33. Në orën 01:15 është numëruar vetëm një kuti e qendrës nr. 2305, në shkollën “Qamil Guranjaku”. Ora 2:18 mbaron numërimi i 2301, lagjja “Kala” plus 18 vota Sejdini, ku kjo qendër njihet si bastion i PD-së. Në orën 2:50 numërimi është kutia 2300: 179 (PS)-203 (LSI), kutia 2301: 233 (PS) -218 (LSI); kutia 2302: 404 (PS) – 287 (LSI); kutia 2303: 376 (PS) – 223 (LSI); kutia 2304: 335 (PS) – 212 (LSI); kutia 2305: 191 (PS) – 186 (LSI)
Gramshi, kryeson kandidati socialist
Gramshi, në dy kutitë e para kryeson kandidati socialist Dritan Bici përkundrejt të PD-së Kastriot Zëre. Kutia e parë 216 – 114 dhe kutia e dytë 162 – 133
Korçë, numërohen dy kutitë e para në Devoll
Kanë mbërritur të gjitha kutitë, por procesi i numërimit ka nisur në orën 2:33. Në KZAZ e Devollit janë numëruar dy kuti. Kutia e parë ka 86 vota për PS-në dhe 64 PD, kutia e dytë 164 me 185 për PD-në. Ora 2:30 policia ndërhyn për nxjerrjen e të gjithë vëzhguesve pasi janë pa autorizim. Të gjithë vëzhguesit nxirren me forcë. Në orën 2:35 u shënua një incident mes këshilltarit të Bodes dhe nënkryetarit të bashkisë së Korccës. Elvi Fundo qëlloi me pëllëmbë pas debatit nënkryetarin Sotiraq Pilo.
Vlorë
Në 00:00 u mbyll kutia e fundit, e zonës së spitalit. Numërimi nisi në orën 01:38 të mëngjesit. U hapën gjashtë kutitë e para. Pati një incident Ilir Metajt të PS-së dhe Shkëlqim Selamit të LSI-së. Shkak u cilësua pengimi nga Selami i procesit të numërimit
Kukës, PD përpara
Në komunën Golaj të Hasit procesi i numërimit u mbyll rreth orës 00:30. PD-ja rezultoi të ishte rreth 200 vota para.
Gjirokastër
Në orën 12:05 numëruesit nisën trajnimin. Numërimi pritet të nisë rreth orës 2:00. Në Tepelenë numërimi nisi në orën 1:00, Përmeti pritet
Kuçovë, kryeson kandidati socialist
Në orën 2:13 dolën rezultatet për dy kutitë në Kuçovë ku kandidati socialist Bardhyl Gjyzeli kryesonte me 387 vota përkundrejt 333 votave të kandidatit të PD-së, Kapllani.
Berat, numërohen tre kutitë e para
Në Berat numërimi nisi në orën 1:30, ndërsa në 1:35 nisi numërimi në rrethin e Skraparit. Tre kuti të hapura në Berat, kandidati Aleanca për Qytetarin ka marrë 431 vota kundrejt kandidatit 328 vota, Fadil Nasufi.
Durrës
Nuk ka filluar numërimi deri në orën 02:00. Në KZAZ-në nr.9 është bllokuar numërimi për shkak se mungon transmetimi online.
Shkodër
Deri në orën 1:41 nuk kishte nisur procesi i numërimit.
Fier
Numërimi ka nisur rreth orës 1:20. Pas kutisë së parë, Baftjar Zeqo kryesonte me vetëm 10 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Ilir Bele.
Lushnjë
Flitet për një përparësi të lehtë të kandidatit Fatos Tushe përkundrejt kandidatit Albert Sanxhaku në kutitë e para të numëruara.