Nga Korresp. 24-ore.com, 24.04.2011
Faksimile e kontrates se blerjes se shtepise nga Lulzim Basha
Në një letër që i është dërguar dje ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, një kopje e së cilës u ka shkuar dje edhe një numri zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së, shqiptaro-amerikani Geri Kokalari ka kërkuar përgjigje zyrtare për dokumentin e publikuar dje nga “Shekulli”, ku emir i ish-ministrit të Jashtëm e të Brendshëm të vendit, ka kryer një blerje pronësie ku figuron i paraqitur para noterit me një pasaportë amerikane të pashpjegueshme. Dokumenti është zyrtar nga Kadastra Shtetërore e Holandës.
“Shekulli” ka mundur të sigurojë një kopje të dërgesës që ka shkuar dje në orët e vona në zyrat e ambasadorit amerikan në Tiranë dhe zyrtarëve të lartë në Uashington. Aty thuhet mes të tjerash:
“Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë?
Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla, në vigjilje të zgjedhjeve elektorale ku personi në fjalë kandidon për kryebashkiak në Tiranë. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “amerikann pasport 0160138”
Publiku pret përgjigje për dokumentin e Kontratës së Utrechtit
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, po përballet me dyshimin për përdorimin e një pasaporte jo të rregullt amerikane në vitin 2001 në Holandë. Sipas dokumentit noterial holandez, me të cilin ai ka blerë shtëpi në Utret të Holandës në vitin 2001, Basha është paraqitur para noterit me “amerikann pasport 0160138″. Nga një hetim i shpejtë i numrave të pasaportave amerikane rezulton se ato janë me 9 numra dhe jo me 7 numra. Ambasada Amerikane në Tiranë i tha dje një gazetari të interesuar se nuk shprehet për këtë rast. Po ashtu nuk shprehet për këtë rast dhe vetë Lulëzim Basha, i cili po përballet me një sërë mashtrimesh që ka bërë me deklarimin e pasurisë së tij dhe rrethanat në të cilat e ka vënë këtë pasuri në Holandë.
Për të marrë shtetësinë amerikane, që sipas këtij dokumenti Basha e ka, duhet të plotësosh këto kushte:
1) Lotaria Amerikane: Po ajo jepet vetëm pas 4 vjetësh dhe duke jetuar në Amerikë. Basha nuk e plotëson dot këtë kusht; 2) Azili Politik: Persekutim nga një forcë qeveritare në vendin tënd (Ndoshta Basha ka qenë i persekutuar në kohën e Fatos Nanos!) 3) Pjesëmarrje në Shërbimin Ushtarak USA (Ndoshta Basha ka qenë ushtar në Irak apo Afganistan), 4) Anëtarësia në organet e CIA ose FBI (as këtë nuk e vërtetojmë dot) dhe e fundit: 5) Si pasardhës i prindërve amerikane (mjafton edhe njeri vetëm, p.sh., babai mund të jetë amerikan…)