Mediet kryqezojne mashtrimet e Bashes me pasurine dhe pasaportat

0
31

Top Chanel dhe News 24 akuza për pasaportë të dyshimtë amerikane, dhe fshehje të pasurisë në Hollandë

Televizioni prestigjioz Top Chanel dhe televzioni I njohur News 24 kanë kryqëzuar sot kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës lidhur me fshehjen e pasurisë së tij në Hollandë si dhe misterin e përdorimit të një pasaporte 7 shifrore amerikane, e cila nuk është pasaportë e zakonshme e një qytetari amerikan.

Në raportin e saj Top Chanel thekson se “fillimisht pasaporta amerikane e zotit Basha është përdorur në vitin 2001 në një zyrë noterie në Holandë kur ai ka blërë një shtëpi.

Dyshimet për pasaportën me numër 0160138 nisin që nga ky numër i cili duhet të jetë nëntëshifror dhe jo me shtatë sic është numri pasaportës së regjistruar në zyrën noteriale.

Që një shtetas i huaj të përfitojë nënshtetësinë amerikane duhet të ketë fituar llotarinë amerikane, azil politik, të ketë marrë pjësë në shërbimin ushtarak amerikan, të jetë anëtar i CIA-s ose FBI-së ose pasardhës i prindërve amerikanë.

Ngjarja mori përmasa edhe më të mëdha kur ambasada amerikane nuk pranoi të komentojë apo të japë të dhëna lidhur me cështjen e pasaportës.
Raporti theksonte se përvec cështjes së pasaportës amerikane media ka akuzuar zotin Basha edhe për deklarim të rremë të pasurisë si dhe ka publikuar edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me përdorimin e tre pasaportave diplomatike që lëshohen nga Ministria e Jashtme.
Tre pasaportat diplomatike janë lëshuar në vitin 2007 me afat skadimi vitin 2017 dhe një tjetër e nxjerrë nga qarkullimi pa i mbaruar ende afati përdorimit.
Këto fakte të publikuara sot kanë ngjallur reagimin e deputetit socialist Erion Braçe.

“Tani është koha për të treguar të vërtetën e për këtë arsye ne e pyesim sot zotin Basha: Cila është e vërteta e shtëpisë së blerë e të shitur në Holandë? Cila është e vërteta e kredisë së marrë e të shlyer në Holandë? Cila është e vërteta e 3 pasaportave diplomatike shqiptare të lëshuara, të mbajtura e më pas të përdorura në emrin e tij? Cila është e vërteta e pasaportës amerikane të pazakontë për të cilën zyrtarisht është deklaruar se e disponon tamam Lulzim Basha? Po për të njëjtat arsye ne pyesim sot Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurisë, përse nuk bëhet publik raporti i hetimit të nisur nga ky institucion për pasurinë e Lulzim Bashës gjatë vitit 2006?”, deklaroi deputeti socialist, Erion Braçe.

Top Channel i kërkoi një reagim zyrtar zyrës së shtypit të zotit Lulzim Basha, e cila nuk bëri asnjë koment.

Ndërsa pak javë më parë u publikuan fakte se bashkëshortja e Lulzim Bashës, kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, la në vitin 2004 nënshtetësinë shqiptare për atë holandeze, mediat zbulojne se fundmi se Lulzim Basha ka qene mbartës i një pasaporte amerikane shume dyshuese dhe te pashpjegueshme.

Po ashtu telvizioni News 24 dhe portal online shumë popullore Balkanweb ka raportuar se rreth 10 vjet më parë, në datën 21.12.2001 Lulzim Basha i lindur më 12-06-1974, në Tiranë, dhe Aurela Isufi, lindur më 04-10-1973, në Tepelenë, të dy të pamartuar, janë paraqitur në zyrën e Noterit Mr. Ritzo Jacob Holtman në Utrecht të Holandës ku kanë blerë një shtëpi në adresën “Keizerstraat 25, 3512 EA Utrecht”.

Ndërsa lajmi i nënshtetësisë së Aurela Isufit, bashkëshortes së Bashës u justifikua me fakte se ajo e la nënshtetësinë pasi nuk mund të blinte dot një banesë në Holandë pa qene nenshtetese e ketij vendi, në dokumentet e Kadastrës Shtetërore të Holandeze të botuara në shtypin e shkruar, del se shtëpia është blerë në vitin 2001, dhe para noterit ajo është paraqitur me një pasaportë shqiptare me vendlindjen Tepelenë, ndërsa i fejuari në atë kohë i saj, Lulzim Basha ka përdorur pasaportën amerikane me 7 numra, ekzistenca e të cilës mbetet ende mister.

Ambasada e SHBA: Ligji na ndalon te flasim

Në një njftim për shtyp ambasada amerikane përsëriti pamundësinë e saj për të dhënë shpjegime reth ngjarjes. Ambasada shpërndau një njoftim të plotë ku thuhej se gazeta e sotme Shekulli ka një editorial nga Mero Baze ku shkruan se pyeti pranë ambasadës së SHBA mbi pretendimet se Basha është mbajtës i një pasaporte të SHBA dhe që atij ju tha se Ambasada se SHBA nuk i lejohet të komentojë.

Kemi nevojë të sqarojmë një pikë shumë të rëndësishme : “Nuk është vetëm Ambasada e SHBA në Tiranë, por cilado ambasadë e SHBA-së përfshi cdo zyrtarë të SHBA-së në botë, i ndalohet shprehimisht të zbulojë informacionin që mbrohet nga Akti I Privatësisë, i cili duhet vënë në dukje se është ligj në SHBA. Njerëzit mund të ndëshkohen rëndë përfshi duke humbur vëndin e punës ose duke u burgosur nëse e shkelin këtë dispozitë. Sic mund të shihet kemi të bëjmë me një dallim të rëndësishëm””,

Sqarimi I Ambasadës për pafuqinë e saj për të informuar publikun rreth këtij fakti, në të vërtet lë si mundësi të vetme deklarimin nga ana e kandidatit Lulëzim Basha të së vërtetës rreth këtityre dyshimeve. Heshtja e tij po e kompromenton rënd transparencën mbi të shkaurën e tij plot pikpyetje.
—————————–
Lexo për më tepër:

http://www.beepworld.de/members/pashtriku/sali_berisha_kallzim.htm